Zëri: “Ish-bashkëpunëtorja e Haradinajt thotë se ai smund të bëhet kryeministër” plus 29 more |
- Ish-bashkëpunëtorja e Haradinajt thotë se ai smund të bëhet kryeministër
- Schauble: Britania e Madhe e mirëpritur në BE
- Donika Kadaj-Bujupi: Institucionet do ti krijojë Albin Kurti
- Nesër shqyrtohen raportet për Maqedoninë, Kosovën dhe Serbinë
- Familja 32 anëtarëshe përfundon në ujë pasi shembet ura momentet e tmerrshme filmohen (Video)
- Daut Haradinaj flet për formimin e Qeverisë, ironizon me Albin Kurtin
- Këshilltari Merkelit në fushatën e PD-së
- Franca me 10 lojtarë mposht Anglinë (Video)
- Gëzim Kelmendi: E kam ofruar dorëheqjen në parti, por spo e pranojnë (Video)
- Donika Gërvalla: Votat që mori Vjosa Osmani tregojnë qartë se kush është zëri i LDK-së
- BE nis veprimet ligjore kundër Hungarisë, Polonisë dhe Republikës Çeke
- Haradinaj e harron politikën, ja cilën bjeshkë e vizitoi sot (Foto)
- Kjo është zgjidhja nëse PAN nuk arrin ta bëjë Qeverinë, sipas Krasniqit
- Përplasen dy trena në Itali, 10 të plagosur
- Delawie: Zgjedhjet e 11 qershorit, hap i rëndësishëm për Kosovën
- Hasani falënderon votuesit: NISMA është një prej fituesve më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve
- Hoxhaj thotë se PDK e përcakton qeverinë e ardhshme
- Aksident me fatalitet në Mitrovicë
- Media britanike: Në Kosovë fuqizohet Vetëvendosja anti-europiane
- Andin Hoti thotë se është zgjedhur deputet, fitoren ia dedikon babait të tij
- Katilja e Majkut: Nuk jam plastik si Kim, jam origjinale (Foto)
- Ky është mesazhi i Rexhep Selimit për AAK-në dhe Nismën (Video)
- Hoxhaj: PDK vazhdon të fitojë që nga 2007
- Ja sa vota i morën Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj në Mitrovicë (Foto)
- Për Simiqin, Kosova ende krahinë e Serbisë (Video)
- Kurti: Opsionet e vetme që i kanë mbetur vendit janë bashkimi i VV-së me LDK-në
- Pishina e Gërmisë hapet më 26 qershor (VIDEO)
- Në zgjedhje u votua edhe për Erdoganin! (Foto)
- Ja me çka i krahason Kurti rezultatet e Vetëvendosjes
- Skenderaj, dobësohet bastioni i PDK-së (VIDEO)
| Ish-bashkëpunëtorja e Haradinajt thotë se ai smund të bëhet kryeministër Posted: 13 Jun 2017 02:53 PM PDT Donika Kadaj-Bujupi, kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Ramush Haradinaj nuk mund të bëhet kryeministër i vendit. “Mendoj se është e pamundur të behet kryeministër dikush që në këtë kohë ka marrë një goditje të madhe për veprimet e tij të gabuara”. Kështu tha Kadaj-Bujupi, ish-bashkëpunëtorja e ngushte e Haradinajt, e cila më parë është larguar nga AAK për t’ju bashkuar Vetëvendosjes. “Konsideroj se unë nuk kam ndryshuar, kam...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Schauble: Britania e Madhe e mirëpritur në BE Posted: 13 Jun 2017 02:53 PM PDT Britania e Madhe do të jetë e mirëpritur në Bashkimin Evropian, nëse vendos të heqë dorë nga Brexit, deklaroi ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Bloomberg”. “Qeveria britanike ka theksuar se do të vazhdojë ta mbështesë Brexit-in”, nënvizoi ministri gjerman i Financave. “Ne e respektojmë këtë vendim. Por, nëse dëshirojnë të ndryshojnë vendimin e tyre, atëherë, sigurisht që do ta gjejnë portën të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Donika Kadaj-Bujupi: Institucionet do ti krijojë Albin Kurti Posted: 13 Jun 2017 02:51 PM PDT Donika Kadaj-Bujupi, kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, ka thënë se Albin Kurti do t’i krijojë institucionet e reja të Kosovës. “Për këtë edhe ju kemi bërë thirrje subjekteve tjera në vend, që sa më parë ti krijojmë institucionet e reja me në krye kryeministrin Albin Kurti”. “Ne duhet të bëhemi bashkë kundër të keqes”. “Është diçka që e kanë vendos qytetarët me 11 qershor – janë rreth 200 mijë qytetar që votuan Lëvizjen...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nesër shqyrtohen raportet për Maqedoninë, Kosovën dhe Serbinë Posted: 13 Jun 2017 02:39 PM PDT Parlamenti evropian nesër do t’i shqyrtojë raportet për përparimin e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Eurodeputetët të mërkurën do të votojnë për rezolutat e ndara për përparimin e Kosovës dhe Serbisë, si dhe për situatën në Maqedoni. Në projekt-rezolutën për Maqedoninë theksohet se Shkupi duhet ta vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe të ndërmarrë reforma vendimtare në sferat e qeverisjes së të drejtës, gjyqësisë,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Familja 32 anëtarëshe përfundon në ujë pasi shembet ura momentet e tmerrshme filmohen (Video) Posted: 13 Jun 2017 02:27 PM PDT Një familje që ishte duke qëndruar mbi një urë në të cilën kishte edhe fëmijë, kanë përfunduar që të gjithë në ujë në momentin kur ajo u shemb, duke mbetur të lënduar 32 persona. Për fat të mirë askush nuk ka humbur jetën, derisa banorët e kësaj zone kanë vrapuar për të shpëtuar persona që përfunduan në ujë në momentin e shembjes së urës së vjetër, transmeton Telegrafi. Prindërit së bashku me fëmijët e tyren ishin mbledhur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Daut Haradinaj flet për formimin e Qeverisë, ironizon me Albin Kurtin Posted: 13 Jun 2017 02:26 PM PDT Me rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit që pak kush i priti janë krijuar disa dyshimeve në publik nëse koalicioni PAN mund ta formojë qeverinë e re me në krye Ramush Haradinajn. Por, Daut Haradinaj shprehet i bindur se shumë shpejt ekzekutivi do të krijohet nga po ky krah. Ishte kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, që sot përmes një konference për shtyp bëri thirrje që koalicioni LAA, apo edhe deputetë nga PAN’i t’i bashkohen partisë së tyre për ta krijuar qeverinë e re...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Këshilltari Merkelit në fushatën e PD-së Posted: 13 Jun 2017 02:25 PM PDT Në Elbasan, këshilltari i Angela Merkel, Hans Joachim Falenski theksoi përpara qytetarëve që morën pjesë në takimet e organizuara nga Partia Demokratike, se programi i Lulzim Bashës është i besueshëm, konkret dhe i zbatueshëm. Falenski shtoi se ky program është bërë në bashkëpunim me CDU-në gjermane, e se ky program në Gjermani ka dhënë rritje ekonomike dhe ka krijuar vende të reja pune. “Partia Demokratike, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Conrad Adenauer’ në Shqipëri dhe me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Franca me 10 lojtarë mposht Anglinë (Video) Posted: 13 Jun 2017 02:12 PM PDT Franca ka fituar miqësoren e luksit ndaj Anglisë, të cilën e mposhti me rezultat 3:2 Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore të ngushtë 3:2 ndaj Anglisë, në miqësoren e luksit të zhvilluar në stadiumin Stade de France. Franca këtë ndeshje e fitoi me 10 lojtarë, pasi nga minuta e 47’ me të kuq u ndëshkua qendërmbrojtësi Raphael Varane. Golat për Francën në këtë ndeshje i shënuan Umtiti, Sidibe dhe Dembele, ndërsa për Anglinë të dy golat i realizoi sulmuesi Harry Kane....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gëzim Kelmendi: E kam ofruar dorëheqjen në parti, por spo e pranojnë (Video) Posted: 13 Jun 2017 02:08 PM PDT Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se ka ofruar dorëheqjen, pasi partia e tij nuk ia doli të kalojë pragun zgjedhor. Në Debat-Plus të RTV Dukagjinit, Kelmendi ankohet se partisë së tij u janë vjedhur votat, por ka thënë se ai duhet të jap përgjegjësi para partisë që e ka themeluar vet. “E kam ofruar dorëheqjen tek anëtarësia, por ata nuk janë duke e pranuar”, ka thënë Kelmendi në RTV Dukagjini. Në debatin me Ermal Pandurin, përball Kelmendit tij ishin gazetarët...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Donika Gërvalla: Votat që mori Vjosa Osmani tregojnë qartë se kush është zëri i LDK-së Posted: 13 Jun 2017 02:06 PM PDT Aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Donika Gërvalla, ka thënë se votat që ka marrë Vjosa Osmani në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë janë tregues i qartë se kush është zëri i LDK'së. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se kandidatja e LDK'së për deputete, Vjosa Osmani, ka marrë mbi 60.000 vota. "Saaa? 60.000 vota???!!! Kryesia e konsumuar e LDK-së e vuri në vendin 81, dhe atë me qykë të zorit. Elektorati i LDK-së,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| BE nis veprimet ligjore kundër Hungarisë, Polonisë dhe Republikës Çeke Posted: 13 Jun 2017 01:56 PM PDT Komisioni Evropian ka nisur veprimet ligjore kundër Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë, pasi të njejtat kanë refuzuar të strehojnë refugjatë në vendet e tyre. Në vitin 2015, Bashkimi Evropian, ka vendosur të pranojë rreth 160,000 refugjatë, të cilët do të shpërndaheshin në kuota nëpër vendet anëtare. Mirëpo ky detyrim ligjor u përball me rezistencën e disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Polonia dhe Hungaria ende nuk kanë pranuar asnjë refugjat. Republika Çeke...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj e harron politikën, ja cilën bjeshkë e vizitoi sot (Foto) Posted: 13 Jun 2017 01:52 PM PDT Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, duket se po mundohet të largohet për pak çaste nga stresi i politikës. Ai sot ka qëndruar për vizitë në Bjeshkët e Gjeravicës, raporton lajmi.net Gjatë kësaj vizite kryetari i AAK-së ka takuar shumë qytetarë, dhe kryetarin e Junikut, Agron Kuçin. “Sot në bjeshkët e Gjeravicës bashkë me Kryeministrin, R Haradinaj dhe bashkëqytetarët!”, ka shkruar në facebook kryetari i Junikut. Koalicioni PAN në zgjedhjet që u mbajtën më 11...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kjo është zgjidhja nëse PAN nuk arrin ta bëjë Qeverinë, sipas Krasniqit Posted: 13 Jun 2017 01:34 PM PDT Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s për Kosovën, Jakup Krasniqi e konsideron tejet të ngushtë rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas tij, mënyra më e mirë për të dal nga kriza eventuale është organizmi i një tryeze nga kandidatët për kryeministra. “Kushtetuta mendojë se është e qartë në këtë drejtim dhe e kemi edhe një vendim të kushtetueses e tek pasi të dihet se cili subjekt sa i ka sigurisht se do të ishte më mirë që kandidatët për kryeministra...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Përplasen dy trena në Itali, 10 të plagosur Posted: 13 Jun 2017 01:33 PM PDT Dy trena janë përplasur midis tyre në provincën e Leçes në Itali, duke pas sipas “Corriere”, dhjetë persona të plagosur. Përplasja ka ndodhur në dalje të Galugnano në fshatin e San Donatos. Asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak se përplasja nuk ka qenë aq e fortë. Sipas mediave italiane, trenat në këtë zonë ecin me shpejtësi të ulët. Për shkak të terrenit të vështirë, punonjësit e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Delawie: Zgjedhjet e 11 qershorit, hap i rëndësishëm për Kosovën Posted: 13 Jun 2017 01:31 PM PDT Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka folur për zgjedhjet e 11 qershorit duke i cilësuar ato si të suksesshme. Delawie i ka cilësuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare një hap të rëndësishëm për vendin. “Zgjedhjet paqësore dhe konkurruese ishin hap i rëndësishëm për Kosovën”, ka shkruar Delawie në rrjetin social Twitter. Ambasadori amerikan, megjithatë, ka pasur edhe vërejtje. “Raportimet për abuzim elektoral në fushata dhe votime duhet të merren seriozisht”, ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hasani falënderon votuesit: NISMA është një prej fituesve më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve Posted: 13 Jun 2017 01:29 PM PDT Kandidati për deputetë nga NISMA për Kosovën, njëherësh anëtarë i kryesisë së kësaj partie Bajram Hasani ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen në zgjedhjet e fundit. Ai ka vlerësuar se NISMA është një prej fituesve më të mëdhenj të zgjedhjeve të 11 qershorit. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë besimin e dhënë do ta kthejnë në punë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj. “Dua...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hoxhaj thotë se PDK e përcakton qeverinë e ardhshme Posted: 13 Jun 2017 01:17 PM PDT Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se skenari i vetëm i Partisë Demokratike të Kosovës është se ata do ta përcaktojnë qeverinë e ardhshme. “Skenari i vetëm i PDK-së është se ne jemi ata që e përcaktojmë qeverinë e ardhshme” , tha Hoxhaj në Zona B të Klan Kosovës, duke shtuar se këtë tashmë e kanë të qartë, dhe se pa koalicionin parazgjedhor (PAN) nuk mund të ketë institucione. Ai u shpreh i bindur se fitorja i takon...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Aksident me fatalitet në Mitrovicë Posted: 13 Jun 2017 01:15 PM PDT Një 21-vjeçar me inicialet A.S., ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë. Lëndime kanë pësuar edhe dy pasagjerë të cilët po trajtohen në Spitalin rajonal. Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia – mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Drejtuesi i veturës (viktima) ka humbur kontrollin ndaj automjetit, për çka del jashtë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Media britanike: Në Kosovë fuqizohet Vetëvendosja anti-europiane Posted: 13 Jun 2017 12:53 PM PDT Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë kanë befasuar jo vetëm rajonin, por edhe pjesën tjetër të botës. Mediat britanike sot kanë shkruar se në Kosovë është rritur dhe fuqizuar partia që është anti-Bashkimit Evropian, pikërisht në kohën kur po flitet për zgjerim. “Aktivistët ANTI-Bruksel kanë dyfishuar votat e tyre në zgjedhejt e fundit në Kosovë, kjo erdhi disa orë para se Eurokratët e lartë përsëriten synimin për të zgjeruar këtë pjesë të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Andin Hoti thotë se është zgjedhur deputet, fitoren ia dedikon babait të tij Posted: 13 Jun 2017 12:50 PM PDT Djali i aktivistit të shquar Ukshin Hoti, Andini, i cili kishte garuar në zgjedhjet e 11 qershorit për deputet nga koaliconi PDK-AKR-Nisma, thotë se tashmë është zgjedhur përfaqësues në Kuvendin e Kosovës. Andin Hoti, nëpërmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këtë fitore ia dedikon babait të tij, aktivistit të shquar Ukshin Hoti. Djali i aktivistit të shquar Ukshin Hoti, Andini, i cili kishte garuar në zgjedhjet e 11 qershorit për deputet nga koaliconi PDK-AKR-Nisma, thotë se tashmë është zgjedhur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Katilja e Majkut: Nuk jam plastik si Kim, jam origjinale (Foto) Posted: 13 Jun 2017 12:44 PM PDT Valbona Bajraktari, ose siç të gjithë e njohim tashmë nga klipi i fundit i ‘Majk’, katilja, ka vendosur të reagojë për të gjitha lajmet që shkruhen për të. Teksa e kanë krahasuar me Kim Kardashian, Valbona shkruan: “Kjo mund të jetë si unë, se për të mirë unë jam origjinale, s’jam artificiale” – duke dashur të tregojë se ajo nuk ka bërë asnjë operacion plastik, transmeton blitz.al. Në fakt, më shumë se me Kim, neve na ngjan me ish të dashurën e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ky është mesazhi i Rexhep Selimit për AAK-në dhe Nismën (Video) Posted: 13 Jun 2017 12:31 PM PDT Rexhep Selimi nga Vetëvendosja ka thënë në Rrokum Roll se AAK dhe Nisma kanë pësuar nga elektorati pasi kanë shkuar në gjirin e SHIK-ut që sipas tij e kanë akuzuar me të madha. Derisa ka komentuar se ata janë krahu i luftës, ai ka thënë se edhe në Vetëvendosje janë rreth 20 kandidatë që janë veteranë të luftës. Kur ka folur për formimin e Qeverisë, Selimi ka thënë se e drejta e parë i takon PAN-it që ta provojë ta bëj Qeverinë, e nëse nuk mundet athëerë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hoxhaj: PDK vazhdon të fitojë që nga 2007 Posted: 13 Jun 2017 12:29 PM PDT Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se PDK mbetet partia më e madhe dhe më e fuqishme në vend. Këto komente Hoxhaj i bëri në një intervistë për Klan Kosova. Hoxhaj ka theksuar se beteja reale në këto zgjedhje ka qenë për vendin e dytë, dhe se këtë e dëshmon edhe dallimi i vogël në numra mes partisë së dytë dhe të tretë. Hoxhaj ka theksuar se PDK si parti ka shënuar rritje në këto zgjedhje dhe se mbetet partia e parë në vend. Ai theksoi se PDK vazhdon...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ja sa vota i morën Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj në Mitrovicë (Foto) Posted: 13 Jun 2017 12:16 PM PDT Lideri i PDK-së dhe bartësi i listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA, Kadri Veseli, ka arritur të marrë 7937 vota në Mitrovicë nga 9708 vota sa i ka marrë PAN-i. Mitrovica, e cila është vendlindja e Kadri Veseli, kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinajt, i ka dhënë vetëm 2118 vota. Veriu.info ka arritur të siguroj listën e kandidatëve nga numri 1 deri në numër 20, ku shihet se në këtë pjesë të listës, ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Për Simiqin, Kosova ende krahinë e Serbisë (Video) Posted: 13 Jun 2017 12:08 PM PDT Gjatë fushatës, premtimin kryesor Lista Serbe e kishte pasur mos lejimin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Mbi këtë premisë, Lista Serbe që më 11 qershor fitoi 9 ulëse në Kuvendin Kosovar, nga 10 që pakica serbe i kanë të garantuara, tani po thotë se ka një plan konkret. Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simic, ka thënë se Lista Serbe e ka të qartë se si do të votojnë në Kuvend kur të vie në rend dite Zgjedhja e Kryeministrit të ri të Kosovës. Në anën tjetër,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kurti: Opsionet e vetme që i kanë mbetur vendit janë bashkimi i VV-së me LDK-në Posted: 13 Jun 2017 12:07 PM PDT Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, nuk e beson që LDK-ja do të hyjë në koalicion me PAN-in për të krijuar qeverinë e ardhshme. Ai thotë se opsionet e vetme që i kanë mbetur vendit janë bashkimi i VV-së me LDK-në, ose zgjedhjet e reja. “E vetmja mundësi që PDK të jetë në pushtet është që LDK të shkojë me PDK-në dhe unë nuk besoj që do të ndodh. Është vetëm një mundësi: qeveria e VV-së ose zgjedhjet e reja dhe për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pishina e Gërmisë hapet më 26 qershor (VIDEO) Posted: 13 Jun 2017 12:01 PM PDT Pishina e Gërmisë ishte paraparë që të hapet nga data 12 e këtij muaji, por kjo për shkak të motit nuk u bë. Pishina pritet të hapet tek më 26 qershor, njofton Klan Kosova. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Në zgjedhje u votua edhe për Erdoganin! (Foto) Posted: 13 Jun 2017 11:54 AM PDT Një votues në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë, ka shkruar emrin e presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan në fletvotim. Ky fletvotim është publikuar sot nga mediumi turk Gunes, i cili shkruan se “ka pasur një votë për Erdoganin në Kosovë”. Në një hapësirë mbi emrave të subjekteve politike që kanë garuar në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, një votues shkroi emrin e Erdoganit. Sigurisht se ky fletvotim është njëri nga mbi 50 mijë fletvotime që janë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ja me çka i krahason Kurti rezultatet e Vetëvendosjes Posted: 13 Jun 2017 11:51 AM PDT Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, rezultatet zgjedhore të kësaj partie, i ka krahasuar me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Duke folur për këto rezultate, Kurti në “Rubikon” ka thënë se pas shpalljes së rezultateve të para ka marrë shumë mesazhe përgëzuese Këto mesazhe kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i krahason me ato kur kishte dal nga burgu. Kurti po...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Skenderaj, dobësohet bastioni i PDK-së (VIDEO) Posted: 13 Jun 2017 11:40 AM PDT Befasi e këtyre zgjedhjeve të 11 qershorit ishte rënia e përkrahjes për PDK-në në Skenderaj. Prej se është themeluar Partia Demokratike e Kosovës, Skenderaj njihet si bastion i saj madje shumë herë PDK në qendrën e Drenicës fitoi mbi 90% të votave. Ndonëse, kjo parti mori më së shumti vota në bastionin e vet, mbi 7200 qytetarë e votuan më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare, njofton Klan Kosova. Pavarësisht shifrave, dega e PDK-së në këtë vend nuk po e pranon se ka lëkundje të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





