Tirana Observer: “Rama: Nxorëm PD nga çadra, të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga Luli” plus 9 more

Tirana Observer: “Rama: Nxorëm PD nga çadra, të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga Luli” plus 9 more


Rama: Nxorëm PD nga çadra, të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga Luli

Posted: 04 Jun 2017 09:41 AM PDT

Gjatë një takimi me fermerë në Krutje të Lushnjës, kryeministri Edi Rama kërkoi votën e tyre për zgjedhjet e 25 qershorit. Ai tha se nxori PD-në nga çadra për t'i dhënë mundësi të gjithëve të marrin pjesë në zgjedhje. Rama tha se Lulin e shpëtoi, por tani duhet të bashkohen për të shpëtuar Shqipërinë nga Luli.

"Bëmë çmos që ta nxjerrim Lulin nga çadra. E nxorëm se ne nuk jemi armiqtë e tyre, pavarësisht ata na trajtojnë si armiq. Ne donim t'u jepnim një mundësi të gjithëve që të mos ndodheshin të përjashtuar për shkak të Lulit. Tani na lind e drejta t'u themi demokratëve Lulin e shpëtuam, tani duhet të bashkoheni me ne të shpëtojmë Shqipërinë nga Luli. Koalicionet të rëndësishme për reforma e programe. Administrata shtetërore nuk është federatë. Nuk mund t'u themi atyre që janë me shkollë se në atë fushë nuk ka punë se e ka një parti tjetër"- tha Rama.

Ndër të tjera, Rama tha se Lulim Basha nuk është djalë i keq, por duhet t'i bërtasësh që mos e zërë gjumi.

"Mund të jesh me PD po c'punë di të bëjë Luli, puna që bën ai është ajo që bën aktualisht. Dil premto në televizor. Sipas asaj që tha Luli, çmimi i bukës do ishte 7 mijë lekë do kishte dhe tramvaj në Tiranë. Nuk është djali i keq, por duhet t'i bërtasësh që mos e zërë gjumi kur flet me ty"- tha Rama.

Basha: Ndodhi gjëja më e çuditshme në 27 vite histori politike, ja çfarë bëri Rama

Posted: 04 Jun 2017 09:24 AM PDT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me banorët e Prrenjasit, risolli në vëmendje fjalët e kryeministrit Edi Rama në "Komunikimin Javor".

"Një orë më parë ndodhi gjëja më e çuditshme në 27 vite histori politike," tha Basha. Sipas kryetarit të opozitës, Rama "ra brenda me fjalët e veta" duke thënë që "duhet shembur Republika e vjetër e për këtë duhen reforma", duke iu referuar fjalëve të kryeministrit për reformën e administratës së shtetit, të cilën ky i fundit e quajti "tepsi shtet" në Komunikimin Javor.

"Rama në monologun e tij të së dielës ka thënë se duhen reforma dhe duhet shembur republika e vjetër dhe ka thënë se do e bëjë ai. Nuk tha se çfare e pengoi të mbante premtimet por ju e dini se i ka penguar tepsia. Rama eshte personifikim i Rep. së vjetër. Ndaj s'mund të themelojë të renë. Të renë e themeluat ju. Unë kam planin, vendosmërinë dhe vullnetin ta çoj përpara," tha Basha nga Prrenjasi.

“Brenda vitit do fejohemi bashkë”, kush është këngëtari shqiptar që i propozon live Bebe Rexhës

Posted: 04 Jun 2017 09:22 AM PDT

Kush mund të jetë tjetër veҫ Kastro Zizos? Pas dy divorceve, tani Kastro duket se është gati për një lidhje të re. Pak javë më parë, i ftuar te "Xing me Ermalin", Kastro është ngacmuar nga Ermali për lidhjet e tij të dashurisë, madje moderatori i ka kërkuar ta pranojë se nuk duhet të martohet më, "se nuk është për këtë punë". Ja ku vjen kundërpërgjigjja e Kastros. Jo vetëm që është gati për të nisur një lidhje të re, por edhe me një personazh shumë të njohur ndërkombëtar.

Në një lidhje live të Bebe Rexhës në Instagramin e saj, ka shkruar edhe Kastro Zizo, i cili nuk i ka bërë ndonjë koment apo kompliment për muzikën, por e ka kaluar përtej: "Brenda vitit do fejohemi bashkë" – i ka shkruar Kastro duke e postuar foton edhe në profilin e tij në Instagram. Nga fotoja, Bebe Rexha duket e habitur, por nuk dimë nëse është propozimi live i Kastros ai që e ka lënë me gojëhapur apo ndonjë koment tjetër që ka lexuar nga fansat e saj.

Bebe Rexha e ka deklaruar më herët se i pëlqen të ketë për bashkëshort një shqiptar, ndaj nuk do ishte keq t'i merrte në konsideratë propozimet nga Shqipëria.

 

Ministria e Financave: Inspektorët tatimorë presion me gjoba bizneseve

Posted: 04 Jun 2017 08:50 AM PDT

Përmes një deklarate, ministria e Financave e udhëhequr nga ministrja teknike e propozuar nga PD, Helga Vukaj thotë se inspektorët tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese për shkak të bindjeve politike. Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për çdo rast kur ata ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë këtij institucioni.

DEKLRATA E PLOTE:

Ministria e Financave, në kuadër të verifikimit të disa informacione, është njoftuar se inspektorë tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese duke mbajtur ndaj tyre qëndrime selektive bazuar në përkatësinë e tyre partiake.

Veprime të tilla janë të patolerueshme. Ministria e Financave u kërkon Drejtorive Rajonale të Tatimeve si dhe inspektorëve tatimorë që të jenë profesional dhe korrekt në zbatimin e ligjit. Në të gjitha rastet kur do të evidentohen presione dhe shantazhe të tilla përmes gjobvënies ndaj biznesit, do të merren masa ndëshkimore bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për cdo rast kur ata do të ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë nesh.

Ata jane të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber).

Adrola Dushi: Më kanë kërkuar seks në këmbim të famës

Posted: 04 Jun 2017 08:34 AM PDT

Ndodh shpesh që modelet të përfliten për skandale seksuale, për lidhje intime me persona të pushtetshëm etj, për të cilat marrin goxha vëmendje mediatike.

Prandaj, mikrofoni i Thumb i është drejtuar modeles së njohur Adrola Dushi, duke e pyetur nëse edhe asaj i është kërkuar një natë në këmbim të suksesit apo parave.

"Kjo i ndodh të gjithave!", tregon Adrola. "Nuk është vetëm për mua. Kjo u ndodh të gjitha vajzave, sidomos në Instagram".

Më pas, ajo shton: "Gjithmonë habitem, pse duhet ta ofrojnë këtë gjë sepse sot jam e sigurt që çdokush mund të ketë në krah femrat apo meshkujt që dëshirojnë. Askush nuk ka mbetur pa gjë!".

Michelle Hunziker, 40 vjeçarja më seksi se kurrë

Posted: 04 Jun 2017 08:07 AM PDT

Çfarëdo që të vesh ajo duket mjaft bukur. E kemi fjalën për showgirl-in italian Michelle Hunziker e cila është shfaqur së fundmi në një set fotografik veshur me një fustan ngjyrë rozë, i cili ia tregon shumë bukur trupin e saj elegant. Michelle nënë e 3 fëmijëve, është përgëzuar shumë edhe nga fansat të cilët e komplimentojnë në rrjetet sociale.

 

 

Jennifer Lopez ngec gjatë performancës në skenë, por ja si del nga situata

Posted: 04 Jun 2017 07:58 AM PDT

Këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez ka pasur një incident të vogël gjatë koncerit të saj në Las Vegas. Bukuroshja 47-vjeçare gjatë performancës së saj, ka ngecur e shtrirë pa mundur që të ngrihej në këmbë.

Në një pozicion të sikletshëm, është dashur ndihma e 3 balerinëve që ta ngrejnë në këmbë këngëtaren.

Më pas "urgani" J.Lo nuk është ndalur për asnjë moment por ka vazhduar performancën pa asnjë problem.

 

 

 

Rama kërkon 71 mandate: Pse nuk dua që qeverinë e re ta ndaj me LSI-në

Posted: 04 Jun 2017 07:35 AM PDT

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur sot në komunikimin javor në "Facebook".

Kryeministri Rama ka theksuar se nuk ka asnjë plan për bashkëqeverisje të paravendosur me PD apo komplot kundër LSI dhe partive të vogla.

"S'ka asnjë plan për bashkëqeverisje dhe nuk ka asnjë komplot", tha Rama.

Kryesocialisti ka kërkuar nga shqiptarët të votojnë për PS-në që të ketë 71 mandate, në mënyrë që të qeverisë pa koalicion pas 25 qershorit.

Sipas tij, qenia në koalicion e ka penguar PS-në që të realizojë reforma dhe të ndërtojë një administratë publike profesioniste.

Ai madje kërkoi votën për të pasi sipas tij, Lulzim Basha, Shpëtim Idrizi, Petrit Vasili dhe Ben Blushi nuk mund të bëhen dot kryeministra.

"Kë do bëni kryeministër? Lulin, Petritin, Shpëtimin apo Benin? Asnjë nga ata nuk bëhen dot. Duan vota për të ushqyer partitë", tha Rama.

"Edhe 20 ditë për të vendosur në votë se kë do të merrni në punë për të qeverisur. Edhe pak ditë nga vetingu dhe rruga drejt BE-së.

A do t'i hyjmë në fund reformës së administratës se shtetit? Apo do vazhdojmë kapjen shtetit nga partitë.

Këtë e keni në dorë ju që qaheni me të drejtë për administratën. Vetëm ju mund ta shpëtoni

Kemi bërë përpjekje serioze për të bërë shtet. Edhe 20 ditë kemi. Administrata është kthyer në një tepsi që ndahet në disa pjesë nga parti koalicionesh. Duhet të luftojmë me votë, për t'i dhënë fund shtetit-tepsi.

Unë jam gati ta udhëheqë këtë betejë nëse ju do e përdorni votën e 25 qershorit për shtetin. Mos na lini në duart e partive të tjera.

Dhe mos dëgjoni për komplot kundër LSI dhe plane për qeverisjen me PD-në. Pjesën e parë bëmë shumë dhe pjesën e dytë bëmë më shumë. Nuk duam më që në administratën e ardhshme të ndajmë sërish", tha Rama.

Bashkëqeverisje PD-PS për komplot ndaj LSI-së? Edi Rama i jep fund dilemave

Posted: 04 Jun 2017 07:29 AM PDT

Ndryshe nga herët e tjera, këtë të diel kryeministri Edi Rama ka zhvilluar 'Komunikimin javor' një orë më herët për shkak të axhendës së ngjeshur politike. Rama u shpreh se nuk ka asnjë plan për të bashkëqeverisur me PD dhe nuk ka asnjë komplot kundër LSI. Ai tha se vota për partitë e tjera është votë e shkuar dëm.

"Mos na lini në dorë të partive të tjera. Mos i dëgjoni përrallat e katundit për bashkëqeverisje me PD dhe komplot ndaj LSI. Nuk ka asnjë komplot. Për të bërë më shumë nuk kemi nevojë per bashkëqeverisje me të tjerët. 25 qershori nuk është një ndeshje futbolli dhe vota nuk është një biletë stadiumi. Bindjet janë bindje, ndërsa zgjedhjet e 25 qershorit është zgjedhja e logjikës atdhetare. Na ndihmoni të bëjmë shumë më shumë. Hapni fort sytë e mendjes. Askush përveç nesh nuk e bën dot. Po u ndatë si tifozë nuk iu shërbejnë dot si qytetarë të barabartë në aspektin e shërbimit. Kë do zgjidhni kryeministër, Lulin, Shpëtimin, Petritin apo Benin? Asnjë nga ata nuk bëhen dot. Duan vota për të ushqyer partitë"- tha Rama.

 

Grace Elizabeth, modelja e re e “Victoria’s Secret”që sfidon hapur Gigi Hadid

Posted: 04 Jun 2017 07:24 AM PDT

Nëse doni të dini se cila është prurja më e re e pasarelave të 2017-ës, shikoni Grace Elizabeth. 19-vjeҫarja është fytyra më e re e Victoria’s Secret dhe është pëlqyer sapo u pa të ecte në pasarelën e Victoria’s Secret Fashion Show.

Po ashtu, Grace ishte e pranishme për herë të parë edhe në koleksionin e pranverës Spring '17, Carolina Herrera, bashkë me supermodelen Lily Aldridge.

Dhe më shumë se kaq, CV e 19-vjeҫares përfshin edhe pasarela si Moschino, Erdem, Jeremy Scott, Tory Burch, dhe shumë të tjera. Edhe pse ka vetëm pak kohë që është bërë pjesë e sfilatave të modës, Grace është konsideruar si një prej modeleve më sfiduese të Gigi Hadid, sepse ngjan me tiparet e supermodeles së njohur.