RTSH: “Shqipëria “merr hak” ndaj Izraelit” plus 9 more

RTSH: “Shqipëria “merr hak” ndaj Izraelit” plus 9 more


Shqipëria “merr hak” ndaj Izraelit

Posted: 11 Jun 2017 01:36 PM PDT

Shqipëria duket se “ka marrë hak” ndaj Izraelit për humbjen e 12 nëntorit të kaluar 3-0 në “Elbasan Arena”. Ekipi kombëtar shqiptar ka mundur në “Sammy Ofer Stadium” të Haifas, ekipin vendas me rezultatin 3-0. Pa dyshim heroi i takimit ishte futbollisti Armando Sadiku. Ai ka shënuar dy herë në minutat e 22 dhe 44 duke ngritur lart emocionet e tifozerisë shqiptare në Izrael si dhe atyre  që e kanë ndjekur takimin drejtëpërdrejtë në platformën e RTSH. Goli i tretë u shënua nga Memushaj në minutën e 73. Kombëtarja shqiptare kërkoi me ngulm fitoren pas 5 humbjesh në takimet e Grupit G të vlefshme për botërorin “Rusia 2018”. Tashmë Shqipëria merr vendin e tretë në grup me 9 pikë po aq sa dhe Izraeli, por me golaverazh më të mirë. Grupi Grupi kryesohet nga Spanja dhe Italia me pikë të barabarta 16. Në reagimet e para pas takimit fitorja e Shqipërisë ndaj Izraelit konsiderohet historike. Në 2 shtator Shqipëria pret Lihtenshteinin.

Formacionet

Izraeli : Goresh, Dasa, Tibi, Tzedek, Tvatha, Naço, Golasa, Kohen, Rafaelov, Sahar, Zahavi

Trajner: Elisha Levi

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli, Roshi, Abrashi, Memushaj, Hyka, Sadiku

Trajner: Xhani De Biazi

Gjyqtar: Aleksei Kulbakov (Bjellorusi)

Rama: Nuk dua të jem peng i shantazhit të partive!

Posted: 11 Jun 2017 10:14 AM PDT

Aleancat partiake kanë qenë në qendër të vemendjes të kryeministrit Edi Rama në komunikimin e përjavshëm në "Facebook". Zoti Rama është treguar mjaftë i ashpër kur ka deklaruar se nuk ka asnjë motiv të vazhdojë të rrijë peng i partive e të pranojë shantazhet e tyre.”Nuk kam më asnjë motiv të rri në karrigen e kryeministrit si deri më sot, duke pranuar që administrata e shtetit të vazhdojë të rrijë peng i partive, duke pranuar që të marrë votat për një reformë për të bërë shtet, të pranojmë shantazhet dhe listat e kërkesave të partive të koalicionit për t'i lëshuar drejtoritë në këmbim të votës dhe deri tek pastrueset nëpër institucione” tha zoti Rama në komunikimin javor. “Votoni pa ngurrim numrin 2 këtë herë, sepse është momenti për të parë larg dhe për të shkuar sa më larg” u bëri ai thirrje zgjedhësve.
Zoti Rama akuzoi partitë e vogla se po mbijetojnë mbi kurrizin e shqiptarëve. “Këto parti dinë të mbijetojnë vetëm duke u ushqyer mbi kurrizin tuaj. Na jepni mandatin ta bëjmë dhe ta fitojmë këtë betejë” tha zoti Rama.
Kryeministri dhe kreu socialist shkoi më tej kur i bëri thirrje edhe elektoratit të djathtë që të votonin për PS. “Ju kërkoj të djathtëve të ndryshojnë, që të mos nëpërkëmben më nëpër zyrat e shtetit. Na jepni besimin që në 4 vite të ju rikthejmë dinjitetin. Kemi bërë shumë në 44 muaj, por do të bëjmë më shumë në katër vitet e ardhshme” tha zoti Rama. “Nuk u kërkoj demokratëve të bëhen socialistë, apo të ndryshojnë bindjen, por thjesht më ndihmoni për të mos u nëpërkëmbur më në zyrat e shtetit, na jepni mandatin të shkallmojmë derën e patentës, hipotekës, licencave, në emrin se cilit prej jush. Ne nuk kemi luftë me asnjë parti, por jemi në luftë më sistemin e partive që e kanë kthyer shtetin në tepsi” tha zoti Rama. “Kam një bindje më të fortë se katër vite më parë se ky vend bëhet. Kemi shumë për të humbur nëse do t'i ndajmë votat si ushqim për gjelat e politikës shqiptare. Të bëhemi bashkë për të vazhduar rrugën që kemi nisur” tha në komunikimin e javës kryeministri Edi Rama.

Ankth për Izrael – Shqipëri, sfida në RTSH

Posted: 11 Jun 2017 09:14 AM PDT

Vëmendja e sportdashësve shqiptarë, por edhe më gjerë, është përqëndruar në “Sammy Ofer Stadium” të Haifas, ku sot në mbrëmje Shqipëria do të luajë kundër Izraelit, në kuadrin e takimeve kualifikueseve të Botërorit "Rusi 2018", atë përballë Izraelit. Pas 5 takimesh në Grupin G, Shqipëria gjendet në vendin e katërt në grup me 6 pikë, tre më pak se Izraeli. Kjo situatë, por edhe humbja e papritur e kuqezinjve në fushën e tyre 3-0 në “Elbasan Arena” në nëntor të vitit të kaluar, bën që takimi mes tyre të konsiderohet si mjaftë i rëndësishëm.
Traineri i kombëtares shqiptare Xhani De Biasi, pas disa eksperimentesh dhe rezultatesh jo të sukseshme,  i është kthyer skemës së njohur të tij 4-1-4-1. Në fakt kjo edhe për shkak të disa mungesave. Ai ka vendosur në portë Strakoshën, në krahun e majtë Alijin në vend të Agollit, dhe më tej në qendër Gjimshiti e Mavraj, ndërsa në krahin e djathtë Hysaj. Para tyre do të jetë Kukeli, në mesfushë Roshi, Abrashi, Memushaj e Hyka. Sulmuesi kryesor do të jetë Armando Sadiku.
Ashtu sikurse është lajmëruar prej disa ditësh,  takimi Izrael-Shqipëri do të transmetohet drejtpëdrejt nga rrjeti i RTSH në orën 20:45, por emisioni special “Ëndërr Kuqezi” nis që në orën 19.30

Pjesmarrje e ulët në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Posted: 11 Jun 2017 07:43 AM PDT

Pjesemarrja e zgjedhësve në votimet e përgjithshme të parakohshme që po mbahen sot në Kosovë, duket se është e ulët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elekronike deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 497 mijë e 121 votues, ose 25.36 përqind. Sa për krahësim në zgjedhjet e vitit 2014 deri në orën 16:00 kanë votuar 451 mijë e 895 votues. Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se proçesi zgjedhor po shkon në rregull.
Në zgjedhje janë ftuar të marrin pjesë 1,9 milionë qytetarë me të drejtë vote, të cilët duhet të zgjedhin 120 anëtarët e kuvendit të ri nga lista me 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Numri i kandidatëve të certifikuar për deputetë është 971.

Basha premton eleminimin e presionit dhe abuzimit shtetëror ndaj biznesit

Posted: 11 Jun 2017 07:07 AM PDT

Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha ka deklaruar se plani i tij ekonomik, nëse pas zgjedhjeve të 25 qershorit do të vijë në pushtet do të synojë eleminimin e presionit dhe abuzimit shtetëror ndaj biznesit. “Qëllimi nuk do të jenë taksat dhe terrori, qëllimi do të jetë punësimi. Nuk do të ketë më tatimorë rrugëve. Rrugëve duhen konsumatorë, duhen punëtorë, fermerë, tregtarë, sipërmarrës. Tatimorët, të gjithë në kazermë” tha zoti Basha në Burrel. Sipas tij programi i PD synon “Ulje taksash, subvencione për fermerët, rritje të konsumit që do të thotë rritje e kërkesës në treg, rritje e prodhimit, rritje e kreditimit”. Edhe një herë si gjatë gjithë fushatës zgjedhore lideri demokrat premtoi se paratë e shtetit nuk do të shkojnë sipas tij për investime fasadë, por për investime që ndihmojnë ekonominë.

Rama: Të bashkojmë programet, jo të ndajmë pushtetin!

Posted: 11 Jun 2017 06:54 AM PDT

Edhe më tej kryeministri socialist Edi Rama po kërkon me ngulm një mbështetje masive nga votuesit shqiptarë, ndërsa deklaron se koalicionet paszgjedhore nuk duhet të bëhen për të ndarë pushtetin, por për të bashkuar programet. Duke folur gjatë një takimi me zgjedhësit në Rogozhinë zoti Rama tha “Nëse doni brenda 4 vitesh, që dyert e shërbimeve të shtetit të hapen për të gjithë ju, pavarësisht si e keni emrin, pavarësisht financave apo përkatësisë partiake, keni vetëm një mundësi: të votoni PS-në më 25 qershor”. Kreu socialist, njëherësh kryeministri i vendit premtoi ngritjen e një administrate shtetërore model dhe pa ndikime partiake e cila gjithmonë do të jetë në shërbim të zgjedhësve. “Këtë e ndryshon vetëm populli me votë, duke i dhënë PS-së fuqinë që i duhet për të shkallmuar këtë sistem kanceroz, të kapur nga brenda” u shpreh zoti Rama.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit janë të paktën tre parti, PS, PD dhe LSI të cilat deklarojnë se do të jenë forcë e parë pas këtyre zgjedhjeve.

Inagurohet parkimin nëntokësor tek “Sheshi Skënderbej”

Posted: 11 Jun 2017 05:42 AM PDT

Pak orë nga inagurimi madhështor i “Sheshit Skënderbej” në Tiranë, Bashkia e Tiranës ka inaguruar edhe parkimin nëntokësor. Ai ka rreth 340 vende dhe sikurse u shpreh kreu i bashkisë Erion Veliaj, do të shërbejë "Për këdo që ka punë te Banka e Shqipërisë, te Muzeu Kombëtar, te Opera, te Pallati i Kulturës, te Biblioteka Kombëtare, te Bashkia e Tiranës dhe kompleksi i ministrive, nga Ministria e Brendshme, e Ekonomisë, e Bujqësisë, e Energjetikës”. “Ju del më mirë sikur të parkojnë nëntokë dhe pastaj në këmbë të aksesojnë të gjithë kompleksin e zyrave publike gjatë orëve të punës” tha zoti Veliaj. Parkimi i makinave do të kushtojë 10 lekë në orë. Në është instaluar edhe një sistem i posaçëm për karikimin e automjeteve që funksionojnë me motorra elektrike me bateri. energji elektrike. “Banorët e njësisë 9 dhe 10 do të marrin kartën e rezidentit. Vetëm ata do të mund të parkojnë në lagjet e tyre. Të gjithë të tjerët edhe ne që punojmë në Bashki apo kushdo tjetër që vjen nga rrethet, do të përdorin parkimin nëntokësor” spjegoi sërish Zoti Veliaj funksionimin e parkingut nëntokësor por edhe parkingjet rreth “Sheshit Skënderbej”.

Kryemadhi në Lezhë: Ti japim LSI drejtimin e qeverisë!

Posted: 11 Jun 2017 05:34 AM PDT

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e qytetit të Lezhës, ku prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit. Tetë janë kandidatët e listës së Lëvizjes Sociliiste për Integrim qarku Lezhë dhe në takimin që zhvilloi me banorët zëkryetarja Monika Kryemadhi, kërkoi jo vetëm nga anëtarësia votat për numrin 1.

“Ne sot kemi një mision, me votën tonë duke i dhënë LSI-së forcë e parë, drejtimin e qeverisë, sepse me drejtimin e ri ne do të kemi shansin për të qenë evropian të vërtet. Do të kemi shanse për të qenë të lirë në vendin tonë. Ne e kemi një shans në datën 25 qershor për të rikthyer fuqinë, për të rikthyer punën, për t'i rikthyer identitetin dhe integritetin që i takon Lezhës duke votuar numrin 1” tha zonja Kryemadhi.

Teksa kërkoi votat në 25 qershor, Monika Kryemadhi u shpreh e bindur se programi i LSI-së është alternativa më e mirë. “Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja parti që do të qeverisë me përulësi duke i thënë fund tiranisë dhe oligarkisë që u tentua të vendosej në Shqipërisë” tha ajo.

Kryesues i listës së kandidatëve për deputet në qarkun e  Lezhës Viktor Tushaj u shpreh se LSI me programin e saj garanton një të ardhme të sigurt për të rinjtë në vend. “Nuk do ta lëmë fatin e këtyre të rinjve në fatin e një lotoje amerikane apo rrugëve të Evropës për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Ne me këtë rini të mrekullishme e cila do ta ndërtojë fatin e saj në këtë vend, ne do të ndërtojmë të sotmen e Shqipërisë. Ne së bashku me këtë energji të jashtëzakonshme ne do të punojmë që të rinjtë shqiptar ta gjejnë veten tyre. LSI do të punojë pa reshtur për të krijuar hapësirat e mjaftueshme që rinia shqiptare, energjitë e saj t'i hedh në këtë vend. Energjitë intelektuale, energjitë fizike dhe mendore sepse kështu do të ndërtohet e sotmja e këtij vendi dhe e ardhmja e tij” tha zoti Tushaj.

Çako: Shallari vrasësi i Cukut, po zbulojmë motivet!

Posted: 11 Jun 2017 05:07 AM PDT

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se vrasësi i ish komisarti të policisë Artan Cuku më 8 prill të këtij viti është Mikel Shallari, 24-vjeç, nga Kuçova dhe banues në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur në një konferencë shtypi mesditën e së dielës nga Drejtori i Përgjithshëm i policisë Haki Çako. “Në vlerësim të informacioneve, formave dhe metodave të policisë dhe ato shkencore dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar, më datë 10 qershor 2017, u bë e mundur ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më 8/04/2017, ku u vra më armë zjarri shtetasi Artan Cuku, ish-oficer policie” tha zoti Çako. Sipas tij “Roli i Mikel Shallarit në këtë ngjarje është si ekzekutor”, ndërsa “po punohet për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të ngjarjes”.
Deklaratat e tij u përforcuan edhe nga prokurori i çështjes Enrik Ligori. “Dimë që dora që ka tërhequr këmbëzën është Mikel Shallari. Kush është ideatori i këtij krimi nuk mund ta themi dot. Ne sot dimë ekzekutorin. Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të jetë Shallari, mund të jetë dikush tjetër. Ne po hetojmë” tha prokurori Ligori.
Menjëherë pas lajmit të ndalimit të vrasësit të ish komisarit Artan Cuku Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka përgëzuar Policinë e Shtetit. Ai kam shprehur edhe mbështetjen e fuqishme për policinë në rritjen e kontrollit mbi territorin, luftës kundër trafiqeve, dhe pastrimin e radhëve të saj nga të inkriminuarit dhe personat e përfshirë në veprimtari kriminale.

Blushi: LIBRA mbron shqiptarët nga korrupsioni dhe injoranca

Posted: 11 Jun 2017 04:34 AM PDT

Gjatë një takimi elektoral në Kukes, Kreu i Libra-s Ben Blushi tha se partia që ai drejton garon në këto zgjedhje per te mbrojtur shqiptaret nga korrupsioni, vjedhja dhe dhuna e qeverise aktuale.

"Ne kemi dalë t’a mbrojmë Shqipërinë. Duam të mbrojmë ç’ka është e përbashkët, ndërsa ata ç’ka është personale. Edhe deputetët, që kanë vënë këtu në Kukës mbrojnë atë që është private, ndërsa Libra atë që është e përbashkët. Ata nuk e kanë mbrojtur. I kanë dhënë me koncesion pasi mendojnë se asgjë nuk duhet të jetë e përbashkët.

Ndërsa në Dibër, ai u kujtoi qytetarëve premtimin e pambajtur të qeverisë Rama; rrugën e Arbërit.

"Çfarë i bëri Edi Rama paratë e rrugës së Arbërit e dini ? I bëri rrush e kumbulla për ti ndarë me shokët e vet të krimit. Nuk mundet Dibra të votojë Edi Ramën!"

Në Rrëshen, Blushi u kërkoi mirditorëve të mos votonin për partitë e vjetra, pasi të gjitha janë e njëjta gjë, por të votonin për Libran e cila do ti mbrojë.