“Zariqi viziton fabrikën e ëmbëlsirave “Edona”në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press |
- Zariqi viziton fabrikën e ëmbëlsirave “Edona”në Ferizaj
- Policia e Kosovës jep detaje zyrtare për plagosjen në Pejë
- Katër të arrestuar për plagosjen në Pejë
- AAK: Kërkojmë nga organet e hetuesisë që ta zbardhin plagosjen në Pejë
- Irani thotë se Arabia Saudite e kreu sulmin e sotëm ndaj Parlamentit të saj
- Dy vëllezërit e plagosur në Pejë sillen për t’u operuar në QKU, kjo është gjendja e tyre
- Kanceri i qafës së mitrës
- Koalicioni LDK-AKR-Al nesër mbanë fushatën përmbyllëse në Ferizaj
- Përfaqësuesit e projektit “Euforia” vizituan UShAF
- Votoje :
| Zariqi viziton fabrikën e ëmbëlsirave “Edona”në Ferizaj Posted: 07 Jun 2017 10:03 AM PDT Ferizaj.07.06.2017. Kryetari i AAK-së dega në Ferizaj, njëherit kandidat për deputet z.Xhavit Zariqi, sot ka vizituar fabrikën e ëmbëlsirave “Edona”, në Ferizaj, e cila merret me prodhimin e ëmbëlsirave të të gjitha llojeve, aja që karakterizon këtë fabrikë është se të gjitha prodhimet janë punëdore. Kryetari Zariqi i dëgjoi me kujdes shqetësimet dhe nevojat e Drejtoreshës Fatmire Maliqi, e cila është një grua afariste e suksesshme dhe shembull se si femra në Kosovë mund të hap biznes dhe të krijon vende pune, mirëpo asaj i duhet ndihma dhe përkrahja e Qeverisë Kosovës, për të krijuar edhe shumë vende të reja pune. Kryetari i ka siguruar se me ardhjen e z.Ramush Haradinajt Kryeministër, përkrahja për prodhuesit e vyeshëm vendor, do të filloj që nga dita e parë e qeverisjes. |
| Policia e Kosovës jep detaje zyrtare për plagosjen në Pejë Posted: 07 Jun 2017 09:20 AM PDT Njësitet relevante të policisë së Kosovës menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe sipas të dhënave të para është mësuar se nga të shtëna me armë zjarri janë të plagosur katër (4) persona, dy (2) nga të plagosurit ishin të involvuar në rast, ndërsa dy (2) personat e mitur ishin kalimtar rasti. Të plagosurit me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për t'ju ofruar ndihma adekuate mjekësore me ç 'rast dy (2) nga të plagosurit (të involvuarit) në këtë rast nën përcjelljen e Policisë së Kosovës janë dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, sipas vlerësimit të ekipit mjekësor të Spitalit Rajonal Pejë. Personat e plagosur në këtë rast janë: B.K. m/k/sh (1983)N.K. m/k/sh (1976)B.R. f/k/sh (e mitur)G.L. m/k/sh (i mitur)Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e personave të dyshuar të këtij rasti. Rreth orës 16:05 njësitet policore të DRP Pejë kanë arritur të arrestojnë katër (4) persona të dyshuar dhe janë konfiskuar tri (3) armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme. Hetuesit Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të mësuar motivin e kësaj ngjarje dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast. |
| Katër të arrestuar për plagosjen në Pejë Posted: 07 Jun 2017 09:19 AM PDT Policia nga vendi i ngjarjes ka konfiskuar tri armë ta kalibrave të ndryshëm. "Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e personave të dyshuar të këtij rasti. Rreth orës 16:05 njësitet policore të DRP Pejë kanë arritur të arrestojnë katër (4) persona të dyshuar dhe janë konfiskuar tri (3) armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme", thuhet në njoftimin e Policisë.Hetuesit Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të mësuar motivin e kësaj ngjarje dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast. |
| AAK: Kërkojmë nga organet e hetuesisë që ta zbardhin plagosjen në Pejë Posted: 07 Jun 2017 09:19 AM PDT AAK thekson se ky akt duhet ta marrë dënimin e merituar. "Incidenti i sotshëm në Pejë, ku për pasojë pati plagosjen e dy fëmijëve dhe dy të rriturve është i papranueshëm dhe rëndë i dënueshëm", thuhet në reagimin e AAK'së."Kërkojmë nga organet e rendit dhe të hetuesisë që ta zbardhin sa më parë rastin në fjalë. Kosova nuk mund dhe nuk do të jetë vend i pasigurt për qytetarët e saj. Forca e ligjit do t'i godasë pa mëshirë të gjithë ata që do të guxojnë të rrezikojnë jetën e qytetarëve, pronën, apo lirinë e tyre", thuhet tutje në reagim.Ndërkohë që nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur katër persona, si dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia rajonale e Pejës |
| Irani thotë se Arabia Saudite e kreu sulmin e sotëm ndaj Parlamentit të saj Posted: 07 Jun 2017 09:19 AM PDT Në këtë sulm u vranë 12 persona dhe u plagosen 35 të tjerë, transmeton Express. Në një komunikatë të publikuar nga mediat shtetërore të Iranit, kjo gardë ka thënë: "Sulmi terrorist ndodhi vetëm një javë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderëve të prapambetur sauditë, të cilët e përkrahin terrorizmin." Katër militantë të armatosur me kallashnikovë dhe bomba u vranë gjatë sulmit nga forcat iraniane. "Fakti se Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dëshmon se ata [Arabia Saudite] kanë qenë të përfshirë në sulmin brutal," ka thënë kjo gardë./Express/ |
| Dy vëllezërit e plagosur në Pejë sillen për t’u operuar në QKU, kjo është gjendja e tyre Posted: 07 Jun 2017 09:19 AM PDT Ata për momentin janë duke iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike. Kujtojmë se në pasditen e sotme katër persona janë plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri. Dy nga ta kanë qenë kalimtar të rastit.Ndërkohë që Policia Rajonale në qytetin e Pejës, tashmë ka arrestuar katër persona si të dyshuar për involvim në këtë plagosje. Janë sekuestruar 3 armë zjarri. Motivet e lagosjes mendohet të jenë për arsye pronësore.Gazeta Express, do të ju mbajë të informuar |
| Posted: 07 Jun 2017 09:15 AM PDT Shkruan: Dr. Agon F. Bislimi Kanceri i qafës së mitrës është i zakonshëm te gratë e moshës 30-50 vjeçare. Faktorë rreziku për paraqitjen e kancerit të qafës së mitrës janë inflamacionet e qafës së mitrës,sëmundjet që transmetohen nëpërmjet marëdhënieve seksuale dhe shtatëzënësitë e shumëfishta. Qelizat kanceroze e marrin origjinën nga epiteli që mbulon majën e qafës së mitrës. Këto qeliza kanceroze mund të ekzaminohen duke marrë një kampion nga qafa e uterusit apo mitrës. Kjo procedurë njihet si testi i Papanikolaut ose Pap testi dhe është një nga mënyrat më të efektshme për të dalluar ndryshimet patologjike të qelizave të qafës së mitrës apo uterusit. Ekzaminimi për diagnostikimin e kancerit të qafës së mitrës këshillohet të bëhet nga çdo grua, një herë në vit. /Dr. Agon F. Bislimi |
| Koalicioni LDK-AKR-Al nesër mbanë fushatën përmbyllëse në Ferizaj Posted: 07 Jun 2017 09:02 AM PDT Ferizaj.07.06.2017. Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme lektorale për Kuvendin e Kosovës nesër në Ferizaj koalicioni LDK-AKR-AL mbanë fushatën përmbyllëse. |
| Përfaqësuesit e projektit “Euforia” vizituan UShAF Posted: 07 Jun 2017 08:48 AM PDT Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, z. Rrahim Sejdiu, priti në takim sot përfaqësuesit e projektit "Euforia", znj. Marina Dabic dhe z. Denis Spahija. Dekani Sejdiu i falënderoi përfaqësuesit e projektit për bashëpunim të mirfillt dhe i njoftoi për zhvillimet dhe implementimin e deritanishëm të projektit "Euforia", si dhe funksionalizimin e pajisjeve dhe aparaturave elektronike të cilat janë vënë në shërbim të UShAF. Zyrtarët e projektit u ndanë të kënaqur me të arriturat nga ky takim që i bënë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Qëllimi i vizitës ishte monitorimi i brendshëm dhe kontrollimi i cilësisë si dhe bindja nga ana e tyre se aktivitetet e projektit janë duke u realizuar sipas dinamikës dhe standardeve të parapara.
|
| Posted: 07 Jun 2017 08:43 AM PDT
Sytë ti ketë besnik Mendjen tek njeriu Festë ti ketë projektet votoje ! Hava Kurti Krasniqi |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





