RTSH: “Thellohen përplasjet në PD, kundërshtarët e Bashës kërkojnë sërish dorëheqjen e tij” plus 9 more |
- Thellohen përplasjet në PD, kundërshtarët e Bashës kërkojnë sërish dorëheqjen e tij
- Selami shpall kandidturën: PD do të ngjalli shpresën e shqiptarëve
- Opera “Skënderbeu” e Prenk Jakovës në teatrin Migjeni
- Kupa e Konfederatave në RTSH, Portugali – Kili ora 20.00
- Konflikt në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve
- Zake Prelvukaj, artistja që pikturon me trupin e saj
- PD: Hapim Procesin Zgjedhor për kryetar të PD
- Presidenti dekoron komisarin e vrarë, Artan Cuku
- Berisha: Rruga e ringritjes kalon përmes BASHKIMIT dhe jo përmes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT
- Dhuna në familje; Viktimat nuk kanë besim te shteti
Thellohen përplasjet në PD, kundërshtarët e Bashës kërkojnë sërish dorëheqjen e tij Posted: 28 Jun 2017 12:56 PM PDT Përplasja brenda PD duket se po thellohet më tej. Pas zhvillimeve intensive të ditës së mërkurë kur drejtuesit aktualë të PD shpallën zgjedhjet e reja për kreun e ri të PD, anëtarët përfaqësues politikë të dy deklaratave të një dite më parë kanë reagur sërish. |
Selami shpall kandidturën: PD do të ngjalli shpresën e shqiptarëve Posted: 28 Jun 2017 12:03 PM PDT Eduard Selami ka zyrtarizuar pasditen e së mërkurës kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 korrikut, pas asaj që ai e konsideroi humbje të padëshiruar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. |
Opera “Skënderbeu” e Prenk Jakovës në teatrin Migjeni Posted: 28 Jun 2017 07:09 AM PDT Prenk Jakova, themeluesi i Operas Shqiptare, rikthehet në vendlindjen e tij, në 100 vjetorin e lindjes me Operan “Skenderbeu”. Zana Çela, Drejtore e TOB tha për mikrofonin tonë: "Sot është një rikthim shumë I veçantë sepse pikërisht sot ka 100 vjetorin e lindjes kryemjeshtri I muzikës shqiptare Prenk Jakova. Duke ndjekur koherencën e historisë ne morrëm edhe pasardhësin e tij, nxënësin e tij. Morrëm momente nga “Halili dhe Hajria” e Tish Dahisë, momente të cilat shkrihen shumë bukur me momentet tragjike të operas "Skenderbeu". 6 muaj më parë, skena magjike e teatrit " Migjeni" mirëpriti Trupën e Teatrit të Operas dhe Baletit me operan " La Traviata", por mbrëmja e së martës, pati të tjera emocione jo vetëm për spektatorët. Edmond Doku, Dirigjent i veprës u shpreh me këto fjalë: "Unë vërtet ndihem shumë mirë, qoftë nga mikpritja por sidomos nga reagimin i publikut shkodran, të cilët ndjekin zhanrin e operas. Dy ardhjet e fundit tona në Shkodër, kanë provuar që dashuria për artin muzikal në Shkodër vazhdon të mbijetojë." Edhe pse kanë kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prenk Jakova shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të admirohen, ndërsa autori i tyre konsiderohet në mënyrë të padyshimtë nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar. |
Kupa e Konfederatave në RTSH, Portugali – Kili ora 20.00 Posted: 28 Jun 2017 06:57 AM PDT Një përballje gjithë-latine është ajo gjysmëfinale e parë e Kupës së Konfederatave, midis Portugalisë dhe Kilit, që do të luhet sonte në mbrëmje duke nisur nga ora 20:00 dhe që, sikundër të gjitha ndeshjet e kësaj veprimtarie, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. |
Konflikt në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve Posted: 28 Jun 2017 06:45 AM PDT Ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina, në një dalje publike për mediat ka kërkuar ndërhyrjen e strukturave shtetërore për marrjen e institucjonit në ruajtje, pasi sipas saj ish sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit Plarent Ndreca nëpërmjet personave të armatosur po ushtron presion të vazhdueshëm mbi administratën nga dita e djeshme. |
Zake Prelvukaj, artistja që pikturon me trupin e saj Posted: 28 Jun 2017 06:30 AM PDT “Art & the City”, një nga sallonet e artit më unik në Tiranë, i ka çelur dyert për një artiste shumëdimensionale si Zake Prelvukaj. Një nisëm e 4 grave artiste, ndër to edhe sopranoja Inva Mula, e çel siparin e aktiviteteve kulturore me ngjyrat ekspresive të pikturave të artistes Prelvukaj. Me ekspozita në Kosovë dhe mjaft galeri europiane, Zakja konsiderohet si artisja e guximshme për të cilën nuk ka tabu. |
PD: Hapim Procesin Zgjedhor për kryetar të PD Posted: 28 Jun 2017 05:59 AM PDT Në kulmin e polemikave brenda Partisë Demokratike për humbjen e saj të thellë në zgjedhjet e së dielës, strukturat e saj kanë njoftuar se kanë çelur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri. Një vendim i firmosur nga dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, njoftohet se zgjedhjet do të mbahen më 22 korrik. Njoftimi bën të ditur se kandidaturat do të paraqiten deri në 2 korrik, vetëm pesë ditë nga dita e mërkurë. Kandidatura e parë u shpall nga vetë kreu i deritanishëm Lulzim Basha i cili ndërsa ngriu funksionet e tij, njoftoi se do të rikandidojë. I dyti ishte ish kreu i PD në vitet 1992-1995 Eduard Selami. |
Presidenti dekoron komisarin e vrarë, Artan Cuku Posted: 28 Jun 2017 05:41 AM PDT Presidenti Bujar Nishani, ka vlerësuar me medaljen e Shqiponjës së Artë, komisarin e vrarë, Artan Cuku. Ky dekorim është kryer me propozim të ministrit të Brendshmëm, Dritan Demiraj. Në motiviacon, Nishani nderoi devotshmërinë dhe luftën pa kompromis kundër krimit të oganizuar. Rreth dy javë më parë, edhe ministri Demiraj i dha komisar Artan Cukut (Pas vdekjes), “Medaljen e Nderit”. |
Berisha: Rruga e ringritjes kalon përmes BASHKIMIT dhe jo përmes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT Posted: 28 Jun 2017 05:31 AM PDT Ish kreu i PD dhe figura kryesore e saj që nga krijimi Sali Berisha, është përfshirë në zhvillimet intensive brenda kësaj partie pas humbjes së saj në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, duke e lënë atë edhe për katër vite në opozitës. Pas kërkesave utimative nga brenda PD për dorëheqjen e parevokueshme të kreut të saj Lulzim Basha, si dhe vendimit të këtij të fundit për të ngrirë funksionet dhe shkuarjen në zgjedhje, zoti Berisha ka dhënë opinionin e tij nëpërmjet një statusi në fejsbuk. |
Dhuna në familje; Viktimat nuk kanë besim te shteti Posted: 28 Jun 2017 05:11 AM PDT 98 raste të ndryshme dhune brënda familjes, nga këto 49 proçeduar më kërkesë padi, për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes, janë regjistruar në 6 muajt e parë të këtij viti në Drejtorine e Policisë Berat. Migena Bakia, Psikologe thotë se: "Tashmë Ajsbergu ka filluar të dalë gjithmonë e më shumë në sipërfaqe dhe shihet ekspozimi i dhunës në familje jashtë mureve të shtëpisë, ndryshe nga disa kohë më parë." Sipas policisë rezulton se personat më të dëmtuar janë bashkëshortet. Por rastet e dhunës nuk janë vetëm ato që referohen në polici. Ligji për masat kundër dhunës në familje e detyron pushtetin vendor të ngrejë struktura në mbeshtetje të të dhunuarve, por si në pjesën më të madhe të Shqipërisë, të thënit dhe të bërit është mjaft larg edhe për këtë detyrim. Në Berat një strehë të përkohshme gratë e dhunuara e gjejne pranë Qendrës Rezidenciale për Gratë e Dhunuara Berat, ku marrin trajtim psikologjik e shendetesor e pas rehabilimit te pare dhe mbështetje ligjore. Arta Dyrmishi, Drejtuese e Qendrës Rezidenciale për Gratë e Dhunuara thotë për mikrofonin tonë: " Që nga Janari e deri tani kemi pasur 12 raste, të gjitha raste shumë problematike. Shkaku kryesor kanë qenë problemet ekonomike." Migena Bakia vijon: "Një nga shkaktarët kryesorë është abuzimi me alkolin dhe substancat e tjera, dhe dhunuesit kryesisht vijnë nga familje të varfra, nga -papunësia, dhe nga individë me probleme të mëdha gjithashtu me lojërat e fatit." Shifrat e policisë konfirmojnë se vetëm gjysma e rasteve të referuara në polici përfundojnë në Gjykatë për Urdhër Mbrojtjeje, ndërsa pjesa tjetër për arsye nga më të ndryshmet rikthehen aty ku duhet të ishte streha e ngrohtë e familjes, por që u ka rezultuar krejt e kundërta: "Ka patur shumë raste që kanë ardhur shumë të dramatizuara dhe nuk kanë dashur të shkojnë as në polici, pasi thone se nuk i ndihmojnë, pas 6 muajsh u duhet të kthehen prapë tek ai ferr." |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |