RTSH: “Idrizi i PDIU: Duam te kthejmë shpresën për të mos ikur nga Shqipëria!” plus 9 more

RTSH: “Idrizi i PDIU: Duam te kthejmë shpresën për të mos ikur nga Shqipëria!” plus 9 more


Idrizi i PDIU: Duam te kthejmë shpresën për të mos ikur nga Shqipëria!

Posted: 07 Jun 2017 07:20 AM PDT

Për shqiptarët që po ikin përditë për shkak të politikës 27-vjeçare që flet për reforma, por bën zig-zake e na lë në vend", ka folur kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi gjatë takimit elektoral në qytetin e Beratit. "Shqiptarët po ikin përditë, këtë vit janë 20 mijë shqiptarë që po e braktisin këtë vend për shkak të politikës 27-vjeçare që flet për reforma, por bën zig-zake e neve na le në vend. Flasin për reforma, por sa vijnë në pushtet bëjnë pauza. Flasin për integrimin, por kur dalin në opozitë ngrenë çadra një herë njëra palë, e një herë pala tjetra. Ne nuk duam politikanë që të konkurojnë për të qenë më të zot se aktorët e humorit, apo që na tregojnë librin “Liza në botën e çudirave” me atë që po ndodh në Shqipëri. Ne na duhen djem dhe vajza seriozë, që përfaqësojnë Beratin, që nuk janë të importuar nga Berati e ta shohin atë në kartolina. Kjo është arsyeja që ne duhet të bëhemi bashkë që t’u kthejmë shqiptarëve shpresën, një kumpt kombëtarist që ta duan këtë vend. Kumpti ynë kombëtarist është koha, sepse shqiptarët sot janë në kohën e lirisë, të vlerave, në kohën e më të mirëve, në kohën e kauzave idealiste dhe kombëtariste" . Kryetari i PDIU-së theksoi se ndarja në 12 zona zgjedhore është e padrejtë, pasi vota nuk është e barabartë në të gjithë qarqet. "A mund të më thoni pse sot e kemi ndarë Shqipërinë në 12 qarqe? Unë e di shumë mirë, padrejtësia historike neve na ndau në 5 shtete. Nuk e kuptoj pse na ndau në 12 qarqe dhe jo në 4 apo 5. Për të nxjerrë një deputet në Qarkun e Beratit duhen 13-15 % e votave, kurse në Tiranë duhen 2.7% e votave. Pse në Kukës për të nxjerrë një deputet duhen 33% e votave. Kjo është arsyeja pse vota e shqiptarëve nuk është e barabartë me këtë ndarje. E duam Atdheun, e duam kombin, i duam të gjithë shqiptarët aty ku i ka vënë Zoti nga Preveza në Mollën e Kuqe. PDIU rritet përditë, një parti e interesit kombëtar, çështjen çame e kemi bërë pjesë dhe plotësuese të hartës identitare të kombit shqiptar. Ne jemi parti që jemi gati të mbështesim në çdo rast interesat e shqiptarëve kudo që ata janë",- tha kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Ndahen çmimet e gazetarisë investigative

Posted: 07 Jun 2017 06:36 AM PDT

Në një ceremoni të posaçme janë ndarë sot çmimet e akorduara nga BE për gazetarinë investigative 2017. Një nga anëtaret e jurisë Valbona Sulçe tha se për të zgjedhur fituesit mes 28 aplikimeve të prezantuara për këtë konkurs, ishte mjaftë e vëshirë. “Dy janë rrugët për të shkuar tek e vërteta, gazetaria investigative dhe ajo analitike” kujtoi ajo një thënie të drejtuesit të njohur të BBC-së Mark Tompson. “Gjatë shqyrtimit të aplikimeve ne i kemi përdorur të dy këto metoda” tha zonja Sulçe.
Me çmimin e parë u nderua Alisa Musliu për serinë e raportimeve për sigurinë ushqimore, dorëzuar nga Jan Rudolf Shef i Sektorit Politik, Ekonomik dhe të Informacionit në BE.
Çmimi i dytë iu dha Artan Ramës dhe ekipit të tij për emisionin “Matura në kaos” dorëzuar nga analisti Lutfi Dervishi.
Ndërsa çmimi i tretë ju dorëzuar nga Adi Krasta Elvis Nabollit, për gazetarët investigativë nën 35 vjeç për artikullin “Lufta Shqiptare Kundër Drogës”.
Juria ishte e përbërë nga Rrapo Zguri si përfaqësues i shoqërisë civile, Valbona Sulçe, anëtare e Këshillit Drejtues të RTSH, Lutfi Dervishi gazetar e analist i medias, Adi Krasta gazetar, autor e moderator i njohur dhe Aleksander Çipa Kryetar i Unionit të Gazetarëve si kryetar jurie.

AKT: Shqipëria parashikon rreth 5 milionë vizitorë në 2017

Posted: 07 Jun 2017 06:35 AM PDT

Rreth 5 milionë vizitorë parashikohet të vijnë këtë vit në Shqipëri nga rreth 4,2 milionë që ishin vitin e kaluar. Ky është parashikimi që bën Agjencia Kombëtare e Turizmit, duke u bazuar në të dhënat e tremujorit të parë të 2017-s. Kreu i saj Ardit Çollaku i tha RTSH se ne kemi llogaritur të kemi rreth 20 përqind më shumë turistë se sa viti i kaluar. “Trendi është shumë pozitiv, pasi nga komunikimet direkte që ne kemi me operatorët, me hoteleritë ne kemi arritur në këtë pikë që edhe kontratat që ata do të ligjin me operatorët privatë duke qënë se do të jenë më të lehtësuar nga ana e TVSH për akomodimin, do të kenë mundësi që të mbajnë kontrata dhe paketa turistike shumë më konkuruese se vendet e tjera të rajonit” tha zoti Çollaku.
Ndërkohë, ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi ka postuar në faqen e saj në FB disa statistika për turizmin brenda katër viteve të fundit; atë të rritjes me 45 përqind të numrit të turistëve nga viti 2013 deri në 2017, por shtim edhe të strukturave akomoduese me 44,3 përqind më tepër. Ndërkaq janë punësuar më shumë afro 32 mijë punonjës në këtë sektor. Të ardhurat nga turizmi sot kanë arritur në 15 miliard euro, janë rritur me 38 përqind nga viti 2013, që do të thotë rritje me 7 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 4,8 përqind që ky sektor zinte në 2013-ën.

Vlorë: Rama takohet me pensionistët/Çdo fundvit shpërblime dhe rritje të pensioneve

Posted: 07 Jun 2017 06:14 AM PDT

Reformë të thellë në administratë paralajmëroi sot kryeministri Edi Rama gjatë takimit me pensionistët në Vlorë. Po për realizimin e kësaj reforme ku sipas tij të vendosen njerëzit e aftë dhe jo ata më tesera partie, rama tha se Partisë Socialiste i duhen 71 vota. Duke komentuar koalicionet mes partive, Rama deklaroi se ato duhet të ndërtohen vetëm mbi bazën e programit. "Nuk mund të vazhdoje më historia e administratës shtetërore, historia e një sistemi partish që e gërryen administratën nga brenda. Nuk mund të jenë zyrat e shtetit si degë partie. Nuk mund të ndahet administrata shtetërore si tepsi që një parti merr x inspektoriate apo agjensi, drejtori dhe y parti merr inspektoriate apo agjensi, drejtori dhe nuk ka më rëndësi se a e ka kjo parti njeriun më të zot që i duhet vendit për at punë apo nuk e ka, thjesht partita ka vendin dhe njeriun që i gjen një vend" theksoi Rama. Për 4 vitet e ardhshme kryeministri premtoi rritje të pensioneve, ndërsa në çdo fundvit marrjen e një shpërblim deri në 100 mijë lekë. Sërish Rama përsëriti idenë se vota për partitë e vogla do të ishte një votë e shkuar dëm.

Dhunoi fëmijët, gjykata vendos “arrest me burg” për edukatoren

Posted: 07 Jun 2017 06:01 AM PDT

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për edukatoren e një kopshti privat Denida Rexhepi, e cila akuzohet se dhunoi fëmijët e kopshtit ku ajo punonte. Përpara trupit gjykues 30-vjeçarja mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. Edukatorja dyshohet për akuzën keqtrajtim te miturish dhe Prokuroria thotë se janë të pakten dy raste kur e dyshuara ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve në kopështin privat. 30 vjeçarja Denida Rexhepi u denoncua tre ditë më parë nga prindërit e dy fëmijëve që ishin në kopshtin ku punonte e dyshuara.

Blushi: LIBRA do uli taksat, çmimin e naftës dhe do u japi emigrantëve të drejtën e votës

Posted: 07 Jun 2017 05:56 AM PDT

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka vijuar me fushatën derë më derë në njësinë 8 në Tiranë. Blushi është takuar me pronarë dhe punonjës të bizneseve të cilëve u ka shpjeguar programin e forcës politike që ai drejton. Ndër të tjera ai ka denoncuar rritjen e padrejtë të taksave nga Bashkia në masën 50 për qind si dhe premtoi ulje të tyre. “Po ja u marrin shpirtin këta. Dy lekë që fiton o ti merr ai, o ti merr bashkia, o ti marrin tatimet, o ti merr ryshfeti” tha zoti Blushi. “Ryshfeti është më i lartë se gjithë taksat. E vetmja gjë që do të bëjmë është do të ulim taksat për ju” shtoi ai.
Në vijim të ecjes së tij zoti Blushi u ndal në një pikë karburanti ku theksoi se çmimi i naftës në Shqipëri është abuziv duke premtuar njëkohësisht uljen e tij në mënyrë të ndjeshme. “Do të ulim çmimin e naftës. Do të ketë më shumë punë për ty, do të ketë më shumë karburant për konsumatorët” i tha ai një shitësi karburantesh. Për kreun e libras shqiptarët nuk mund ta paguajnë më shtrenjtë naftën se maqedonastit pasi kanë më shumë naftë se ata.
Më tej Kreu i LIBRA-s është ndalur edhe në një biznes të hapur nga emigrantë të kthyer nga Zvicra, të cilëve u ka shpjeguar projektin e kësaj force politike për emigrantët. Blushi sqaroi se LIBRA do u japë emigrantëve të drejtën e votës dhe do të kërkojë që në parlamentin shqiptar të ketë një numër deputetësh që do të përfaqësojnë emigrantët.
Në fushatën e tij derë më derë të quajtur “100 kilometra”, kryetari i LIBRA-s ka dëgjuar problematikat e ndryshme të qytetarëve dhe ka kërkuar që më 25 Qershor ata të votojnë për numrin 18.

Detin Mesdhe: Sekuestrohet 1 ton e 71 kg heroinë

Posted: 07 Jun 2017 05:51 AM PDT

Policia dhe roja bregdetare turke kapen në ujërat e kanalit të Suezit, në një anije që lundronte nën flamurin e Kongos, një ton e 71 kilogram heroinë. Ekipet e luftës kundër trafikut të drogës pranë policisë turke morën lajmërim se anija, ekuipazhi me 9 persona i së cilës përbëhet nga shtetas turq, po transportonte drogë. Forcat turke e ndaluan anijen në Detin Mesdhe dhe gjetën në të sasinë e droges. Kjo është sasia më e madhe e heroinës së konfiskuar në Turqi gjatë viteve të fundit. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë arrestuar. Në operacion u përfshinë njësitë speciale me qen të specializuar në luftën kundër drogës. Sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në Turqi i përket janarit 1993 kur policia turke, në bashkëpunim me autoritetet amerikane kapen në ujërat ndërkombëtare të Detit Mesdhe 18 ton heroinë.

Bajden: Rusia po përpiqet të destabilizoje Ballkanin dhe Evropën

Posted: 07 Jun 2017 05:43 AM PDT

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të bashkuara, Xho Bajden, deklaroi se presidenti i Rusisë Vladimir Putin po përpiqet që të destabilizojë Evropën. Zoti Bajden mbajti një fjalim në Samitin Europian Konkordia që po zhvillohet në Athinë. Duke tërhequr vëmendjen se Evropa dhe SHBA-ja kanë vështirësi, me të cilat duhet të luftojnë së bashku, foli edhe për tensionet politike në Ballkan, krizën në Ukrainë si dhe luftën kundër Shtetit Islamik. Bajdeni theksoi se në Ballkan tensionet janë rritur për shkak të administrimit të dobët. Kurse për Ukrainen dhe pjesën lindore të kontinentit, Bajdeni tha: Jo vetëm ky rajon, por e gjithë Evropa është nën kërcënim. Po vërejme se në të gjithë kontinentin Rusia, më tepër Putini, përpiqet që të destabilizojë solidaritetin evropian. Kriza e energjisë në Evropë, varësia nga gazi rus, ia lehtëson punën Rusisë sepse ajo shfrytëzon pikat e dobëta për të minuar unitetin e Evropës. Xho Bajdeni bëri thirrje për unitet dhe solidaritet duke thënë se BE-ja dhe NATO-ja duhet të mbahen gjallë.

Papa Françesku bën thirrje për paqe

Posted: 07 Jun 2017 05:36 AM PDT

Në një audiencë të hapur në Vatikan, Papa Françesku i bëri sot thirrje botës të lutet për paqen. Jetojmë në një kohë kur të gjithë, të krishterë, myslimanë e hebrej, duhet të lutemi për paqen, tha Papa nga sheshi i Shën Pjetrit, duke u kujtuar të pranishmëve se të enjten, në orën 13, shumë vende i janë bashkangjitur nismes "Një minutë për paqen". Ai u kërkoi njerëzve që në orën 13, në punë, shtëpi apo rrugë qofshin, t’i bashkohen kësaj nisme e të qëndrojnë një minut në heshtje për nder të paqes. Me nismën që mbahet për të dytin vit radhazi, janë solidarizuar tashmë shumë qytete, organizata të të drejtave të njeriut, bashkësi fetare e institucione.

Doshi: Akuzat ndaj meje, tendencioze

Posted: 07 Jun 2017 05:29 AM PDT

Më shumë se 10 mijë faqe ishte ekspertiza që Prokuroria e Përgjithshme ka përgatitur në këto dy vjet për deputetin Tom Doshi që nga kallëzimi penal i ILDKPKI. Tre ditë para se afati i hetimit të skadonte , prokuroria e pergjithsme thirri Doshin për ti komunikuar akuzën ku deputeti do të jetë zyrtarisht i pandehur vetëm për deklarim të rremë ndërsa akuzën tjetër atë të fshehjes së pasurisë organi i akuzës nuk ka arritur t’a faktojë. "Çdo qindarkë është e pastër, e justifikuar çka e ka pastruar totalisht figurën e tij. Kemi një konflikt me prokurorinë, ka disa që ne i konsiderojmë harresa disa gjëra shumë të vogla dhe që prokuroria i konsideron si deklarime të rreme" theksoi avokati i Zotit Doshi. Për deputetin Doshi akuza është tendencioze dhe vjen në një kohë kur ai ka hedhur kandidaturën për deputet në Qarkun e Shkodrës. "Kjo bëhet për zgjedhjet.Unë do të vij prapë në parlament mundësisht më rritet mbështetja më shumë sepse ktu shihet se është me tendencë që unë mos me ardhë në parlament por unë pretendoj me marr 3 deputetë në shkodër e jo një" tha Doshi. Doshi kandidon nën siglën e Partisë Social Demokrate por i pyetur nga gazetarët ai tregoi se me cilën parti do të bëjë koalicion pas zgjedhjeve të 26 qershorit.