Zëri: “Haziri: Me PDK-në nuk negociojmë as nuk i përgjigjemi asnjë oferte të tyre” plus 29 more |
- Haziri: Me PDK-në nuk negociojmë as nuk i përgjigjemi asnjë oferte të tyre
- Futbollistët e Kosovës me letër drejtuar popullit
- Osmani: Secila votë dhe besim i juaji do të jetë një zë kundër padrejtësive dhe së keqes
- FC Prishtina kënaq Miftarin e Osmanin
- Plani amerikan për mbrojtje nga Rusia, përfshin Kosovën dhe Shqipërinë (Video)
- Yee: Ballkani përballet me sfidat më serioze të ndikimit rus që nga viti 1990
- Fatmir Limaj tregon emrat e deputetëve të Nismës
- Limaj: Rrezikova Nisma-n që ti rrija besnik Haradinajt
- E dhimbshme: Aziz Salihu rrëfen për sëmundjen dhe telashet që pati deri të shërimi (Video)
- Abdixhiku u drejtohet votuesve të tij: Këtë besë nuk do ta shkeli asnjëherë
- 'Balena e Kaltër' arrin në Kosovë (Video)
- Haradinaj: Albin Kurti po rren
- Balena Blu, rrëfimi tronditës për TCH: Mos u gënjeni se ju vret
- Vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë (VIDEO)
- Hoxhaj: Qeveria bëhet deri në mes të korrikut (Video)
- Haradinaj i bindur se do të bëhet kryeministër
- Kështu raportojnë mediat arabe për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit
- Mustafa: Ramush Haradinaj do ta formojë qeverinë në kohë rekord
- E dhimbshme: Ja si jetojnë shqiptarët që kërkojnë azil në Francë (Video)
- Për çka vënë bast Milaim Zeka e Tomë Gashi? (Video)
- Zeka: LDK do ti bashkohet koalicionit PAN
- Kush është kryeministrja e re e Serbisë?
- Pajisja 'moderne' për pjekjen e flisë, shpikja e djaloshit nga Gjilani (Video)
- Haziri: Kryengritësit e mëdhenj ti vendosim aty ku e kanë vendin
- Momenti emocionues kur De Biasi nuk i mban dot lotët (VIDEO)
- Zeka: Limaj nuk e ka konsideruar fitore festën e PDK-së
- Alarmante: Balena blue mbërrin edhe në Kosovë, dy raste në Gjilan
- Fotografi dhe pankarta antishqiptare para Parlamentit të Serbisë (Foto)
- Melanie Trump shfaqet seksi, shkon me veshje provokuese në spital (FOTO)
- Këta janë pesë kandidatët më të votuar të AKR-së
| Haziri: Me PDK-në nuk negociojmë as nuk i përgjigjemi asnjë oferte të tyre Posted: 15 Jun 2017 02:25 PM PDT Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri ka deklaruar me me PDK asnjëherë nuk do të bashkohet. Madje Haziri thotë se nuk ka pozitë në shtet për të cilin LDK negocion ose ulët në një tryezë për bashkëpunim. Haziri ka thënë se PDK nuk mund as të ju bëjë ofertë, as nuk do të diskutojnë me ta, për shkak të disa arsyejeve që ai përmend. “LDK i ka këto qendrime. Në një, LDK nuk bashkëpunon me PDK-në, nën dy për asnjë ligj, PDK nuk ka të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Futbollistët e Kosovës me letër drejtuar popullit Posted: 15 Jun 2017 02:03 PM PDT Samir Ujkani, kapiten i përfaqësueses së Kosovës, në emër të grupit të futbollistëve i është drejtuar përkrahësve të përfaqësueses me një mesazh për situatën e fundit të shkaktuar. Ditëve të fundit disa lojtarë kanë reaguar kundër selektorit Albert Bunjaki, pas mospërfshirjen e tyre në ekip në përballjen e fundit me Turqinë në Eliminatoret për Botërorin 2018. Ujkani ka folur për humbjet e njëpasnjëshme si dhe ka deklaruar se gjithçka që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Osmani: Secila votë dhe besim i juaji do të jetë një zë kundër padrejtësive dhe së keqes Posted: 15 Jun 2017 01:51 PM PDT Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar të gjithë votuesit e saj në zgjedhjet e 11 qershorit, duke premtuar se votën e tyre e konsideron bekim për të vazhduar me zërin reformues në LDK. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Osmani ka falënderuar ata që besojnë se këto votime janë kërkesa për ndryshime pozitive në partinë e saj, e cila e renditi në numrin 81 në listën e kandidatëve për deputet. Osmani raportohet të jetë sërish gruaja më e votuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| FC Prishtina kënaq Miftarin e Osmanin Posted: 15 Jun 2017 01:21 PM PDT Për dy vitet e ardhshme ish-futbollistët e Besës do të vishen bardhekaltër Gjakovë, 15 qershor, 2017 - FC Prishtina vazhdon me përforcime dhe këto nuk do të jenë të fundit. Pas Ergyn Ahmetit e Liridon Fetahajt, nga sot futbollistë të Prishtinës janë edhe dy futbollistët që deri më tani kanë veshur fanellën e Besës, mbrojtësi i djathtë, Përparim Osmani dhe mesfushori, Diar Miftaraj. Dy futbollistët kanë nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Prishtinën. Përparim Osmani - 29...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Plani amerikan për mbrojtje nga Rusia, përfshin Kosovën dhe Shqipërinë (Video) Posted: 15 Jun 2017 01:18 PM PDT Zgjedhjet në disa vende të Ballkanit, por edhe krizat politike në disa të tjera, kanë qenë në fokus të diplomacisë ruse. Të shumta kanë qenë deklaratat e lëshuara pas zgjedhjeve në Maqedoni. Shumë të ashpra kanë qenë për aderimin e Malit të Zi në NATO. E më e fundit kritikë, për zgjedhjet në Kosovë. Moska e cilësoi si vijim të radikalizmit të politikës së Kosovës, faktin që fitues doli koalicioni i ish-UÇK-së, me në krye ish-komandantin Ramush...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Yee: Ballkani përballet me sfidat më serioze të ndikimit rus që nga viti 1990 Posted: 15 Jun 2017 01:06 PM PDT Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha të mërkurën se Ballkani Perëndimor përballet me sfidat më serioze që nga viti 1990. Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee foli në një seancë për rajonin në Senat, ku senatorë dhe ekspertë bënë thirrje për vazhdimin e angazhimit amerikan në Ballkan për të zmbrapsur ndikimin rus dhe për të shmangur përshkallëzimin e krizave, si edhe për të mbështetur reformat dhe stabilitetin, raporton Zëri i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Fatmir Limaj tregon emrat e deputetëve të Nismës Posted: 15 Jun 2017 12:53 PM PDT Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se partia që ai udhëheq, ka siguruar së paku 7 vende në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se këto rezultate janë deri me tash, por që siç thotë Limaj ky numër mund të rritet. “Nga ajo qe dimë deri më tani janë 9 deputetë të Nismës. 7 janë të sigurt. Ndërsa janë në garë edhe dy të tjerët. Por, po e presim rezultatin përfundimtar”, ka thënë Limaj në Klan Kosova. Ai ka treguar me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Limaj: Rrezikova Nisma-n që ti rrija besnik Haradinajt Posted: 15 Jun 2017 12:47 PM PDT Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se në natën kur u arrit marrëveshja për koalicionin parazgjedhor PAN ka qenë në një situatë të vështirë. “Ishim në një situatë para një vendimi të vështirë nuk e kisha as në imagjinatë”, ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova. Ai ka thënë se me partnerin e mëhershëm të koalicionit AAK-në kishin përgatitur edhe programin që të shkojnë në zgjedhjet e reja. “Ajo që ka ndodhur brenda dy...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| E dhimbshme: Aziz Salihu rrëfen për sëmundjen dhe telashet që pati deri të shërimi (Video) Posted: 15 Jun 2017 12:37 PM PDT Të ftuar këtë javë në emisionin “Përrallë me Tupan” ishin ish-kampioni në boks i Kosovës, e ish- Jugosllavisë Aziz Salihu, këngëtarët Mahmut Ferati e Vjollca Selimi si dhe profesori... Të ftuar këtë javë në emisionin “Përrallë me Tupan” ishin ish-kampioni në boks i Kosovës, e ish- Jugosllavisë Aziz Salihu, këngëtarët Mahmut Ferati e Vjollca Selimi si dhe profesori gjakovar i cili ligjëron në Universitetin e Australisë, Leandrit Mehmeti. Aziz Salihu para disa muajsh...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Abdixhiku u drejtohet votuesve të tij: Këtë besë nuk do ta shkeli asnjëherë Posted: 15 Jun 2017 12:27 PM PDT Ekonomisti Lumir Abdixhiku, që siç po raportohet është në mesin e 5 personave më të votuar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, i është adresuar votuesve të tij. U ka garantuar se nuk do ta shkelë besën për një Republikë më të mirë. Ky është adresimi i plotë i Abdixhikut: Votuesve të mi, Ju faleminderit secilit! Raportet preliminare që po m’i përcjellin vullnetarët nga strukturat tona, më japin pasqyrën e një përkrahjeje të madhe që kam marrë nëpër...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| 'Balena e Kaltër' arrin në Kosovë (Video) Posted: 15 Jun 2017 12:14 PM PDT Loja e rrezikshme online e njohur tashmë si Balena Blu, është lajmëruar edhe në Kosovë. Të paktën dy adoleshent, në kushte anonimiteti, kanë pranuar se e kanë nisur këtë aventurë, por që më kohë janë larguar prej saj, njofton Klan Kosova. Si rezultat i kësaj loje, që është përhapur në gjithë botën, deri me tani kanë humbur jetën shumë të rinj. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj: Albin Kurti po rren Posted: 15 Jun 2017 11:56 AM PDT I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, në një intervistë për ‘Rubikon’ ka thënë se Albin Kurti po rren. “Ai po rren kur po thotë se i ka fituar zgjedhjet. Ai mund të jetë fitues moral, por nuk mund të thotë se i ka fituar zgjedhjet” thotë Haradinaj. Ai përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, për shkak se e konsideron jo serioz. Haradinaj pretendon se do t’i siguroj 61/votat e nevojshme që në javën e parë pas certifikimit të rezultateve. “Nuk...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Balena Blu, rrëfimi tronditës për TCH: Mos u gënjeni se ju vret Posted: 15 Jun 2017 11:31 AM PDT Vajza adoleshente nga Gjirokastra rrëfen për Top Channel sesi e perfshinë njerëz të panjohur në internet në lojën vrasëse Balena blu. Ajo tregon sesi dëmtonte veten fizikisht dhe i dërgonte foto kriminelëve në distancë. Dhe sesi u zbulua nga mësuesja e shoqet. Adoleshentja paralajmëron moshatarët t’i rrinë larg lojës që mund t’u marri edhe jetën. “Kam lozur lojën Balena Blu e cila është një lojë e rrezikshme. Kam luajtur në telefonin e shoqes sime e cila e kishte si aplikacion...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë (VIDEO) Posted: 15 Jun 2017 11:30 AM PDT Fushatën për partitë e tyre e lanë pas e iu kthyen punës në Qeveri. Anëtarët e kabinetit qeveritar bashkë me kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa, të enjten në mëngjes shkuan në mbledhjen e ekzekutivit, ndër të rrallat qëkur me mocion kjo qeveri u shkarkua. Por jo të gjithë, si rasti i Edita Tahirit, erdhën me kohë, njofton Klan Kosova. Tani kur janë Qeveri në detyrë, ministrat e ministret e Kosovës, morën vendime kryesisht për ndarjen e parave. Ndërkohë, u miratuan...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hoxhaj: Qeveria bëhet deri në mes të korrikut (Video) Posted: 15 Jun 2017 11:15 AM PDT Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka shprehur optimizmin e tij se do të arrijnë që deri në korrik të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, me çka do t’i hapte rrugë qeverisjes së ardhshme. “Ma merr mendja që deri në mesin e korrikut, do të mund të konstituohet Kuvendi. Edhe z.Veseli e Haradinaj po punojnë në mënyrë intensive, që të ofrojnë skenarë se si mund të duket shumica e ardhshme”, ka thënë Hoxhaj Duke folur për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj i bindur se do të bëhet kryeministër Posted: 15 Jun 2017 10:40 AM PDT Ndonëse jo me një fitore të pritur, koalicioni PAN është fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, gjatë nje interviste në Rubikon të KTV'së, është zotuar se në javën e parë pas certifikimit të rezultateve do të krijojnë qeverinë e re. Numrin e 61 deputetëve, ai ka thënë se do ta plotësojnë si me komunitete, ashtu edhe me vota shqiptare. Kreu i AAK-së përjashton mundësitë për një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kështu raportojnë mediat arabe për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit Posted: 15 Jun 2017 10:32 AM PDT Mediat elektronike arabe kanë raportuar rreth vdekjes së Lavdrim Muhaxherit, ish-liderit të shqiptarëve në ISIS. Portali “Akh bar” e përshkruan Lavdrimin si një emigrant nga Kosova i cili më vonë u bë njeriu më i besuar i shefit të organizatës terroriste ISIS, Al-Bagdadit, transmeton Indeksonline. Lavdrim Muhaxheri, kreu i luftëtarëve shqiptarë të bashkuar me grupin e dhunshëm xhihadist, Shteti Islamik, është vrarë gjatë një sulmi me “drone” të forcave amerikane në Siri. Derisa...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mustafa: Ramush Haradinaj do ta formojë qeverinë në kohë rekord Posted: 15 Jun 2017 10:15 AM PDT Anëtari i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë se Ramush Haradinaj do ta formojë qeverinë në kohë rekorde. Sipas Mustafës, i cili kishte qëlluar edhe koalicionin PDK-LDK në vitin 2014, mentaliteti me performanca të dobëta, jo krijuese, zhvilluese, në raport me interesat publike e shoqërore, do të largohen nga qeverisja./Zeri./ Statusi i plotë: Në afat rekord pas përfundimit te procesit zgjedhor do të kemi formimin e Qeverisë nga PDK dhe koalicioni fitues me kryeministër Ramush Haradinaj... Mentaliteti me performanca të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| E dhimbshme: Ja si jetojnë shqiptarët që kërkojnë azil në Francë (Video) Posted: 15 Jun 2017 10:02 AM PDT Të paktën 32 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil vitin e kaluar në vendet e Bashkimit Europian. Nga këta, 7.445 shqiptarë aplikuan për azil në Francë. Por, ndërkohë që presin lajmin e mirë i cili nuk ndodh shpesh, shqiptarët jetojnë në kushte jo të mira. Disa prej tyre kanë patur fatin të sistemohen në shtëpi deri në pritje të përgjigjes përfundimtare nga autoritetet europiane. Por, për pjesën tjetër situata nuk është fare e mirë. Një shqiptar nga Vlora që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Për çka vënë bast Milaim Zeka e Tomë Gashi? (Video) Posted: 15 Jun 2017 09:58 AM PDT Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën dhe avokati Tomë Gashi kanë vënë bast se kush do ta formojë qeverinë e re. Zeka është shprehur i bindur se qeveria e re do të drejtohet nga Ramush Haradinaj. Por kështu nuk mendon edhe Gashi, që po ashtu është shprehur shumë i bindur se ekzekutivin e ri, do ta drejtojë Vetëvendosje, siç ka thënë ai si fituese e zgjedhjeve. Ky është momenti i vënies së Bastit: ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zeka: LDK do ti bashkohet koalicionit PAN Posted: 15 Jun 2017 09:50 AM PDT Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, ka thënë se në koalicion me PDK-AAK dhe NISMA-n do të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës. “LDK do t’i bashkohet PAN-it’, ka thënë Zeka, në Info Magazine të Klan Kosovës. Ndërsa zyrtarët e LDK-së janë shprehur të bindur se nuk do të bashkohen edhe një herë me Partinë Demokratike të Kosovës. Zeka, ka thënë se lideri i tij Fatmir Limaj e mbështet deri në fund kandidaturën e Ramush Haradinajt për krijimin e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kush është kryeministrja e re e Serbisë? Posted: 15 Jun 2017 09:44 AM PDT Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot e ka propozuar Ana Brnabiç për kandidate të re si kryeministre të Serbisë. Ish-ministrja e Administratës Publike që nga fillimi është konsideruar si një të preferuarat për kryeministre të re. Ana ka lindur në Beograd në shtator të vitit 1975, shkollën e mesme e kreu në Serbi ndërsa shtudimet universitare i kreu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Universitetin e Northwood, ku në vitin 1998 kreu studimet në administrim të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pajisja 'moderne' për pjekjen e flisë, shpikja e djaloshit nga Gjilani (Video) Posted: 15 Jun 2017 09:38 AM PDT Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një djalë, i cili tregon se ka paraqitur një pajisje me anë të së cilës do të mund të ishte më e lehtë përgatitja, gjegjësisht pjekja e ushqimit tradicional, flisë. Në përshkrimin e videos së publikuar në Facebook, përcjell Telegrafi, Driton Jashari, nga Gjilani ka thënë se këtë pajisje e ka ndërtuar para rreth dy vitesh, por tash ka vendosur që tua tregojë të tjerëve. “Deshta ta ndaj me ju këtë video...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haziri: Kryengritësit e mëdhenj ti vendosim aty ku e kanë vendin Posted: 15 Jun 2017 09:14 AM PDT Për nder të ditëve të çlirimit të Gjilanit, 12-qershorit, ditës së hyrjes së forcave ndërkombëtare si dhe 15-qershorit, ditës së hyrjes së forcave të UÇK-së, Kuvendi Komunal ka mbajtur të enjten një seancë solemne, ku kryetari Lutfi Haziri i ka uruar qytetarët për këto ditë bardha, duke thënë se çlirimi individual dhe kolektiv, ka qenë një ndjenjë e pa përshkruar për të gjithë ne. Haziri ka thënë se këtë ditë ua atribuojmë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Momenti emocionues kur De Biasi nuk i mban dot lotët (VIDEO) Posted: 15 Jun 2017 09:11 AM PDT Gianni De Biasi u përlot teksa lexonte letrën e dorëheqjes nga drejtimi i kombëtares shqiptare. Në ato minuta të leximit duket se ai është emocionuar shumë dhe në fund nuk mundi ta mbajë më veten, ndoshta pasi ka risjellë në vëmendje çastet e magjishme që kaluan me djemtë kuqezi. “Çdo gje ne funtboll, ne sport, ashtu si ne jete, ka nje fillim te tij dhe nje fund! Cikli im si Trajner i Kombetares ka perfunduar, por asgje nuk mund te coptoje kurre lidhjen e forte qe me lidh me Kombin Tone dhe te shume...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zeka: Limaj nuk e ka konsideruar fitore festën e PDK-së Posted: 15 Jun 2017 09:08 AM PDT Milaim Zeka, kandidati për deputetë nga radhët e NISMA-s, ka thënë se në këto zgjedhje rritje të elektoratit kanë vetëm NISMA, Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. “LDK me gjithë kampin edhe PDK po ashtu janë humbës. PDK maksimum do të ketë 20 – 21 deputetë”. “Kurse rënia e LDK-së bashkë me AKR është një debakël i jashtëzakonshëm. Elektorati i dënoi ashpër LDK dhe PDK që vazhdimisht janë tallur me elektoratin dhe për të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Alarmante: Balena blue mbërrin edhe në Kosovë, dy raste në Gjilan Posted: 15 Jun 2017 09:06 AM PDT Loja famëkeqe Balena Blue, tashmë ka mbërritur edhe në Kosovë. Kjo lojë tragjike e cila po qon drejt vdekjes shumë fëmijë në vende të ndryshme të botës tashmë po kërcënon edhe fëmijët tanë. Dy raste janë lajmëruar në redaksinë e Gazetës Monitor. Bëhet fjalë për dy fëmijë nga Gjilani të cilët janë nxënës të klasës së tretë në shkollën “Abaz Ajeti”. Një vajze i është kërkuar që me thikë ta...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Fotografi dhe pankarta antishqiptare para Parlamentit të Serbisë (Foto) Posted: 15 Jun 2017 09:03 AM PDT Para Parlamentit të Serbisë në Beograd janë vendosur fotografi dhe mbishkrime të ndryshme, ku shqiptarët cilësohen si terroristë. Aty thuhet më tej se shqiptarët në luftën e viteve 1998-1999 kanë kidnapuar dhe kanë vrarë civilët serbë e që vazhdohet më tej duke u thënë se familjarët e tyre kërkojnë drejtësi, njofton Klan Kosova. Para parlamentit serb, qëndrojnë edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Fatmir Limaj. “Kriminelët e luftës mbrohen...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Melanie Trump shfaqet seksi, shkon me veshje provokuese në spital (FOTO) Posted: 15 Jun 2017 09:01 AM PDT Donald Trump bashkë me bashkëshorten e tij një natë më parë ka vizituar një mikun e tij në spital. Mëngjesin e së enjtes kongresmeni republikan Steve Scalise u plagos me armë zjarri gjatë një ndeshje bejsbolli. Presidenti shoqërohej dhe nga bashkëshortja e tij, Melania Trump. Por mesa duket kjo e fundit nuk ishte përgatitur për në spital por për në festën e 71-vjetorin të bashkëshortit. 40-vjeçaja kishte veshur një fustan bli Michael Kors, i cili ishte i çarë dhe i nxirrte në pah...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Këta janë pesë kandidatët më të votuar të AKR-së Posted: 15 Jun 2017 08:49 AM PDT Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit do të ketë rreth pesë deputet në legjislaturën e ardhshme. AKR e cila në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka konkurruar në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës pret qe të ketë katër deputetë dhe një deputete në Kuvendin e Kosovës. ‘Indeksonline’, merr vesh se tashmë mandatin e deputetit e kanë siguruar Behgjet Pacolli, e Labinot Tahiri. Ndërsa, afër më vota për të siguruar mandatin janë edhe Islam Pacolli e Korab Sejdiu. Ndërsa, në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





