Tirana Observer: “Ambasadorja Vlahutin kërkon shtyrje të mandatit të saj në Shqipëri” plus 9 more

Tirana Observer: “Ambasadorja Vlahutin kërkon shtyrje të mandatit të saj në Shqipëri” plus 9 more


Ambasadorja Vlahutin kërkon shtyrje të mandatit të saj në Shqipëri

Posted: 09 Jun 2017 09:37 AM PDT

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka kërkuar të zgjasë me një vit qëndrimin e saj në Shqipëri. Mandati i saj duhet të mbarojë në vjeshtë 2018, shkruan exit.al

Kroatja Vlahutin u emërua Kryetare e Delegacionit të BE-së në Tiranë në vitin 2014, pas përfundimit të mandatit katër vjeçar të italianit Ettore Sequi.

Pak ambasadorë të BE-së kanë kërkuar në të shkuarën dhe kanë marrë shtyrje të mandatit të tyre. Numri i tyre është ulur edhe më shumë vitet e fundit.

Arsyeja zyrtare e kërkesës së Ambasadores Vlahutin për shtyrje të mandatit nuk dihet ende, por mund të lidhet me përpjekjen e saj të vazhdueshme për të siguruar një karrierë brenda BE-së ose burokracisë ndërkombëtare.

Ambasadorja Vlahutin është një nga dy ambasadorët e BE-së të emëruar politikisht nga Kroacia, si pjesë e kuotave të vendeve anëtare në postet politike të BE-së.

Emërimi tjetër kroat  është ambasadori i BE-së në Taxhikistan.

Përpara se të bëhej ambasadore e BE-së në Shqipëri, Vlahutin shërbeu si këshilltare e Presidentit të Kroacisë, dhe ka qenë një nga njerëzit më të afërt të tij.

Britania e Madhe/ Çfarë është një parlament i varur?

Posted: 09 Jun 2017 09:34 AM PDT

Britania e Madhe ka aktualisht atë që quhet ndryshe një "parlament i varur" pas zgjedhjeve legjislative të zhvilluara dje.

Një parlament i varur krijohet kur asnjë parti nuk ka një maxhorancë në 650 anëtarë të parlamentit në Dhomën e Komuneve të Britanisë së Madhe.

"Është një situatë ku nuk ka një kontroll të plotë", sipas faqes zyrtare të parlamentit britanik.

Shprehur thjesht me numra, një parti duhet të ketë 326 anëtarë të Parlamentit për të pasur atë që quhet maxhorancë absolute sipas sistemit elektoral britanik.

Partia Konservatore nën kryeministren Theresa May ka humbur shumë anëtarë në raport me synimin që kishte.

Pra, çfarë ndodh tani?

Teorikisht bisedimet mund të fillojnë menjëherë mes aktorëve kryesorë, që do të përpiqen të krijojnë një qeveri maxhoritare.

Ky mund të jetë një koalicion formal, sikurse ka ndodhur gjatë vitit 210-2015 mes konservatorëve dhe liberaldemokratëve ose një bashkim i lirë.

Por, është e mundur gjithashtu për një qeveri në minorancë të qëndrojë në detyrë në sipas një sistemi votë pas vote, pa krijuar asnjë marrëveshje formale apo informale me asnjë parti tjetër, deri sa të humbasë votëbesimin.

FOTO: E ka mendjen njeri te bizhuteritë Alessandra-s pa recipeta?!

Posted: 09 Jun 2017 09:30 AM PDT

Alessandra Ambrosio ka bërë famë duke modeluar për Victoria's Secret, por në fushatën e saj të fundit, 36-vjeçarja braziliane ka pozuar pa recipeta.

Nëna e dy fëmijëve ka pozuar për bizhuteritë e verës të stilistes Jacquie Aiche.

Për këtë stiliste kanë pozuar më parë edhe Emily Ratajkowski dhe Behati Prinsloo.

E fotografuar nga Naj Jamai, Alessandra duket e mrekullueshme me bizhutë me frymëzim bohmeian.

Vetë stilistja thotë se ato janë frymëzuar nga disa kultura.

Pas krizës së gjatë, gjykata vendosi: Elif i jep fund martesës 6-vjeçare

Posted: 09 Jun 2017 09:29 AM PDT

Aktorja e njohur turke Tuba Buyukustun dhe producenti Onur Saylak, pas krizës së gjatë martesore, kanë firmosur divorcin. Edhe pse u vunë në qendër të mediave për krizën që kishte kohë që kishte nisur, çifti, si fillim i mohuan zërat se i kanë fund marrëdhënies së tyre, por më pas e pranuan se lidhja nuk shkoi ashtu siç dëshironin. Më 5 qershor është vendosur edhe divorci në gjykatë.

Buyukustun dhe Onur Saylak u martuan 6 vjet më parë dhe nga kjo martesë kanë dy vajza binjake. Edhe pse ishte kuptuar në publik marrëdhënia e tyre e ftohtë, ata vazhdonin ta mohonin se martesa tashmë ishte drejt fundit, derisa gati në një kohë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kërkuan më shumë respekt për problemin e tyre familjar.

Siç raportojnë mediat turke, Buyukustun dhe Saylak, e kishin vendosur qysh në muajin shkurt që të jetojnë të ndarë, por divorci erdhi më 5 qershor. Gjykata vendosi shkurorëzimin e martesës me një seancë të vetme me pranimin e të dy palëve.

Publiku dhe sfida e pjesëmarrjes në vendimet e qeverisjes vendore

Posted: 09 Jun 2017 09:25 AM PDT

Qytetarët duhet dhe mund të kenë një rol të rëndësishëm në procesin e marrjes së vendimeve nga autoritetet qendrore e lokale, por situata reale në Shqipëri shpeshherë nuk është kjo. Për të matur dhe ndihmuar në procesin e vendimmarrjes vendore do të nisë të zbatohet një projekt i veçantë në disa bashki të vendit.

"Lex Ferenda" ka nisur zbatimin e projektit Pjesëmarrja e Publikut në Procesin e Vendimmarrjes Vendore (PPVV). Projekti synon të japë kontribut në përmirësimin e procesit të politikë-bërjes dhe vendimmarrjes vendore, në drejtim të cilësisë, gjithëpërfshirjes dhe transparencës.

Projekti do të zbatohet në katër bashki dhe specifikisht në Ura Vajgurore, Përrenjas, Bashkia Libohovë dhe Bashkia Devoll.

"Lex Ferenda", me anë të një deklarate, vlerësoi se ndihma për përmirësimin e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje është, më së shumti, e nevojshme në bashkitë më të vogla, që vuajnë nga mungesa e fondeve të duhura, burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe angazhimit e bashkëpunimit me shoqërinë civile, komunitetet lokale ose palët e interesuara.

Përfitues të projektit do të jenë qytetarët, bashkitë dhe organizatat e shoqërisë civile në njësitë vendore të përzgjedhura.

Për arritjen e këtij objektivi, Lex Ferenda do të bashkëpunojë ngushtë me partnerët e saj vendorë, Aceg Albania, Shoqata Egnatia, Fondacioni "Eye of the New Media" dhe The Youth of Ura Vajgurore.

Almeda Abazi ndryshon ngjyrën e errët të flokëve, ja si duket

Posted: 09 Jun 2017 09:23 AM PDT

Almeda Abazi duket sikur çfarëdo ngjyre të provojë, do kthehet te e zeza. Flokët e errët i shkojnë me të vërtetë shumë dhe nuk ka qenë e rastësishme që zgjodhi të mos i ndryshonte as për ditën e dasmës. Megjithatë ajo është aq e bukur, sa sido që t’i lyejë, duket mirë dhe, edhe për faktin që verës, të gjitha synojnë t’u shtojnë pak dritë flokëve dhe pamjes, modelja ka vendosur të shtojë disa fije të verdha.

Edhe gjatë verës së kaluar, ka vepruar njëlloj. Në foto dallohet që i ka pasur flokët në ngjyrë të kafenjtë me fije. Almeda është tek e fundit si shumica e vajzave! Kur vjen vera, lë një takim te parukieri për ndryshimin e madh.

 

Dieta e bukurisë, cilat janë ushqimet që të mbajnë gjithmonë të re dhe të bukur

Posted: 09 Jun 2017 09:19 AM PDT

Shprehja se femrat tradhtojnë me mendje ndërsa meshkujt me trup, duket se i ka trembur për shumë gjatë këta të fundit.

A ka rëndësi ndryshimi midis këtyre dy lloj tradhtish?

A nuk dhembin të dyja njëlloj? Apo ndoshta tradhtia është një monopol mashkullor?

Ndiqni rastet e mëposhtme të femrave që tregojnë arsyen e tyre për tradhtinë.

Rrëfimi 1

"Një herë shkova me shokun e dhomës së të dashurit tim, kur ky doli të na sillte mëngjesin. Kishte shumë tërheqje mes nesh dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt. U ndjeva shumë keq kur ai u kthye. Ia tregova muaj më vonë dhe i dashuri nuk mundi të më falte. Nuk i vë faj." W.W.

Rrëfimi 2

"I dashuri im aktual ishte jashtë qytetit gjatë fundjavës dhe unë u takova papritur me një ish të dashur teksa bëja blerje. Folëm në makinën e tij për orë të tëra dhe nuk mund të them se jam krenare për gjërat që ndodhën më pas. Nuk i kam treguar njeriu, por ka ndodhur." T.S.

Rrëfimi 3

"E tradhtova bashkëshortin, sepse u lodha prej faktit që ai shikonte më shumë materiale porno sesa veprimet që bëja unë. Ai preferonte pornon përpara meje në atë kohë, ndaj edhe unë gjeta diçka që ta doja më shumë se të. I dhashë fund lidhjes jashtëmartesore dhe tani jemi shumë mirë. Nuk besoj se ai dyshon për ndonjë gjë, por tradhtia do të më rëndojë gjithnjë në zemër." A.L.

Rrëfimi 4

"Zgjodha ta tradhtoj të dashurin, sepse nuk po më jepte vëmendjen e duhur në atë kohë. Takova një tjetër që më pëlqeu që në çastin e parë. Tani jemi bashkë, por pendohem për gjithçka ka ndodhur atëherë. Më vonë ai e zbuloi se e kisha tradhtuar." C.H.

Rrëfimi 5

"E tradhtova ish të dashurin, sepse ai ishte një tradhtar po ashtu. Tani jemi barabar. Por gjërat përfunduan shumë keq. Ai desh më vrau kur e mori vesh, ndaj m'u desh të ndahesha prej tij." S.W.

Rrëfimi 6

"Më duhet ta pranoj se kam tradhtuar më parë. Takova një burrë që u duk ideali për mua. Ai kishte gjithçka që partnerit tim i mungonte, ndaj fillova të dal me të. Më vonë zbulova se ai ishte i martuar, por ndërkohë kisha rënë në dashuri me të. U ndava nga partneri dhe u bëra dashnorja e 'burrit ideal' për dy vjet. Më vonë zbulova se ai më tradhtonte edhe mua edhe gruan. U ndava prej tij dhe u ktheva tek i dashuri që kisha në fillim." A.F

Dieta e bukurisë, cilat janë ushqimet që të mbajnë gjithmonë të re dhe të bukur

Posted: 09 Jun 2017 09:10 AM PDT

Të gjithë duam të dukemi të bukur, të rinj dhe të freskët gjithmonë (pa vendosur shtresa grimi në fytyrë), por kjo është e pamundur duke u nisur edhe nga stili ynë i jetesës.

Specialistët vazhdojnë të këmbëngulin se njëri prej faktorëve që ndikon drejtpërdrejt në bukurinë dhe rininë e lëkurës është ushqimi që i japim trupit çdo ditë.

Sa më i shëndetshëm e i zgjedhur ai, aq më e bukur, e re dhe e freskët është lëkura.

Në udhëzimet e mëposhtme, përpiqu të gjesh një qasje praktike që të ndihmon të zgjedhësh ushqimet dhe suplementet, të pasura me vlera ushqimore, vitamina dhe minerale, për të cilat trupi ka nevojë.

Dieta kundër plakjes:

Përbërësit kryesorë:

-Peshku

-Proteina (fileto pule)

-Panxhari

-Grapefruit

-Vitamina E

-Boronica

-Ujë (të paktën 2 litra ujë në ditë)

Përbërësit që duhen shmangur:

-Produktet e qumështit

-Kafeina

-Alkooli

-Gruri

MËNGJESI:

2 gota ujë

1 gotë me ujë të ngrohtë me një fetë limoni

1 tas me drithëra (pa grurë) duke e përzier me qumësht orizi. Shto pak arra dhe mjaltë për shije.

OSE

1/2 filxhan kos me fruta

PARADITE

1 gotë me lëng panxhari, karota dhe xhinxher.

DREKA

Mish i bardhë, mish i kuq pa yndyrë, ose mish derri me avokado.

OSE

Sallatë me bishtajore, fara nga fruta të thata dhe vezë të ziera që i shtohen për proteina.

PASDITE

Lëng frutash ose limon me ujë të ngrohtë

3 gota ujë

1 grusht arra ose fruta të tjera të thata

DARKA

3 gota ujë

2 filxhanë me lëng perimesh (asparag, bracoli dhe spinaq) me mish pule, peshk ose mish deri.

PAS DARKËS

Detox ose çaj kamomili.

Moikom Zeqo: Mbi një esse të pazakontë të Eqrem Çabejt për Fan Nolin

Posted: 09 Jun 2017 09:00 AM PDT

Nga Moikom Zeqo

Dijetari Eqrem Çabeji gjatë jetës së tij, i ka shkruar disa portrete, me një stil epigramatik, për figura të mëdha të kulturës shqiptare dhe botërore.

Ai ka shkruar katër shkrime të shkëlqyera për Maximilian Lambertz.

Ka shkruar për Nobert Joklin, për Angelo Leotin, Gerhard Rolfsin, Xh. Skiroin, V. Pisanit, K. Tajlerit, H. Buasenit, S. Manit, De Simones, V. Georgievit, A. Katichichit, A. Rosetit, V. Bubenit etj.

Në një shkrim të mëparshëm kam folur për esenë e pazakontë të Eqrem Çabejit ,të cilën e shkroi 21 vjeç, në 1929 për poezinë e Lasgush Poradecit.

Moikom Zeqo

Eqrem Çabeji ka shkruar mrekullisht edhe për linguistin e shquar shqiptar Aleksandër Xhuvani. Por mbi të gjitha spikat eseja e tij për Fan Nolin. Kjo ese u botua në revistën "Nëntori", nr.4, viti 1965. Fan Noli sapo kishte vdekur në Amerikë.

Lajmi i vdekjes së Fan Nolit shkaktoi tronditje dhe një numër shkrimtarësh dhe studiuesish me këtë rast bënë vlerësimet e tyre për këtë figurat ë madhe dhe universale të Shqipërisë.

Në të gjithë koleksionin e shkrimeve "In Memoria"për Fan Nolin eseja e Eqrem Çabejit është më  e sakta, me një stil të fuqishëm Eqrem Çabeji portretizon profilin madhështor dhe shumëdimensional të Fan Nolit.

Kjo ese mbetet si një model mendor, një modus vivendi , si mund të shkruhet mbi një figurë , që vjen shumë rrallë në histori, që buron nga thelbi i shekujve.

Eqrem Çabej

Eqrem Çabeji nuk mëton të tregojë se Fan Noli si shkrimtar, përkthyes, poet dhe dijetar është njeriu pa ekselence, pikërisht prototipi i krijuesit, sepse Fan Noli ka "diçka demoniake, e cila mbase është vetia e parë e njeriut krijues, qetësia e mirëfilltë e furor poeticus, e marrëzisë së poetit të vërtetë."

Mendoni për një çast se kjo fjali e shkruar dhe botuar në shtypin letrar të politizuar të Shqipërisë më 1965. Askush tjetër nuk do të guxonte të përcaktonte se një intelektual mund të simbolizonte në vetvete "diçka demoniake".

Këtu nuk kemi të bëjmë as me një metaforë teologjike, as për një figuracion sui generis për të bërë të krahasueshme diçka që është shumë e vështirë të krahasohet.

Por Eqrem Çabeji posedon, krejtësisht i vetëm në rastin e vlerësimeve për Fan Nolin, një liri të veçantë të të shprehurit dhe një formë vetiake dhe filozofike të fjalëve përcaktuese për Fan Nolin.

Ja teksti kësaj eseje:

FAN NOLI YNË

Në këto çaste, në mes të kaq shkrimtarëve, një njeri që s'është shkrimtar e ka vështirë të thotë një fjalë të vetën për një personalitet shkrimtari me një format të tillë siç është Fan Noli.

Në qoftë se fjala që vepra e një shkrimtari është pasqyra më e vërteta e forma mentis dhe e shpirtit , ësht' e drejtë, atëherë vjershat që shkroi ky poet dhe veprat e shqipëruara ,që na ka lënë përfaqësojnë në kuptimin e tyre simbolik që në krye e gjer në fund një konfesion të vetëm, credon e një njeriu e të një jete.

Në këtë kuptim nuk është gjë e rastit që Fan Noli mori e përktheu një varg tragjedish nga të Shekspirit, në të cilat përpjekjet për liri sociale dhe konfliktet e brendshme shpirtërore janë ndërthurur në një mënyrë si moskund në literaturën botërore; ai që shqipëroi disa drama të Ibsenit, Don Kishotin e Cervantesit, Rubajatet e Omar Khajamit, disa vjersha të Edgar Poes, Baudelarei-rit e të tjera; dhe që në kohën e qëndrimit të tij si emigrant politik në Mauern afër Vjenës pas fjalëve të mikut të tij Norbert Joklit u muar për një kohë të gjatë me planin e përkthimit të Faustit e Goethes, duke studiuar dhe disa nga komentarët e kësaj vepre.

Nuk është gjithashtu një gjë e rastit që ai shkroi Historinë e Skënderbeut dhe ato vjersha që shkroi. Kudo në këto vepra – në krijimet e veta e në përkthime është përdorur fryma komplekse e shkrimtarit.

Ai i ka jetuar ato, ka jetuar ai vetë nëpër to, në figurat  heronjve.

Kudo në këto na shfaqet, ku më çelët, ku më mbyllur, shpirti i autorit të tyre.

Ai na del pa dashur si te Bruti, ashtu dhe te Hamleti, te Don Kishoti ashtu si te Omar Khajami, te profeti Moisi ashtu si te Galileasi (Krishti), te Prometeu i mbërthyer e te Armiku i popullit, që në të vërtetë është miku i vërtetë i tij.

Revolucionarë e profetë, portë e dashamirë aktivë të njerëzimit janë po aq mishërime të unë-s së tij, nëpër ta shprehet ai vetë.

Në këtë vështrim dhe shqipërimet në një kuptim më të thellë janë krijime të tij.

Fan Noli si për formimin e tij poetik si për shprehjen gjuhësore qëndron më vete në literaturën shqiptare. Ai nuk është poeti i lartësive eterike, po është shkrimtar i plisit të dheut.

Është një Ante i literaturës sonë, që i merr fuqitë prej mëmës tokë. Ai ka të vetën diçka demonike, e cila mbase është vetia e parë e njeriut krijues, cilësia e mirëfilltë e furor poeticus, e marrëzisë së poetit të vërtetë.

Në fushën e kësaj literature ai nuk është një fill bar, që sot bleron e nesër thahet; nuk është as lule, që sot shkëlqen e nesër vyshket.

Ai na paraqitet si një lis i moçëm e plot gdhenj: lis i vetmuar, po me rrënjë ngulur mirë në të thellat e dheut. E këtillë mbetet edhe gjuha e tij.

Ne këtë nuk ndihet ëmbëlsia e flladit të verës sesa furia e murrërit të dimrit. Ajo nuk ka aromën e luleve, po ka erën e shëndoshë të dheut. Ka dhe diçka prej pikash të rënda e të idhëta, në të shprehet ana e rëndë e jetës shqiptare.

Në këtë poezi shihet sa mund të jetë gjuha shqipe e ashpër e vrazhdë, dhe e fortë në ashpërsinë e saj.

Me zhdukjen e këtij njeriu të rrallë një valë pikëllimi përshkoi anembanë botën shqiptare, kudo ku i thonë bukës ujë e ujit ujë. Po kjo nuk është një valë dëshpërimi.

 

Noli nuk është një madhësi efemere

 Fjala e tij nuk është nga ato që i merr era.

Në këtë botë shqiptare të cilën ai e deshi me të gjitha fijet e zemrës, ai mbetet i gjallë ndër ne, si sot në ditët që do të vijnë.

***

Fan Noli është analizuar nga Çabeji bazuar në botën e shkrimeve noliane.

Për fat të keq, për shkak të një vonese të botimit të disa dorëshkrimeve të panjohura ta Fan Nolit, Çabeji nuk kishte si të lexonte dy studime relativisht të gjata të Fan Nolit, për liguistikën, etimologjinë dhe semantikën.

Këto shkrime janë botuar për herë të parë më 1988, janë përfshirë në vëllimin "Vepra, pesë, të Nolit" të botuar në kujdesin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Të dy dorëshkrimet e Nolit janë në anglisht.

Ato ndodhen edhe në AQSH (Fondi i XVII, dosja XIII), por mungojnë të dhënat plotësuese mbi kohëshkrimin të këtyre dy teksteve.

Ka mundësi që tekstet të jenë shkruar në fillim të viteve '40 të shek.XX.

Në gjuhën shqipe i ka përkthyer Xhevat Lloshi.

Tekstet e Fan Nolit për gjuhësinë dhe sidomos për vëllimin e studimeve etimologjike janë të një niveli shkencor, Fan Noli operon me nocione të përpikta për nivelin bashkëkohor, të gjuhësisë botërore. Noli përmend 3 gjuhëtarë të mëdhenj: Herman Hirt (1865-1936), gjuhëtar gjerman i shkollës së gramatikantëve të rinj i cili ka shkruar në 7 vëllime "Gramatikën indoevropiane".

Gjuhëtari i dytë është Antoine Meillet (Meje) (1866-1936), linguist francez, autor i "Hyrje në studimin krahasues të gjuhëve indoevropiane".

I treti është Holger Pedersen (1867-1953), gjuhëtar danez, indoevropianist, albanolog i madh. Ai u mor me studimin e gjuhës shqipe si në veprat "Kontribut për historinë e gjuhës shqipe", "Grykoret në gjuhën shqipe".

Vepra e tij kryesore është "Gramatika gjuhësore  gjuhëve kelte".

Ajo që të bën përshtypje të madhe është fakti se të 3 këta linguistë portretizohen në mënyrë të koncentruar si tri prototipe ose tri pikëpamje.

Fan Noli thotë se në tre studiuesit e përmendur, Hirt është entuziasti, Pedersen është konservatori, dhe Meillet është Thomai që vë në dyshim gjithçka.

Hirt mendon se popujt indoevropianë trashëgojnë një numër të madh fjalësh të përbashkëta. Pedersen në mënyrë skeptike mendon që këto fjalë duhen reduktuar, nuk janë aq të shumta.

Meillet mendon se bërthama e përbashkët e fjalëve indoevropiane është aq e vogël dhe kuptimet e tyre janë aq të vagullta, sa është shumë e rrezikshme të nxirret në përgjithësi ndonjë përfundim i përcaktuar dhe i saktë shkencor.

Ajo që të bënë përshtypje në këto dy studime të Fan Nolit është që ai pamend një listë prej 35 fjalësh shqipe, të vështruara në lidhjet e tyre etimologjike brenda familjes indoevropiane.

Pikërisht këto fjalë shqipe që shqyrton Fan Noli, kanë të bëjnë me qytetërimin indoevropian dhe ndërthyerjen e aspektit të bujqësisë, blegtorisë, të mjeshtërive, të metaleve, të armëve, të tregtisë, të marrëdhënieve familjare, të besimit.

Një paraqitje të tillë objektivisht, sado e kufizuar në numër dhe artikuluar me një lakonizëm tejet profesional, hedh dritë në problemet e lashtësisë të popullit tonë, të etnogjenezës së tij, në qytetërimin indoevropian..

Në  tekstet e Fan Nolit mund të gjenden dhe sythe të veçanta që kanë dhe shpjegime të karakterit krahasimtar semantik, por dhe të historisë të filozofisë.

Kështu Fan Noli ka një syth më vete kur flet për etimologjinë e fjalës "Cynic", që në zanafillë ka qenë: si qen i trashë, i pagdhendur. Më pas mbiemri u kufizua vetëm për shkollën e filozofëve në Greqinë e lashtë të themeluar nga Antisteni i cili i çoi parimet e kësaj shkolle deri në aspektizimin dhe mizantropinë më ekstreme.

Kështu emri i filozofit Diogjen Cynic ka kuptimin Diogjen Qeni.

Një tjetër syth lidhet me etimologjinë historike të fjalës Logos.

Noli tregon që kuptimi universal i fjalës Logos është krejt i ndryshëm me atë që u dha më pas në kuptimin e "Fjalës" në Bibël.

Një tjetër syth i veçantë ku etimologjia dhe historia bëjnë një sintezë është ai që flet për origjinën e fjalës tragjedi. Kjo fjalë vjen nga greqishtja Tragos që do të thotë "Cjapi", me të cilin simbolizohej satiri, një hymni gjysmë njeri dhe gjysmë cjap, shoku i Bakut, ose i Dionisit.

Kështu lidhja ndërmjet cjapit dhe tragjedisë, që fjalë për fjalë do të thotë "Cjapi ritual", ose "Cjapi i himnit", mund të kuptohet lehtë nga ata që janë shumë a pak të familjarizuar me fetë primitive totemistike.

Nga ky ritual lindi pastaj më vonë tragjedia letrare si letërsi e mirëfilltë.

Mund të shkruhet më gjatë dhe më hollësishëm për dy studimet e Fan Nolit.

Unë i përmenda në këtë rast për të treguar se çfarë interesi të madh do t'i kishin ngjallur pikërisht Eqrem Çabejit tekstet e Fan Nolit.

Pse e them një gjë të tillë?

E them sepse Eqrem Çabeji, gjatë gjithë jetës së tij të ndërlikuar dhe të përkushtuar në maksimum u mor me Fjalorin Etimologjik të Shqipes, që në fakt është botuar në disa vëllime.

Ky Fjalor është kryevepra linguistike e Çabejit, është monumenti mendor më i patjetërsueshëm i gjuhësisë shqiptare si shkollë dhe si një identitet universal, brenda gjuhësisë botërore.

Jam i sigurt që Eqrem Çabeji do t'i kushtonte vëmendje të veçantë studimeve të Nolit, po të kishte patur mundësinë e lume për të lexuar.

Por dihet se kur tekstet e Nolit u botuan më 1988, Eqrem Çabeji kishte disa vjet, që kishte vdekur.

Pra kemi të bëjmë me një pamundësi në kohë dhe në procesin e njohjes.

Eseja e Eqrem Çabejit për Fan Noli është shumëpërfshirëse dhe ndërlidhëse me të tëra subjektet e dijes dhe pikat inkandeshente kulturologjike të qytetërimit shqiptar.

Të vlerësosh kaq madhërishëm figurën e Fan Nolit, siç ka bërë Eqrem Çabeji tregon edhe të vërtetën ,që një gjigant e njeh më mirë gjigantin tjetër, kurse liliputët e kanë të vështirë të arrijnë të gjejnë  diçka, qoftë në dimensionim, qoftë në thellësi konceptuale.

Kjo lule nuk duhet të mungojë në shtëpinë dhe zyrën tuaj

Posted: 09 Jun 2017 08:45 AM PDT

Gjen gjithnjë e në rritje interesi për bimët që mund të mbahen brenda në shtëpi dhe NASA, ka analizuar karakteristikat e disa luleve, duke arritur në përfundimin se lulja Pothos është më e dobishmja për pastrimin.

Bima që shikoni në fotografi eliminon elementët toksik në ambient, të cilët mund të jenë një problem i vërtetë për shëndetin tonë, mbi të gjitha formaldedie, një nga elementët më të rrezikshëm kancerogjenë që gjendet nëpër shtëpi.

Një tjetër element është ksileni, i cili mund të shkaktojë dhembje koke papritur si dhe benzeni, një tjetër agjent kancerogjen, shumë i dëmshëm, nëse thithet në sasi të mëdha.

Kjo bimë kultivohet lehtësisht, mjafton që ta zënë rrezet e diellit dhe të ujitet jo më shumë se dy herë në javë.