RTSH: “Rama në Xarrë: Rilindja Urbane ka sjellë transformime dhe energji pozitive!” plus 9 more |
- Rama në Xarrë: Rilindja Urbane ka sjellë transformime dhe energji pozitive!
- Mediu: I bëj thirrje çdo republikani të votojë Partinë Demokratike!
- Basha në Korçë: 100 milionë euro subvencione për bujqësinë!
- Policia e Vlorës; Vazhdon asgjësimi i bimëve narkotike
- Volejboll; Martiri dhe Pëllumbi: Liga e Evropës, një bast i fituar
- Blushi: Mbështetje për personat me aftësi të kufizuara!
- Promovimi i fuqizimit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor
- Sa do të ndikojnë atentatet terroriste në zgjedhjet në Britani?
- Borisov: Dëshirojmë të japim perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor
- Britanikët votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme
| Rama në Xarrë: Rilindja Urbane ka sjellë transformime dhe energji pozitive! Posted: 08 Jun 2017 08:56 AM PDT Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, kryeministrin Edi Rama vazhdon të këmbënguli se vetëm Partia Socialistë mund të bëjë shtet. Në një takim me banorët e Xarrës në Sarandë, në jug të Shqipërisë, zoti Rama tha se vetëm nga programi i Rilindjes Urbane janë punësuar deri tani rreth 50 mijë persona. “Këto transformime sjellin energji pozitive, sjellin turizëm, sjellin dëshirë për të bërë biznes, rrisin vlerën e pasurisë së njerëzve” tha ai. |
| Mediu: I bëj thirrje çdo republikani të votojë Partinë Demokratike! Posted: 08 Jun 2017 08:27 AM PDT Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ftoi qytetarët e Kavajës të votëbesojnë me 25 qershor kandidatin demokrat për kryetar të Bashkisë, sikundër të japin votë masive për projektin e Republikës se Re. Zoti Mediu tha se e djathta përfaqësohet me model vlerash dhe alternativash, përkundrejt të majtës, që në katër vite sipas tij është sinjifikuar me krimin dhe trafiqet. |
| Basha në Korçë: 100 milionë euro subvencione për bujqësinë! Posted: 08 Jun 2017 07:19 AM PDT Pretendenti për kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, kreu i opozitës Lulzim Basha, ka paraqitur me fermerët e Korçës, projektin për zhvillimin e bujqësisë. Sipas zotit Basha ai parashikon rritje investimesh për infrastrukturën si edhe mbështetjen për fermerët.”Partë do të shkojnë tek të gjithë fermerët që punojnë tokën në bazë të prodhimit që ju gjeneroni. Plot 100 milion euro në vit do të mundësojë zerimin e kosotos së mekanikës bujqësore. Së dyti do të tentojnë uljen dhe zerimin e plehërave dhe inputeve të tjera buqësore” tha zoti Basha. |
| Policia e Vlorës; Vazhdon asgjësimi i bimëve narkotike Posted: 08 Jun 2017 07:08 AM PDT Policia e Vlorës ka asgjesuar mbi tre mijë bimë narkotike të mbjella në disa parcela. Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Treblovë, pranë vendit të quajtur "Përroi i Madh", janë gjetur 4 parcela toke publike e papunuar me 3404 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me gjatësi 30-100 cm. Policia dyshon se këto bimë kanë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike. |
| Volejboll; Martiri dhe Pëllumbi: Liga e Evropës, një bast i fituar Posted: 08 Jun 2017 06:01 AM PDT "Finishi i një maratonë, që tashmë duhet kurorëzuar me rezultatet në parket." Kështu e ka cilësuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, pjesëmarrjen e Shqipërisë në Ligën e Evropës, e cila do ta luajë fazën e parë të grupit A në Tiranë. Pas javësh të tëra përgatitjesh, Kombëtarja e Volejbollit të femrave ka mbërritur në prag të pjesëmarrjes së saj të dytë në Ligën e Evropës, ku Shqipëria do të përballet në grupin A me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë. Duke folur për Televizionin Shqiptar, trajnieri Altin Martiri thotë se skuadra është gati si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë sportiv: " Jemi në fazën përmbyllëse të stërvitjeve, gjendja e ekipit është e mirë. Kemi pasur disa probleme jo te lehta, por me optimizëm do të tentojmë që në ndeshjen e parë të arrijmë fitoren Kemi mjaft lojtare të zonjat, deri në 14 që janë gati për të dhënë maksimumin në fushë." Për Pëllumbin, vajzat kuqezi kanë një objektiv të qartë; Fitoren duke u përpjekur me gjithë forcat. Ndeshjet e grupit A të Ligës së Evropës, ku Shqipëria do të përballet me Finlandën, Austrinë dhe Bjellorusinë, do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. |
| Blushi: Mbështetje për personat me aftësi të kufizuara! Posted: 08 Jun 2017 05:36 AM PDT Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, parti e cila po konkurron për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, ka vijuar ecjen elektorale nën moton “100 km, derë më derë”, në njësitë 9 dhe 11 në Tiranë. Në fokus të takimeve të tij ishte mbështetje e kësaj force politike ndaj personave me aftësi të kufizuara. “Të vjedhësh ata që janë me aftësi të kufizuara është mëkati më i madh” tha zoti Blushi. Sipas tij “Kjo qeveri dhe ajo para saj e kanë bërë në mënyrë konstante. Kanë vjedhur edhe njerëzit me aftësi të kufizuara”. “Kjo praktikë do të marri fund. Do të ndëshkohet çdo njeri që prek atë që i takon dhe ato që meritojnë njerëzit me aftësi tëkufizuara” paralajmëroi zoti Blushi. |
| Promovimi i fuqizimit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor Posted: 08 Jun 2017 05:14 AM PDT Zhvillohet të premten në Durrës konferenca “Promovimi i fuqizimit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor – një iniciativë progresive për Strategjinë e Rinisë në BE me pjesëmarrjen e eurodeputetëve Viktor Boshtinaru, Tanja Fajon, Knut Fleckenstein e Tonino Picula. RTSH: Ju mbërrini në Shqipëri në mes të fushatës elektorale dhe keni ftuar, kryeministrin Rama, ashtu dhe nga partia tjetër simotër, presidentin e sapozgjedhur Meta. A nuk druheni se kjo konferencë mund të keqpërdoret nga njëra palë, ose tjetra? V.Bostinaru: Le të jemi të sinqertë, kur ne vendosëm për të bërë këtë konference, askush nuk e dinte se kur do të mbaheshin zgjedhjet egzaktësisht. Jam i bindur se të dy liderët, të cilët ndajnë përgjegjësitë më të rëndësishme në këtë vend kandidat, do të sillen me përgjegjësi të plotë përkundrejt detyrave të tyre për popullin shqipëtar. Ka shumë rëndësi që ne të përcjellim mesazhin e përgjegjshmërisë, në një kohë kur çdo gabim mund të kushtojë tepër shumë dhe ky çmim nuk paguhet nga elita politike por nga populli, nga njerëzit e zakonshëm, për të cilët ne kujdesemi edhe më shumë " T. Fajon: Me gjithë repektin ndaj forcave politike, ne presim mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Me këtë event për të rinjtë e rajonit, duam të bëjmë të qartë se zgjerimi dhe perspektiva e të rinjve në Ballkanin Perëndimor janë ekstremisht të rëndësishme për ne. Ka tepër shqetësim për perspektivën e BE në të ardhmen, për punësimin dhe arsimimin jashtë vendit, e këto janë tema që dhe ne progresistët duam t'i trajtojmë në Durrës. RTSH: Përse e diskutoni me të rinjtë e rajonit perspektivën, në një kohë kur "lodhja nga zgjerimi" më shumë se në Ballkan, haset brenda BEsë ? V.Bostinaru: Mesazhi ynë do të jetë i qartë për këtë. Ne duam të shohim se zgjerimi po bëhet i prekshëm. Ne jemi aty për të premtuar një përshpejtim të procesit, ndërkohë që respektohen të gjitha kriteret e standartet, që duhet të përmbushen nga të gjitha vendet kandidate. Nderkohe, për të dhënë mbështetje materiale, të paktën për projektet infrastrukturore, të cilat gjatë viteve të ardhshme do të shihen të integruara brenda tregut të BE-së, për të cilën do të bisedohet edhe në Washington, në kuadrin e mbështetjes për to. |
| Sa do të ndikojnë atentatet terroriste në zgjedhjet në Britani? Posted: 08 Jun 2017 04:54 AM PDT Ende është e paqartë se cili ka qenë motivi vendimtar me më shumë ndikim në votën e qytetarëve britanikë. Atentatet në Londër dhe Mançester ndikuan në fushatën zgjedhore në Britaninë e Madhe, sikurse më parë në Madrid apo Paris. Pas atentateve në Londër partitë e ndërprenë fushatën. Por ato i nxitën edhe më tej diskutimet e zjarrta për kryeministren konservatore Tezreza Mei dhe sfiduesin e saj Xheremi Korbin nga partia liberale e majtë e laburistëve. Kryeministrja Mei u shpreh për një kurs të rreptë tani e tutje, por kur ishte ministre e Brendshme ajo kishte shfuqizuar në vitin 2010 kontrollet nga ana e organeve të policisë mbi të dyshuarit si ekstremistë. Edhe zoti Korbin, i cili është simpatizant i IRA-s dhe deri në kohën e atentatit në Mançester shprehej për bisedime me terroristët, thotë se duhet ndjekur një politikë më e rreptë sigurie. Nga ana tjetër, gjendja në Britaninë e Madhe cilësohet nga analistët si e pështjelluar. Britanikët votuan pro daljes nga BE-ja pa e ditur se çfarë do të thoshte kjo. Vendi është në një gjendje konstante krize, në një rreth politik vicioz dhe kjo e bën te lehtë për t'u sulmuar. Por njohësit e zhvillimeve takohen në një pikë kur thonë se cilido që do të dalë fitues, puna e vërtetë fillon pikërisht pas zgjedhjeve. |
| Borisov: Dëshirojmë të japim perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor Posted: 08 Jun 2017 04:41 AM PDT Gjermania dhe Bullgaria deklaruan edhe një herë mbështetjen për Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e rajonit në BE. Pasi priti kryeministrin bullgar Bojko Borizov në Berlin, kancelarja Angela Merkel tha: “Bullgaria meriton mirënjohjen tonë sepse, pavarësisht që nuk është ende anëtare e zonës Shengen, i ruan shumë mirë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian. Bullgaria ka rol të madh në stabilitetin e Ballkanit. Do t’u japim shpresë dhe do t’i mbështesim këto vende sepse të gjithë partnerët politikë janë të interesuar për marrëdhënie të mira. Dëshirojmë të theksojmë se mbështetja jonë për Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshojë”, tha zonja Merkel, duke pohuar se Gjermania do ta ndihmojë me përvojën e saj Bullgarinë, kur kjo të marrë kryesinë e radhës së BE-së. |
| Britanikët votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme Posted: 08 Jun 2017 03:55 AM PDT Britanikët votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, të cilat do të përcaktojnë shefin e qeverisë së re që do të udhëheqë edhe negociatat për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. Zgjedhjet e përgjithshme, që në afat normal do të mbaheshin në maj të vitit 2020, u caktuan për më 8 Qershor pas vendimit të kryeministres Tereza Mei për të shkuar në zgjedhje të parakohshme me qellim sigurimin e stabilitetit dhe unitetit në negociatat për Brexit-in. Mes partive kryesore që zënë vend në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, e cila përbëhet nga Anglia, Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut, janë Partia Konservatore e kryeministres Mei, Partia Laburiste e Xheremi Korbinit, Partia e Liberal Demokratëve e Tim Farronit, Partia e Pavarësisë e Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) e Pol Njutollit dhe Partia Nacionale Skoceze e Nikola Starxhionit. Sipas sondazheve të fundit, partia konservatore e zonjës Mei mund të marrë 45% të votave, e ndjekur nga laburistët me 36% kurse pjesa e mbetur do të ndahet mes tri partive të vogla. Zonja Mei thotë se i duhet të rrisë fuqinë e Partisë Konservatore, me qëllim që të forcojë pozicionin e saj në negociatat me BE-ne. Këto negociata do të ndikojnë mbi punësimin në Britani, pagat, çmimet e banesave, normat e interesit, emigrimin, nivelin e tregtisë, mbrojtjen dhe sigurinë, financat dhe shërbimet pubike por Mei është e vendosur të zbatojë vullnetin e votuesve. Sidoqoftë, edhe laburistët kanë thënë se nuk do të përhiqen nga dalja prej BE-së, nëse i fitojnë zgjedhjet. Analistët parashohin ndërkaq se një mbështetje më e fuqishme për Partinë Kombëtare Skoceze do t'i rritë mundesite që Skocia të mbajë referendum për pavarësi. |
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





