RTSH: “Reagimet botërore për sulmin në Londër” plus 6 more |
- Reagimet botërore për sulmin në Londër
- Kroaci; Raundi i dytë i zgjedhjeve vendore
- Presidenti i Gjermanisë kërkon që Evropa të mbetet e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor
- Sulmi terrorist në Londër
- Shkodër, ulet numri i popullsisë
- Reali përgjunj Juventusin dhe fiton Ligën e Kampionëve
- Londra tronditet nga një sulm terrorist
Reagimet botërore për sulmin në Londër Posted: 04 Jun 2017 08:25 AM PDT Udhëheqësit nga mbarë bota kanë dënuar sulmin terrorist ne Londer dhe kanë dërguar mesazhe solidariteti për Mbretërinë e Bashkuar. Presidenti i Shteteve te bashkuara Donald Trump shkroi ne Tëiter: "Çfarëdo që Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë për të ndihmuar Londren dhe Britanine e Madhe, do të jemi atje – Jemi me ju". Duhet të jemi zgjuar, vigjilentë dhe të rreptë. Kemi nevoje që gjykatat të na kthejnë të drejtat tona. Kemi nevojë për ndalimin e hyrjeve si një masë shtese për sigurinë.Presidenti francez Emmanuel Macron tha se "Franca është më shumë se kurrë në anën e Britanisë".Kancelarja gjermane Angela Merkel duke u solidarizuar me dhembjen e britanikëve, u shpreh: "Jemi të bashkuar përtej të gjithe kufijve në tmerr dhe pikëllim, por edhe në vendosmëri". Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se Europa qëndron me Mbretërinë e Bashkuar në luftën kundër terrorizmit ndersa kryetari i Komisionit Jean-Claude Juncker tha se mendimet dhe lutjet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre. Edhe kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ofroi solidaritet dhe mbështetje per Britanine. Kurse presidenti i Rusisë Vladimir Putin ngushëlloi popullin britanik, pas sulmit në Londër. "Mizoria dhe cinizmi i sulmit në Londër janë të tmerrshme. Dënoj terrorizmin, shpreh ngushëllimet për popullin britanik", ka shkruar Putin në Tëitter. Ngushellime dhe mesazhe mbeshtetese qeveria britanieki ka marre edhe nag shtete te tjera te botes. |
Kroaci; Raundi i dytë i zgjedhjeve vendore Posted: 04 Jun 2017 08:20 AM PDT Kroatet u thirrën sot të votojne për raundin e dytë të zgjedhjeve vendore, në të cilat zgjidhen autoritetet lokale: kryebashkiakët, kryetarët dhe keshilltaret e komunave të cilët nuk siguruan shumicën në raundin e parë me 21 maj. Heshtja zgjedhore filloi mesnatën e të premtes dhe zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit. Të drejtën e votes e kanë 2.8milion shtetas kroatë. Ne kete raund zgjidhen 8 kryetarë qarqesh, kryebashkiaku i Zagrebit, kryetarët e 54 qyteteve dhe te 102 komunave. Me interes të veçantë pritet të shihet se kush do të udhëheqë qytetin e Zagrebit, dhe nese do të mund ta fitojë mandatin e tij të gjashtë kryebashkiaku i deritanishëm Milan Bandiç, apo drejtimin e qytetin do ta marrë kandidatja Anka Mrak Taritash nga Partia Popullore Kroate , e cila ka mbështetjen e Partisë më të madhe opozitare Social Demokrate. Ne raundin e pare, pjesemarrja ishte rreth 46 %
|
Presidenti i Gjermanisë kërkon që Evropa të mbetet e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor Posted: 04 Jun 2017 08:15 AM PDT Presidenti i Gjermanisë, Frank-ëalter Steinmeier, ka kërkuar që Evropa të mbetet e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor, megjithë problemet e shumta që e prekin këtë rajon. Zoti Steinmeier, në permbyllje të takimit në Brion të Sllovenisë, tha te shtunenen ne mbremje se ajo që ndodh në këtë rajon por edhe ajo qe nuk ndodh, duhet te na shqetësojë dhe do të ketë ndikim mbi ne. Paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik në rajonin e Ballkanit, duhet të qendrojne lart në agjendën tonë, tha presidenti gjerman. Takimi i udhehehqesve të vendeve të Ballkanit, i sponzorizuar nga Bashkimi Evropian, synon gjetjen e mënyrave për rritjen e bashkëpunimit në rajon. Në deklaratën e përbashkët pas takimit, u kerkua integrim i mëtejshëm në BE, forcim i dialogut dhe përmbajtje nga retorika nacionaliste dhe provokuese. |
Posted: 04 Jun 2017 07:55 AM PDT Kryeqyteti i Britanisë së Madhe u godit persëri nga një sulm terrorist. Sulmi ndodhi në mesnatë në urën e Londrës, kur nje minibus goditi turmën e këmbësorëve duke lënë pas një varg trupash të përgjakur dhe më pas, tre persona në zonën tregtare Borou goditën me thika klientët nëe rrugë dhe ne nej restorant. Policia mberriti brenda pak minutash ne vendngjarje dhe lajmeroi me pas se ka vrare 3 sulmues meshkuj. Policia tha se agresorët kishin veshur jelekë që ngjanin me breza me lëndë shpërthyese, por më vonë u vërtetua se ato ishin vetëm mashtrim. Autoritetet besojnë se nuk ka pasur njerëz të tjerë të përfshirë në këto incidente që po trajtohen si sulm terrorist. Bilanci i viktimave është 7 të vdekur e 48 të plagosur që po trajtohen në 5 spitale të ndryshme të Londrës. Sulmi shkaktoi panik nëe një zonë të Londrës qeëvizitohet dendur nga turistët, duke pasur parasysh edhe faktin që ishte fundjavë. Kryeministrja Tereza Mei i quajti ngjarjet si incdente të tmerrshme dhe akte terrorizmi ndërsa kryetari i bashkise së Londrës, Sadik Kan i cilësoi këto sulme si akte barbare dhe frikacake. Kjo natë shënoi dhe sulmin e tretë terrorist që godet britanine kete pranvere. Ne fund te marsit, nje ne uren Uestminster nje person vrau duke goditur me makinë 4 këmbësorë dhe më pas një oficer polici pranë parlamentit kurse në fund të majit, një bombë në një koncert në Mançester vrau 22 njerëz. Britania e Madhe vazhdon të mbajë një shkallë të lartë alarmi pas incidenteve të fundit dhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 Qershorit.
|
Shkodër, ulet numri i popullsisë Posted: 04 Jun 2017 02:57 AM PDT Duke iu referuar vetëm 5 viteve të fundit, popullsia e qarkut verior të Shkodres, sipas të dhënave të INSTAT, është në ulje mesatarisht me 3000 banorë në vit, ndërkohë që vjen në rritje mosha mesatare e popullsisë. Rënia çdo vit e më shumë e lindjeve vlerësohet si një nga faktorët kryesor të uljes së numrit të banorëve në zonat veriore të vendit. Sipas mjekëve të maternitetit, në spitalin rajonal të Shkodrës, nga rreth 8000 që ishte numri i lindjeve në shkallë qarku në 1990, ka rënë aktualisht me mbi 70 %. Senad Halluni, Pergjegjës i Repartit te Gjinekologjisë në Shkodër tghotë se " Vitin e fundit si edhe përgjatë vitit 2016 ka arritur 85 mijë numri i lindjeve, po të kemi parasysh vetëm 5 mujorin e parë të këtij viti normalisht." Përveç uljes së lindshmërisë, emigrimi jashtë vendit kryesisht i moshave të reja, mbetet një tjetër faktor i rëndësishëm që po ndikon në rënien e numrit të popullsisë. Shkodra eshtë një ñder qarqet me emigracionin më të lartë në vend si dhe me një levizje të vazhdueshme demografike e cila po rrit përqëndrimin e popullsisë në zonën urbane. Rënia e numrit të popullsisë në qarkun e Shkodrës mbetet një fenomen i dukshëm në zonat rurale, kryesisht atë malore, por jo këtu, në qytetin e Shkodrës. Sipas statistikave të bashkisë, për tre vitet e fundit, numri i popullsisë në këtë qytet është rritur me rreth një mijë banorë në vit. |
Reali përgjunj Juventusin dhe fiton Ligën e Kampionëve Posted: 04 Jun 2017 12:30 AM PDT Real Madrid ka mundur thellë në finale me rezultat 4-1 Juventusin e Torinos, duke fituar Ligën e Kampionëve. Ky është viti i dytë radhazi që ai fiton këtë trofe, i 12-ti në historinë e ekipit legjendar. |
Londra tronditet nga një sulm terrorist Posted: 04 Jun 2017 12:06 AM PDT Gjashtë persona mbetën të vrarë në një sulm terrorist në qendër të Londrës mbrëmjen e së shtunës, ku tre sulmues u vranë nga policia. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |