Tirana Observer: “BE, thirrje Shqipërisë: Të filloj menjëherë verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve” plus 9 more

Tirana Observer: “BE, thirrje Shqipërisë: Të filloj menjëherë verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve” plus 9 more


BE, thirrje Shqipërisë: Të filloj menjëherë verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Posted: 13 Jun 2017 09:22 AM PDT

Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian dhe Delegacioni i BE në Tiranë i bëjnë thirrje të gjitha autoriteteve relevante që t'i përmbahen angazhimit të tyre të plotë në zbatimin e Reformës së Drejtësisë, e cila votoi njëzëri në Parlamentin shqiptar pothuajse një vit më parë.

"Duhet të fillojë verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç parashihet në legjislacionin që tashmë është shqyrtuar nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë," shkruhet në njoftimin e Bashkimit Europian.

BE kujton se përparimi i besueshëm dhe i prekshëm në të gjitha pesë prioritetet kyçe, zbatimi i Reformës së Drejtësisë dhe në veçanti verifikimi, janë thelbësore për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Zbulohen të tjera detaje nga dasma e Leo Messit

Posted: 13 Jun 2017 09:00 AM PDT

Ceremonia do të zhvillohet në katedralen e Rosario, festa në një hotel të madh në ritmin e "Cumbia-pop", ku pritet të jenë rreth 600 persona. Në Argjentinë është faturuar si dasma e vitit.

Pesë herë fituesi i "Topit të Artë", Leo Messi, do të martohet më 30 qershor me partneren e tij, Antonella Roccuzzo, ndërkohë që kanë filluar të filtrojnë detaje mbi përgatitjet.

Kampioni i Barcelonës, ​​30 vjeç bën për disa ditë (më 24 qershor), tashmë baba i dy fëmijëve, jeton me të dashurën e tij prej një kohe të gjatë. Ata kanë edhe dy djem, Thiago dhe Mateo. Në dasëm do të jetë gjithë ekipi, por jo Luis Enrique. Nusja, 28 vjeçe, do të veshë një fustan të dizejnuar nga "Rosa Clara". I pranishëm do të jetë edhe grupi uruguajan "Rombai", që të argëtojë mysafirët me vallëzim të egër, së bashku me këngëtaren argjentinase Karina Tejada, shoqëruese e Kun Aguero.

Në pritje të dasmës, Messi ia ka lejuar vetes disa ditë pushime me nusen e tij të ardhshme, siç dëshmohet nga profili në Instagram.

Ja se çfarë na tregojnë qentë me bishtin e tyre

Posted: 13 Jun 2017 08:45 AM PDT

Bishti i qenit komunikon emocione dhe nëpërmjet tundjeve ai aktivizon te qentë e tjerë reagime të ndryshme në tru. Ky është rezultat i një studimi italian, fryt i një bashkëpunimi midis Universitetit të Trentos dhe Barit. Ky kërkim u publikua në revistën "Current Biology" dhe tregon se qentë, ashtu sikurse njerëzit, kanë një organizim asimetrik të trurit, ku e majta dhe e djathta luajnë role të ndryshme.

"Drejtimi i bishtit që qeni tund ka kuptimin e vet që ndryshon në varësi të anës, duke prodhuar aktivitete të ndryshme në dy hemisferat e trurit", tha Xhorxho Vallortigara (Giorgio Vallortigara), nga Universiteti i Trentos, i cili udhëhoqi studimin.

Duke monitoruar reagimet e qenve, të cilëve u tregoheshin pamje të disa qenve të tjerë (nëpërmjet videove), studiuesit vërejtën se kur qentë vinin re një lëvizje të bishtit në anën e majtë, rrahjet e tyre të zemrës fillonin të shtoheshin, ndërsa vetë ata bëheshin të egër, apo të shqetësuar. Por kur qentë e videove tundin bishtin e tyre në anën e djathtë, qentë të cilët monitoroheshin përgjigjeshin në një mënyrë tepër relaksuese, apo ndryshe ata shfaqeshin të qetë.

Ndërkohë, në një studim të mëparshëm, ekipi i Vallortigara-s kishte treguar se kur qeni ka ndjenja të pëlqyeshme (si për shembull, një takim me të zotin e tij) atij i aktivizohej ana e majtë e trurit dhe kafsha kishte tendencë të tundte bishtin e tij për nga ana e djathtë.

Por nëse ka një eksperiencë negative, qenit i aktivizohet hemisfera e djathtë dhe bishti i tij ka tendencë të lëvizë në të majtë. "Megjithatë, kjo nuk do të thotë, se qentë në këtë mënyrë komunikojnë me dashje ose me vetëdije. Ata nuk e perceptojnë këtë mesazh. Me shumë gjasa bëhet fjalë për një aktivizim mekanik prej stimulimeve të ndryshme të shkaktuara nga të dyja hemisferat e trurit. Kjo mund të jetë diçka shumë e ngjashme me atë që ndodh edhe te njerëzit në një mënyrë jo të vetëdijshme", tha Vallortigara.

"Gjuha" e bishtit

Kur shihni një qen, që po tund bishtin me forcë, mesazhi është i qartë: "Jam i lumtur që po të shoh".

Nga ana tjetër, nëse një qen qëndron përballë jush me bishtin, gati në gjendje të lirë, por pa lëvizur, me siguri dëshiron që t'ju njohë ca më mirë. Ndoshta nuk do t'ju sulmojë, por nuk është as gati t'ju japë një përqafim të madh.

Kini kujdes ama, nga një qen që ju sheh në sy, me bishtin ngritur lart, e pa lëvizur. Është me siguri i shqetësuar, dhe s'është çudi që t'ju sulmojë nëse nuk shihni punën tuaj.

Si të mund të kuptoheni prej qenit tuaj

Keni një qen, por nuk dini si të bëni të mundur që t'ju kuptojë, qoftë edhe nga gjestet që bëni? Atëherë ndiqni këta hapa:

1- Në radhë të parë kërko të përdorësh një gjuhë përsëritëse, kur dëshironi të kuptoheni nga qeni juaj. Për të fiksuar një komunikim efikas është shumë e rëndësishme të thuash të njëjtën fjalë, ose frazë disa herë, derisa kafsha të mund të lidhë fjalën me vetë veprimin.

Gjithashtu duhet të kuptosh edhe atë që kërkon të përcjellë qeni.

Për shembull, një lehje e lehtë shërben për të fituar vëmendjen tuaj. Komuniko edhe me gjeste e me duar, përderisa kafshët e kuptojnë më mirë gjuhën e pafolur.

2- Kini parasysh edhe gjuhën e trupit të qenit: nëse hidhet e tundet, atëherë do të thotë se është i gëzuar, ndoshta sepse ka kuptuar që do ta dërgoni për ndonjë shëtitje.

Kurse një bisht në pozicionin horizontal tregon se po eksploron dhe po njeh ambientin që e rrethon. Një bisht i ngritur tregon agresivitet ose tensionim. Kuptimi i këtyre sinjaleve do të ndihmojë për të komunikuar më mirë me të.

3- Përdorni gjithashtu një varietet të madh tingujsh vokalë nëse dëshironi të komunikoni si duhet me qenin tuaj. Duhet të përpiqeni të flisni me të, gjithmonë me të njëjtin ton vokal. Mos harroni ta lavdëroni e ta shpërbleni me ndonjë ushqim, kur bën ndonjë veprim korrekt. Kështu raporti juaj do të përmirësohet edhe më shumë!

Trump shkon në dasmë pa ftesë, nusja hidhet përpjetë nga gëzimi (VIDEO)

Posted: 13 Jun 2017 08:34 AM PDT

Që presidenti Trump është një person i paparashikueshëm këtë gjë besoj e dinë të gjithë.

Ndryshe nga si jemi mësuar nga presidentët e tjerë amerikan, Trump e ka më të theksuar dëshirën për protagonizëm.

Dhe në fakt kështu ka bërë jo në ndonjë takim zyrtar, por në një dasmë që po zhvillohej tek klubi i tij i golfit në New Jersey.

Ai është futur në ambientin ku po zhvillohej ceremonia, dhe ka lënë të gjithë dasmorët të shtangur.

Më e emocionuara ka qenë nusja e cila është gëzuar pa masë nga ky dasmor aspak i zakonshëm në dasmën e saj.

Nga Gjeorgjia (përmes Francës) në Haifa…rrugëtimi fantastik i De Biasit me Shqipërinë

Posted: 13 Jun 2017 08:26 AM PDT

Gjithçka do të niste më 14 dhjetor të 2011, kur pas shkarkimit të Josip Kuzhes, FSHF do të njoftonte arritjen e një marrëveshjeje 2-vjeçare me trajnerin italian, Gianni De Biasi, që kishte pranuar detyrën e trajnerit të Kombëtares Shqiptare.

Detyrën e nisi me miqësoren kundër Gjeorgjisë, të humbur me rezultatin 2-1, ku goli për "Kuqezinjtë" u shënua nga Edgar Çani.

Në maj të 2012 pasuan dy miqësore të tjera, ajo kundër Katarit dhe ajo kundër Iranit. Në këto dy testime, De Biasi "zbuloi" Mërgim Mavrajn dhe portierin Etrit Berisha. Si më Katarin, ashtu edhe me Iranin, kombëtarja e De Biasit fitoi, por u ndal në miqësoren e gushtit të po atij viti në barazim pa gola me Moldavinë në Tiranë.

Ndeshja e parë zyrtare ishte për eleminatoret e Botërorit të Brazilit, ku më 7 shtator mposhti Qipron me rezultatin 3-1. Në këtë ndeshje, i aktivizuan për herë të parë Alban Meha dhe Burim Kukeli.

Më 22 mars të 2013, Shqipëria fitoi minimalisht 1-0 ndaj Norvegjisë një rezultat që shërbeu për statistikë, pasi në përfundim të këtyre eleminatoreve u renditem të parafundit.

Fushatën e eleminatoreve për Euro 2016 në Francë, De Biasi e nisi me fitoren historike 0-1 në Portugali ndaj vendasve. Kjo fitore e kuqezinjëve pasoi dorëheqjen e trajnerit të Portugalisë, Paulo Bento.

Më pas mbërrin barazimi 1-1 në Elbasan me Danimarkën. Kuqezinjtë po udhëhiqnin deri në minutën e 81, kur Lasse Vibe barazoi gjithçka.

Me katër pikë të grumbulluara në dy ndeshjet e para, Shqipëria udhëton drejt ferrit të Beogradit, në një takim të pashembullt në historinë e futbollit e ku si asnjëherë tjetër u ndaluan simbolet kombëtares.

Megjithatë, në kushte krejtësisht të pabarabarta dhe nën thirrjet raciste të tifozëve serbë, takimi filloi për të vazhduar ashtu i tensionuar deri në minutën e 42, kur një fluturak tërboi serbët që hynë në fushë dhe goditën lojtarët shqiptarë.

Ndeshja e drejtuar nga gjyqtari anglez, Atkinson nuk do të riniste më dhe fati i saj do të përcaktohej në tavolinë. Në Apelin dhe Disiplinën e UEFA-s, pavarësisht provave të paraqitura nga pala shqiptare, tri pikët iu dhanë Serbisë me argumentimin se Shqipëria refuzoi të dilte të luante.

Gjithçka ndryshoi në Arbitrazhin e CAS-it në Lozanë, ku Shqipëria mori tri pikët që kontribuan në kualifikimin historik të Euro 2016.

Shorti na vendosi në një grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. Ndeshja e parë ishte me Zvicrën, ku kuqezinjtë, të ndëshkuar edhe nga fati, u mposhtën 1-0. Më sfida e vështirë me organizatorët. Edhe këtu fati nuk ishte me ne. Pas 89 minutave pa rrjeta të prekura, një "përgjumje" e mbrojtjes u jep "Gjelave" golin e parë dhe si të mos mjaftonte kjo, në kohën shtesë shënuan edhe të dytin.

Në ndeshjen e fundit, Shqipëria mposhti Rumaninë 1-0 me golin e shënuar nga Sadiku në minutën e 43, gol që na dha tri pikët e para në finalet e një Europiani, por fatkeqësisht jo vazhdimin e ëndrrës.

Të eleminuar dhe krenarë, Shqipëria dhe De Biasi u rikthyen tek eleminatoret e Botërorit, ku goglat na vendosën përballë Spanjën dhe Italinë. Ndeshja e parë në "Loro Boriçi" ndaj Maqedonisë, e luajtur në dy ditë për shkak të motit të keq, përfundoi 2-1 për Shqipërinë, më pas mbërriti fitorja 0-2 ndaj Lihtenshtejnit në transfertë.

Më pas po në "Loro Boriçi" mbërrin Spanja. "Muri" i mbrojtjes së De Biasit u ça dy herë, në minutën e 55 dhe të 63, përkatësisht nga Diego Costa dhe Nolito.

Izraeli duhej të ishte sfida e harresës së Spanjës, por më shumë se skuadrat në fushë, rezultati u vendos nga gjyqtari Ayetkin me dy kartonë të kuq dhe dy 11-metërsha kundër Kombëtares tonë, që u mposht 0-3 në Elbasan Arena.

Italia ishte tepër e fortë për të rekuperuar humbjen tronditëse ndaj Izraelit dhe në Renzo Barbera të Palermos, kuqezinjtë u mposhtën 2-0 pas një paraqitjeje dinjitoze.

Pas Italisë dy miqësoret me Bosnjen dhe Luksemburgun dhe që të dyja të humbura me rezultatin 2-1, humbje që shtuan zërat kundër De Biasit, zëra që shkuan deri aty sa të kërkonin largimin e tij. Por, në sfidën e së dielës ndaj Izraelit në Haifa, De Biasi u provoi të kundërtën dhe heshti kritikën jo vetëm me fitoren 3-0, por edhe me lojën e zhvilluar nga "Kuqezinjtë".

…dhe deri kur të largohet, De Biasin e presin ende katër ndeshje në krye të Kombëtares shqiptare. Si për rastësi, sfida e lamtumirës së tij nga "Kuqezinjtë" është ajo ndaj Italisë së tij më 9 tetor.

Bella kapet mat nga xhami shtëpisë me “djalin e keq” (FOTO)

Posted: 13 Jun 2017 08:05 AM PDT

Kanë kaluar 7 muaj që kur Bella Hadid u nda me The Weeknd dhe 20-vjeçarja duket se e ka hedhur pas krahëve ashtu siç bëri këngëtari. Dhe tani ka vendosur që të fokusohet në një njohje me dikë që i përket fushës së saj, me modelin australian Jordan Barrett.

Bella u dallua duke biseduar dhe qëndruar komode me modelin të njohur si "djali i keq", nga dritarja e apartamentit të saj në Nju-Jork, të hënën.

Duke mbajtur vetëm një bluzë të bardhë dhe një palë të brendshme të zeza me prerje braziliane, Bella shfaqej shumë flirtuese me 20-vjeçarin.

Nuk mund të kuptojmë nëse modelja ishte apo jo në dijeni të paparacëve, por në një moment u fotografua duke u kthyer të pasmet.

Pas flirtimit, dyshja nisën të bënin disa "selfie" në ballkon.

Hetimet: Si e vrau shqiptari në shtëpi nënën e ish-pronarit

Posted: 13 Jun 2017 08:00 AM PDT

Prokuroria e Barit në Italisë ka mbyllur hetimet mbi shqiptarin e akuzuar për vrasjen e piktores 71-vjeçare Rosa Maria Radicci. Ngjarja ndodhi më 13 nëntor 2016 në apartamentin e saj në Palese (Bari).

I akuzuar është 30-vjeçari Olgert Laska i arrestuar nga efektivët e policisë disa ditë pas krimit.

Sipas dosjes së prokurorisë, gruaja u mbyt nga shqiptari, i cili punonte në picerinë e djalit të viktimës, ku lante pjatat.

I riu është pushuar nga puna në fund të gushtit 2016 dhe për hetuesit, kjo është arsyeja pse ai ka vrarë të ëmën e ish shefit të tij.

Por, Olgert Laska ka refuzuar gjithmonë akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka gisht në vrasjen e 71-vjeçares.

Më mesin e provave, prokuroria ka edhe pamje filmike të marra nga kamerat e banesave të zonës, në të cilat shihet shqiptari në shëtitoren buzë detit, ku ndodhet edhe banesa e viktimës. Ai shihet duke mbërritur në zonë me biçikletë në orën 12:37 të 13 nëntorit.

"Ai u ndal në hyrje të kompleksit rezidencial të viktimës. Mbështeti biçikletën te kangjellat dhe u ul në stol", shkruhet në dosjen e hetuesve.

Imazhet tregojnë se Laska i afrohet shpesh portës, dhe prania e shqiptarit ishte vënë re nga vizitorët në një bar aty pranë.

Kur ka parë të kalonte një patrullë karabinierësh, është fshehur mes shkëmbinjve. Më pas, në 14:19 zhduket nga pamjet e kamerave dhe në 15:10 filmohet sërish, teksa i hipur në biçikletë, niset në drejtim të Barit.

Sipas hetuesve, në hapësirën kur shqiptari nuk shfaqet në kamera, ka kryer vrasjen.

Portën, Olgeritit mund t'ia ketë hapur vetë gruaja e cila njihej me të dyshuarin, pasi ky i fundit i bënte shpesh pazaret në të shkuarën dhe punët e kopshtarisë.

Dëshironi të bëheni sipërmarrës të suksesshëm? Ndiqni këto hapa

Posted: 13 Jun 2017 07:43 AM PDT

Njerëzit janë më të rëndësishëm se strategjia

Nëse punoni me personat e duhur do të kuptoni se njerëzit janë më të rëndësishëm se strategjia. Në rast se keni personat e duhur pranë vetes edhe  do të gjeni ide të mrekullueshme të cilat do të kenë sukses. Nëse filloni me një ide dhe të provoni të  gjeni talentin më pas, gjasat janë të dështoni.

Kuptoni nevojat e konsumatorëve

Shkolla e biznesit ju mëson rëndësinë e dëgjimit të konsumatorëve. Kjo është mirë nëse dini se çfarë të dëgjoni. Nganjëherë konsumatorët nuk e dinë se çfarë iu nevojitet por mund ta përshkruajnë atë që duan ose atë që nuk duan. Henry Ford ka thënë ''Nëse do i pyesja konsumatorët se çfarë dëshirojnë ata do të dëshironin kuaj më të shpejtë''. Pavarësisht a është kjo e mundur apo jo. Biznesi juaj drejtohet nga aftësia juaj për të ditur çfarë duan njerëzit, jo atë që thonë se e duan.

Madhësia e tregut është gjithçka

Kur sipërmarrësit kapitalistë marrin parasysh një investim, ata mundohen të parashikojnë tregun potencial. Dominimi në një treg të vogël kërkon 10 herë më shumë përpjekje. Shikoni se sa e madhe është mundësia juaj dhe cilat pjesë të tregut që mund t'i zotëroni.

Mendoni se jeni ju konsumatori

Sa herë i keni parë punonjësit duke vepruar kundër interesave të kompanisë së tyre, për shkak se rregullat e kompanisë i kanë bërë të veprojnë në atë mënyrë? Miliarda dollarë humbasin çdo vit për shkak se punonjësit bëjnë atë që iu thuhet, jo atë që mendojnë se duhet të bëjnë. Nëse vazhdimisht vini veten në pozitë të konsumatorit dhe dëgjoni stafin tuaj, ju do të eliminoni çmenduritë.

Kuptoni kulturën tuaj

Bizneset ashtu sikurse edhe familjet  kanë vlera dhe një mënyrë jetese të caktuar. Është e rëndësishme që ndërkohë që ju rriteni personat që përfshihen të ndajnë po të njëjtat vlera. Për shembull nëse kompania juaj ka një kulturë argëtuese ku ju fuqizoni njerëzit dhe nuk merrni veten shumë seriozisht, atëherë mos punësoni njerëz të cilët dëshirojnë një zyrë në qoshe dhe një asistent. Kultura ose e ndihmon ose e prish një kompani. Nëse nuk e dini se cila është kultura e kompanisë tuaj, ka ardhur momenti ta kuptoni.

Koordinimi është gjithçka

Një nga arsyet më kryesore që lidhet drejtpërsëdrejti me suksesin apo dështimin enjë kompanie është mënyra e koordinimit. Të qenit në vendin e duhur dhe në  kohën e duhur është shumë e rëndësishme. Në jetë ju nuk dini gjithmonë gjithçka deri sa ta provoni. Para se të ishte Google, kishte shumë makineri tjera kërkimi. A i kujtohet dikujt Lycos? Ishte shumë e madhe në kohën e saj. Pastaj erdhi Google dhe pjesa tjetër është histori. Google nuk krijoi diçka më të mirë, por e krijoi atë në kohën e duhur.

Mendoni për rritjen

E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do të bënit  nëse do të fitonit lotarinë. Kur filloni një biznes, ju duhet të mendoni se çfarë do të ndodhë. Si do të rriteni? Kë do të punësoni nesër? A do t'a hapni në një qytet tjetër?

Dhe e fundit, kurrë mos ndaloni së sjelli risi. Nëse keni kulturën e duhur, punësoni njerëzit e duhur dhe vazhdimisht vendosni veten në vendin e konsumatorëve tuaj me siguri do të keni sukses. Përpiquni t'i përmbaheni këtyre këshillave pasi kompanitë kanë vetëm një zgjidhje: të sjellin risi ose të zhduken.

Albin Kurti fton LDK-AKR për krijim të qeverisë

Posted: 13 Jun 2017 07:40 AM PDT

I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit, Albin Kurti, në një konferencë për media, i ka bërë thirrje koalicionit LDK-AKR-Alternativa që t'i bashkohet në krijimin e qeverisë progresive.

Ai ka deklaruar se nuk mund ta lejojnë krijimin e një tjetër qeverie nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, ndaj janë duke punuar intensivisht që pas dështimit të krjimit të qeverisë nga koalicioni PAN, ata ta bëjnë këtë gjë, njofton Klan Kosova.

"Nuk mund të kemi pushtet të ri me eksponentë të vjetër. Parandalimi i një qeverie me njerëz të regjimit të vjetër i hap rrugën krijimit të një qeverie të re, ku VV-ja do të jetë bartëse dhe prijëse e këtij procesi".

"Ne i bëjmë ftesë komplet koalicionit LDK-AKR-Alternativa, në mënyrë që në Kosovë të hapim një kapitull të ri, në përputhje me vullnetin e qytetarëve".

"Në Kosovë ka dy pole: njëri është Vetëvendosje, tjetri PDK-ja. Populli na dha besimin neve. Ne nuk mendojmë që PDK-ja duhet të bëjë qeveri të re, pavarësisht kush është i nominuari për kryeministër. Pas dështimit të tyre për të krijuar qeveri, radha na vije ne, dhe ne jemi në krye të detyrës".

Brenda festës së dytë të ditëlindjes së Armina Mevlanit…gjithçka nga dekori i darkës intime

Posted: 13 Jun 2017 06:46 AM PDT

Keni provuar të darkoni mbi petale? Një tavolinë e transformuar në një shtrat me lule! Kjo është risia dhe dashuria e re në CLASS EVENT që u përurua në ditëlindjen e së bukurës Armina Mevlani.

Ditëlindja është ajo ditë kur kupton vërtet që ti je rritur, ke përparuar, ke mësuar diçka të re…dhe meriton më shumë! Diçka unike dhe elegante! Dhe këtë realizoi Class.

Kjo ditëlindje mbante në zemrën e tavolinës lulebore ngjyrë rozë të ngrohtë që luajnë rolin e një sofrabezi modern dhe unik! Ishin vetëm 10 të ftuar në këtë darkë miqsh, nën dritën e qirinjve, me vende të shenjuar nga emri dhe një zambak Calla, që e theksonte me elegancë dimensionin intim të mbrëmjes. Pas festës së gëzueshme të disa orëve më parë, të organizuar po nga Class Events, Armina kishte nevojë pikërisht për këtë atmosferë elegante dhe intime në darkën me partnerin dhe miqtë e tyre të ngushtë.

Pjatat e zeza krijojnë kontrast pa zbehur asnjë element mbi tavolinë, por sakaq ndjekin temën florale me konturin e tyre! Shikoni fotot më poshtë që të ngrohin si me magji zemrën…e seç të japin një dëshirë për ta festuar ditëlindjen kështu!