Tirana Observer: “Koalicionet, Rama: Parti të vogla pa përgjegjësi e japin mesazhe shantazhi” plus 9 more |
- Koalicionet, Rama: Parti të vogla pa përgjegjësi e japin mesazhe shantazhi
- Maturantët testohen në anglisht, në rrjete sociale qarkulloi një variant i tezës
- Rama ‘vishet’ si polic rrugor, kontrollon trafikun dhe bllokun e gjobave në dorë
- Patozi: PD, “e dënuara” e përhershme për të fituar
- Zgjedhjet 2017 – Kërcënohet i pari i listës së PKD në Lezhë: Tërhiqu nga kandidimi!
- LSI letër Nishanit e ambasadorëve për shkarkimet në administratë
- Fuga: Ngjarja e rëndë që tregon se me çfarë ligji të arsimit të lartë kemi të bëjmë!
- Ndërtimi në krizë , Fier, bie me 60 për qind blerja e apartamenteve të reja
- Ja çfarë i ndodh me yndyrën e trupit tuaj kur humbisni peshë
- Lorik Cana: T’i heqim kapelen De Biazit dhe të ecim përpara…
| Koalicionet, Rama: Parti të vogla pa përgjegjësi e japin mesazhe shantazhi Posted: 05 Jun 2017 10:24 AM PDT Kryeministri Edi Rama nga Ura Vajgurore u kërkoi votën qytetarëve atje për të qeverisur i vetëm. Sipas tij, duhet parcelizimi dhe gardhet e partive në qeverisje për shkak të punësimeve në administratë, që sipas Ramës ky është rezultati më shkatërrimtar i koalicioneve. Ai deklaroi se ka parti të vogla që marrin nga pushteti çfarë dëshirojnë dhe nuk marrin përgjegjësi, ndërsa u lejojnë veten që të japim mesazhe të kamufluara me shantazhe. Rama: Po nuk u hoq parcelizimi, po nuk u hoqën gardhet e partive, po nuk u hoqën të drejtat e partive abuzive për të vendosur kush do bëjë çfarë në shtet e kemi shumë të vështirë të bëjmë gjënë që u duhet njerëzve. E kemi shumë të vështirë të marrim më të mirët, sepse vjen dikush i diplomuar, me pasion, me integritet, me eksperiencë dhe i thuhet jo se në atë detyrë, atë sektor e drejton dikush tjetër. Është rezultati më shkatërrimtar i koalicioneve. Të gjitha partitë kanë hedhur këtë valle. Kjo do të marrë fund. Ne kemi parë vetë se si Policinë e Shtetit e kemi larguar nga partitë. Kësaj i jepet fund me votë duke e bërë Partinë Socialiste që të jetë e pashantazhueshme, e cila duhet të ketë timonin vetëm. Partitë e vogla marrin nga pushteti çfarë dëshirojnë por përgjegjësi as nuk u kërkohet dhe as nuk marrin. Përkundrazi i lejojnë vetes që të bëjnë edhe kritizerin, oponentin, kundërshtarin në momente të caktuara me mesazhe të kamufluara, gjysmë shantazh e gjysmë kritikë "konstruktive" sepse nuk kanë përgjegjësi. Përgjegjësinë e ka ai që është më i madhi dhe fituesi i zgjedhjeve, forca e parë. |
| Maturantët testohen në anglisht, në rrjete sociale qarkulloi një variant i tezës Posted: 05 Jun 2017 10:20 AM PDT Për 2 orë e 30 minuta maturantët në të gjithë vendin i janë nënshtruar provimit të gjuhës së huaj për maturën shtetërore. Sipas maturantëve provimi ishte i nivelit mesatar, ndërsa në rrjetet sociale qarkulloi një variant i tezës. https://www.youtube.com/watch?v=GsPyFfL3_AU 40 mijë maturantë i janë nështruar këtë të hënë testimit të parë të maturës shtetërore që është ai i gjuhës së huaj, anglishtes. Maturantët janë grumbulluar në ambbientet e shkollave që në orën 8 të mëngjesit, ndërsa provimi nisi në orën 10 dhe zgjati 2 orë e 30 min. Në përfundim të testimit maturantët e cilësuan atë të një niveli mesatar. Në rrjetet sociale gjatë kohës së zhvillimit të testit qarkulloi një variant i fletës së provimit, por ende nuk dihet nëse është ajo që iu nënshtruan maturantët pasi AKP ende nuk ka bërë publike tezat. Gjithashtu, pas përfundimit të testimit, në rrjetet sociale u shpërndanë edhe tezat e plotësuara nga maturantët dhe të fotografuara me aparat celular, në një kohë që mbajtja e celularit gjatë zhvillimit të testit është rreptësisht e ndaluar. |
| Rama ‘vishet’ si polic rrugor, kontrollon trafikun dhe bllokun e gjobave në dorë Posted: 05 Jun 2017 10:17 AM PDT E kishit menduar ndonjëherë kryeministrin Edi Rama në rolin e policit rrugor? Në spotin më të ri në kuadër të fushatës elektorale, Rama shfaqet pikërisht në këtë rol, teksa ndalon një drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Nëse jeni kurioz të dini që pranoi apo jo Kryeministrin pazare nën dorë për të falur gjobën, shikoni videon. |
| Patozi: PD, “e dënuara” e përhershme për të fituar Posted: 05 Jun 2017 10:13 AM PDT Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi thotë se pas 26 vitesh, shenjat dalluese të Partisë Demokratike nuk i po gjenden kësaj radhe në fushatës. Ai shkruan se Partia Demokratike është krijuar për të udhëhequr, që nga dita e themelimit të vet, e derisa të jetojë, ndaj asaj i konsiderohet humbje vendi i dytë. Reagimi i plotë: Ka një shqetësim jo të vogël tek njerëzit që janë mësuar prej 26 vjetësh me shenjat e forta dalluese të Partisë Demokratike, të cilat nuk po i gjejnë kësaj radhe në fushatë. Dikush ma tha se ishte çuditur shumë dje kur kishte hasur nëpër rrugët e Gjirokastrës të rinj të veshur me bluza blu që shkruanin "Rilindje" dhe të tjerë kuqebardhë me stampën e "Republikës së Re" në gjoks. Natyrisht, që nuk më ha fare meraku për "balilat" e Edi Ramës, që për të ardhur deri këtu kanë përshkuar një rrugë të gjatë, mbushur plot me eksperimente dhe të papritura, në ndjekje të shijeve të udhëheqësit. Por edhe për sa na takon, mendoj se nuk ka vend për habi, dhe aq më pak për dekurajim. Sepse Partia Demokratike nuk është një ndërtesë apo disa seli, nuk është një flamur dhe as një logo, e aq më pak një fanellë e ngjyrosur, edhe pse të gjitha këto kanë vlerën dhe rëndësinë e tyre. Ajo nuk është një njeri, as një grup i vogël individësh, dhe kurrsesi një polifoto apo libër llogarie. Partia Demokratike është shumë më tepër se kaq. Partia Demokratike është mbi të gjitha frymë dhe shpirt, është shpresë dhe motivim, është krenari dhe përgjegjësi, është devocion dhe përkushtim. Partia Demokratike është historia dhe e ardhmja e gati gjysmës së shqiptarëve, por edhe arsyeja e ekzistencës së pushtetit dhe opozitës për më shumë se cerek shekulli në këtë vend. Partia Demokratike është krijuar për të udhëhequr, që nga dita e themelimit të vet, e derisa të jetojë, ndaj asaj i konsiderohet humbje vendi i dytë. Dhe kjo vlen, jo vetëm për 25 qershorin, por për të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, sa herë ato të mbahen. është bekimi dhe mallkimi, që shoqëron gjithmonë ata që janë "dënuar" për të qenë fitues. Ndaj nuk ka vend fare për pezmatim. Demokratët dhe votuesit e së djathtës duhet të ndjehen të qetë sot. Askush nuk e ndryshon dot fatin dhe destinin e Partisë Demokratike. |
| Zgjedhjet 2017 – Kërcënohet i pari i listës së PKD në Lezhë: Tërhiqu nga kandidimi! Posted: 05 Jun 2017 10:10 AM PDT Kërcënohet kandidati për deputet i Partisë Kristian Demokrate në Lezhë. Luigj Ndoci, i cili kryeson dhe listën e Lezhës ka bërë denoncim në polici. "Më datë 04.06.2017, rreth orës 12.30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi L.N. vjeç 34, banues në Shënkoll në Lezhë, përfaqësues i një subjekti politik, aktualisht kandidat për deputet në qarkun Lezhë" informon policia. Po sipas policisë, gjatë dëshmisë Ndoci ka pretenduar se eshte kercenuar nga persona te armatosur, të cilët i kanë kërkuar të tërhiqet nga kandidimi. "ky shtetas ka kallëzuar se më datë 03.06.2017, rreth orës 23:15, në momentin që ka qenë duke shkuar në banesën e tij është kanosur nga 2 persona të panjohur dhe të maskuar që sipas kallëzuesit dispononin armë zjarri pistoletë, të cilët pasi e kanë ndaluar me automjetin e tij, e kanë kërcënuar duke i kërkuar që të tërhiqej nga kandidimi". Nga ana e policisë janë kryer veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe dokumentimin e ngjarjes. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 325 i Kodit Penal. |
| LSI letër Nishanit e ambasadorëve për shkarkimet në administratë Posted: 05 Jun 2017 10:08 AM PDT Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar me një letër krerët të shtetit dhe ambasadorëve për shkarkimet e fundit në administratë. Në letër thuhet se vendimi i qeverisë shqiptare më datë 2 qershor për masat dhe monotiorimin e veprimtarisë së administratës gjatë fushatë dhe procesit zgjedhor nuk është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe si i tillë sipas LSI-së është "e patolerueshme që ai i referohet një mbledhje e cila nuk ka ndodhur". Sipas letrës së nënshkruar nga kryetari i LSI Petrit Vasili, dokumenti qeveritar nuk i është nënshtruar asnjë debati dhe është miratuar në mënyrë të njëanshme dhe se përfaqësuesit e LSI-së në qeveri kanë qenë jashtë diskutimit duke u vënë përpara faktit të kryer. "Një mënyrë e tillë, okulte e funksionimit të qeverisë ku përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, hedh hije të forta dyshimi në një moment kur transparenca, komunikimi i hapur dhe përfshirja e të gjithë aktorëve, janë ato që zgjedhjet e lira dhe të ndershme presin në Shqipëri", thuhet në letër. Ai thotë se shkarkimet pa motiv dhe provë komprometojnë procesin zgjedhor. "Shkarkimet pa asnjë motiv e provë, duke abuzuar me hapësirat antiligjore të krijuara nga ky vendim, po komprometojnë ecurinë normale të procesit zgjedhor, po instalojnë një klimë absurde abuzimi dhe shpërdorimi me pushtetin, e cila ka përkeqësuar klimën politike dhe ka ushqyer indinjatën e thellë të opinionit publik me këto veprime. Veprime të tilla duhet të ndalen menjëherë", thuhet më tej. Petrit Vasili thotë se të gjitha institucionet duhet të ndëshkojnë "shkarkimet dhe veprimet e tjera mafioze në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut". "Asnjë marrëveshje politike nuk mund të dalë mbi ligjet dhe të justifikojë instalimin e një qeverisjeje policore që dhunon të drejtat e liritë themelore të garantuara nga Kushtetuta dhe ligji". Vasili i konsideron veprimet si thellësisht antiligjore të ngjashme me "ato të një junte nuk kanë asnjë lidhje me sjelljet e një qeveri demokratike". Vasili thotë se marrëveshja politike e 18 majit, prodhoi një komunikim të njëanshëm, të mbyllur dhe të errët. |
| Fuga: Ngjarja e rëndë që tregon se me çfarë ligji të arsimit të lartë kemi të bëjmë! Posted: 05 Jun 2017 07:02 AM PDT Profesori i njohur Artan Fuga ka komentuar me ironi debatin mes ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj. Fuga shkruan në Facebook se debati i sotëm tregon se me çfarë ligji të arsimit të lartë kemi të bëjmë. Statusi i plotë i Artan Fugës: Bashkë me kolegë të tjerë kemi vite që denoncojmë ligjin e mbrapshtë dhe paçavure të arsimit të lartë! Sot pati një debat. Ish ministrja e arsimit Nikolla akuzoi deputeten e re të LSI, që nuk ka lidhje fare me atë ligj, duke i treguar se partia e saj kishte pasur lidhje me universitete private të mbyllura si jashtë standardit. Dhe se ministrinë e kanë drejtuar të dyja forcat politike. Kurse deputetja e re e LSI ia ktheu ish ministres flakë për flakë duke e akuzuar se ka një diplomë në një universitet privat të dhuruar ose të blerë! Dhe e akuzoi se ky ligj është bërë nga rrjete kilenteliste! *** Të rinj dhe të reja! Prindër! E imagjinoni se në çfarë degradimi ka rënë gjendja? E mendoni se cila është rrënja e rezistencës sonë trevjeçare, të cilën shërbëtorët e mediatizuar të shitësve të diplomave e quajnë reagim inatçor? E mendoni se në duart e kujt ka rënë edukimi dhe arsimimi i rinisë shqiptare! Besoj se edhe më naivi e kupton tani se çfarë është ligji në fjalë dhe çfarë fshihet pas tij!
Altin Sinani 1 Comment1 Share |
| Ndërtimi në krizë , Fier, bie me 60 për qind blerja e apartamenteve të reja Posted: 05 Jun 2017 06:49 AM PDT Kërkesa për sheshe të reja ndërtimi në Fier ka arritur nivelin zero, për shkak se sektori i ndërtimit ndodhet në krizë. Apartamentet e reja kanë mbetur të pashitura, ndërsa biznesmenët ankohen edhe për korfiçinetin e ulët të shfrytëzimit të sipërfaqeve të ndërtimit. Duket se emigrantët dhe fermerët tashmë po investojnë në bujqësi e në blegtori e jo në blerje apartamentesh. Tërheqja e investitorëve në sektorin e ndërtimit në Fier sa vjen e thellohet, ndërsa mësohet se kërkesat për leje dhe sheshe ndërtimi ka shkuar në nivelin zero. Sipas komunikimit mes sektorit të ndërtimit dhe Dhomës së Tregëtisë në Fier, ka ende me qindra apartamente të ndërtuara në 4 vitet e mëparshme që nuk janë shitur, pohon kreu I dhomës së tregëtis në Fier Shezai Çobaj. Kompanitë ndërtuese janë të frikësuara nga kriza financiare si dhe nga norma e ulët e fitimit për faktin e vendosjes së rregullave të reja urbane si dhe nga koeficentin e ulët të shfrytëzimit të shesheve për ndërtim Lajmi i mirë në gjithë këtë situatë problematike, është se emigrantët dhe fermerët janë duke investuar në bujqësi e blegtori dhe jo në blerjen e apartamenteve. |
| Ja çfarë i ndodh me yndyrën e trupit tuaj kur humbisni peshë Posted: 05 Jun 2017 06:45 AM PDT Humbja e peshës kërkon një përkushtim të madh. Shumë prej nesh duan të humbasin peshë shpejt, lehtë dhe në mënyrë të shëndetshme. Por a e keni menduar se çfarë ndodh më pas me yndyrën në trupin tuaj? Pesha juaj nuk mund të hiqet kaq lehtë. Masa yndyrore në trup nuk kthehet në muskul. Ajo nuk mund të kthehet në energji dhe nuk "digjet". Në fakt yndyra shpërbëhet në ujë dhe dioksid karboni. Sipas Journal British Medical Journal, ka një konfuzion të madh për procesin metabolik të humbjes së peshës tek njerëzit. Gazeta shpjegon se humbja e peshës kërkon zhbllokimin e karbonit të ruajtur në qelizat e yndyrës. Kjo është video e cila iu ilustron më mirë këtë fakt.
|
| Lorik Cana: T’i heqim kapelen De Biazit dhe të ecim përpara… Posted: 05 Jun 2017 06:39 AM PDT Për afro një dekadë ka qenë ai lideri i Kombëtares shqiptare. I larguar nga futbolli i luajtur verën e kaluar, Lorik Cana mbetet një personazh unik në ambientin kuqezi. Gjithmonë i balancuar dhe i kujdesshëm kur shprehet, edhe pas një humbje katastrofale si ajo në Luksemburg. Tashmë si i jashtëm, Loriku nuk preferon të gjykojë ambientin në ekip. Mungon ndoshta një lider në skuadër? Pyetja tjetër… Çfarë duhet të bëjë skuadra të rigjejë frymën përpara Europianit, atë që ka humbur gjatë këtyre kualifikueseve dhe u shoqërua me humbjen në Luksemburg? “Duhet të vijnë gjeneratat e reja. Pikërisht atë kemi nisur të bëjmë me programin e fondacionit, në mënyrë që jo vetëm të bëhen sportista, por njerëz të mirë për shoqërinë tonë. Patjetër i ndjekim të gjitha ndeshjet e përfaqësueses, madje kur fola me fëmijët edhe ata e kishin ndjekur. Nisën të këndonin kuqezi dhe janë vetëm 4 vjeç”. E ardhmja e De Biasit Fjalë që lënë hapësirë të kuptosh se ndoshta kjo ishte mbyllja e një cikli për kuqezinjtë, ndërsa rreth së ardhmes së trajneri De Biasi, i lidhur me oferta nga Kina, Lorik Cana zgjedh diplomacinë: “Këto janë gjëra që duhet të vlerësohen nga personat, nga institucionet dhe nga vetë i pari trajneri. Nëse ai ka dëshirë të vazhdojë, trajneri është një person që ka dhënë shumë dhe ka mundësi të japë ende edhe shumë. Është në dorën e tij. Por, nëse ka dëshirë dhe e ndjen që duhet të bëjë eksperienca të tjera, atëherë vetëm duhet falenderuar, ti heqim kapelen dhe të ecim përpara”. Humbja me Luksemburgun Ish-kapiteni nuk e bën dramë humbjen në Luksemburg, ndërsa ka besim maksimal te grupi për trasfertën e 11 Qershorit në Izrael, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. “Skuadra ka një ndeshje të dielën dhe është e rëndësishme të jetë mirë atje. Lojtarët e dinë shumë mirë çfarë duhet të bëjnë. Jemi një skuadër që përsa i takon potencialit jemi në të njëjtin nivel me Izraelin apo edhe ndoshta më mirë. Duhet edhe pak fat. Nuk duhet të harrojmë që çdo ndeshje, çdo pikë, çdo fitore është e rëndësishme. Pavarësisht nëse kualifikohemi, pozicionohemi të dytët apo të tretët nuk ka rëndësi… E rëndësishme është që të bëjnë më të mirën dhe kam shumë besim te lojtarët të dielën”, tha Cana. Kujtimet nga 13 vitet e kaluara si kuqezi kanë qenë fantastike. Loriku mbetet tifoz i Kombëtares, me vëmendjen të kthyer nga brezat e rinj. “Kur kam qenë pjesë e skuadrës kam qenë i lumtur, pasi janë djem fantastikë dhe të mrekullueshëm. Jam me fat që kam qenë pjesë e Kombëtares, sepse gjithçka e kemi bërë bashkë. Jam ndjerë shumë krenar që i kam udhëhequr dhe kemi pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme. Tani Loriku e ka bërë pjesën e tij dhe do vazhdoj ta mbështes Kombëtaren, si gjithmonë, por kam nisur një punë të re, për ti mundësuar gjeneratave të reja të rriten me vlera më të mira”, deklaroi Cana për Super Sport. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







