RTSH: “Berisha: Abuzim 2 milion euro në inagurimin e “Sheshit Skënderbej”” plus 9 more |
- Berisha: Abuzim 2 milion euro në inagurimin e “Sheshit Skënderbej”
- Përurohet “Sheshi Skënderbej”, “Amerika e vogël” e pas viteve ’90″
- Basha në Dibër: “72 minuta nga Bllata në Sheshin Skënderbej”
- Meta: “Të bëhemi 1 milionë! Forcë e parë, forcë e paparë, kjo është LSI-ja!”
- Rama: Të ndërtojmë një administratë shtetërore që të jetë krenari dhe jo turp
- Kosova në heshtje zgjedhore
- Presidenti i Rumanisë Klaus Iohanis viziton Shtëpinë e Bardhë
- Merkel në Meksikë, deklaron se BE-ja kërkon bisedime të shpejta për daljen e Britanisë
- Velipoja, një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit shqiptar
- Në Gjirokastër edhe për turizëm aventurë
Berisha: Abuzim 2 milion euro në inagurimin e “Sheshit Skënderbej” Posted: 10 Jun 2017 02:00 PM PDT Ndërsa në “Sheshin Skënderbej” vazhdonte koncerti festiv inagural, ish kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministri Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Veliaj se kanë harxhuar 2 milione euro festime dhe inagurime elektorale në qendër të Tiranës. Sipas zotit Berisha këto janë “…shpenzime të jashtëzakonshme, në dhunim të plotë të ligjit elektoral, të kartës së Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”. |
Përurohet “Sheshi Skënderbej”, “Amerika e vogël” e pas viteve ’90″ Posted: 10 Jun 2017 12:54 PM PDT Me një cermoni madhështore, të paparë në Shqipëri, Bashkia e Tiranës ka inaguruar Sheshin "Skënderbej", sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar. Sheshi i cili ka e ka marrë këtë emër më shumë se një shekull më parë, i është nënshtruar ndër vite disa herë ndryshimeve. Por duket se ndryshimi i fundit është vërtetë mbresëlënës. Brenda më pak se një viti, sheshi me sipërfaqe 28 mijë metra katrorë, u shndërruar në një Shqipëri në miniaturë. Në të janë sjellë gurë dhe pemë nga të gjitha trevat shqiptare, duke e bërë atë sheshin e gjithë shqiptarëve.
|
Basha në Dibër: “72 minuta nga Bllata në Sheshin Skënderbej” Posted: 10 Jun 2017 08:09 AM PDT Kryetari i PD në opozitë, Lulzim Basha, u ka premtuar dibranëve ndërtimin brenda dy vjetëve të “Rrugës së Arbërit” një premtim i hershëm për zgjedhësit e kësaj zone nga të gjitha partitë. “Ju jap fjalën se brenda janarit të ardhshëm kantieri i rrugës së Arbrit në të gjithë gjatësinë e tij do të jetë në funksion të plotë dhe brenda dy viteve tuneli dhe rruga e Abrërit do të jetë një realitet ku do të qarkullojnë makinat e dibranëve dhe gjithë shqiptarëve. 72 minuta nga Bllata në Sheshin Skënderbej” premtoi zoti Basha. |
Meta: “Të bëhemi 1 milionë! Forcë e parë, forcë e paparë, kjo është LSI-ja!” Posted: 10 Jun 2017 07:55 AM PDT Lëvizja Socialiste për Integrim, deri tani partia e tretë më e madhe në Shqipëri, po këmbëngul të dali forcë e parë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Ish krijuesi i kësaj partie, aktualisht presidenti i zgjedhur Ilir Meta, gjatë një takimi entuziast me përkrahësit e LSI në Sarandë, tha se garancinë e tij e mbështet tek 600 mijë të rinj që janë të vendosur që LSI të jetë forcë e parë. “Forcë e parë, forcë e paparë, kjo është LSI-ja! Vendimi tashmë është marrë: 600 mijë të rinj e të reja në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë e kanë vendosur LSI-në forcë të parë!” tha zoti Meta. Ai shkoi edhe më tej kur bëri thirrje që të bëhen 1 milion deri më 25 qershor. Sipas zotit Meta një votë për LSI “…do t’u japi një shans të gjithëve, në mënyrë që t'i themi jo një herë e përgjithmonë arrogancës, t'i themi jo një herë e përgjithmonë atyre që janë zhytur në vetkënaqësi nga arroganca dhe egoizmi i tyre dhe kanë harruar hallet dhe problemet e njerëzve të thjeshtë në Saranda në Delvinë, në Konispol dhe në të gjithë Shqipërinë”. |
Rama: Të ndërtojmë një administratë shtetërore që të jetë krenari dhe jo turp Posted: 10 Jun 2017 07:45 AM PDT Kryeministri socialist Edi Rama vazhdon të kërkojë një votë masive nga shqiptarët, për të ndërtuar sipas tij një administratë shtetërore që të jetë krenari dhe jo turp. Deklaratat e tij zoti Rama i ka bër gjatë takimeve me zgjedhësit në Librazhd dhe Belsh. “Ka ardhur koha,tha ai, të ndahmi nga partitë që marrin peng administratat” duke shtuar se duhet “Një administratë ku në çdo zyrë çdo shqiptarët të shërbehet”. |
Posted: 10 Jun 2017 04:55 AM PDT Në mesnatë u mbyll zyrtarisht fushata zgjedhore e partive politike në Kosovë, para votimeve të së dielës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partitë mbajtën edhe takimet përmbyllëse duke bërë një përmbledhje të premtimeve dhe zotimeve. Sipas sondazheve, koalicioni mes partisë demokratike të Kosovës dhe Aleancës për ardhmërinë Kosovës pritet të dalë fitues, madje disa analistë thonë se mund ta formojë i vetëm qeverinë. PDK-ja deri në maj ishte pjesë e koalicionit qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por koalicioni ra pasi nuk arriti të miratohet në Kuvend demaracioni i kufirit me Malin e Zi. Një tjetër forcë që pretendon fitoren është edhe lëvizja Vetëvendosja e cila garon e vetme në këto zgjedhje. Cilido të jetë fituesi, e presin sfida të mëdha. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në ballkan që udhëtojnë ende me Viza në shtetet e Bashkimit Evropian. Kosova duhet të levizë ekonominë e ngrirë e të përmirësojë kushtet për punësim. Papunësia në Kosovë arrin në 33% ndërsa mes të rinjve 60%. Të drejtën e votës e kane 1 milion e 870 mijë qytetarë, mes të cilëve 118 mijë votojnë për herë të parë. Mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do ta vëzhgojnë 29 mijë vëzhgues nga ambasadat, organizma ndërkombëtare dhe OJQ vendore. Për mbrojtjen e votës janë angazhuar 100 prokurorë dhe manipulimi apo shitblerja e votës përbën vepër penale. |
Presidenti i Rumanisë Klaus Iohanis viziton Shtëpinë e Bardhë Posted: 10 Jun 2017 03:12 AM PDT Presidenti i Rumanisë Klaus Iohanis është udhëhehqësi i parë i Ballkanit që viziton Shtëpinë e Bardhë. Ai u prit nga presidenti Donald Tramp në kuadrin e vizitës së punës që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara. Presdienti Tramp deklaroi se i mbështet fort përpjekjet e Rumanisë në luftën kundër korrupsionit. Do t’ju mbështesim gjithmonë në këtë drejtim. Mendoj se presidenti Rumun ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim. Dhe jam i bindur që do ta fitoni këtë betejë. Kompanite amerikane që investojnë në Rumani pohojnë se është shënuar përparim i madh, tha zoti Tramp. Zoti Joanis pohoi se Rumania e cilëson si strategjik partneritetin me Amerikën, me qëllim konsolidimin e demokracisë dhe rritjes ekonomike. Dy presidentët folën edhe për NATO-n dhe kreu i shtëpise së bardhë pohoi angazhimin amerikan për Nenin 5 të traktatit të Aleancës për mbrojtjen e përbashket. Zoti Tramp deklaroi se muajin e ardhëshëm do të vizitojë Poloninë për të shprehur pikërisht këtë mbështetje të Amerikës ndaj partnerëve lindorë dhe NATO-s. |
Merkel në Meksikë, deklaron se BE-ja kërkon bisedime të shpejta për daljen e Britanisë Posted: 10 Jun 2017 02:56 AM PDT Kancelarja gjermane Angela Merkel po viziton Meksikën për bisedime me presidentin e këtij vendi Enrikue Pena Nieto. Vizita kryhet me rastin e përmbylljes së vitit të posaçëm Meksikë-Gjermani, gjatë të cilit dy vendet aleate nxitën më tej marrëdheniet e shkëmbimet kulturore dhe tregtare mes tyre. Pavarësisht se ndodhet në tjetër kontinent dhe hemisferë, kancelarja deklaroi se dëshiron që bisedimet për daljen e Britanisë nga BE-ja të nisin sa më parë. BE-ja ka një plan të qartë për negociatat ndërsa pas ndarjes, ndoshta do të lidhë vetëm një marrëveshje tregtare me Britaninë, tha ajo. Merkeli kërkoi edhe zgjidhje për krizën e Katarit duke u bërë thirrje vendeve të Gjirit Persik dhe Turqisë të angazhohen në këtë drejtim. Në përmbyllje të vizitës dy ditore, zonja Merkel mori pjesë në një darkë për nder të saj. Presidenti i Meksikës u shpreh i bindur se kjo ishte hera e parë në botë që dy udhëheqës shtetesh ngrinin dolli me birrë, pijen tradiconale të Gjermanisë. Unë ngre dolli për begatinë e popullit gjerman dhe atij meksikan, tha presidenti Nieto.
|
Velipoja, një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit shqiptar Posted: 10 Jun 2017 02:36 AM PDT Resurset natyrore të cilat sfidojnë problematikat që nisin me rrugën e amortizuar, bëjnë që plazhi i Velipojës, në bashkinë Shkodër, të mbetet një nga destinacionet e preferuara për pushuesit. Ashtu si vitet e mëparshme edhe në ditët e para të këtij sezoni shumica e pushuesve në këtë plazh vijnë nga Kosova. Në këtë fillim sezoni në Velipojë bashkia Shkodër e ka përqendruar vëmemendjen te pastrimi i territorit dhe ndarja e hapsirës për plazhet private dhe publike. Drejtuesit e njësisë administrative thonë se është e domosdoshme angazhimi edhe i policisë së rendit për të mos lejuar zënien e hapsirave publike nga shezllonet e privatëve. Me një siperfaqe prej 15 km plazhe ranore nga grykderdhja e Bunës deri në lagunën e Vilunit, Velipoja nl pikun e sezonit frekuentohet nga rreth 120 000 mijë pushues ditorë, me një numër gjithnjë dhe në rritje të turisteve të huaj.
|
Në Gjirokastër edhe për turizëm aventurë Posted: 10 Jun 2017 02:19 AM PDT Një grup prej 12 motoçiklistësh me motora sportivë, përshkuan ditët e fundit zonat turistike të Gjirokastrës. Pjesë e ketij grupi ishin motoçiklistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Kanadaja etj. E një pjesë e adrenalinës dhe gëzimit të tyre mbeti tek qytetarët që u ndeshën me ta në rrugët e kalldrëmta të qytetit. Përgjatë udhëtimit të tyre ata vlerësuan resurset natyre të zonës së Gjirokastrës dhe mikpritjen e banorëve. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |