“Voton edhe Adian Sejdiu nga Partia e Drejtësisë pjesë e koalicionit PDK-AAK-Nisma” plus 9 more Ferizaj Press |
- Voton edhe Adian Sejdiu nga Partia e Drejtësisë pjesë e koalicionit PDK-AAK-Nisma
- Në orët e pasditës ka votuar edhe Faton Topalli
- AAK: Organet monitoruese dhe ato të sigurisë të jenë në nivel të detyrës
- Në mesditë votoi edhe kandidati tjetër i PDK-së në Ferizaj z. Agim Aliu.
- Votoi kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me familjen e tij
- Voton kandidati për deputet, Elmi Reçica
- Voton kandidati për deputet, Xhavit Zariqi
- Arrestohet Halim Halimi – vëzhguesi i LDK-së – vëllai i Kryetarit të nëndegës së LDK-së në Koshare
- Në Ferizaj të gjitha qendrat e votimit hapen me kohë
- Jetullah Sylejmani në rezidencën për art bashkëkohor në Itali
Voton edhe Adian Sejdiu nga Partia e Drejtësisë pjesë e koalicionit PDK-AAK-Nisma Posted: 11 Jun 2017 07:57 AM PDT Pas procesit të votimit, nga fshati i lindjes, Gaçkë, Ardian Sejdiu ka përcjellë një mesazh falënderimi për mediat dhe për qytetarët e Kosovës për mbështetjen që i dhanë gjatë fushatës në cilësinë e kandidatit për deputet. |
Në orët e pasditës ka votuar edhe Faton Topalli Posted: 11 Jun 2017 07:38 AM PDT Ferizaj.11.06.2017. Sot në orët e pasditës ka votuar edhe Faton topalli ,kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. “Sot një ditë e mbarë për Kosovën.” ka shkruar Faton Topalli
|
AAK: Organet monitoruese dhe ato të sigurisë të jenë në nivel të detyrës Posted: 11 Jun 2017 07:27 AM PDT Ferizaj.11.06.2017. Pas rastit të arrestimit të një vëzhguesi në Koshare të Ferizajt ka reaguar edhe AAK dega në Ferizaj.AAK ka kërkuar nga të gjitha organet që e monitorojnë zgjedhjet, organet e sigurisë që të jenë në nivel të detyrës, me qëllim që procesi zgjedhor të shkon në rregull Reagimin e AAK të plotë mund ta lexoni në vazhdim: REAGIM Sot, nga raportimet e terrenit, bëhet e ditur se në shkollën "Dëshmorët e Koshares"- Qendra e Votimit në Koshare, është ushtruar presion dhe shantazh ndaj votuesve nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Koshare. LDK po i bënë presion dhe shantazh votuesve, duke e parë humbjen e thellë, e cila do të ndodh sot, dhe po i përdor çdo metodë dhe mjet në mënyrë të paligjshme, për ti bindur qytetarët që të votohet LDK-ja, kjo për ne është shkelje ligjore dhe veprim i pa pranuar. AAK në Ferizaj, kërkon nga gjithë organet që e monitorojnë zgjedhjet, organet e sigurisë që të jenë në nivel të detyrës, me qëllim që procesi zgjedhor të shkon në rregull, dhe pa ekcese, në mënyrë që sot të tregojmë një shembull, se si organizohen zgjedhet sipas standardeve dhe ligjeve. AAK dega Ferizaj. |
Në mesditë votoi edhe kandidati tjetër i PDK-së në Ferizaj z. Agim Aliu. Posted: 11 Jun 2017 04:46 AM PDT Në mesditë votoi edhe kandidati tjetër i PDK-së në Ferizaj z. Agim Aliu. “Sapo kreva obligimin ligjor dhe kushtetues, si dhe ftoj qytetarët e Ferizajt dhe të Republikes që ta japin votën e tyre sot. Sot është dita e vendim marrjes së tyre për Kosovën e së ardhmes më të mirë. Urime…!!” tha Aliu. |
Votoi kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me familjen e tij Posted: 11 Jun 2017 04:43 AM PDT Procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në të gjithë Kosovën, iu bashkua edhe kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Ferizaj, njëherit kryetar i komunës së Ferizajt zotëri Muharrem Svarqa. Në vendvotim ai u paraqit bashkë me familjen e tij në fshatin Sazli dhe me këtë rast bëri thirrje për një proces zgjedhor sa më demokratik.
|
Voton kandidati për deputet, Elmi Reçica Posted: 11 Jun 2017 04:41 AM PDT Në orët e paradites sot votoi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës nga Ferizaj |
Voton kandidati për deputet, Xhavit Zariqi Posted: 11 Jun 2017 03:27 AM PDT ” I uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe që të fitojë ai i cili i mbron më së miri interesat e qytetarëve të Kosovës. #KohapërFillimineRi” shkruan Zariqi.
|
Arrestohet Halim Halimi – vëzhguesi i LDK-së – vëllai i Kryetarit të nëndegës së LDK-së në Koshare Posted: 11 Jun 2017 03:15 AM PDT “Sot, nga raportimet e terrenit, bëhet e ditur se në shkollën "Dëshmorët e Koshares"- Qendra e Votimit në Koshare, është ushtruar presion dhe shantazh ndaj votuesve nga vëllau i kryetarit të nëndegës së LDK-së në Koshare, Halim Halimi. Halim Halimi është vëllau i kryetarit të nëndegës së LDK-së në Koshare, Valon Halimi, punonjës i administratës Svarqa. |
Në Ferizaj të gjitha qendrat e votimit hapen me kohë Posted: 10 Jun 2017 11:01 PM PDT Ferizaj.11.06.2017. Në Ferizaj të gjitha qendrat e votimit kanë qenë të përgatitura dhe janë hapur me kohë . Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i KKZ në Ferizaj Shaban Rexha . Rexha tha se të gjitha përgatitjet e nevojshme janë bërë me kohe, materialet janë shpërndarë sipas dinamikës së paraparë dhe të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë. Tani kur gati ka kaluar një orë nga hapja e vendvotimeve nuk është lajmëruar asnjë problem . Numri i votuesve duket i vogël por kjo edhe po arsyetohet edhe për shkak të reshjeve të cilat mund të kenë shtyrë edhe daljen në votime të qytetarëve në orët e hershme të mëngjesit.
|
Jetullah Sylejmani në rezidencën për art bashkëkohor në Itali Posted: 10 Jun 2017 01:36 PM PDT Këtë të premte në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita "AR 2017" ku Jetullah Sylejmani u shpërblye me çmimin e dytë, të cilin e ndau me Altin Krasniqin, kurse çmimi i parë i takoi Shpend Havollit. Ky është edicioni i dytë i çmimit "Artistët e rinj", ku pas një konkursi të hapur nga Galeria Kombëtare e Kosovës, dhe shqyrtimit të dosjeve të artistëve konkurrues, u zgjodhën 6 artistë finalist, të cilët në finale u vlerësuan për çmime nga juria ndërkombëtare Basak Senova dhe Ivan Moudov. Jetullah Sylejmani ishte finalist edhe në edicionin e parë të çmimit "AR 2016", e cila pas suksesit në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në vitin 2017 u hap edhe në Galerinë Nacionale të Maqedonisë. Edhe në edicionin e parë si finalist ishte përzgjedhur nga juria ndërkombëtare Natacha Guibeau, Ibro Hasanovic, Leutrim Fishekqiu, Sislej Xhafa, Adrian Paci dhe Maksut Vezgishi. Gjithashtu Jetullah Sylejmani këtë vit përfaqësoi Kosovën në një ndër ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit, konkretisht në Bienalen e Artistëve të Evropës dhe Mesdheut për arte pamore "MEDITERRANE 18", ku për herë të parë në historinë e artit pamor të qytetit të Ferizajt, një artist nga ky qytet përfaqëson Kosovën, në ekspozitën më të njohur të artit pamor në Evropë, ku marrin pjesë shtetet e ndryshme nga Evropa dhe Mesdheu, BJCEM ("Biennale des Jeunes Créateurs de l'Europe et de la Méditerranée"). Jetullah Sylejmani ka marrë pjesë në shumë ekspozita në Kosovë dhe jashtë vendit si SHBA, Francë, Itali, Kroaci. Maqedoni, Shqipëri.
|
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |