RTSH: “Arrin në 12 numri i viktimave nga zjarri në Londër” plus 9 more |
- Arrin në 12 numri i viktimave nga zjarri në Londër
- Basha takohet me Trampin
- Rama në Peshkopi: Nëse votoni PS do të bëjmë katërfishin e atyre që janë bërë deri tani!
- Kukës, një tjetër rast helmimi
- LSI e pakënaqur nga KQZ dhe policia
- Basha premton ulje taksash, rritje punësimi dhe liberalizim të ekonomisë
- Blushi: Rishikim të kontratave të naftes
- Guardia di Finanza: Nuk ka parcela të mbjella me kanabis!
- Londër: Zjarr në një godinë 24-kate, 6 viktima e 50 të plagosur
- Equus, rikthehet në Teatrin Kombëtar
Arrin në 12 numri i viktimave nga zjarri në Londër Posted: 14 Jun 2017 01:17 PM PDT Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga zjarri gjigant që përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe në Londër natën e së mërkurës duke u gdhirë e enjte. Por autoritetet kanë frikë se bilanci mund të përkeqësohet. Të plagosur kanë mbetur 68 persona. Zjarrfikësit shpëtuan 65 vetë nga "Grenfell Tower" në veri të Kensingtonit. |
Posted: 14 Jun 2017 10:28 AM PDT Kreu i PD në opozitës Lulzim Basha sapo ka njoftuar në rrjetin social Fejsbuk një takim me presidentin amerikan Donald Tramp. “Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët” shkruan zoti Basha në statusin e tij. |
Rama në Peshkopi: Nëse votoni PS do të bëjmë katërfishin e atyre që janë bërë deri tani! Posted: 14 Jun 2017 10:06 AM PDT Kryeministri dhe kreu socialist Edi Rama vazhdon të këmbënguli se PS, prej katër vitesh në pushtet, është e vetmja forcë politike që mund të çojë Shqipërinë përpara. “Të tjerët nuk kanë as vizion, as program, as skuadër, as lider. Të tjerët kanë vetëm një mundësi: të na kthejnë mbrapa” tha zoti Rama të mërkurën para banorëve të Peshkopisë. |
Kukës, një tjetër rast helmimi Posted: 14 Jun 2017 07:20 AM PDT Pas helmimit të rreth 100 personave në Peshkopi pak ditë më parë, një tjetër helmim, por në përmasa më të vogla ndodhi mbrëmë, këtë rradhë në dalje të qytetit të Kukësit. Policia ka njoftuar për 15 studentë të intoksikuar lehtë të cilët pasi janë kthyer pas një tubim elektorale kanë konsumuar sanduiçe në një "Fast Food" pranë tunelit të Kalimashit. Ministria e Shëndetësisë njofton se studentët kanë përjetuar dobësi, të vjella, heqje barku. Ata kanë marrë ndihmë mjeksore gjatë natës në spitalin e Rrëshenit, atë të Fushë Krujës dhe së fundmi në orën 5 të mengjesit në spitalin infektiv të QSUT. Sipas mjekëve situata nuk është problematike. Mjeku infeksionist Tritan Kalo, paralajmëron se nëse ushqimet e tregtuara ambulatorisht do të shkelin kriteret e përgatitjes dhe ruajtjes, këto ngjarje do të shtohen. Dr. Kalo thotë se me rritjen e temperaturave në urgjencën e QSUT çdo ditë kërkohet ndihmë mjeksore për helmimet nga ushqimet ndaj ai tërheq vëmendjen. Sipas ISHP, numri i salmonelozave ka ardhur në rritje. Problem sipas epidemiologëve, është përfshirja e disa strukturave shtetërore kur kemi shpërthime epidemike. Sipas ligjit të inspektimit, Inspektoriati Shëndetësor kontrollon vetëm dokumentacionin që lidhet me higjenën, ndërsa kontrolli i ushqimit bëhet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore e Veterinare. Duke qenë se secili ka kompetencat e veta, shpesh herë inspektimi çalon. |
LSI e pakënaqur nga KQZ dhe policia Posted: 14 Jun 2017 06:53 AM PDT Komisioni Qendror i zgjedhjeve hodhi shortin për numëruesin e tretë për zgjedhjet e 25 qershorit, që do të ndahet mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. |
Basha premton ulje taksash, rritje punësimi dhe liberalizim të ekonomisë Posted: 14 Jun 2017 06:32 AM PDT Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar me banorë të Klosit dhe Bulqizës projektin ekonomik të opozitës. Ai premtoi premtoi ulje taksash, rritje të punësimit dhe liberalizim të ekonomisë. “Çmimin e naftës do ta ulim, do të heqim atë 240 lekëshin shtesë. E dyta, të premtoj që dy rrugët do të rregullohen, edhe ajo e Rreshenit edhe rruga e vjetër. Me kismet të Zotit, kur të mbarojmë Rrugën e Arbrit do të bëjmë edhe lidhjen e Klosit dhe Burrelit” tha kreu i PD. |
Blushi: Rishikim të kontratave të naftes Posted: 14 Jun 2017 06:31 AM PDT Kryetari i Libras Ben Blushi ka vijuar takimet elektorale në Fier, Lushnje, Roskovec dhe Marinze. Blushi ju kërkoi qytetarëve votën për Libran, si e vetmja mundësi që do ti mbroje ata nga korrupsioni, varfëria dhe abuzimi me pushtetin. "Ka vetëm vjedhje, korrupsion. Nuk do ndihmojmë tregtarët e mëdhenj por ju prodhues e tregtarë të vegjël.Kta kanë ndihmuar vetëm tregtarët shumë të mëdhenj të cilët iu financojnë fushatat" tha Blushi. Tregtarëve të vegjël të Lushnjes Blushi iu tha se Libra do të ketë politika që do mbrojnë prodhuesit dhe tregtarët dhe jo një grusht oligarkesh klientë të qeverive, siç ka ndodhur deri tani. Në takimin me naftëtarët e Marinzes Blushi premtoi se Libra do të rishikoje kontratat që qeveritë e kaluara kanë bërë me kompanitë e mëdha duke mos ruajtur interesin e banorëve të zones e duke i lënë ata në mjerim. Në Roskovec kryetari i Libra-s Ben Blushi zhvilloi ecje në qytet ku kërkoi votën për Libra-n si një vote pro popullit dhe kundër Edi Ramës e Sali Berishes. |
Guardia di Finanza: Nuk ka parcela të mbjella me kanabis! Posted: 14 Jun 2017 06:05 AM PDT Guardia di Finanzia deklaron se për këtë vit ka kryer rreth 23 orë fluturime mbi territorin shqiptar për evidentimin e parcelave me kanabis të mbjella në të gjithë territorin e vendit. Në një takim të zhvilluar me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit Kolonel Xhiovani Konti konfirmoi se deri tani bazuar në fluturimet ajrore nuk janë identifikuar parcela të kultivuara me Cannabis Sativa. Pas takimit, Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako së bashku me drejtuesit e tjerë nga pala italiane zhvilluan një vizitë në laboratorin e ngritur për misionin e fluturimeve nga ana e Policisë Italiane në Shqipëri. |
Londër: Zjarr në një godinë 24-kate, 6 viktima e 50 të plagosur Posted: 14 Jun 2017 05:57 AM PDT Zjarri që përfshiu në mesnatë një kullë residenciale në Londër ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur dhe 50 të plagosur, ndërkohë që shumë persona rezultojnë të zhdukur. "Mund të konfirmoj se ka të paktën gjashtë të vdekur, por bilanci pritet të rëndohet gjatë operacioneve të kërkimit që njoftohen të vështira dhe pritet të zgjasin disa ditë", deklaroi në një deklarate Stuart Kandy, komandant në "Metropolitan Police". "Të mbijetuari kanë treguar se kanë parë banorë të hidhen nga dritaret për t'iu shpëtuar flakëve që kanë përfshirë këtë kullë që kishte 120 apartamente në 24 kate. Dëshmitarë të tjerë kanë parë prindër duke hedhur fëmijët e tyre nga dritaret për t'i shpëtuar. Zjarri është përhapur shumë shpejt, sipas tyre. "Kam dëgjuar të bërtitura kudo dhe kam parë njerëz duke u hedhur nga dritaret. Kulla ishte përfshirë plotësisht nga flakët. Ishte tmerr", tregon Miller, që banonte në ndërtesën ngjitur dhe u evakua për siguri. "Të paktën 50 persona janë shtruar në spital", sipas shërbimeve spitalore. "Shumë persona rezultojnë të zhdukur", deklaroi kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadik Kan duke lënë të kuptohet se bilanci i viktimave pritet të rëndohet. Kulla "Grenfell", që daton që prej vitit 1974 ishte pothuajse plotësisht e djegur sot në mëngjes pasi një pjesë e madhe e saj u përfshi nga flakët. Ndërkohë që ekzistonte rreziku i shëmbjes, shefja e "London Fire" Deni Cotton deklaroi se ndërtesa ishte stabilizuar dhe se një ekip inxhinierësh po inspektonte strukturën e ndërtesës. "Zjarrëfikësit kanë mbërritur deri në katin e 20-të të ndërtesës dhe kanë arritur të evakuojnë një grup të madh banorësh", shtoi shefja e sektorit të zjarrfikseve në Londër. Alarmi u dha rreth orës 01:00 të mëngjesit në këtë ndërtesë residenciale që ndodhet në perëndim të kryeqytetit. |
Equus, rikthehet në Teatrin Kombëtar Posted: 14 Jun 2017 05:55 AM PDT Teatri Kombëtar risjell në skenë shfaqjen "Equus" në kalërimin e shfaqjeve të fundit. Konsideruar një vepër shumë kontroverse e autorit Petter Shaffer e me regji të boshnjakut Dino Mustafic, "Equus" në Shqipëri korri një sukses jashtëzakonisht të madh si vepër e teatrit bashkëkohor. Ende nuk ka kaluar jehona e intepretimit të aktorëve Timo Flloko, Igli Zarka, Ema Andrea , Arben Derhemi, Krist Lleshi , Luli Bitri Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Ermir Z. Jonka . Balerinët janë Robert Nuha , Fjorald Doci, Akreoma Saliu . Skenografia vjen nga Broz Dragutin, kostumografia nga Blerina Kokona, koreografia Gjergj Prevazi, muzika Endri Sina dhe përkthyes Artur Lena . Rikthimi i Equus me 5 shfaqjet e fundit i jep mundësinë të gjithë shikuesve që e humbën kohën kur premiera u vu në skenë, një vepër që provokon artistikisht me idenë, konceptin dhe zgjidhjen regjisoriale. Nga data 14 deri më 18 Qershor, Equus kalëron në Teatrin Kombëtar.
|
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |