“Ujqit thërrasin për përkrahje të ekipit ferizajas” plus 9 more Ferizaj Press |
- Ujqit thërrasin për përkrahje të ekipit ferizajas
- Prag tragjedie në Egjipt: Godina 13-katëshe rrëshqet dhe peshohet mbi ndërtesën përballë
- Radikalët që penguan Jahjagën, tjetër incident në festivalin ‘Mirdita, Dobar dan’ (Video)
- Vjen një mundësi fantastike për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani, këto janë profesionet që kanë përparësi
- VoRAE: Arsimi ּÇelësi i Suksesit
- Situata e sigurisë vazhdon të mbetet e qetë në Komunën e Ferizajt.
- Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron qytetarët të kenë kujdes me Bitcoin!
- Aksident komunikacioni në Babush të Ferizajt (Foto)
- Edhe Handikos shënon 1 Qershorin, ditën e fëmijëve
- Vendet që do të kenë reduktime të energjisë elektrike më 3 maj
| Ujqit thërrasin për përkrahje të ekipit ferizajas Posted: 02 Jun 2017 06:15 AM PDT Ferizaj.02.06.2017. Ndeshja e cila nesër do të zhvillohet në Mitrovicë kundër "Vllazënisë" së Pozharanit ka bërë që Ujqit të mobilizohen. Ata thërrasin për një përkrahje sa më masovike të ekipit ferizajas Është kjo një ndeshje e rëndësishme për ekipin ferizajas sepse do të vendoset se a do të mbetet të zhvilloi gara në Superligë. "Të shtunën i gjithë qyteti drejtë Mitrovicës në mbështetje të klubit tonë të zemrës në ndeshjen jetike të sezonit, ku me fitore do të mbetet në Superligë, i madh e i vogël, pleq, fëmijë,gra të gjithë të shtunën të na bashkohen në udhëtimin masovik drejtë Mitrovicës. Të shtunën punë nuk ka, të shtunën qytetin do të mbetët vet, të gjithë do të jemi në Mitrovicë për të festuar fitoren e madhe dhe mbetjen në Superligë" thuhet në ftesën e Ujqëve drejtuar sportdashësve ferizajas. Ujqit kanë bërë të ditur se udhëtimi për Mitrovicë është gratis "Sot skuadra jonë është nisur për në Mitrovicë në karantinë për t’i relaksuar lojtarët para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit ndaj Vllaznisë së Pozharanit. Lojtarët janë të gatshëm për këtë ndeshje, dhe premtojnë që do të japin më të mirën nga vetja që të mbesin përsëri në Superligë" thuhet në informacionin e fundit nga ekipi ferizajas. Ndeshja mes Ferizajt dhe Vllaznisë së Pozharanit zhvillohet të shtunën në stadiumin mitrovicas "Riza Lushta" nga ora 16:00 |
| Prag tragjedie në Egjipt: Godina 13-katëshe rrëshqet dhe peshohet mbi ndërtesën përballë Posted: 02 Jun 2017 04:29 AM PDT Për të shmangur rënien e mëtejshme, qeveria menjëherë ka prerë energjinë elektrike dhe furnizimin me gaz të ndërtesës, ka evakuuar banorët aty pranë dhe ka nisur operacionin për ta shembur ndërtesën. Fatmirësisht, asnjë fatkeqësi nuk ka ndodhur deri tani. Për ndërtesën e anuar ka pasur një urdhër për largim në 2014 nga bashkia e Aleksandrisë, megjithatë, asnjë prej qiramarrësve nuk ishte larguar prej saj. Sipas zv.ministrit të strehimit Ahmed Darwish, rreth 40% e ndërtesave në Egjipt ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme pa planifikim, ndër të cilat 1% në zona të pasigurta. Injorimi i ligjit dhe ekzekutimi i dobët i tij ka çuar shpesh në incidente të tilla. |
| Radikalët që penguan Jahjagën, tjetër incident në festivalin ‘Mirdita, Dobar dan’ (Video) Posted: 02 Jun 2017 04:28 AM PDT Ata kanë përdorur gjuhë të urrejtjes dhe u kanë hedhur ujë organizatorëve. Pjesëmarrësit e festivalit u strehuan në Qendrën Rinore, dhe grupi u shpërnda pas një ore. Në hyrje qëndronte një grup i pjesëtarëve policorë, të cilët nuk kanë reaguar. |
| Posted: 02 Jun 2017 04:28 AM PDT Ministri në detyrë, Abrashi tha se përmes këtyre trajnimeve në Gjermani të rinjtë mund t'i ndihmojnë shumë shtetit dhe ekonomisë së vendit. "Është një hap i vogël i cili hap mundësinë për disa të rinj që të vazhdojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në disa fusha specifike të cilat janë fatkeqësisht fusha deficitare në Kosovë. Ne mendojmë që përmes trajnimit të tillë në Gjermani këta të rinj do të marrin përvojën dhe le të themi shkathtësitë e nevojshme që të zhvillohen vet por njëkohësisht që ato shkathtësi dhe atë përvojë ta sjellin edhe në Kosovë në këto fusha sepse mendoj që me shkathtësi dhe përvojën të cilën e marrin ën Gjermani mund të i ndihmojnë shumë shtetit të Kosovës dhe ekonomisë së Kosovës" , tha ai. Ndërkaq përfaqësuesi i "Besa Fondation", Ilir Seferi tha se këto trajnimeve me të rinjtë në Gjermani, do të ndikojnë edhe në ekonominë e Kosovës, sepse mund të krijohen vende të reja të punës. "Duke u përpjekur që profesionalizimin tonë që jemi duke e zhvilluar në Gjermani ta transferojmë edhe në Kosovë. Kemi bërë një punë për njerëzit që duan të shkathtësohen profesionalisht me standarde evropiane, njëkohësisht kjo është edhe një fillim i investimeve indirekte që do të rrjedh pas 3 viteve kur studentët apo të rinjtë të cilët duan të shkollohen në mënyrë profesionale kanë mundësinë që pas kthimit të tyre të krijojnë resurse humane. Gjithashtu të investojnë dhe të krijojnë vende të lira të punës me ndihmën tonë…Bëjë apel që të gjithë të rinjtë që të angazhohen profesionalisht në mënyrë që ne të kemi resurse humane këtu sepse firmat e ndryshme gjermane në çoftë së nesër do të investojnë këtu do të duhen njerëz të cilët e dinë profesionin , njerëz të thjesht në profesionet e ndryshme", tha Seferi. Ndërkaq pjesëmarrës ishte edhe Veton Seferi, bashkëpunëtor teknik në këtë projekt, i cili tha se kjo marrëveshje është në të mirë të të rinjve. "Kjo marrëveshje është në të mirë të të rinjve të Kosovës të cilët do të shkojnë në Gjermani të marrin profesione të ndryshme dhe pas tri viteve në bashkëpunim me firmat dhe bizneset gjermane të krijojnë firmat dhe kompani të vogla dhe të mesme të cilat do të krijojnë vende të reja të punës", ka deklaruar Seferi. Profesionet në të cilat do të mund të aftësohen profesionalisht të rinjtë në Gjermani janë inxhinieri, gastronomi, IT dhe fusha të tjera. |
| VoRAE: Arsimi ּÇelësi i Suksesit Posted: 02 Jun 2017 04:02 AM PDT Organizata VoRAE përmes qendrës për Arsim mbështetës në shkollën " Ahmet Hoxha" ka organizuar kampanjën “Arsimi ּÇelësi i Suksesit” . Qëllimi i kampanjës është ndërgjegjësimi i prindërve për rëndësinë e arsimit të fëmijëve të tyre nga niveli Parashkollore deri tek universiteti, si dhe ngritjen e vullnetit dhe dëshirës së fëmijëve për shkollë dhe ngritje profesionale. OJQ VoRAE kampanjën është duke e zhvilluar në 13 komuna të vendit dhe 19 lokacione . “Ne bëjmë thirrje të gjithë prindërve që të kujdesën për arsimimin e fëmijëve të tyre dhe të ju ofrojnë mundësit e në jete më të mirë përmes shkollimit arsimimit” thonë përfaqësues të VoRAE.
|
| Situata e sigurisë vazhdon të mbetet e qetë në Komunën e Ferizajt. Posted: 02 Jun 2017 02:00 AM PDT
Ferizaj.02.06.2017. Të premten në Ferizajt, është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), me ç'rast është kryesuar nga kryetari i këtij këshilli njëherit kryetari i Komunës sonë Muharrem Svarqa. Teme diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë në qytetin e Ferizajt, si dhe u diskutua edhe për procesin zgjedhor në të cilin po kalon Kosova, por edhe Ferizaj. Me këtë rast kryetari Svarqa ka apeluar për një qetësi demokratike në mënyrë që njerëzit dhe qytetarët tanë të votojnë vullnetshëm, dhe në mënyrë të lirë të punojnë që kjo fushatë të kalojë pa eksese, dhe pa tensione. "Unë shpresoj shumë që ky proces do të kalojë në mënyrën më të mirë të mundeshe, që përmes këtij proces edhe komuna e Ferizajt si një komunë e rëndësishme e Kosovës, t'i dërgojë një mesazh të qartë edhe shtetit të Kosovës edhe partnerëve ndërkombëtare, që kemi të bëjmë me një thellim të demokracisë, me një avancim të demokracisë në raport me zgjedhjet e kaluara. Ne kemi një traditë të bashkëpunimit edhe si subjekte politike dhe besoj mesazhet që do të dërgohen nga liderët politik, por edhe nga kandidatë e tyre politik, përfaqësues në Kuvendin e Kosovës karakterizojnë një gjuhë të kulturuar të komunikimit", ka thënë kryetari Svarqa, duke theksuar se qëllimi i tij është që Ferizajt të pri në këtë drejtim pa akuza dhe pa forma të tjera devijonte. Edhe zëvendëskomandanti i stacionit të policisë në Ferizaj, Xhavit Xhokli, u shpreh se e gjithë fushata zgjedhore, po vëzhgohen nga zyrtarë policor, ndërsa tha se në ditën e votimeve është përgatitur një plan operativ, ku policia do të qëndroj në 39 qendra të votimit. Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe çështje të ndryshme, sa i përket edhe projekteve infrastrukturore. |
| Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron qytetarët të kenë kujdes me Bitcoin! Posted: 01 Jun 2017 09:42 PM PDT "Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura", thuhet në njoftimin e BQK-së. Një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parasë digjitale e cila nuk përdoret ose garantohet nga një bankë qendrore dhe e cila mund të veprojë si mjet pagese. Monedhat virtuale paraqiten në shumë forma, në fillim si monedha brenda lokaleve të lojërave kompjuterike online dhe media sociale, e më vonë janë zhvilluar si mjete pagese që pranohen 'offline' ose në 'jetën reale'. |
| Aksident komunikacioni në Babush të Ferizajt (Foto) Posted: 01 Jun 2017 03:01 PM PDT Ferizaj. 01.06.2017. Në Babush të Ferizajt , në magjistralen Ferizaj –Prishtinë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident komunikacioni. Në këtë aksident janë përfshirë dy makina me ç'rast dëmet material janë të konsiderueshme. Udhëtarët të cilët ndodheshin në këto makina janë dërguar në emergjencën e Ferizajt dhe sipas mjekut kujdestarë kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut. Ata ende po trajtohen në emergjencën e Spitalit të Ferizajt. Në vendin e ngjarjes policia e trafikut po merret me rastin dhe shkaqet e aksidentit.
|
| Edhe Handikos shënon 1 Qershorin, ditën e fëmijëve Posted: 01 Jun 2017 11:19 AM PDT Me rastin e ditës ndërkombëtare të femijëve, 1 Qershorin, Handikos organizoj aktivitetin ndërgjegjësues. Prindërit e femijëve me aftesi të kufizuara kanë përgatitur ushqim, të cilin e kanë shitur për të grumbulluar mjete financiare për fëmijët e tyre.
|
| Vendet që do të kenë reduktime të energjisë elektrike më 3 maj Posted: 01 Jun 2017 10:46 AM PDT Komunikata nga KEDS: Prishtinë Më 03.06.2017 në TS 35/10kV Drenasido të ndërprehet: Dalja 10 kV Shtrubullova (Kodi 16021004) prej orës 9:00 deri në orën 12:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Shtrubullovë, Krajkovë, Domanek, Baicë, Tërdevc dhe Obri. Arsyeja e ndërprerjes: Montimi i ormanit. Mitrovicë Mirëmbajte të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta 1. Më 03.06.2017 në NS TS 35/10(20) kV MItrovica II të ndërprehet: · Dalja 10 kV Stadioni (Kodi 71075009) prej orës 14:00 deri në orën 16::00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









