Tirana Observer: “Petrit Vasili akuza Ramës: Ta kishe vetëm qeverinë do na hidhje në greminë” plus 9 more |
- Petrit Vasili akuza Ramës: Ta kishe vetëm qeverinë do na hidhje në greminë
- “Votë kundër për t’i thënë JO pazareve politike që dalin mbi ligjin”
- Këtë verë, vijnë sandalet me fruta, zgjidhni të preferuarin tuaj
- Luana Vjollca ka një mesazh për të gjithë ata që nuk besuan tek arritjet e saj
- Dopingu në Brazil, hije dyshimi mbi të shkuarën e Roberto Carlos
- Rama: Nuk ka më motiv që të rri në karrigen e Kryeministrit…
- Elhaida Dani kthehet me një duet, ja me cilin këngëtar do të bashkëpunojë
- Tiranë, dy vajza 22 vjeçare kapen prej flokësh, ndërhyn Policia
- Studimi: Temperaturat e larta na bëjnë egoistë
- Aktori shqiptar do të luajë krahë Jennifer Lawrence në filmin hollivudian
Petrit Vasili akuza Ramës: Ta kishe vetëm qeverinë do na hidhje në greminë Posted: 11 Jun 2017 09:31 AM PDT Kreu i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur 'dhëmbë për dhëmbë' deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Në një reagim të shkurtër, Vasili pohoi se kreu i qeverisë i do gjërat vetëm, ndërsa nuk nguroi sulmet për Ramën. Ai tha se kryeministri kishte në dorë Policinë, ndërsa sipas tij e 'përmbyti' Shqipërinë me drogë Mes të tjerash Vasili 'parashikoi' faktin se nëse Rama do kishte në dorë gjithë qeverinë, do hidhte Shqipërinë në greminë. "Rama i do gjërat që t'i ketë vetëm. E pati Policinë të gjithën vetëm dhe e 'përmbyti; Shqipërinë me drogë. Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë.", tha Vasili. Ditën e sotme, nga Roskoveci kreu i qeverisë sulmoi LSI-në dhe u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PS, që kjo e fundit të marri timonin e reformave. "Me vendosmëri Rama vlerësoi programin qeverisës të këtyre 44 muajve, ndërsa pohoi se për mandatin e ardhshëm Në 25 qershor një votë edhe më e fuqishme e PS do bëjë që në 4 vitet e ardhshme të bëjmë 4-fishin e këtyre që bëmë në 44 muaj. Është e qartë se çka kemi bërë është mjaftë për të kuptuar se e vetmja forcë që bënë punë, është PS. Do ju heqim nga qafa drejtuesit nga Hipotekat, patentat. Ndaj, mos ja jepni votat e tyre që merren me votën tuaj. Jemi të bindur se mund ta çojmë ekonominë tonë mbi 5.5 përqind, nëse na e jepni timonin e reformave pa na vënë të tjerë në prehër. Mos i lejoni partitë e tepsisë që t'i fusin fusin duart tek mësuesit e fëmijëve tuaj", tha Rama. |
“Votë kundër për t’i thënë JO pazareve politike që dalin mbi ligjin” Posted: 11 Jun 2017 09:13 AM PDT Një grupim prej 12 partish, shoqatash dhe grupesh të tjera interesi, të bashkuara nën drejtimin e Lëvizjes Çame dhe të udhëhequr nga Partia "Aleanca Popullore", shprehin shqetësimin e tyre për zhvillimet politike dhe gjendjen aktuale ekonomiko-sociale në vend. Grupimi i partive, shoqatave dhe grupeve të interesit, të bashkuara në zgjedhjet e vitit 2013 me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama, shprehin zhgënjimin e thellë me sjelljen politike të qeverisë dhe shumicës parlamentare, duke mos i respektuar marrëveshjen politike të firmosura dhe angazhimet e ndërsjella. Aleanca Popullore dhe grupimet e bashkuara me të vlerësojnë se "mënyra e zhvillimit të procesit elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Shkeljet flagrante të Kushtetutës dhe Kodit kulmuan me marrëveshjen politike të 18 majit, duke dëshmuar se pushteti dhe opozita kanë dërrmuar hapur ligjet shqiptare dhe po ashtu kanë rrënuar standardet demokratike në vend".
Për këto arsye, grupimi prej 12 partish, shoqatash dhe grupesh të tjera interesi, të bashkuara nën drejtimin e Lëvizjes Çame, dhe të udhëhequr nga Partia "Aleanca Popullore", bëjnë thirrje që mbështetësit e tyre të votojnë kundër në fletën e votimit më 25 qershor. Sipas tyre, duhet votuar kundër për t'i thënë JO pengmarrjes së shtetit dhe qeveribërjes nga partitë dhe për t'i thënë JO pazareve politike që dalin mbi ligjin. |
Këtë verë, vijnë sandalet me fruta, zgjidhni të preferuarin tuaj Posted: 11 Jun 2017 09:09 AM PDT Në këto ditë vere kemi mundësinë që të shijojmë një lëng ananasi të ëmbël dhe të freskët për të shuar paksa etjen. I pëlqyer shumë nga dizenjuesit, ata e kanë sjellë ananasin dhe në "këmbët tona". Pantofla, sandale, këpucë me printime të ananasit janë shndërruar në një trend të këtij sezoni veror, që askush nuk mund t'i rezistojë. Madje shtëpia italiane e modës Dolce & Gabbana ka shkuar deri në përkushtimin e një segmenti të tërë të koleksioneve të tyre, duke përfshirë një linjë këpucësh të dekoruara në mënyrë të shijshme me fruta të stinës. Ndjesia që të krijon ky trend? Ta kesh "frutin" tënd të preferuar në këmbët e tua tingëllon bukur.
|
Luana Vjollca ka një mesazh për të gjithë ata që nuk besuan tek arritjet e saj Posted: 11 Jun 2017 09:03 AM PDT Kurba e karrierës së Luana Vjollcës ka ardhur në rritje, dhe ajo është e vetëdijshme për këtë. Por duket se në këtë rrugë të gjatë, moderatoja ka pasur edhe persona që jo vetëm nuk e kanë mbështetur por edhe janë treguar skeptikë për arritjet e saj. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet vetë Luana, ku nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, u ka dërguar atyre një mesazh. "Zoti të dërgon ty aty ku ai do, edhe nëse askush nuk e mendon që ti e meriton", -shkruhet në postimin e Luanës. |
Dopingu në Brazil, hije dyshimi mbi të shkuarën e Roberto Carlos Posted: 11 Jun 2017 08:58 AM PDT Roberto Carlos përfshihet në një spirale thashethemesh që mund të eklipsojë arritjet e tij në të shkuarën. Mbrojtësi brazilian përmendet në një dokumentar gjerman që thekson se gjatë Botërorit 2002 ku Brazili u shpall kampion, ai ka marrë substanca të ndaluara. Gjatë një investigimi të kryer nga gazetari Hajo Seppelt, zbulohet se substanca EPO e rekomanduar nga mjeku Julio Cesar Alves, është marrë nga shumë sportistë brazilianë përfshirë këtu edhe mbrojtësin e krahut gjatë Botërorit që u zhvillua në Japoni dhe në Korenë e Jugut. Një nga dëshmitë më tronditëse është ajo e atletes, Eliane Pereira, e cila e pranon se ka nisur të marrë substanca të ndaluara që në moshën 17-vjeçare, ndërsa kreu i agjencisë antidoping, Marco Aurelio Klein, shton se dosja e doktorit Alves i është dorëzuar prokurorisë që në vitin 2015. Sipas raportimit, Roberto Carlos është takuar me doktorin vetëm pak javë përpara nisjes së Botërorit, madje në bisedat konfidenciale, ai e ka pranuar se e ka ndihmuar mbrojtësin Roberto Carlos që në moshën 15-vjeçare kur ishte ende një fëmijë jo shumë i zhvilluar fizikisht. "Jam unë njeriu që e ka ndihmuar Roberto Carlos të bëhet ai lojtar që është sot", tha disa vite më parë doktori edhe pse ky konfirmim nuk është një provë zyrtare në dosjen voluminoze. Televizioni gjerman ARD tashmë është në pritje të reagimit të ish mbrojtësit, i cili nuk ka pranuar të flasë për momentin. Dokumentari i televizionit gjerman nuk do të kufizohet vetëm në hetimin e rasteve në Brazil pasi gjatë muajve të ardhshëm do të propozojë fakte edhe rreth dopingut në futbollin europian dhe në çiklizëm. |
Rama: Nuk ka më motiv që të rri në karrigen e Kryeministrit… Posted: 11 Jun 2017 08:32 AM PDT Kryeministri Edi Rama në rubrikën e përjavshme 'Komunikim javor' u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i japin mundësinë Partisë Socialiste që të vazhdojë qeverisjen me një mandat të dytë. Mes të tjerash ai pohoi se janë qytetarët ata që duhet të ndajnë njëherë e mirë PS nga partitë e tjera, duke ironizuar kështu LSI-në. Gjithashtu Rama nënvizoi faktin se nuk ka më motiv për të ndenjur në karriken e Kryeministrit nëse administrata do të vazhdojë të mbetet peng i partive. "Doni ta hapni me lekë për partitë derën e shërbimeve që shteti ka hapur për ju, apo doni që t'i nxjerrim jashtë bashkë? Vazhdoni nëse doni, duke u ushqyer nga ju, që ju marrin lekë. Na udhëzoni që të fitojmë këtë betejë. Kam sot një bindje që ky vend bëhet, nëse bëhemi bashkë për qëllime të mëdha. Ju kërkoj që të bëjmë për këtë vend atë që na kanë lënë amanet rilindasit. Kemi bërë shumë për këta muaj, pro sa shumë e shumë kemi për të bërë, por mund të bëjmë më shumë bashkë pa partitë që flasin tërë ditën për ju dhe natën mendojnë për veten? Unë e kam ndarë mendjen që dua të bëj shtet. Kemi shumë për të humbur nëse e ndajmë votën për gjelat e politikës shqiptare. Nëse nuk bëhemi bashkë për të vazhduar rrugën që kemi nisur, duan të na mbrapsin partitë, pasi sot më shumë se kurrë vendoset e ardhmja. Disa duan doemos për të hyrë në oborrin e pushtetit, për të mbajtur duart në tepsi. Më lejoni sot tua them troç, nuk ka më motiv që të rri në karrigen e Kryeministrit që administrata të jetë peng i partive.", pohoi Rama. |
Elhaida Dani kthehet me një duet, ja me cilin këngëtar do të bashkëpunojë Posted: 11 Jun 2017 08:26 AM PDT
Elhaida Dani, pas një ndërprerjeje, do të vijë me një këngë të re, të titulluar Ruby. "Ruby" pritet të jetë një sukses. Producenti i saj është Arthur Pingrey, i nominuar tri herë për Oscar në Këngën më të mirë origjinale, së fundmi për "The Empty Chair" të kënduar nga Sting. Pingrey ka punuar dhe me Sia dhe Norah Jones. "Kënga është ndryshe nga çdo gjë që kam bërë më parë, jam shumë e emocionuar!" ka thënë ajo për faqen që kujdeset për këngëtarët e Eurovision-it. "Menaxheri më kontaktoi dhe më foli për këtë djalë shumë të talentuar që shkruan dhe këndon shumë bukur dhe që ai donte ta këndonte këtë këngë me mua. Fillimisht desha ta dëgjoja këngën dhe atë. Rashë në dashuri me këngën dhe fillova të imagjinoja për ne të dy që e këndonim bashkë. E kuptova që doja ta bëja këtë. Aktualisht jam në tur në Francë në rolin e ciganes Esmeralda. Është bukur, por mendoj që është koha të nxjerr gjëra të reja për ata që më kanë mbështetur që nga fillimi", ka thënë Elhaida e cila interpreton në musical-in Notre Dame de Paris duke zbuluar që Ruby nuk është i vetmi projekt mes saj dhe këngëtarit të ri. Tani ndalemi te ai. Ai quhet Durim Morina, ka lindur dhe është rritur në Prizren dhe tani jeton në Amerikë, ku ka nxjerrë tashmë singel-in e parë, me producent po Arthur Pingrey-n. Kënga u rendit në vendin e 73-të në renditjen shumë konkurruese Pop Charts. "Kënga është moderne, e kombinuar me pop dhe dance", thotë ai për sajtin. "Ruby është e veçantë për mua, është shkruar në një çast kur kam qenë i shkatërruar. Punën me Elhaidën e kisha pasur në mendje gjithmonë. Ia dërgova këngën në prill dhe ajo e dashuroi. Elhaida është shumë e sjellshme dhe është kaq bukur të flasësh dhe të bisedosh me të. Është një këngëtare dhe autore shumë emirë këngësh”, ka thënë ai. Kënga parashikohet të dalë në korrik. Elhaida Dani ka shkruar që videoja do xhirohet në New York nga Max Ferigo. Ajo duket që është mjaft e emocionuar për këtë projekt, që e kthen në muzikën moderne. |
Tiranë, dy vajza 22 vjeçare kapen prej flokësh, ndërhyn Policia Posted: 11 Jun 2017 08:20 AM PDT Një konflikt mes disa vajzave në zonën e Unazës së Re në kryeqytet ka përfunduar në sherr me grushte e shkelma mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Teodor Keko" dhe pas ndërhyrjes së policisë janë ndaluar shtetaset me inicialet XH.T dhe A.S, 21 e 22 vjeç, banuese në Tiranë. Pas një konflikti për motive të dobëta dy vajzat janë kapur për flokësh. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ne baze te Nenit 90 te Kodit Penal, "Dëmtime të tjera me dashje". Ky nen parashikon: "Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë. Por kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj". |
Studimi: Temperaturat e larta na bëjnë egoistë Posted: 11 Jun 2017 08:15 AM PDT Nëse mendoni se kohët e fundit jeni bërë egoist më tepër se zakonisht, atëherë fajësoni motin. Një studim i Gazetës Europiane të Psikologjisë ka zbuluar se sa më të larta të jenë temperaturat, njerëzit priren të jenë më indiferentë ndaj të tjerëve. Sa më shumë që rriten temperaturat, bëhemi më pak të shoqërueshëm dhe më pak të prirur për të ndihmuar të tjerët. Eksperimenti zbuloi se rritja prej 5 gradë e temperaturave na bën që të jemi 50% më pak të gatshëm për të ofruar ndihmë. |
Aktori shqiptar do të luajë krahë Jennifer Lawrence në filmin hollivudian Posted: 11 Jun 2017 07:07 AM PDT Aktori Gent Bejko është një djalë me fat! Në fakt jo vetëm me fat por edhe i talentuar sigurisht sepse jo më kot, emri i tij qëndron në listën e aktorëve që përbëjnë kastin e filmit 'Mother!' në të cilin protagonistë janë aktorët e mirënjohur Jennifer Lawrence, Javier Bardem, Ed Harris dhe shumë të tjerë. Ky film është i zhanrit thriller psikologjik dhe horror e është shkruar e drejtuar nga Darren Aronofsky. Filmi pritet që të lançohet në 13 tetor të këtij viti ndërkohë që shpresat se ky do jetë një film që do të marrë shumë bujë dhe komente janë të mëdha. Në përgjithësi filmi do të flasë për lidhjen e një çifti e cila do të testohet e vihet në provë menjëherë pasi në shtëpinë e tyre të vijnë disa persona të paftuar të cilët do t'ju vënë në pikëpyetje ekzistencën. Xhirimet e filmit kanë mbaruar në gusht të vitit të kaluar dhe gjithçka është thuajse gati për finalizimin nga produksioni i 'Paramount Pictures'. |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |