RTSH: “Berisha në “Përballë”” plus 9 more

RTSH: “Berisha në “Përballë”” plus 9 more


Berisha në “Përballë”

Posted: 09 Jun 2017 12:56 PM PDT

Ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së, Sali Berisha, ishte  i ftuar në emisionin "Përballë" të gazetarit Lutfi Dervishi. Zoti Berisha foli për herë të parë pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë të PD-së, për emrat brenda dhe jashtë listës, për presidentin në ikje dhe atë në ardhje, për mandatin qeverisës në mbyllje dhe atë që do të nisë!  Më poshtë intervista e plotë me zotin Berisha e gazetarit Lutfi Dervishi e cila u transmetua drejtëpërdrejtë në RTSH1HD, por edhe në rrjetin  social Facebook.

 Ndodhemi në mesin e fushatës elektorale dhe janë zgjedhjet e 9-ta parlamentare që nga viti ’91.  Z. Berisha është i shtati në listën e qarkut të Tiranës. Si ndiheni me këtë numër dhe me këtë vend?

  • Shumë komod, absolutisht!

Komod se është vend i sigurtë?

  • Jo, nëqoftëse numri mund të pretendohej se mund të ishte më parë, unë them se mund të ishte edhe më mbrapa. Domethënë unë kam një problem në këto zgjedhje. Problemi im është një status që unë kam, të cilit edhe po të dua t’i iki, nuk i iki dot.

Në ç’kuptim status?

  • Si ish kryetari i PD-së, si ish kryeministër, si ish e ish me rradhë…

Domethënë po e frenoni veten për të mos qenë aktiv në fushatë?

  • Padiskutim! Normale dhe s’mund të jem një zë vokal në fushatë sepse fushata ka një zë dhe ai është i liderit të partisë. Përpiqem me mënyrat e mia nga mëngjesi deri në darkë të ndihmojë PD-në. Kjo është.

Por aktiviteti juaj publik ndiqet më shumë se kushdo tjetër dhe jo vetëm në rrjetet sociale.  Kjo fushatë është krejt e ndryshme nga të tjerat, por nuk kemi parë asnjë koment/qëndrim tuajin për fushatën?

  • Ke të drejtë! Cila është fushata?! Cilat janë konsideratat e mia?! Kjo është një fushatë unike në historinë e vendit. Kemi një opozitë…

Kemi opozitë në këtë fushatë?!

  • Kemi opozitë në këtë fushatë, opozitë të bashkuar, e cila në unikalitetin e fushatës, ka një program që do të thosha që pavarësisht se….

Të cilin unë ende nuk e kam gjetur as  në website…

  • Që pavarësisht se analistët nuk e kanë kapur, por unë mund të them se është absolutisht një nga programet më revolucionare në 27 vjeçare historinë e vendit. Dhe ku qëndrojnë pikat?! Së pari, ky program ka kapur për brirësh problemin themelor të vendit, që është problemi i ekonomisë. Kryetari i PD-së në këtë program ka marrë përsipër një nga vendimet më të vështira dhe më të rëndësishme që mund të marrë një forcë politike në Europë, që është ulja e TVSH-së nga 20% në 15%. TVSH-ja është taksa e çdo shqiptari. Kur tha Edi Rama në vitin 2013-të se do të ulte taksat për 97% të shqiptarëve, unë automatikisht nënkuptova se ai po hiqte TVSH-në e ushqimeve dhe po ulte TVSH-në e energjisë dhe me këtë realisht i lironte shqiptarët nga barra e taksës në këto produkte që përbëjnë të ashtuquajturën "shportë" apo produkte më të rëndësishme dhe që lehtësonte xhepin e tyre. Lulzim Basha ka marrë një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, do të zbresë në 15% TVSH-në. Pra, 400 milion euro do të mbeten në xhepat e shqiptarëve. Nuk është se do t’i bëjnë të pasur, por do t’u japin mundësinë të blejnë më shumë, të konsumojnë më shumë dhe t’i japin një nxitje të madhe ekonomisë.

Ju keni qenë president 5 vjet, keni qenë kryeministër 8 vjet. Keni ndjekur 9 fushata elektorale dhe në fushata elektorale shohim këtë gjë: premtim për ulje taksash dhe TVSH-je, edhe për tatim-fitimin e kam parë që e ka ulur 9% dhe premtim për rritje rrogash. Paratë vijnë nga mbledhja e taksave, që thuhet do të ulen dhe do të rriten shpenzimet për rrogat. Nga dalin paratë në këtë lloj ekuacioni?

  • Shumë e drejtë kjo! çfarë ndodhi në 2005-ën. Ne nuk lëvizëm TVSH-në, por zbritëm taksën e sheshtë 10%. U rritën të ardhurat me aq shpejtësi…

Sepse u formalizua ekonomia…

  • Po, bravo. U rritën të ardhurat me aq shpejtësi dhe ajo qe formalizim se nuk qe efekt i menjëhershëm i stimulit, se stimuli vjen më vonë, sa që ne për hir të së vërtetës nuk dinim sepse nuk kishim projekte të lëna nga qeveria e mëparshme për t’i vazhduar dhe ato të ardhura ia kthyem biznesit, duke ulur më tej taksat.

Shumë dakord, por 8 vjet më mbrapa ekonomia është disi e formalizuar…

  • 8 vjet më mbrapa, në vlerësimin tim, ekonomia kishte nevojë jetike për një stimul të dytë të madh fiskal. Ekonomia kishte dhe ka nevojë… një ekonomi që vuan t’i nuk mund ta bësh të vuajë me më shumë me taksa, se ti po i shtove taksat, i shton ngarkesën. Këta i shtuan taksat. Këta rritën në mënyrë të papërgjegjshme taksat dhe thonë: ne marrim tani 30%-40% më shumë se përpara. Marrin vetëm 1/5 e asaj që duhet të merrnin me këtë rritje taksash, çka do të thotë se 4/5 janë informalitet. Pra, ulja e TVSH-së në vetvete….

Ju mendoni se ende ka hapësirë për të formalizuar….

  • Unë e pëlqej shumë masën e kryetarit të PD-së për uljen e TVSH-së, sikundër zbritjen në 9% të taksës së sheshtë, por pëlqej një premtim solemn, që ai po u bën fshatarëve dhe në tërësi prodhuesve, trarin e doganës. Unë kam qenë gjithnjë për tregun e lirë, por tregu i lirë kërkon disa rregulla për t’u respektuar. Nëqoftëse fermeri francez, fermeri italian subvencionon qumështin e lopës, duke i dhënë fermerit 3 euro në ditë për çdo krerë, fermeri shqiptar në rast se ne nuk ia mbrojmë prodhimin, fermeri shqiptar e ka të pamundur të përballet. Lulzim Basha ka marrë përsipër… E vërteta është se kësaj here është frymëzuar nga presidenti Trump, i cili po prish marrëveshjet e tregtisë së lirë. Pse po i prish marrëveshjet e tregtisë së lirë?! Sepse thotë që këto marrëveshje kanë vënë në pozita të pabarabarta fermerët e SHBA-së. E vërteta është se edhe ata marrin subvencione, por në plus-minuset e tij, presidenti Trump…

Në këtë logjikë do të themi se nuk jemi fort pro BE-së,  në kuptimin e integrimit sepse dihet që beteja në BE bëhet pikërisht për këto gjëra..

  • Jo, ne jemi për BE-në. Këtu ka një gjë. Ka një modifikim në qëndrimin e levizjes së lirë në pamje të parë, por nuk është modifikim. Sepse qeveria e ardhshme do t’u thotë partnerëve: po hajde urdhëroni një për një, por hiqni ju subvencionet, se dhe subvencionet në vetvete janë një kundërshtim flagrant me parimet e tregtisë së lirë. Nëse …

Kështu funksionon BE-ja. Subvencionet  i ka si politikë të vetën…

  • Atëherë ka subvencione, atëherë dhe unë do të bëj çdo gjë që fermerët shqiptarë të maten me fermerët belg apo me fermerët francezë si një me një. çfarë do të thotë kjo?!

Kjo është beteja që bëhet mes ministrit danez, ministrit francez. Po a i ka Shqipëria këllqet për t’u futur në këto lloj betejash?

  • I ka plotësisht Shqipëria se Shqipëria nuk është anëtare njëherë. Ngadalë-ndagalë, Shqipëria ka dhe dhjetra kapituj… kur të happen negociatat janë dhe dhjetra kapituj. Dhe derisa të shkojmë në atë momentin sa të nënshkruajmë marrëveshjen, ne kërkojmë… se çfarë jemi ne në dallim nga vendet e tjera?! Në dallim nga vendet e tjera… ne nuk jemi vend fshatarë se nuk mund ta them këtë se tani fatmirësisht në urbanizim predominon pjesa urbane në Shqipëri, por prapë kemi mbi 45% të popullsisë në fshat. Atëherë nëqoftëse ne nuk i vemë këta njerëz në pozita… të barabarta nuk i vemë dot kurrë, por të paktën të themi diçka si më të barabarta me traun e doganës, se ka një gjë: trau i doganës i intereson qeverisë. Pse i intereson qeverisë, se vjen aty merr taksën dhe merr tarifën doganore dhe ikën ajo.

Një problem, se kemi marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e rajonit…

  • Atëherë marrëveshja e tregtisë së lirë do të ketë modifikime në këtë rast në kuptimin e modulit sezonal.

Ju z. Berisha ju referuat presidentit Trump,  por presidenti Trump është presidenti Trump,  Amerika është Amerikë.  Shqipëria ndoshta nuk e ka fuqinë për të marrë vendime unilaterale.

  • Fuqinë nuk e ka për të marrë vendime unilaterale, por Shqipëria e ka plotësisht fuqinë për të mbrojtur prodhimet e veta. Për shembull, ne bënim një mbrojtje. Ne kishim module sezonale në dogana për prodhimet bujqësore dhe në kulmin e prodhimit në sezon, ne fusnim modulin e tyre. Nuk ishte një mbrojtje e plotë, por ishte një lloj mbrojtjeje. Kurse kryetari I PD-së ka marrë përsipër mbrojtje të plotë. Lutfi, viti që shkoi ka qenë vit nga më dëshpëruesit për qindra dhe mijra fermerë shqiptarë…

Sepse lanë prodhimin dhe ju kthyen hashashit?

  • Jo, nuk e lanë. Disa,.. por jo Myzeqeja. Myzeqeja prodhoi në sera, por arriti një kilogram i domateve në 200 lekë të vjetra, që nuk ia vlente transporti sepse e fusnin dhe nga jashtë. Kjo ishte një dëm shumë i madh. Mendoj se shtyllë tjetër madhore e programit të Lulzim Bashkës janë pensionet…

Dakord z. Berisha,  por nga dalin paratë? Domethënë rris pensionet në 250 mijë lekë ul TVSH-në 15%,  ul tatimin nga 23% që është maksimali në 9%, që do të thotë se janë të gjitha para…

  • Vendi ka një histori. Kur u ndërmorrën këto masa, të ardhurat nuk ranë, por u rritën ndjeshëm. Kur u morën këto masa Lutfi, të ardhurat u rritën në atë shkallë sa vendi ia doli në 8 vite të ndërtojë 11 mijë km rrugë, të mbi dyfishojë rrogat e mesme, të dyfishojë rrogat e ulta…

Ekonomia rritej me 8% në atë kohë,  ishte kontekst tjetër, nuk ishte kriza globale…

  • Ajo që thua ti është e vërtetë…
  1. Berisha më vjen shumë mirë që jemi në debatin real që duhet të ishte bërë në këtë fushatë, që do të thotë për ekonominë dhe për masat konkrete…
  • Në fakt, kryetari i PD-së nëqoftëse e ndiqni, por po e çensurojnë në mënyrë mizore mediat, një çensurim barbar… po të shohësh Edi Rama hap frigoriferin dhe del duke folur…

Çfarë çensurimi,  se partitë raportojnë vet tani,  nuk është se ka ndonjë media që ka nevojë për çensurim.

  • Transmetimet live…

Janë të pabarabarta?

  • Janë 5 me 1…

Nuk çensurohet dot facebook-u që ndiqet !

  • Por nga ana tjetër, premtim tjetër madhor është ky i pensioneve. Çfarë do të ketë ky?! Kjo paketë po të shkojmë në doktrinë,  ka një miks të Hayek-ut,  të Friedman-it me Keynes.  Ky synon me çdo kusht të rris dhe të nxis konsumin,  jo vetëm ofertën, por edhe kërkesën. Me rritjen e madhe të pensioneve,  me krijimin e një fondi të qëndrueshëm dhe ushqimin e tij, i jep një spostim të ri ekonomisë, nivelit të ekonomisë. Unë them se kurrë ndonjëherë në ndonjë fushatë nuk është folur më shumë për ekonominë se ç’po ndodh në këtë fushatë që po përpiqet ta çensurojnë.

Unë do të thoja se në 2005-ën dhe 2009-ën është folur më shumë për ekonominë, të paktën për sa kohë që kemi ndjekur fushatën.

  • Problemi është se nuk të lejojnë ta ndjekësh këtë fushatë ty se këta po e çensurojnë komplet.

E kam ndjekur edhe nëpër studio, nuk është se bëjnë debat shumë për ekonominë.  Nuk është normale që 2 javë para ditës së votimit të flasësh për listat e PD-së,  por debati për to mori kohë.  Dhe të pakënaqurit dhe kritikët, që nuk mungojnë në këto raste,  ju referuan shkeljeve të statutit dhe faktit se ju që keni qenë në krye të PD-së, për listat e deputetëve keni mbledhur kryesinë.

  • Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme të PD-së jam unë. E them këtë me sinqeritetin më të madh. Pse? Përsëri statusi im është i tillë. Çdo lloj qëndrimi publik mua më krijon përshtypjen se do të më nxirrte nga statusi im i një njeriu të dorëhequr njëherë e përgjithmonë, i njeriut të larguar pa rikthim. Dhe në këtë mes, kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë. Dhe çfarë mund të them për këtë?! Lista, çdo njeri po të bënte një listë… nuk ka diskutim që kryetari ka të drejtë të patjetërsueshme të ketë listën e tij. Mënyra…

Që me këtë listë të fitoj dhe të bëhet kryeministër….

  • Po, që të fitoj dhe të bëhet kryeministër…

Po nëse nuk bëhet dot kryeministër, çfarë bën kryetari?

  • Nëse nuk bëhet dot kryeministër, Lulzim Basha ka përcaktuar se nëse nuk fiton zgjedhjet do të bëj zgjedhjet për kryetarin e PD-së në korrik. Këtu kemi dy qëndrime…Edi Rama thotë…

Ta lëmë Edi Ramën një sekondë se kam një pyetje.

  • Jo s’ka diskutim, se thotë që po nuk fitova zgjedhjet …

Në 2013-ën ju keni vendosur një standard si kryetar I PD-së…

  • Nuk është I domosdoshëm ai standard për të gjithë. Ta themi atë që është..

Dakord, t’i referohemi një standardi tjetër.  Në momentin e  Brexit nga një votim iku një klasë politike.  Domethënë ikën ata që ishin pro,  ikën ata që ishin kundër.  Qarkullimi I elitave nënkupton se nëse ti ke fuqinë për të përcaktuar gjithë listën dhe të thuash "është lista fituese,  do të bëhem kryeminsitër",  nëse ti nuk bëhesh kryeministër,  atëherë gjithë ky pushtet shkon me një përgjegjësi më të madhe…

  • Nuk ka diskutim që shkon në një përgjegjësi më të madhe. Kushdo që më pyet mua "po si ndodhi që i more të gjitha përgjegjësitë mbi vete?", shumë thjesht i them se kryetari ata që i kishte përreth i kishte pëlqyer vet në një mënyrë ose në një tjetër i kishte përzgjedhur vet dhe asnjeri nuk ia kishte vendosur atij në ato pozicione. Nuk është se ata nuk kishin secili nga pak përgjegjësi…

Sipas rretheve…

  • Po kryetari e kishte përgjegjësinë dhe kryetari mban përgjegjësinë kryesore. Lulzim Basha ka deklaruar se do të bëhen çdo dy vjet zgjedhjet e kryetarit të PD-së, pas çdo zgjedhje lokale dhe pas çdo zgjedhjeje të përgjithshme.

Po,  por në momentin që shuhen të gjithë zërat kritik,  zgjedhjet brenda partisë kthehen në një formalitet.

  • Jo, nuk shuhen. Zërat kritikë nuk shuhen kurrë në asnjë parti, as në partinë demokratike. Por kjo është një periudhë dhe unë e shfrytëzojë këtë rast dhe unë e shfrytëzoj këtë rast t’i bëj thirrje çdo demokrati, çdo qytetari të bëjnë gjithçka në këtë prag fitorje të sigurtë të opozitës shqiptare. Kurrë ndonjëherë nuk e ka patur populli i opozitës më afër, më të prekshme, më të mundshme fitoren, se sa në këto zgjedhje. Imagjino kë kanë kundërshtar. Kanë kundërshtar një njeri i cili pasi mashtroi, pasi shpalli platformë me 42 premtime dhe ka zbatuar vetëm një prej tyre, heqjen e TVSH-së për ilaçet, paçka se çmimi I ilaçeve është rritur me 30% në krahasim me 3 vjet më parë…

Sidomos ilaçet që prodhohen në vend…

  • Më fal, çfarë ndodh tani?!  Shihe!  Ju thashë që fushata është shumë e veçantë. Ke një opozitë që paraqet një program, ke një qeveri që ka zero bilanc para qytetarëve, ka zero projekte para qytetarëve. Në çdo platformë që shkon flet për shoferin, flet për timonin, flet për sahatin e Tiranës që ndaloi ditën që ai iku nga Bashkia dhe nuk punoi 4 vite më, i zemëruar sahati.  Flet për çdo gjë, por nuk tregon dot një punë publike të përfunduar, nuk flet një fjalë për TAP-in, nuk flet një fjalë për Devollin, nuk flet një fjalë për përfundimin e hidrocentralit të Banjës, për hidrocentralet e Fanit…

Këto të dyja,  TAP-i dhe Devolli janë ndër faktorët kryesorë që çojnë në rritjen ekonomike ende në 3.5 përqind…

  • Po janë projekte të qeverisë time…

Absolutisht… kam vetëm një  të fundit për ta mbyllur…Koha për të bërë kritika ndaj listës është e pavend, por a keni ju një koment për kritikat e kritikëve të bujshëm të listës, – ku spikasin zoti Imami dhe zonja Topalli?

  • Unë nuk kam asnjë koment për qëndrimin e asnjeriu. Duhet të dish një gjë. Ata me të cilët unë mbylla kapitullin tim më 20 korrik të vitit 2013. Ata janë ish bashkëpuntorët e mi dhe miqtë e mi për aq kohë sa ata të dëshirojnë të ruajnë ato raporte. Natyrisht kryetari i ri i PD-së ka absolutisht të drejtë të zgjedh ekipin e tij pa asnjëlloj hezitimi në këtë aspekt sepse thotë se unë me këtë ekip do të fitojë, me këtë ekip do të qeverisë…

Është një ekip që kërkon të qeverisë,  por pyetja ime është: kaq e vështirë për një parti që pretendon pushtetin të respektonte kuotën gjinore në listat për deputet?  Në 5 qarqe është gjobitur nga KQZ,  ndërkohë që sa i përket kuotës gjinore PD është me shkelje në 12 qarqe…

  • Unë në atë ekspoze që kam dëgjuar PD vërtet ka marrë një gjobë, kurse numri nuk është i pavlerë. Janë 29 vajza dhe gra nga më cilësoret në listat e PD-së. Sidoqoftë jam absolutisht i mendimit se roli i grave dhe vajzave duhet të vij në rritje.  Nuk mendoj se Edi Rama është në shpirt njeri i emancipuar.  I kujtojë vetëm atë që ka bërë me deputetet e listës së Lezhës…

Dorëheqjen e dy zonjave…

  • Dorëheqjen e dy zonjave mizorisht. Njërën e kërcënuan me djalin, tjetrën e kërcënuan me pengmarrje. Të gjitha ato u bënë para Edi Ramës.  Unë sot kam postuar në facebook-un tim një video,  në të cilën del kryetari i Bashkisë së Pukës duke ofenduar si një ordiner një zonjë që ka shkrirë jetën e saj në shërbim të qytetarëve të Pukës. Mjeke, mund të ketë mbi 30 e ca vjet që i shërben pukianëve. Pra, këta janë një grup mizogenësh, njerëz të cilët kanë përçmim për gratë dhe që …

…por që formalisht respektojnë kuotën gjinore…

  • Respekti më i madh që mund t’u bësh grave sot është të gjesh punë për to, të gjesh punë për fëmijët e tyre, t’u japësh mundësi të shkollohen fëmijët e tyre, çka po zotohet më shumë se kushdo tjetër Lulzim Basha me anulimin e ligjit të arsimit, ligj i cili në thelb goditi të varfërit e këtij vendi, mbylli dyert për ta. Sot një prind duhet të paguajë për një fëmijë, aq sa ç’paguante katër vite më parë për 3 fëmijë, edhe do të shkojë më lart.

Bie në sy që fushata e PD-së është përqëndruar vetëm te kryetari. Nuk ka si të themi numër 2 apo 3. Por është komentuar edhe fakti që ka shumë pak flamuj të PD-së dhe simbolet historike të kësaj partie, pothuaj mungojnë. Madje në mënyrë paradoksale edhe simbolin me dy gishta e përdor kryeministri Rama.

  • Problemi është ky, simbolet e PD-së unë i kam parë në çdo miting.

-Jo dukshëm.

  • Në tërësi kjo është një fushatë dekorativisht e varfër, çka duhet lavdëruar të themi të vërtetën. Kjo do të thotë më pak para në fushatë. Sepse për ta qëndisur një miting shkonin mijra e mijra euro dhe të gjitha përfundonin pas mitingut. Unë e kam kuptuar në këtë mënyrë këtë sepse në të gjitha anët unë e kam parë më modeste fushatën se sa kanë qenë fushatat e tjera. Unë kështu e kam kuptuar.

Kë ka përballë në këto zgjedhje Partia Demokratike?

  • PD përballë ka ish mazhorancën apo atë që quhej aleancë e qelbësirave.

…Vetëm se sulmi deri më tani, artileria është drejtuar vetëm nga LSI-ja.

  • Padiskutim që kundërshtarë kryesor dhe në mënyrë të vendosur ka Edi Ramën dhe pas tij Ilir Metën në proporcion me aksionet që ata kanë…

-Petrit Vasilin doni të thoni?!

  • Petrit Vasilin, më fal… S’ka diskutim që Edi Rama është kundërshtari kryesor që çdo ditë e më shumë më del më I dobësuar. Lutfi nuk kam parë kurrë në jetën time…

..Të dobësohesh sot duhet të harxhosh para në një farë mënyre…

  • Nuk kam parë kurrë në jetën time një fushatë si kjo e këtij viti. Katër vite më parë Edi Rama kaloi shesh më shesh duke bërë një seri premtimesh, premtime shumë të mëdha dhe të vështira, por të realizueshme. Nëse do të ishte serioz Edi Rama, në mënyrë absolute vendoste sistemin e shëbetësisë falas. 2-3 vende e kanë në botë atë dhe ato përpiqen ta heqin. Po ky e premtoi.

..Vendet që ju I referoheni I japin 9-10 % të GDP. Si do ta bëjmë ne me 2%?

  • Ai e premtoi. Kur premtova dyfishimin e rrogave të mësuesve, kam qenë në Elbasan në vitin 2005…kush e ka besuar që do të ndodhi? Kanë qenë 44 mijë arsimtarë. Nuk e kanë besuar që do të ndodhte ndonjëherë. Dhe ai ka qenë ndër premtimet më të vështira të jetës time. Dhe jo u realizua, por u tejkalua, shkoi 120%. Po të dojë qeveria të mbajë zotimin, absolutisht e mban. Premtoi heqjen e TVSH-së për 5 ushqimet bazë…

..Uljen në 6% në mos gaboj…

  • Jo uljen në 6% e premtoi për energjinë, premtoi uljen nga 20 në 6 përqind. Nuk lëvizi asnjë përqind TVSH-në e asnjë prej këtyre produkteve. Mashtroi. Premtoi legalizime falas. Dha vetëm letrat e indulgjencës dhe nuk ka dhënë asnjë tapi falas, por përkundrazi me një çmim 3-4 herë më të shtrenjtë. Premtoi 5-fishim të fondeve për bujqësinë. Ka bllokuar të gjitha grantet. Flet dhe në mënyrë të papërgjegjshme thotë se kanë krijuar agjencinë e garantimit të kredive për bujqësinë. E ka krijuar, por hajde merre po deshe.

A është pjesë e marrëveshjes tashmë, kjo agjenci, AZHBR-ja, që I takon PD-së

  • Jo, nuk e lëviz dot atë. Nuk e merr dot për një muaj, është çështje studimi pastaj.

Po të paktën ndaloi shpërndarjen e fondeve…

  • Deklaroi se kanë dhënë 1 mijë kredi. E di sa kredi ka dhënë?! Unë këtu I kam po të duash, ka dhënë gjithsej14 kredi nga fondi dhe e kam listën emërore të kësaj qeverie se kush ka marrë kredi. Pra, bujqësisë ky I çoi pothuaj 0 investime. Fshatit i tha: nuk janë rrugë këto që ka bërë Sali Berisha, unë do të bëjë rrugët e parcelave. Absolutisht nuk ka bërë një metër rrugë. Do të them një kuriozitet. Nuk flet dot për 1 km rrugë në të gjitha këto takime. Po një gjë thotë. Jo qeveria e mëparshme, por e ndjej me shumë pikëllim faktin se qeveria e vitit 1996 çfarë bëri në atë mandat?! Dy rrugë I bëri. Bëri 6 km rrugë nga Tirana te Ura e Limuthit, autostradën nëse të kujtohet…

Pa shkuar deri në Vorë…

  • Dhe bëri të dytën rrugën Fushë-Krujë- Milot, që e lamë vetëm për inagurim. Nuk shkova ta inaguroja se thashë ta inaguronin ata që do vinin. Pra, në 4 vite, me një buxhet të paktën 10-15 herë më të vogël se ky bëmë dy rrugë. Ky në katër vite nuk bëri dot 3 km Lungomare…

I është rikthyer shesheve…

  • Ta sqarojë punën e shesheve se është një mashtrim I madh…

Ju do të thoni se është projekt I fondit amerikan dhe ka filluar në Berat…

  • Ai projekt ka filluar me qeverinë e mëparshme…në Berat. çështja shkoi deri aty sa që detyroi në një akt të paprecedentë fondin…që lëshoi një deklaratë për Pazarin e Ri. Ai është projekt tërësisht I ideuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan që kërkon një mbështetje simbolike nga qeveria, që financohet në tërësi nga fondi. Dhe që Edi Rama që bën si ai te historia me malazezin. E di ti atë?!

Unë di shumë histori me malazezë…

  • Shkoi një malësor nga anët tona, I shkoi mysafir Knjazit. Doli në mëngjes në odorr me shëtit. Shkoi e pa druvarin që çante drutë dhe bënte "ëh’. çfarë di ti të bësh, e pyeti. I tha, unë bëj "ëh". Edhe ky tani I fut poezi.

..është edhe ai varianti me Nastradinin që ndahet puna, njëri bën "ëh" dhe tjetri çan drutë…

  • Kështu bën edhe ky, projekte urbane, të cilat janë që të gjitha të Fondit Shqiptaro-Amerikan me një kontribut pjesor të qeverisë shqiptare. Qëllimi i tyre, gjallimi i tregut në qendrat e qyteteve.

Nuk është normale të bësh këtë pyetje, por unë do ta bëj, meqë u morët me kryeministrin. Në vlerësimin tuaj objektiv çfarë ka bërë mirë kjo qeveri gjatë këtyre katër viteve?…. (kërkohet kohë të mendoheni…?)

  • Kjo është kështu. Si të më thuash ti mua zhytu në një kënetë dhe gjej gjilpërën. A ka njeri që të zhytet në llucë e të gjej gjilpërën në llucë? E ke raportin e sotëm për drogat. është katastrofal për Shqipërinë raporti i sotëm për drogat. Ky ishte një nga aktet më të papërgjegjshme në historinë e vendit pas diktaturës. U luajt shumë rëndë me reputacionin dhe me shumë gjë për vendin. Sot raporti I Europolit damkos Shqipërinë si problem kryesor të drogës në Europë, qoftë në drogat e forta, heroinë, kokainë, qoftë në marjuanë.

Në fushatë po flitet për Republikën e Re dhe Shqipërinë që duam, por nuk dëgjohet më në fushatë fjala kanabis, kanabistan, narko-trafik. A është heshtja pjesë e marrëveshjes së 18 Majit?

  • Jo, nuk është, të garantoj. është një diçka tjetër. Nëse sheh pollet, ato tregojnë se cilat janë shqetësimet kryesore të qytetarëve

Punësimi I pari…

  • .. Në hierarikë e tyre… çdo forcë politike e ka të qartë… po marrë kriminalitetin për shembull. Ti je i detyruar të qëndrosh kundër krimit, je i detyruar të qëndrosh dhëmb për dhëmbë sepse po nuk qëndrove ti si politikan, njeriu i thjeshtë nuk qëndron dot fare. Por ti e ke të qartë që në perceptim ai nuk ka atë kuotë për të cilën ti e lufton apo ti merresh, ama ky është një problem tmerrësisht i rëndësishëm dhe duhet të merresh. Kjo është çështje sigurie dhe për ata që e kanë sigurinë të parën, ka një rëndësi kryesore. Për ata që janë të gatshëm të pranojnë rreziqe dhe të qëndrojnë indiferentë ndaj rreziqeve është një problem.

Një ide e hedhur në këtë fushatë nga z. Basha është revokimi (heqja) mandatit të deputetit nga populli. Kjo ide është hedhur nën ombrellën e Republikës së Re, por pas një kërkimi më rezulton se nuk ka asnjë vend demokratik që aplikon revokimin e mandatit të deputetit.

  • Në djeninë time e kanë SHBA…

Vetëm për guvernatorin, jo për kongresmenët dhe senatorët…

  • E ka Zvicra, e ka Portugalia, por duke thënë këto, nuk është një praktikë e shumicës së vendeve. Unë di se e kanë një seri vendesh…

Marrëveshjen politike, mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Basha, që për shumë komententatorë dhe vëzhgues të brendshëm dhe të huaj ishte e papritur, ju e paralajmëruat 3 javë më herët, më 26 prill dhe e vlerësuat: ëin-ëin. A ka kjo marrëveshje edhe pjesë të pashkruara…

  • Të besosh një "gentelman agreement" me Edi Ramën është si të
  • ‘i besosh rrethit katror. Ai me shkrim …
  1. Rama ofroi më shumë se McAllister…
  • Ofroi se e pa grehminën. Ai pësoi një goditje politike që nuk e ka pësuar ndonjë kryeministër në historinë e vendit, në prag të zgjedhjeve. Dhe opozita e fitoi betejën, në kuptimin që çështjet që ajo ngriti u konsideruan çështje të rëndësishme, por nga ana tjetër ai në fund të fundit shpëtoi veten sepse ai po ecte…

Pse? çfarë mund t’i ndodhte?

  • Së pari, mund të shkonte vetëm në zgjedhje dhe hynte në histori si autor I zgjedhjeve moniste. Së dyti, as unë, as ti dhe askush tjetër nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhte këtu në datën 19 qershor po të shkohej në zgjedhje në atë mënyrë. Cila do të ishte temperatura e zemërimit të qytetarëve? Dhe pastaj si do të ishte polarizimi ekstrem I shoqërisë? Pra, faktikisht ai hapte një shteg, më të rrezikshmin. Këto skema janë të njohura se ku të çojnë. Në këtë mes ai pa në fund të fundit sensin që të tërhiqej nga një udhëtim politikisht fatal për të.

Nga shpjegimi që ai ka bërë duket sikur arriti në marrëveshje për shkak të qëndrimit në bllok të të gjitha partive pro paketës McAllister dhe tha do të shkojë në këtë takim dhe do të bëjë një marrëveshje me Lulzim Bashën…

  • Pse e mori kthesën menjëherë. Sepse në Elbasan foli gjithato… Unë thashë: çfarë ndodhi? Kaloi ylberin nga tuneli? Atë nuk e dimë. Mund t’i ketë thënë kush, mund të jetë kërcënuar, shiko se opozita plotësoi kushtet, po nuk I plotësove ja ku është kartoni i kuq dhe nuk ecet kollaj vetëm, mundet të jenë ato që thotë ai…. nuk kanë rëndësi këto. Rëndësi ka që ai arriti të marrë vendimin të marrë kthesën 180 gradë. Lëshoi në të gjitha aspektet. Nuk shkuan zgjedhjet në korrik, gjë për të cilën unë personalisht po të isha pyetur, nuk do të kisha qenë për zgjedhjet në korrik. Fushatat elektorale mund të jenë 3 javëshe, mund të jenë më të gjata apo më të shkurtra…

Në marrëveshjen e arritur flitet për reformë zgjedhore dhe reformë kushtetuese. Që do të thotë se bëhen me bashkëpunimin e forcave të mëdha, nuk mund të bëhen ndryshe. Çfarë mendoni se duhet të adresojë reforma kushtetuese?

  • Mendoj se reforma kushtetuese mund të japë një shëmbëlltyrë të re për disa institucione të vendit. Në sistemin e zgjedhjeve unë mbetem idhtar i proporcionalit të pastër sepse nuk jam unë në linjën e përjashtimit të atyre që nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar tek ti. Ky është një problem. Partitë e mëdha përfaqësojnë shumicën, por partitë e mëdha nuk përfaqësojnë që të gjithë.

Ju keni thënë që partitë e vogla përfaqësojnë afro 30% të votave të elektoratit. Cili është sistemi që bën drejtësi ndaj tyre, por edhe garanton stabilitet qeverisës?

  • Nuk ka vuajtur Shqipëria nga mungesa e stabilitetit qeverisës. Po marrim mandatet. Fator Nano i sosi dy mandate duke dhënë dorëheqjen. I pati të brendshme ato, jo nga opozita…

Qeverisjen e parë nga opozita…

  • Po dakord, qeverisjen e parë, po ato kurthet që I bënë Majko me Metën janë regjistruar në analet e historisë, nuk mund të hiqen nga analet. Por ka një gjë këtu. Në kongres e ke parasysh. Majko ishte kryeministër, e rrëzoi…

E rrëzoi Meta pastaj…

  • Po, e rrëzoi Meta Majkon. Por në fund të fundit në 2001-shin u dhunuan rëndë zgjedhjet, u bë një zgjidhje e pranueshme, një president konsensual. Kaluan dy mandate. Pra, nuk është ky problemi. Problemi më i paimagjinueshëm ndodhi mandatin e fundit. Nuk mund të kishte kurrë një qeveri me aleatë dhe dy armiqë brenda. Kjo nuk ndodh sepse…

Për mandatin që po mbyllet?

  • Po, për mandatin që po mbyllet. Sepse kjo ishte dërrmuese për vendin.

..Nuk ka qenë keq për opozitën..,

  • Jo, ishte mirë. Por prapë së prapë luajaliteti është një kusht për një qeverisje. Por Edi Rama nuk kishte as minimumin e integritetit të një shtetari sepse në mënyrë kategorike nuk duhet të qëndronte qoftë edhe një muaj të vetëm në qeveri në ato sherre që u krijuan. Do të qeverisim apo do të dalim dhe shkojmë në zgjedhje të na i japë sovrani.

Duke folur për reformën kushtetuese. Shqiptarët shkojnë në votime më 25 qershor, por si ata që votojnë si ata që nuk votojnë, si ata që abstenojnë e dinë se cilët do të jenë deputet në qarqet e tyre. Gara bëhet për të përcaktuar përbërjen e 20% të Kuvendit. Shqiptarët votojnë, por nuk zgjedhin. Të zgjedhurit I kanë përcaktuar kryetarët e partive. A mendoni se duhet adresuar diçka thelbësore në kuadrin e reformës kushtetuese?

  • Adresimi që parashikon kryetari I PD-së është vendosja e sistemit mazhoritar, ku qytetarët të zgjedhin deputetin. Dhe nëse vendoset sistemi mazhoritar…

I referoheni sistemit nga viti 1992-2008? apo mazhoritar I pastër?

  • E ka Britania e Madhe këtë. Por këtij sistemi mund t’i shtohen edhe primaret në përcaktimin e deputetëve dhe kjo s’ka diskutim që përfaqësuesit e bënë më direkt dhe më të afërt të qytetarit. Kjo është një formë dhe jep një kontakt direkt. Ndërsa tjetër formë, e cila në pamje të parë do të vlerësonte meritën do të ishte lista e hapur, por unë kësaj nuk i besoj. Pse nuk i besoj? Sepse me listën e hapur do të fitonin të fortët, ata që kanë para dhe ata e rrethojnë kryetarin si të duan.

Lista e mbyllur funksionon mirë kur partia ka insitucione dhe ka primare dhe ushtron presion për të përmirësuar cilësinë e listave. Jemi në një moment shumë interesant kur flasim për ndryshimet kushtetuese. Do të doja që të shtjellonim çështjen e një marrëveshjeje që është përfolur shumë, marrëveshja e vitit 2008 që ju keni bërë me z. Rama.  Nga distanca 9 vjeçare a keni një vlerësim për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Ndryshimet prodhuan stabilitet qeverisës dhe shmangën krizat për zgjedhjen e Presidentit. Por në përfaqësimin parlamentar – u desh ligji I  dekriminalizimit për të pastruar Kuvendin. Në atë kohë mbaj mend se ju keni thënë që me këtë lloj sistemi do t’i japim parlamentit një elitë. çfarë shkoi keq që mbërritëm në një situatë të paprecedentë në këtë mandat që po mbyllet?

  • Në djeninë time në të gjitha legjislaturat e mëparshme nuk ka patur vrasës në Parlament. Ka patur plagosws dhe ka vepruar drejtësia. Por vrasës me precedentë vrasësish dhe trafikantë precedentë trafikantësh nuk kanë ekzistuar në parlamentin shqiptar. Kjo është një risi negative, shumë negative që solli Edi Rama në konceptin e tij të krimit të dobishëm. Unë kam bindjen më të thellë se qëndrimi I Edi Ramës ndaj krimit buron nga koncepti krejtësisht i gabuar i krimit të dobishëm për pushtetin. Krim i dobishëm për pushtetin do të thotë që pushtetari të realizojë përmes krimit ato që nuk realizon dot përmes ligjit. Kjo është e vërteta. Di shumë mirë, që u ka thënë ambasadorëve kryesorë në Tiranë se unë ata të veriut i kam sepse ata kanë qenë të Berishës. Asnjë nuk ka qenë në Parlament, por ato zona me ata njerëz qeverisen. Nuk është kurrë e vërtetë. Pra, Edi Rama e bazoi nënshtrimin e zgjedhësve përmes kriminelëve dhe e futi vendin dhe veten në një spirale shumë të rrezikshme. Nuk ishte faji i ndryshimeve kushtetuese.

Po, por ato ndryshime kushtetuese forcuan pushtetin e kryetarëve të partive dhe partitë politike tek ne më shumë se organizata me program dhe statut janë parti kryetarësh.

  • Janë, ashtu është.

Ju keni një përvojë të konsiderueshme në poltikën shqiptare, që nga viti ’90. pyetja është pse është kaq I vështirë demokratizimi I brendshëm I partive politike në Shqipëri, duke e nisur nga Partia Demokratike.

  • E vërteta është se në tërësi partitë, në të gjithë botën, janë parti liderësh. Të themi atë që është. Natyrisht, absolutisht, institucionet e saj janë të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme dhe duhet të forcohen. Por të them se nuk janë parti kryetarësh…. janë parti kryetarësh.

Si kur janë të vogla, si kur janë të mëdhaja…

  • Parti kryetarësh janë. Po të shohësh zgjedhjet që bëhen në partitë e mëdha, Sali Berisha në 20 e ca vite është zgjedhur shumicën e rasteve, me përjashtim të një rasti me mbi 90 përqind, në të gjitha rastet e tjera nga 70-80 përqind. Unë di liderë të partive të mëdha europiane që zgjidhen me 98% sa herë votohen. Partitë e kanë këtë solidaritetin… ndonjëherë zgjedhin me aklamacion, me duartrokitje.

Në Perëndim ndodh një gjë, është kjo që thoni ju, partitë, por partia që fiton zgjedhjet shkon qeveris dhe në momentin që humbet zgjedhjet nuk kthehet më I njëjti ekip në parti dhe bëhet qarkullimi I elitave.

  • Normalisht kjo është. Qarkullojnë elitat. Kjo është e drejtë dhe normalisht qarkullimi I elitave është një moment ripërtëritës për partitë, për vizionin e saj, kusht.

Një temë shumë e diskutuar është reforma në drejtësi: Motoja e z. Rama gjatë dy viteve të fundit ka qenë se: opozita ka frikë nga vettingu, ndërsa Partia Demokratike ka qëndrimin se reforma është instrument që kryeminsitri të kapë Drejtësinë. A prodhon sistemi instrumenta që ruajnë drejtësinë nga abuzimi ekzekutivit?

  • Ky sistem?! Nuk mund ta them. Synon atë. Do të shihet sepse një pjesë e ligjeve janë rrëzuar në gjykatën kushtetuese dhe janë për t’u amenduar.

Ju thoni se kryeministri tenton të kapë sistemin. A vlen e njëjta gjë, nëse kryeministër pas 25 qershorit bëhet Lulzim Basha?

  • Absolutisht njëlloj dhe e kam deklaruar në dhjetra herë. Marrim historinë e Shqipërisë. A ka kapur histori më të kapur në historinë e këtij vendi se sa në vitin ’98-’99 kur dy anëtarë të kryesisë së PS-së kryesonin dy gjykata? Dhe nuk është se ishte hataja për opozitën. Po për vendin është problemi. Për mua, ajo që kam thënë për kryeministrin është e barazvlefshme për çdo person tjetër. Kjo reformë duhet të kompletohet me transparencë të madhe. Ky është problem i transparencës. Tani transparenca nuk është një fjalë goje, është një problem jo i thjeshtë. Ju e patë që nga Avokati I Popullit dhe OMN-ja u dërgua me klerencë të pastër personin, anëtarë I PS-së. çka do të thotë se i shpëtoi proçesit të transparencës.

Janë disa filtra dhe është komisioni parlamentar që…

  • Po, filtra janë, po në fakt atë e kapi qytetari dixhital, nuk qe komisioni, nuk qenë kolegët e mi, por qe qytetari dixhital që më njoftoi se zonja filan është anëtare e…

Meqë dolët te qytetari dixhital. Nuk është e udhës që shumë denoncime të këtij qytetari dixhitali t’ia adresoni në insitucione dhe jo vetëm në botën virtuale?

  • Unë, po t’i vesh re, në shumicën e rasteve i bëj thirrje prokurorisë të hetojë. Dhe prokuroria në çdo rast nuk ka asnjë pengesë të nis kryesisht hetimin. Kjo është… se mua pastaj i bie të mbaj një institut të veçantë, të përgatis dosje çdo ditë për të dërguar dosjet..Prokuroria ka raste që i marrin, i shqyrtojnë. Institucionet janë të lira t’i marrin, t’i verifikojnë. Nuk janë 100% të vërteta ato, por në mënyrë absolute mbi 95% janë totalisht të vërteta.

Ju thatë se kjo është fushatë e pazakontë, edhe për faktin se po bashkëqeverisin. A keni ju një vlerësim për qeverinë poli-teknike?

  • Jo, nuk është një qeverisje politeknike…

..është qeveri e plotë?

  • Jo, kjo është një qeveri në të cilën Edi Rama u konsiderua nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar si një rrezik madhor për zgjedhjet dhe u vendos që të bëhej një masë lehtësuese për t’i hequr përdorimin si parti-shtet të insitutcioneve shtetërore.

A është ky model i mirë për çdo zgjedhje, që Shqipëria për disa mandate në prag zgjdhjesh të ftojë opozitën në institucione kyç.

  • Greqia me kushtetutë në institucione kyç e bën me 3-4 ministra. Greqia, e cila ka qenë një vend me probleme në të shkuarën e saj, ka sot një stabilitet dhe një Kushtetutë, me institucione dhe mekanizma të cilat parandalojnë dhe zgjidhin kriza. Për shembull po marr qeverinë teknike. Qeveria teknike është një praktikë italiane, e suksesshme, jo e pasuksesshme. Për shembull në Itali kryeministri humbi votëbesimin. Forcat politike që të gjitha nuk ishin të gatshme të shkonin në zgjedhje. Po nëse forcat politike nuk janë të gatshme të shkojnë në zgjedhje praktika italiane krijon një qeveri teknike ose një qeveri të mbështetur nga shumica, e cila kryen një, dy, tre detyra. Greqia emëron me kushtetutë në këto raste, jo si këto, se ata ministrat i zëvendëson automatikisht. Por po të ndodh që nuk krijon dot qeveri, i jep presidenti mandatin e kryeministrit kryetarit të këshillit kushtetues. Kryetari I këshillit kushtetues, një gjykatës apo një jurist I shquar udhëheq qeverinë për 3 muaj deri në zgjedhje.

Meqë jemi te kalkulimet qeveritare. Ju jeni një politikanë që jeni shprehur të paktën që në 1992 se nuk i besoni sondazheve. Sondazhet deri tani nuk I japin asnjë force politike shansin për të krijuar 71 mandate. Në vështrimin tuaj PD  ndjehet komode duke bërë aleancë me LSI, PDIU apo diçka të ngjashme apo një koalicion të madh për të vazhduar reformat kushtetuese, për të hapur negociatat me BE-në?

  • Po më pyete mua çfarë thonë sondazhet e mia, sondazhet e mia thonë se PD fiton zgjedhjet, ndjesitë e mia.

Nuk kam dëgjuar asnjë kryetar të partive të mëdha që në fushatë të thotë do të humbasë…

  • Jo, nuk është problemi këtu. Problemi është se unë shoh Edi Ramën që kalon nga sheshi në shesh si fantazëm e Nastradinit. Nuk përmend dot më asnjë nga premtimet. Ka një frazë standarde "shumë kemi bërë, por s’po harxhojë kohë që t’i përmend". Absolutisht s’përmend dot asnjë, se nuk ka bërë, se nuk tregon dot një kilometër rrugë, një shkollë të re dhe asgjë…

Rama thotë "kemi bërë reformën territorale, kemi formalizuar ekonominë, pagesat e energjisë, reformën në drejtësi"…

  • Ka arrestuar 22 mijë vetë për energjinë elektrike, duke shndërruar në rast unik në botë çështjen civile në çështje penale. E gjithë bota mund ta bënte atë, por vendet e lira dhe vendet demokratike një seri çështjesh I lënë civile dhe i lënë pikërisht për të mos ushtruar dhunën shtetërore ndaj qytetarëve. Se dhe ato dinë. Një seri çështjesh të tjera i kanë penale. Kurse ky kaloi çështjen civile në çështje penale dhe vuri pas hekurave 22 mijë qytetarë, shumica e tyre njerëz të varfër dhe të pamundur. Ndërkohë që nuk ka vënë pas herkurave as 50 kanabistë që mbushën Shqipërinë me kanabis. Përkundrazi aty ka ikonën e kanabizimit, që është drejtori i përgjithshëm i policisë. S’ka lëvizur.

Tani është ministri I PD-së.

  • Jo, nuk është kompetencë e ministrit…

Policia është e ndarë, por është në ministri…

  • Dhe çfarë po bën?! Ai po I mban iso krimit…

Ju po thoni për ministrin apo drejtorin e përgjithshëm të policisë?

  • Unë po flas për drejtorin e policisë… Ministri po përpiqet që ai insitucion që u lëshua si lukuni…

Në mënyrë paradoksale kur ishte ministër Xhafaj kapi…      

  • Ai insitucion, policia e shtetit, policia kanabiste u lëshua si lukuni të marr pjesë në zgjedhje dhe ministri e ka frenuar në një mënyrë. Unë kam raporte, po janë të pakta. Nuk është ministri që lufton bandat. Për bandat dhe rendin është drejtori i përgjithshëm i policisë, që absolutisht nuk ka ndërmend. A I ke parasysh ti skenat se si e përcolli Sajmir Tahirin, drejtori vet?! Sepse në duart e tij ishte një lolo.

Në parlamentin e ardhshëm, do të jetë z. Berisha dhe z. Basha. Ndiheni më komod duke qenë deputet i shumicës qeverisëse apo adrenalina është më e lartë si deputet opozite?

  • Unë ndjehem shumë herë më komod me fitoren e PD-së. Natyrisht I vendosur të pranoj verdiktin e sovranit, por ndjehem shumë më komod dhe I sigurt se PD do të fitoj zgjedhjet dhe do udhëheq vendin në një program, gjykoj unë, jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse në këto katër vite, kur mendon që katër vite për herë të parë sot shqiptarët, sipas INSTAT, në 27 vjet, pas një mandati kanë rroga më të ulta se sa në fillim të mandatit sepse inflacioni bën punën e tij, kjo është dramatike. Dhe një njeri që flet nga mëngjes deri në darkë se ekonomia u rrit, se s’ka më mirë nga sa jemi, se kjo e ajo, dhe nuk thotë një fjalë pse u ulën rrogat, pse ikën investitorët, pse nuk erdhi në 4 vite një investitor serioz në Shqipëri. Nuk thotë një fjalë ku shkuan 3.2 miliard euro që në zërin e buxhetit figurojnë investime ndër kohë kur nuk ke. Nuk u tregon shqiptarëve as Lungomaren e Vlorës 3 km të përfunduar. Nuk përfundove dot rrugën Lushnje-Berat, e cila për hir të së vërtetës nuk kërkonte më shumë se 4 muaj punë.
  1. Rama e ka një përgjigje për këto dhe thotë që pa një drejtësi, pa një gjyqësor nuk vinë investimet e huaja, nuk bëhet vendi.
  • Rama Surrelin e ndërtoi, pa drejtësi, pa vetting, Surreli i eci z. Rama. Po pse erdhën TAP-i… pse nuk u pengua TAP-i, po erdhën dhe po ndërtohet?! Pse nuk u pengua Statkfaft. Sot kisha një shqiptar, i cili në atë kohë kontribuoi në ardhjen e tij. është njëshi në botë në ndërtimin e hidrocentraleve dhe Devolli po shkon drejt përfundimit. Fani po shkon drejt përfundimit. Janë ndërtuar deri tani mbi 108 hidrocentrale, të gjitha kontrata të qeverisë së mëparshme. Pse atëherë nuk I pengoi vettingu? Pse nuk pengoi vettingu rritjen e investimeve të huaja nga 200-300 milion dollarë që ishin në mbi 1 miliard dollarë 5 vite rresht njëri pas tjetrit. Vettingu sigurisht që është një gjë e mirë, siguria ligjore sigurisht që është një gjë e rëndësishme, por ato janë përralla me mbret që tregon Edi Rama sepse e vërteta është që kjo qeveri….Ju e keni lexuar raportin e DASH. çfarë thotë?! Korrupsion rampant, është korrupsioni i papërmbajtur. Nuk është thënë kurrë për Shqipërinë, nuk është folur për korrupsion rampant. është folur për korrupsion serioz, për korrupsion të përhapur, por rampant asnjëherë. Kur mendon se janë shpenzuar 3 miliard e 200 milion euro në zërin e investimeve nga buxheti i shqiptarëve dhe nuk është ndërtuar dot 3 km rrugë, nuk është ndërtuar dot një shkollë e re, një kanalizim i ri. S’ka asnjë bilanc. Unë I kam këto të dhëna. E kanë bërë bilancin ata prandaj nuk e publikojnë. Kanë shpenzuar vetëm për zyra, kolltuqe, tavolina, 320 milion euro. Kishte përfunduar tani rruga e Arbrit dhe kishin tepruar rreth 50 milionw nga këto.

Një muaj pas zgjedhjeve, Parlamenti do të mblidhet për ceremoninë e fillimit të detyrës së Presidentit të Ri. Do të jeni në atë seancë?

  • Nëqoftëse ftohem. është një traditë normale, në të cilën pavarësisht se presidenti është zgjedhur pa miratimin e opozitës, por kjo nuk do të thotë se opozita nuk njeh presidentin. Opozita e njeh presidentin sepse ajo shumicë që ishte voton.

A keni një vlerësim për Presidentin e zgjedhur Meta, të cilin kryetari i Partisë Socialiste e ka quajtur president më afër opozitës…

  • Ato janë vlerësime… Ilir Meta është një majtist I palëkundur dhe ç’është e vërteta është më i majtë se Rama…

Në këtë rast ju po I bëni kompliment…

  • Po I bëj kompliment thua?! Mirë e ke! Vlerësim kam për një majtist. Natyrisht e kam theksuar dhe e theksoj që zgjedhjen nuk e kam quajtur kaq të domosdoshme. Për krizën që ndodhej vendi mund të bëhej me një diskutim më të gjerë dhe më të hapur dhe jo në atë mënyrë siç e bënë. Por a i takonte shumicës të zgjidhte presidentin? Unë them se i takonte shumicës të zgjidhte presidentin.

Si ish president i parë i pluralizmit, çfarë sugjerimi mund t’i jepnit presidentit të ri, me të cilin ju edhe keni pirë kafe publike?

  • Natyrisht, presidenti ka një libër. Libri I presidentit është kushtetuta. Kjo është e vetmja që mund të them. Por e them që presidenti këtu është zhveshur nga funksione…

Me ndërhyrjet e fundit…

  • Sidomos me ndërhyrjet e fundit presidenti ka humbur shumë funksione. Unë nuk kam qenë dakord. Dua të jem I hapur këtu, me përcaktimet e kushtetutës së ’98-ës, e cila e bëri presidentin kryeministër të gjyqësorit.

Në një farë mënyre ajo kushtetutë ishte që t’i shkonte kostumi edhe Mejdanit, edhe “kancelarit” Nano në kohë …

  • Ajo nuk ishte… A e di se dispozitat kushtetuese, unë isha president me fuqi ekzekutive…

Në ’92-shin.

  • Mblidhja qeverinë, por nuk kisha ato fuqi gjyqësori. Unë emëroja në Gjykatën Kushtetuese 3-4 gjykatës. 3-4 të tjerë i emëronin grupet parlamentare. 3-4 të tjerë i emëronte gjyqësori. Pra, kishte një diversifikim. Jo i gjithë pushteti për gjyqësorin se pastaj….

 Në Shqipëri, me përjashtim të z. Moisiu të gjithë presidentët me mbarimin e mandatit janë rikthyer ose kanë tentuar kthimin në politikën aktive. Z. Nishani është shumë i ri për të krijuar model ish presidenti. A parashikoni një kthim të Presidentit Nishani në politikën aktive?

  • Unë respektoj çdo vendim që të marrë. Kam konsideratën më të lartë, vlerësimin më të madh për Bujar Nishanin, si një shtetar me integritet të lartë, si njeri që i dha nder atij posti dhe në 5 vite të Presidencës së tij pati një transparencë totale në të gjitha vendimet që bëri, brenda dhe jashtë shteti dhe e mbyll me nder të madh atë detyrë shumë të rëndësishme që kreu në këto 5 vite.
  1. Berisha shumë faleminderit që ishit sonte në emisionin Përballë!

 

Prenke Jakova, misteret e një kompozitori

Posted: 09 Jun 2017 06:55 AM PDT

Prenke Jakova ishte një kompozitor atipik, e nisi krijimtarinë e tij me një hymn kishtar dhe e mbylli me një hymn që supozohej të ishte hymni i Republikës. Në 100 vjetorin e lindjes, familjarë dhe miq të kompozitorit shkodran u mblodhën për ta përkujtuar duke nxjerrë nga senduqet jo vetëm partiturat por edhe objekte si baketa që ai pati përdorur në operan Mrika në vitin 1958 apo edhe lapsat që përdorte për shkrimin e muzikes. Ende sot pas shumë vitesh vetëvrasja e tij në 1969 është e veshur me mister ndërkohë që vepra shkëlqen në dritë të diellit dhe operat Mrika dhe Skenderbeu janë gur themel i historisë së muzikes shqiptare. Cila është partitura që ju e mbani si thesarin e koleksionit familjar? "Nuk janë nji janë shumë po sidomos Mrika e shkrume në 1958" tha Lekë Jakova nipi i Prenk Jakovës. Himni që u shkruajt prej kompozitorit vetëm pak kohë para se të vetëvritej bart tingujt e një personaliteti që e shihte muzikën si mision. " Na ka lënë një opus prej 130 veprash. Ishte një ftesë, dukej e kohës, një hymn përveç hymnit që ne akoma sot e kësaj dite kemi sëbashku me këngën "Për ty atdhe" sebashku me një punë të Çesk Zadesë dhe një të Nikolla Zoraqit. Është një punë të cilën e la të papërfunduar" tha violinisti Lorenc Radovani. "Unë kam gjithmonë shumë emocione sa herë që ë ni muzikën e tij se jam rrit me at muzikë. E kena ni tu e kompozu, e kena ni përnatë. Kam kujtim edhe ftesën e parë të operas "Mrika" kur asht ba shfaqja" tha Ana Shkreli. Kompozitori konsiderohet si themeluesi i gjinisë së operas kombëtare shqiptare, me dy veprat e tij “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe “Mrika” . Por Prenk Jakova ishte një kompozitor që shkroi me sukses romanca, kantata dhe këngë. Këngët e tij “Syrin tek qershia” dhe “Margjelo” janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumë kush i identifikon si këngë popullore shkodrane.

INSTAT: Hendeku gjinor vijon të jetë i lartë

Posted: 09 Jun 2017 06:53 AM PDT

Hendeku gjinor në tregun e punës në Shqipëri vijon të jetë i lartë. Statistikat e fundit të INSTAT tregojnë se burrat janë me prezent në tregun e punës krahasuar me gratë, përkatësisht raporti është 74.1 përqind meshkuj dhe 59.3 përqind femra. Sipas Institutit të Statistikave, 21.5 përqind e grave të anketuara deklarojnë se janë shtëpiake, ndërkohë që vetëm 1 përqind e burrave japin këtë argument për inaktivitetin në tregun e punës.
Edhe pse të dhënat e INSTAT vërejnë një nivel më te lartë të grave me arsim universitar krahasuar me burrat, sërish këta të fundit janë më shumë prezent në tregun e punës si dhe kanë paga më të larta. Nga ana tjetër burrat paguhen më shumë se gratë dhe hendeku gjinor në paga rezulton 6.3 përqind në favor të meshkujve.
Por një tregues interesant ku gratë janë më mirë se burrat është jetëgjatësia. INSTAT raporton se gratë jetojnë mesatarisht 3 vite më shumë sesa burrat, pasi jetëgjatësia mesatare llogaritet 80 vite për gratë dhe 77 vite për burrat.

“Sheshi Skënderbej” do jetë dhe “Sheshi i Koncerteve”

Posted: 09 Jun 2017 06:50 AM PDT

Të shtunën pasdite Sheshi Skënderbej, me një pamje të re do të hapet për qytetarët. Detajet e projektit të zbatuar gjatë një viti nuk janë të panjohura për publikun, por përurimi i sheshit kryesor të mentropolit shqiptar do të vijë në mënyrë ceremoniale. Ai do të integrojë elementë të tillë, si veçantitë e çdo qyteti a krahine në një koncert madhështor.
Julinda Dhame e Bashkisë së Tiranës thotë se nuk është lajm që hapet Sheshi Skenderbej, por është lajm që do të ketë një koncert gjithë shqiptar.” Ne duam ta përurojmë sheshin si “Sheshi i Koncerteve” tha ajo për RTSH.
Regjisori Pali Kuke spjegon se koncerti do të sjellë traditën në mënyre krejt të veçantë. Nuk do të mund ta shijojnë vetëm të pranishmit, por përmes teknologjisë më të avancuar dhe bashkepunimit me RTSH-në ai do të transmetohet drejtpërdrejtë, duke nisur nga ora 20.35. “Nëpërmjet gurëve që erdhën nga të gjitha trojet dhe u vendosën tek sheshi, erdhi dhe memorja. Ti thua Skrapar dhe të vjen ndër mend isoja e tyre. Ti thua Tropoja dhe të kujtohet vallja e famshme e Tropojës. Këto detaje janë edhe në skenë” thotë ai. Sipas zotit Kuke një ndër regjisorët më të njohur të RTSH, i takon këtij institucioni që të shkojë tek telespektatorët.
Skenografia është një tjetër element i rëndësishëm i këtij realizimi. Skenografi Albi Çifligu ka sjellë konceptin e një ëndrre. “Kishim shumë qejf që gjithë shqiptarët të uleshin dhe ta shijonin koncertin realisht dhe një ëndërr e tillë realizohet kur mblidhen të gjithë në të njëjtën ëndërr”.
Maratona e eventeve kulturore në sheshin Skënderbej do të vijoj gjatë gjithë muajit. Të hënën në ora 20.35 Orkestra Simfonike e RTSH-së do të performojë muzikë të filmave shqiptarë ndër vite, koncert që do të transmetohet drejtëpërdrejtë në RTSH 1.

Shehu: Trajnimet e bluzave të bardha shpesh fiktive

Posted: 09 Jun 2017 06:28 AM PDT

Pas mjekëve , stomatologëve dhe farmacistëve , prej një viti edhe infermierët i janë nënshtruar detyrimit ligjor për çertfikimin e njohurive të tyre. Drejtuesja e qendrës kombëtare të edukimit në vashdim Entela Shehu thotë se kjo kategori profesionistësh ka shfaqur edhe nevojat më të mëdha në drejtim të formimit të vashdueshëm profesional krahasuar me kategoritë e tjera. "Për shkak të formimit të ndryshëm mes kategorive të ndryshme të infermierëve sepse kemi infermierë që kanë mbaruar universitetin, kemi infermierë që janë me shkolla të mesme por që kanë një eksperiencë të madhe në punë kështu që edukimi në vazhdim për ktë kategori është shumë i rëndësishëm sepse tenton të plotësoje edhe ato boshllëqe që mund të jenë në formimin bazë". Ndonëse konferencat dhe trajnimet për profesionistët në shëndetësi janë rritur me 33%, znj. Shehu sqaron se rëndësi ka cilësia e tyre dhe jo sasia. Në bazë të monitorimeve të shtuara nga kjo qëndër vihen re abuzime nga ana e atyre që i organizojnë këto aktivitete. Për fat të keq ka patur organizues aktivtetesh që kanë tentuar të sjellin lista me një numër më të madh pjesmarrësish se sa kapacitet që ofron salla ku është kryer aktiviteti. Qëndra sigurisht ka refuzuar të rregjistrojë kreditet në situata të tilla dhe ka marrë edhe masa ndaj ofruesve deri në pezullim të aktivitetit të ofruesit për një periudhë disa mujore". Më shumë se gjysma e mjekëve , shumica e farmacistëve dhe një pjesë e konsiderueshme e stomatologëve e kanë përmbushur detyrimin minimal vjetor të krediteve të edukimit në vashdim gjatë 2016-ës .

LSI në mbrojtje të Gjozës: Sulm politik !

Posted: 09 Jun 2017 06:22 AM PDT

LSI ka reaguar me ashpërsi pasi një zyrtar i lartë në pushtetin lokal të Tiranës i zgjedhur prej saj, u kallzua nga Policia e Tiranës në Prokurori, se ka regjistruar fiktivisht 70 persona me të njëjtin kod banimi me atë të banesës së tij, me synim të ndikojë në zgjedhjet e 25 qershorit. Por Administratori i Njësisë Bashkiake numër 2, Elez Gjoza, në një dalje para mediave tha se ky është një sulm politik. “Kjo është për mua, në mënyrë absolute, me tendencë politike. Ky problem është ezauruar në 2013 nga Prokuroria. Në banesën time kanë ardhur të regjistruar me kontratë noteriale dhe të gjithë janë të larguar, jo 70 persona, mbase dhe më shumë. Të gjithë janë larguar nëpër shtëpitë e tyre me qira duke funksionuar sipas ligjit të gjendjes civile” tha zoti Gjoza për gazetarët.
Nga ana e tij nënkryetari i LSI-së, Luan Rama tha se policia po përdoret për të goditur rritjen e mbështetjes ndaj partisë së tij. “Edhe pse u hoqën 12 drejtorë, karteli i drogës vazhdon të përdorë drejtorin e Policisë. Ministri Demiraj të kryejë detyrën ose të dorëhiqet” ashpërsoi tonet zoti Luan Rama.

Boschardt: Më 25 qershor të garantohet vëzhgimi i numërimit të votave

Posted: 09 Jun 2017 06:11 AM PDT

Vëzhgimi i zgjedhjeve të 25 qershorit, por edhe i numërimit të votave, pritet të jenë momentet kryesore të procesit zgjedhor. OSBE nga ana e saj po përfshihet gjerësisht në ndihmë të KQZ-së. Në Konferencën Zgjedhore të mbajtur të premten në Tiranë, "Vëzhgimi i numërimit të votave nga vëzhguesit vendorë”, kreu i prezencës Bernd Borchardt, tha se vëzhgimi i zgjedhjeve duhet të jetë vërtet i pavarur, i paanshëm dhe profesional. “Ndonëse dhënia e më shumë të drejtave vëzhguesve kërkon ndryshime në ligj, gjë që shpresojmë të trajtohet së shpejti, sa i u përket planvendosjes së vendeve të numërimit të votave, roli i KQZ-së është vendimtar. Ne e nxisim KQZ-në të marrë të gjithë hapat e nevojshëm për zgjedhjet e 25 qershorit për të garantuar një vëzhgim të plotë të procesit të numërimit” tha zoti Borchardt.
Për kreun e KQZ Klement Zguri, numërimi i votave është moment kyç në procesin zgjedhor. Zoti Zguri u bëri thirrje forcave politike, por edhe shoqerisë civile të bashkëpunojnë për garantimin e standardeve. Zoti Zguri kujtoi se në zgjedhjet e kaluara përfaqësuesit politikë kanë shkelur ligjin duke sjelle vonesa në nxjerrjen e rezultateve.
Dy krerët kryesorë të politikës Rama dhe Basha, jo pak herë ditët e fundit kanë garantuar se vota e zgjedhësve do të lexohet siç hidhet, por disa forca politike më të vogla e kanë vënë në dyshim një gjë të tillë.

Gati karnavalet e Korçës

Posted: 09 Jun 2017 06:10 AM PDT

Korça po u jep dorën e fundit përgatitjeve për të pritur Festivalin e 12-të Ndërkombëtar të Karnavaleve. Të shtunën në orën 18:00 nis parada e grupeve profesioniste të karnavalistëve 15 grupe vetëm nga Korça, të tjera grupe nga Tirana, Greqia, Maqedonia, Bullgaria e Mali i Zi . Itinerari i tyre nis nga Lendina e Lotëve, vijon tek pedonalja e përfundon tek Pazari i Vjetër i qytetit ku do të zhvillohet dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve: "Do të kemi diçka të veçantë në këtë festival karnavalesh. Do të kemi grupe që lidhen shumë me Korçën dhe që vijnë për herë të parë. Do të jetë grupi i mollëve të Korçës dhe do të kemi gjithashtu grupin e veshjeve të krahinës kur është shpallur autonome Korça. Pra veshjet para 100 vjetësh, si janë veshur korçarët dikur" tha Zamira Kita Drejtore e Qendrës së Artit dhe Kulturës. "Këtë vit është ndryshe sepse vijmë me simbolin e Korçes vijmë me mollën. Mendoj se kam arritur diçka të mirë. Përçes se mollës ktë vit do të parakalojnë edhe 8 persona në katër veshje të ndryshme të grupit ABA dhe me performancë dhe me veshjet e tyre përkatëse" tha kostumografja Lirika Pojani. Karnavalet e Korçës, kanë filluar të festohen para viteve 40-të, e trajtonin me humor problematikat e kohes dhe shoqërisë, por u ndërprenë pas viteve 60 për t’u rikthyer pas vitete 90-të në një traditë të përvishtme dhe që shënon dhe për çeljen e sezonit turistik të qytetit të Korçës.

Rama në Ersekë: Fryma e bashkimit të vendit, rritet çdo orë e çdo ditë

Posted: 09 Jun 2017 05:52 AM PDT

Fryma e bashkimit të vendit e Shqipërinë që duam rritet çdo orë e çdo ditë, ka deklaruar kryeministri Shqiptar njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste përballë elektoratit të Ersekës: “Më vjen shumë mirë që shikoj kudo, në çdo cep të shqipërisë që po rritet me orë dhe me ditë fryma e bashkimit, fryma e besimit” tha kryeministri Rama. Si element të rëndësishëm në shformin, forcimi i administrates civile, do të vije vetëm duke e zhveshur atë politikisht: “Nuk kemi për të pasur kurrë një shtet serioz nëse nuk ua heqim administratën e shtetit partive nga dora. Në katër vitet e ardhshme do bëjmë një administratë që do jetë modeli i rrespektit për njerëzit e zakonshëm të këtij vëndi”. Rama ka ftuar sërish demokratët të votojnë nr 2 partinë socialiste për të votuar si shqiptarë për Shqipërinë. “Demokratët duhet të mendojnë si shqiptarë. Po votuan numrin 2 fiton PS ata fitojnë dhe PD. Jam i sigurt se shqiptarët do të votojnë si patriot jo si interesaxhinj”. Refoma në arsim e sidomos ajo në drejtësi kanë marrë gjithashtu vëmendjen e kreut të socialistëve si arritje e domosdoshmëri zbatimi për 4 vitet në vijim të mandatit të kërkuar qeverisës.

Mediu: Republika e Re do të jetë në shërbim të qytetarëve!

Posted: 09 Jun 2017 05:31 AM PDT

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili garon për deputet nën siglën e PD-së në Tiranë, gjatë një takimi me mbështetës të tij në Vorë, ka kërkuar votën për Republikën e Re që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Zoti Mediu akuzoi qeverisjen aktuale për përfshirje në afera korruptive, dhe për padrejtësi ndaj qytetarëve të thjeshtë. Sipas tij, shteti tashmë i shërben vetëm një grupi të caktuar njerëzish të kryeministrit Rama. “Premtoi shëndetësi falas, por zoti mos e dhëntë ta provoni të shkoni, sepse jo vetëm nuk ka shëndetësi falas, por përkundrazi. Në vend të marrësh shërbimin shëndetësor ndodh e kundërta” tha zoti Mediu. Duke ju referuar gjithnjë kryeministrit Rama, kreu republikan tha se ai u ka treguar forcën njerëzve të pamundur.
Zoti Mediu u bëri thirrje qytetarëve të mos pranojnë të shesin votën e tyre, pasi një gjë e tillë dëmton të ardhmen e fëmijëve dhe të ardhmes së vendit. “Shitja e votës do të thotë shitja e fëmijëve tuaj, shitja e familjes tuaj, do të thotë varfëri dhe siguri. Vota duhet të jetë vetëm për PD” tha kreu republikan Fatmir Mediu.