Tirana Observer: “JLO nis pushimet me të dashurin, e gjithë vëmendja tek trupi i 47- vjeçares” plus 9 more

Tirana Observer: “JLO nis pushimet me të dashurin, e gjithë vëmendja tek trupi i 47- vjeçares” plus 9 more


JLO nis pushimet me të dashurin, e gjithë vëmendja tek trupi i 47- vjeçares

Posted: 17 Jun 2017 09:37 AM PDT

E bukur si vera, sa më shumë kalojnë vitet aq më e mirë bëhet. Fjalia e duhur që mund ta përshkruajmë këngëtaren Jennifer Lopez.

Jennifer Lopez vazhdon të jetë ikonë e bukurisë. Edhe pse po i afrohet të 50-ve, pamja e saj e jashtme tregon të kundërtën. Së fundmi, Lopez është parë në plazhet e bukura të Francës me të dashurin e saj, Alex Rodriguez.

Ajo ka marrë disa ditë pushim pas koncerteve të shumta që ka pasur, njëri prej të cilëve, ai në Las Vegas u shoqërua dhe me një incident të vogël ku bukuroshja 47-vjeçare gjatë performancës së saj, ka ngecur e shtrirë pa mundur që të ngrihej në këmbë.

E për këtë arsye, u duk sikur vitet po bënin të veten, por "uragani" JLO na tregoi se e kishim gabim.  Me rroba banje trup, ngjyrë të bardhë, të punuara me grep, Lopez dukej shumë në formë.

E fotografuar së bashku me sportistin e njohur Alex Rodriguez, këngëtarja ka pushuar dhe zërat se çifti mund të ishte ndarë.

Parashikimi i akademikut: LSI mbase jo forcë e parë, por faktor kushtëzues në parlamentin e ardhshëm

Posted: 17 Jun 2017 09:19 AM PDT

Akademiku Artan Fuga ka bërë një përshkrim të situatës politike në të cilën gjendet vendi, kur ka mbetur vetëm një javë nga zgjedhjet elektorale. I ftuar në emisionin "Kjo Javë" të gazetares Nisida Tufa në News24, Fuga tha se diskutimi dhe ligjërimi ka qenë tepër i tensionuar, por nuk mendon se ky ligjërim do të kthehet në veprime, duke iu referuar thirrjeve të Metës për të marrë armët.

Si ju duket fushata elektorale e këtyre ditëve?
Fuga: Diskutimi dhe ligjërimi ka qenë i tensionuar, duke ikur në ekstreme. Ndërkohë Meta ka ashpërsuar gjuhën dhe bën thirrje për atë që qytetarët të marrin fatin me një aksion. Këto dy tre ditë, Basha ka filluar të artikulojë idenë që nuk do ketë koalicion qeveritar me Ramën. Nuk e di a është presion, apo pas kthimit nga SHBA, por kjo është situata.

Tonet Basha-Rama të ulura, agravim nga Meta që bëri thirrje publikut për të marrë armët, ndjesa nga Rama për thirrjen e punonjësve të policisë për fushatë…
Fuga: Kur populli do shkojë të japë verdiktin, më duket që aksioni popullor është votimi, jo armatosja, gjithsesi mbrojtja e votës së elektoralit është detyra numër një e shtetit. Këtë javë nuk mendoj se ka nevojë për protesta para komisariateve, apo manifestime spontane që ballafaqojnë shtetin me qytetarin. Problemet që kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave të qytetarëve duhet t'i adresohen gjyqit. Nuk besoj se ligjërimet e ashpra do kthehen në veprime

Analizim i sloganeve, "Republikë e Re" dhe "Bëjmë shtet,punë, mirëqenie" ku ndahen?
Fuga: Rama mendon se modeli i deritanishëm ekonomik e shoqëror është normal dhe kuptohet pse e bën këtë, sepse mbron vitet kur ka qenë në pushtet, ndërsa Basha me Republikën e Re kërkon një transformim të modelit ekomonik, politik e shoqëror. Nga njëra anë është status quo e Shqipërisë dhe nga ana tjetër, për ta ndryshuar atë. Por kjo ka qenë në fillim, se pas marrëveshjes mes tyre, siç duket ka një marrëveshje që të ketë ndryshime të caktuara. Dallimi është ky, që qeveria është e interesuar të mbrojë status quo-së të modelit duke e menduar si ndryshim gradual, por Basha kërkon ta ndryshojë shpejt

Sa do ndodhë Republika e Re?
Fuga: Unë jam me idenë e modelit të ri të zhvillimit të Shqipërisë, dhe Republikë e Re se ka nevojë për një rikonceptim të Shqipërisë, të mediave, të arsimit, të ekonomisë, se kemi ngelur prapa. Më duket sikur jemi në shekullin 20. Akoma nuk kemi bërë kalimin në shekullin 21. Jemi 15 vite vonesë. Fakti është që ky model që kemi nuk po funksionon, prodhon krizë ekonomike, politike, prodhon padije, eksod masiv, nuk e integron shqiptarin.

Fushata në kulmin e saj, simbolet në mitingje me dy gishta?
Fuga: Mendoj që Rama ka një logjikë dhe filozofi propagandistike të gjetur. E ka gjetur bukur, me trëndafilin, që do të thotë se unë përfaqësoj dhe pushtetin por dhe kritikët. Jam dhe socialist dhe demokrat. Lë të nënkuptojë se ka një marrëveshje me Bashën për një bashkëqeverisje, e shtyn dhe me logon. Edhe kur i uron ditëlindjen edhe kur thotë mbani PD në zemër. Rama dhe PS e kanë gjetur pozicionin të tillë që të sigurojnë elektoratin e vet për interesat e tij. Nuk e dimë , por do presim të shohim se ç'do të thotë ky simbol.

Foto me Trump e Bashës
Fuga: Ajo fotografi ka rol të caktuar simbolik. Ka ndikim te elektorati, por si mesazh nuk duhet ekzagjeruar. Vizita e tij atje e zgjidh disi problemin që ndërkombëtarët kishin kritika ndaj Bashës kur ishte në çadër. Megjithatë nuk më duket se kjo fotografi ndryshon parapëlqimin e Trump për opozitën në Shqipëri.

Zgjedhja e Metës president, jeni shprehur: Ditë të zeza na presin…
Fuga: Parashikoja që në momentin kur Meta u zgjodh President, dhe ai u tërhoq nga qëndrimi i tij që thoshte se nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa opozitën, dhe isha kundër, sikur tani kjo aleancë kishin qeverinë dhe presidencën se do ktheheshim në monizëm, duke shpartalluar elementët e pluralizmit. Por prapë situata është delikate.

…por Meta edhe pse President po udhëheq fushatën e LSI-së.
Fuga: Mendoj se në momentin që Rama e Basha bëjnë marrëveshjen e tyre, ata e bëjnë kokë më kokë, dhe kështu përjashtohet i treti, që në atë kohë ishte në koalicion, një figurë e rëndësishme e shtetit. Në këtë moment nisur nga shenja të tjera, kam përshtypjen që Meta ndjeu që LSI-ja, ai vetë dhe një frymëzim i caktuar mund të ndodhet i rrezikuar për t'u përjashtuar nga politika. Se Meta dhe LSI kanë objektivin maksimal për të qenë forcë e parë. LSI mund të mos ketë 71 deputetë, por në parlament mund të ketë aq deputetë sa e bën ligjet të rishikueshëm, dhe ne kthehemi në republikë presidenciale. Dhe rrisin pushtetin e Presidentit. Këtë e dinë të tre ata. Por mund të ndodhë që mund të kemi një Republikë me President të zgjedhur nga populli, që mundet që në tre muajt e ardhshëm, të dali kjo ide, dhe të kemi sërish zgjedhje presidenciale. Konfigurimi i forcave politike do të ndryshojë, dhe haraçin i bie ta paguajë Meta.

 

 

Eva Murati sqaron “lëmshin” e fotos provokuese me futbollistin e njohur

Posted: 17 Jun 2017 09:04 AM PDT

Ç'nuk u tha e ç'nuk u shkrua për foton e futbollistit të njohur Neymar me të dashurën e tij që në pamje të parë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por nëse "e dashura" është Eva Murati, atëherë lajmi s'mund të kalojë në heshtje.

Fotoja e futbollistit brazilian përkrah një bruneje joshëse në shezlong, e postuar nga vetë Eva Murati, bëri lëmsh të gjithë dynjanë. Mjaftoi që lajmet të shpërthenin se ajo në krah të futbollistit ishte Eva. Por gjithçka ishte një ngacmim i moderatores sportive që, ndoshta, nuk e parashikoi sa shumë zhurmë do të bëhej më pas.

Në një intervistë për Panorama Sport, modelja ka rrëfyer përvojën e saj të parë në krye të një formati sportiv sicc ishte Champions League, por nuk e ka anashkaluar lajmin që pushtoi mediat për foton me Neymar-in: "Është folur dhe shkruar më shumë se ç'duhet për këtë çështje. Megjithatë, gjithkush që ka kaluar qoftë edhe një herë në profilin tim, e kupton që unë i kam të zakonshme "memet" dhe mbi të gjitha, ato gazmore. Foton e Neymarit mua ma dërguan në Instagram. Një fans më tha: "Sa të ngjan…", ndaj edhe e postova. Por, po e them tani: Nuk jam unë dhe mjafton të shohësh dorën e Nejmarit te këmbët. Ajo është e dashura e brazilianit, madje me këtë foto ai i ka bërë një dedikim. Në atë foto ishim si "dy pika uji", por unë e postova vetëm për të bërë një shaka të vogël."

Kaq dhe mjafton për të shuar çdo spekulim të mundshëm.

Braçe: Betimi i Metës për armatosje, akti më i rëndë. Rilindës i gjuhës së dhunshme të Berishës

Posted: 17 Jun 2017 08:57 AM PDT

Deputeti socialist Erion Braçe ka dënuar gjuhën e përdorur nga Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, kur nga Lezha deklaroi se ai do të armatosë popullin nëse policia nuk merr masa ndaj dhunuesve.
Braçe e krahason Metën me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili pak muaj më parë përmendi armët në parlament. Ai thotë se betimi i sotëm i Metës është akti më i rëndë që mund të konsumojë numri dy i shtetit në detyrë.
Braçe i del në mbrojtje Policisë së Shtetit, ndërsa thekson se sistemi ligjor është ai që duhet të funksionojë dhe kurrë, "nuk mund të jetë rilindja e mendjes, gjuhës se dhunës e forca e armëve, ngritur në sistem nga Sali Berisha, zgjidhje!"
STATUSI I BRAÇES
Gjuha e Sali Berishës është institucioni më kriminal në vend!
Betimi i sotëm i presidentit të zgjedhur se,
do të armatosë popullin e partisë që ndihet e sulmuar në fund të fushatës zgjedhore,
është i njëjti që Sali Berisha bëri muaj më parë në Kuvend!
Por në dallim nga Sali Berisha që sot është një deputet banal në Kuvend, rilindësi i gjuhës së tij të dhunshme, është presidenti i zgjedhur, kryetari në detyrë i Kuvendit!
Ndaj betimi i sotëm është akti më i rëndë që mund të konsumojë numri 2 i shtetit në detyrë!
I papranueshëm!
Gjithnjë nisur nga Kushtetuta e Republikës!
Më shume se kaq nuk mund të bëjë.
Dua ta them qartë;
Unë jam kundër e dënoj me forcë çdo akt dhune, jo vetëm me natyrë politike e jo vetëm në fushatë.
Por çdo akt i tillë,
Nuk mund të justifikojë sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Shtetit-institucionit apo betimin për të armatosur popullin e partisë, cilësdo parti, për t'u vetëmbrojtur, prej atij që pas një muaji do të jetë Presidenti i Republikës!
Për të dhe cilindo,
së pari e së fundi janë institucionet;
Prokuroria e Gjykata!
Çdo gjë tjetër është antiligjore, antikushtetuese!
Sistemi ligjor është ai që duhet të funksionojë,
për çdo rast, për këdo, pa përjashtim!
Kurrë, kurrë, nuk mund të jetë rilindja e mendjes, gjuhës se dhunës e forca e armëve, ngritur në sistem nga Sali Berisha, zgjidhje!
Nuk ishte në 21 janar, kur ishte qeveria e përbashkët "Berisha 2", ndaj nuk ka asnjë shans të ketë serish një qeveri të përbashkët "Berisha 3" me këtë e çdolloj mendje!
Ky është fundi dhe po vjen shumë shpejt!
Për këdo nga ushtarët e dhunshëm të sistemeve Berisha!! Nga sot, prej pak më parë e në vijim;
U hodh e do konsolidohet shumë shpejt, hapi më i rëndësishëm drejt Vetting-ut të sistemit të Drejtësisë, thelbi i një të ardhmeje të re për çdo shqiptar.

Heq dorë përfundimisht nga kinemaja, aktorja e njohur shokon me deklaratën e fundit

Posted: 17 Jun 2017 08:20 AM PDT

Kohët e fundit, aktorja e njohur turke, Nebahat Çehre, nuk kishte pranuar të bëhej pjesë e projekteve të reja, megjithë kërkesat që ka pasur nga producentë të ndryshëm. Arsyeja e këtij refuzimi për aktoren e njohur për rolin e Firdevsit në "Dashuri e ndaluar" ka qenë dorëheqja nga kinemaja.

Një numër i pafund rolesh në seriale të ndryshme televizive e kanë bërë Çehre ndër aktoret më të paguara dhe më të kërkuara në Turqi, por tani ka ardhur koha të pushojë.

Mediat turke kanë raportuar se Firdevs, pas xhirimit të 125 filamave, ka vendosur të dalë në pension dhe në deklaratën e saj për mediat, në Stamboll, ajo tha pikërisht këtë gjë: "Nuk dua më të luaj !"

Edhe pyetjes nëse do të vazhdonte t'i qëndronte këtij vendimi edhe për ofertat më "të parezistueshme", 73-vjeçarja tha se "nuk ka asgjë të parefuzueshme".

Çehre e ka nisur karrierën televizive si modele dhe pasi fitoi çmimin Miss Turqia në vitin 1960, u bë pjesë e ekranit me oferta të ndryshme në kinema.

Kohët e fundit, mediat raportuan se aktorja ka pasur probleme me Alzheimerin dhe kjo mund të jetë arsyeja e heqjes dorë nga kinemaja, por Çehre, megjithatë, i hodhi poshtë të tilla spekulime.

Petrit Vasili: Të papranueshme presionet e falangave të krimit të Rilindjes

Posted: 17 Jun 2017 08:15 AM PDT

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili pas seancës së jashtëzakonshme në Parlament për Vettingun, tha se është i kënaqur me fillimin e zbatimit të reformës.

Vasili u shpreh se ky është një proces për të cilin është punuar për një kohë të gjatë dhe i pakthyeshëm.

Ai nuk la pa komentuar dhe komentin e kryeministrit Edi Rama i cili tha se "policët pas punës të bëjnë fushatë për PS-në".

"Përfshirja e policisë në fushatë cenohet nga rendi. Nuk mund të pranohen presionet e falangave të krimit të Rilindjes. Në 4 vite çdo punë e bërë nga Rama ka qenë qesharake," tha Vasili pas seancës.

Vettingu/ Bregu ironizon Bashën: Betoheshin që s’do votonin për t’i lënë drejtësinë Ramës, aventura mori fund

Posted: 17 Jun 2017 08:13 AM PDT

Deputetja demokrate Majlinda Bregu, një prej figurave kryesore të PD-së që u la jashtë listës së Bashës, ka komentuar votimin e procesit të Vettingu-t, duke thënë se mori fund zvarritja e muajve të tërë.

Në një status në FB, Bregu ka ironizuar dhe kryedemokratin Basha duke shkruar: "Mori fund edhe aventura politike me Vettingun e kujt betohej e sterbetohej se nuk do te votohej "nje projekt mafioz i nderkombetareve qe kerkonin t'ja linin drejtesine Edi Rames".

Statusi i plotë i Majlinda Bregut

Sot mori fund zvarritja per muaj e muaj te tere, e votes pro Vettingut.

Mori fund edhe aventura politike me Vettingun e kujt betohej e sterbetohej se nuk do te votohej "nje projekt mafioz i nderkombetareve qe kerkonin t'ja linin drejtesine Edi Rames".

Jam krenare qe kam punuar e jam perpjekur prej nje viti cdo dite pro reformes ne drejtesi te cilen e kerkonin shqiptaret dhe u munduan ta bllokonin politikanet!

Sigurisht qe nese nuk do te ishte mallkuar kaq shume vettingu, edhe kandidatet qe votuam sot do te kishin qene me te mire.

Me lejoni te falenderoj miqte e partneret e Shqiperise qe u perbalten dhe u fyen me lloj lloj epitetesh ne shqip e anglisht, vetem pse u bene bllok per te pastruar drejtesine ne Shqiperi.

Prej sot, jam e bindur se te fshehtat e atyre qe u munduan ta shtynin kete proces dhe e mbajten peng kaq gjate, do te jene shume shpejt publike.

Rama thumbon sërish Metën: Fushata më e qetë që kam parë, vetëm përfshirjen e Presidentit s’marr vesh

Posted: 17 Jun 2017 07:47 AM PDT

Pas seancës së jashtëzakonshme për Vettingun në parlament, kryeministri Edi Rama tha se ka vetëm një forcë politike që sot nuk i ka bërë bisht reformës dhe ajo është Partia Socialiste.

"Sot ka vetëm një forcë që nuk i ka bërë bisht reformës për drejtësi dhe kjo është PS. Nga ana tjetër askush s'duhet të mendojë që çdo gjë do jetë fushë me lule, por do duhet prijësi në këtë proces që është PS," tha Rama.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me fushatën, kreu i  qeverisë u shpreh se kjo ishte fushata më e qetë që kishte parë ndonjëherë, por e vetmja gjë që Ramës i është dukur e çuditshme është pjesëmarrja e Presidentit në fushatë, duke thumbuar sërish Metën.

"Fushatën e kanë parë të gjithë, është fushata më e qetë që është bërë që kur mbaj mend unë, nga pikëpamja e retorikës, e mos ndotjes mjedisit, se i kemi ndalur banerat e posterat që e kanë tensionuar situatën. Palët thumbohen me njëra-tjetrës dhe ndonjëherë e kalojnë cakun por brenda normalitetit. S'ka ndodhur në këtë fushatë. Ajo që e ka bërë të çuditshme fushatën, është futja e Presidentit në fushatë. Unë kam shpjeguar se pse na duhet një fuqi e plotë, jo për më shumë pushtet po për ta bërë punën si duhet. Unë e futa PD-në në zgjedhje, ia arritëm këtë, Shqipëria fitoi nga marëveshja, dhe fituan dhe shqiptarët. Dhe për këtë meritë të PS-së, shqiptarët duhet ta votojnë për provuar se si punon një parti e vetme," tha Rama

Deklarata me policinë

Rama: Çdo njeri, e autoritet publik, e kryeminstër nuk është i pagabueshëm, dhe është e rëndësishme të pranojë gabimin, dhe unë e pranova. Mënyra si e komentova ishte e gabuar.

Seanca për Vettingun/ Votohet në bllok lista me 27 emrat, ja kush e kundërshtuan

Posted: 17 Jun 2017 07:45 AM PDT

Parlamenti votoi sot listën me 27 emrat e komisioneve gjatë seancës së jashtëzakonshme ku përfshihen edhe anëtarët e Kolegjit të Apelimit me zëvendësuesit e tyre.

Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi ishin të vetmit që kundërshtuan listën, duke qenë se janë dhe dy prej emrave kryesorë të PD-së të lënë jashtë nga lista e Bashës për kandidatë për deputetë.

"Në këtë listë ka miq personalë të Kryeministrit, njerëz militantë, politikë dhe të paaftë. Pjesa tjetër e emrave janë të paktit Rama-Basha. Nëse ky është produkti i paktit tuaj, kjo është një këmbanë alarmi. Nuk më shkon mendja që të votoj në bllok njerëz që kanë mbyllur çështje personale gjyqësore me para", tha Topalli pak më herë në parlament. Lista me 27 emra kaloi me 100 vota pro, dy kundër dhe pesë abstenim.

 

Keni dëgjuar maskë me ‘shushunja’, ky është sekreti i bukurisë së Miranda Kerr

Posted: 17 Jun 2017 07:40 AM PDT

Duket se koha nuk ecën për supermodelen Miranda Kerr. Edhe pse 34- vjeç, bukuroshja ka një lëkurë shumë të pastër, pa rrudha, e ngjashme me një lëkurë bebi.

Shumë kush prej nesh mendon se ajo e trajton me maska nga më të ndryshme dhe shumë të shtrenjta, por duket se supermodelja ka gjetur një mënyrë më efikase.

Bukuroshja 34- vjeçare është treguar shumë bujare, ku ndryshe nga personazhet e tjera, ka treguar "sekretin" e saj të bukurisë. Modelja e trajton fytyrën e saj me shushunja. Mund të duket paksa e vështirë, por të gjithë e dimë "bukuria do sakrifica".

Ajo i lë ato në fytyrë në mënyrë që gjallesat të thithin gjakun dhe më pas ai gjak lihet në fytyrë si  një maskë për disa minuta. Kjo procedurë bën që lëkura të tërhiqet dhe të duket shumë më e re dhe më e rigjeneruar.