““Shpëtim Idrizi e merr mandatin”, Mesila Doda: Unë mbeta jashtë Kuvendit por jeta vazhdon” plus 9 more Lajmi i Fundit

““Shpëtim Idrizi e merr mandatin”, Mesila Doda: Unë mbeta jashtë Kuvendit por jeta vazhdon” plus 9 more Lajmi i Fundit


“Shpëtim Idrizi e merr mandatin”, Mesila Doda: Unë mbeta jashtë Kuvendit por jeta vazhdon

Posted: 27 Jun 2017 07:54 AM PDT

Deputetja e deritanishme Mesila Doda, e dyta në listën e Tiranës pas Shpëtim Idrizit, komenton nga KZAZ nr. 35 rezultatin e forcës që përfaqëson në këto zgjedhje. Në pamje të parë e zemëruar, Doda tha se nuk ka kurrfarë keqardhje për humbjen e mandatit të saj, por për sistemin, që siç tha është në buzë […]

Motorët e avionit prishen nga… monedhat

Posted: 27 Jun 2017 07:42 AM PDT

Një fluturim nga Shanghai në Guangzhou u vonua pasi një pasagjer kishte hedhur monedha në motorin e avionit. Fluturimi me rreth 150 pasagjerë në bord u vonua në aeroportin e Shangait pasi një e moshuar u kap teksa hidhte monedhat në motorin e avionit. Punonjësit gjetë në total 9 monedha në motor. Mësohet se e […]

Deputeti i vetëm i PD që mori mandat në Berat: Bandat e fuoristradat e zeza bënë terror në….

Posted: 27 Jun 2017 07:38 AM PDT

Deputeti i vetem i PD qe fitoi mandatin ne Berat, Eduard Halimi ka shperndare sot nje mesazh per mbeshtetesit e tij dhe per votuesit. Ai thekson se situata e fushates dhe dites se zgjedhjeve u mbizoterua nga bandat dhe fuoristradat e zeza qe bene terror ndaj mbeshtetesve te opozites. Ja mesazhi i Halimit ne FB: […]

Demiraj kërkoi shkarkimin, Çako: Tre shefat e komisariatiave kryen detyrën

Posted: 27 Jun 2017 07:26 AM PDT

Policia ka qëndruar jashtë incidenteve zgjedhore. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në përmbyllje të procesit zgjedhor deklaroi se pas verifikimeve të kryera tre shefat e komisariateve në Pukë, Gramsh dhe Dibër, për të cilët Ministri Demiraj pati kërkuar pezullimin nga detyra, rezultojnë të pastër dhe se kanë kryer me profesionalizëm detyrën. […]

Humbi në zgjedhje pasi kandidoi në listat e PD, Agron Duka kërkon ndjesë publike

Posted: 27 Jun 2017 07:20 AM PDT

Kreu i Partise Agrare Ambientaliste Agron Duka ka shperndare nje mesazh ne faqen e tij zyrtare ne FB ku u kerkon ndjese anetareve te forces se tij politike. Mesazhi i Dukës: Të dashur miq, Tani që rezultati i zgjedhjeve është qartësuar si për votat, ashtu dhe për mandatet, ndonëse rezultati nuk përkon me pritshmëritë që […]

Numërohen 14 kutitë e para për kreun e Bashkisë Kavajë, PS 200 vota para PD

Posted: 27 Jun 2017 07:09 AM PDT

Deri tani janë numëruar 14 nga 84 kutitë e votimit për zgjedhjen e kryetarit te bashkisë së Kavajës kryeson kandidati i Partisë Socialiste. Dorjan Murati kandidati i PS kryeson me 1681 vota i ndjekur nga kandidati i opozitës Isa sakja me 1465 vota. Maksim Kona kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marre 299 vota. […]

Gramsh, kërcënon me pistoletë bashkjetuesen, arrestohet autori

Posted: 27 Jun 2017 06:56 AM PDT

Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Gramshit bënë në orët e para të mëngjesit të së martës arrestimin e një shtetasi për dhunë në familje. Burime policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë 38-vjeçari Elidon Gjoni, i cili kishte kanosur me pistoletë 30-vjeçaren me inicialet M.A, me të cilën bashkjetonte dikur. […]

Trafiku u drogës, Krimet e Rënda lirojnë “Ben Camin”

Posted: 27 Jun 2017 06:54 AM PDT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar Lutfi Shabanin, i njohur ndryshe edhe si Ben Çami. Shabani u arrestua një vit më parë si i dyshuar në një linjë ndërkombëtare trafiku droge. Arrestimi i tij, bashkë me dy shtetas të tjerë u bë pas kapjes së 574 kilogramëve hashash në doganën e Kapshticës. Prokuroria e […]

Mediu shpërthen ndaj Bashës: PD, pa memorie historike në këtë fushatë

Posted: 27 Jun 2017 06:50 AM PDT

Mungesa e përfshirjes aktive në fushatë të aleatëve të Partisë Demokratike, për kryetarin republikan Fatmir Mediu është një ndër faktorët e humbjes së opozitës në zgjedhjet parlamentare. Mediu gjithashtu kritikon vendimin e Bashës për të lënë personalizuar fushatën dhe për të lënë jashtë saj figurat historike të Partisë Demokratike. "Ajo që mungoi ishte fryma e […]

Kreu i policisë Haki Çako: Ndodhën 69 vepra penale që prekin zgjedhjet e lira

Posted: 27 Jun 2017 06:43 AM PDT

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako doli ditën e sotme para medias duke bërë të ditur se 18 persona janë proceduar penalisht për krimet elektorale, nga të cilët 13 persona janë arrestuar. Në fjalën e tij nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, Çako deklaroi se gjatë gjithë fushatës elektorale deri ditën e […]