RTSH: “Ditmir Bicaj; Mbrojtësi shtatlartë sezonin e ardhshem do të luajë me Flamurtarin” plus 9 more |
- Ditmir Bicaj; Mbrojtësi shtatlartë sezonin e ardhshem do të luajë me Flamurtarin
- Maqedoni; Qeveria e re në ditën e dytë
- Raporti Europian i Drogave 2017: Shqipëria problem për kultivimin e kanabisit
- Rama në Tropojë: Vota për PS ju garanton dinjitetin!
- Blushi: LIBRA, vota morale e Shqipërisë!
- Kristoforidhi, lëvruesi i shqipes në gegnisht dhe toskërisht
- Londër; Nderohen viktimat e sulmit terrorist
- Basha shqiptarëve: Bashkohuni me republikën e re se është republika juaj!
- Ujërat e zeza notojnë në liqenin e Prespës
- Volejboll, Tuci: Kombëtarja privilegj dhe sfidë!
| Ditmir Bicaj; Mbrojtësi shtatlartë sezonin e ardhshem do të luajë me Flamurtarin Posted: 06 Jun 2017 06:25 AM PDT Ditmar Bicaj është lojtari i parë që për sezonin e ri futbollistik 2017-2018 do të luajë me Flamurtarin. Lojtari lezhjan që sezonin e kaluar ka luajtur për ngjyrat e Vllaznisë, ka nënshkruar zyrtarisht për vlonjatët. Të martën ai ka bërë edhe prezantimin me fanellën e Flamurtarit. Bicaj, edhe dy sezone më parë, në merkaton e dimrit ishte pranë Flamurtarit, por më pas zgjodhi të luante jashtë kufijve të vendit. Ai u aktivizua fillimisht në kampionatin iranian për të vijuar më pas me Partizanin. Tashmë qendërmbrojtësi bëhet pjesë e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm, duke u bërë kështu afrimi i parë tek kuqezinjtë e trajnerit Shpëtim Duro në merkaton e verës. Ditmar Bicaj mbylli kampionatin me Vllazninë, e pas ndeshjes së fundit me të konfirmoi largimin nga Shkodra. Vetëm pak ditë më parë mbrojtësi pati një takim me trajnerin Duro dhe menjëherë u fol për një kalim të tij drejt Vlorës. Tashmë ka ardhur dhe zyrtarizimi, ndërsa për Flamurtarin ky është një përforcim i mirë në mbrojtje kur dihet eksperienca e Bicajt. Shtatlarti lezhjan në kampionatin shqiptar ka luajtur edhe me Skënderbeun, Partizanin, Dinamon e Tiranën. Ndërsa ka provuar të aktivizohet edhe në kampionatin e futbollit në Iran dhe Bullgari. Trajneri Duro këmbëngul të përfocojë skuadrën e Flamurtait me disa emra të njohur si: Asion Daja, Mentor Mazrekj dhe Mersini. Ky i fundit, i cili luajti sezonin e kaluar me Luftëtarin, duket se se është shumë pranë marrëveshjes me vlonjatët dhe nëse arrihet kjo, bie pista Cuculi. |
| Maqedoni; Qeveria e re në ditën e dytë Posted: 06 Jun 2017 06:15 AM PDT Qeveria e re e Maqedonisë, me kryeministër Zoran Zaevin, ka sot ditën e saj të dytë të punës. Në mbledhjen e parë kabineti miratoi një deklaratë të përbashkët për punë efikase të anëtrave në interes të shtetit. Mbledhja formalizoi edhe 5 zëvëndëskryeminstrat, mes të cilëve 2 shqiptarë. Bujar Osmani do të jetë zëvendëskryeministër përgjegjës për integrimet evropiane ndërsa Hazbi Lika zvendëskryeministër përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Partitë shqiptare morën edhe 3 ministra të cilët janë Edmond Ademi për diasporën, Andan Qaili dhe Ramiz Merko, për investimet e huaja. Si për të dëshmuar vendosmërinë se vendi duhet të hedhë hapa konkrete në rrugën e integrimit, të bllokuar prej kohësh, kabineti lajmëroi se Ministri i Jashtëm Nikolai Dimitrov do të udhetojë së shpejti në Athinë me qëllim ngritjen e urave të miqësisë dhe hapjen e dyerve të integrimit. Qeveria e re e pranon se sfida më e madhe për integrimin euro atlantik të Maqedonisë qëndron të marrëdhëniet me Greqinë. |
| Raporti Europian i Drogave 2017: Shqipëria problem për kultivimin e kanabisit Posted: 06 Jun 2017 06:14 AM PDT Kultivimi dhe shitja e lëndës narkotike kanabis sativa, por edhe e vajit të tij në Shqipëri, përmenden për herë të parë si shqetësim në raportin vjetor Europian të Drogave të vitit 2017, publikuar nga Qendra Europiane e Monitorimit të drogave dhe Varësisë nga Droga, me seli në Lisbonë. |
| Rama në Tropojë: Vota për PS ju garanton dinjitetin! Posted: 06 Jun 2017 06:02 AM PDT Edhe në Tropojë, Kryeministri Edi Rama iu kërkoi sot banorëve të Tropojës të votojnë më 25 qershor ofertën elektorale të Partisë Socialiste pasi sipas tij Partia Demokratike për një cerek shekulli nuk bëri asgjë për Tropojën. “Po të matemi për punët për Tropojën, unë me Saliun jemi si Reali me Kukësin” tha zoti Rama mes ironisë dhe humorit. “Edhe po nuk i votuat Lulin dhe Saliun kësaj radhe nuk ndodh gjë. Punën jua bëjmë ne, ju duhet të zgjidhni kalin më të fortë dhe karrocën më të mirë e jo të shkoni pas mushkave” shtoi më tej ai. |
| Blushi: LIBRA, vota morale e Shqipërisë! Posted: 06 Jun 2017 05:39 AM PDT Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, vijon fushatën e tij derë më derë. I shoqëruar nga anëtarë të kësaj forcë politike, zoti Blushi është takuar me qytetarë votues të njësisë 9 në kryeqytet të cilëve u ka shpjeguar programin elektoral të forcës politike që ai drejton duke u kërkuar votën më 25 Qershor. “Duhet të votosh se është detyrim këtë rradhë” u është drejtuar zoti Blushi zgjedhësve me të cilët takohej. “Nuk e rregullojmë dot këtë vend pa votuar të gjithë” përsëriste vazhdimisht ai. |
| Kristoforidhi, lëvruesi i shqipes në gegnisht dhe toskërisht Posted: 06 Jun 2017 05:04 AM PDT Kurdoherë që vihemi para pikepyetjes mbi eksiztencën e shqipes gegnisht apo toskërisht, do të duhet të kishim një model para vetes. Dhe pa diskutim ai është Kostandin Kristoforidhi, i cili i lëvroi shkencërisht dhe me një pasion magjepsës të dy format e shqipes toske dhe gege. Këtë na e kujton studjuesi i apasionuar prof. Xhevat Lloshi në 190 vjetorin e lindjes së Kritoforidhit, duke sjellë para lexuesit një pjesë të kolanës së shkrimeve dhe përkthimeve të transkriptuara të tij duke hedhur dritë gjithashtu mbi këtë personalitet të mbiquajtur si babain e gjuhës shqipe. |
| Londër; Nderohen viktimat e sulmit terrorist Posted: 06 Jun 2017 05:01 AM PDT Qytetarët e Londrës mbajtën sot 1 minutë heshtje për viktimat e sulmit terrorist të natës së të shtunës. Njerëzit u ndalën në orën 11 në vendet ku u shënuan viktima dhe mjedise të tjera të qytetit në shenjë respekti. Ndërkohë në kryeqytet dhe në mbarë Britaninë, masat e sigurisë vazhdojnë të mbeten të larta. Policia tha se e ka kufizuar hetimin mbi sulmin terrorist te një person dhe i ka liruar 12 të arrestuarit pas vlerësimit se ata nuk kanë gisht në këtë komplot terrorist. Më shumë se 130 imamë të Britanisë nuk kanë pranuar të kryejnë ritualet fetare të ceremonive mortore për tre personat qe kryen sulmin terrorist. Në sulmin e të shtunës vdiqën 7 persona dhe u plagosën 48 të tjerë, 36 prej tyre janë ende në spital dhe 18 në gjendje kritike. |
| Basha shqiptarëve: Bashkohuni me republikën e re se është republika juaj! Posted: 06 Jun 2017 04:49 AM PDT Në takimin me banorë të njësisë 4 dhe 8 të Tiranës, kreu i opozitës dhe pretendenti për kryeministër Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin aktual Edi Rama për premtime të pambajtuara dhe mungesë alternative për të qeverisur. Kjo është edhe arsyeja theksoi zoti Basha, që Rama shmang debatin publik, ndërsa zotohet para banorëve të kësaj zone se nuk do të lejojë Ramën ti shmanget kësaj përgjegjësie. “Ja ku jam këtu, në këtë rrugë të lagjes time të vjetër, duke ju parë në sy e duke ju thënë se unë nuk kam ndër mend ta lejoj që ta marri fushatën për hunde, se me 25 qershor është dita e llogaridhënies për 300 mijë vendet e punës që nuk i hapi, për taksat që i rriti, për faturat e energjisë që i rriti, për shëndetësinë në kolaps” tha zoti Basha. |
| Ujërat e zeza notojnë në liqenin e Prespës Posted: 06 Jun 2017 04:08 AM PDT Bashkia e Pustecit është e përbërë nga 9 fshatra. Për shkak të mungesës së kanalizimeve në 7 fshatra, banorët janë të detyruar që ujërat e zeza t’i derdhin në Liqenin e Prespës. Ndotja e Liqenit të Prespës nga depozitimi i ujërave të zeza mbetet problem shqetësues për banorët e kësaj zone të shpallur Park Kombëtar : Në liqen shkojnë njerëz të ndryshëm dhe një pjesë e mirë e tyre i lëshojnë mbeturinat ku t’iu vijë për mbarë. Kjo është situatë shumë shqetësuese. Ajo çka është më e keqja është se ujërat rrjedhin në liqen. Kjo është katastrofë. Nuk durohet as nga ne banorët e aq më pak nga turistat që vijnë për të kryer pushimet. Gjithë fshati Goricë e Vogël, furnizohet me ujë të pijshëm nga liqeni, ku derdhen ujërat e zeza. Këtu marrim ujë për të pirë dhe analiza nuk ka bërë kush, për të parë a është i pijshëm apo jo. Keni bërë kërkesë në bashki dhe asnjë zgjidhje nuk kemi patur." Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nisi punën për pastrimin gropave septike dhe pastrimin e liqenit nga mbetjet e ngurta: "Në të gjithë territorin e vendit kjo është një nga problematikat kryesore dhe është një nga dy gjërat kryesore ku ne duam të konsistojmë, bashkë me liqenin.” E ndërsa synohet që Prespa të bëhet pjesë e intenerarit turistik të zonës së Korçës, ende nuk ka një afat, se kur do zgjidhet problemi kryesor që pengon këtë, rrjeti i kanalizimeve në 7 fshatra të Bashkisë Pustec. |
| Volejboll, Tuci: Kombëtarja privilegj dhe sfidë! Posted: 06 Jun 2017 04:00 AM PDT Është një nga lojtaret me më tepër përvojë në ekipin kombëtar të volejbollit të femrave të Shqipërisë. Por për Esmeralda Tucin, thirrja në fanellën kuqezi është sa privilegj edhe sfidë. Bashkë me shoqet ajo vijon stërvitjen në mjediset e reja të Sallës Sportive "Feti Borova" në Parkun Olimpik të Tiranës, në përgatitje për ndeshjet e grupit A të Ligës së Evropës, ku Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë. |
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





