RTSH: “AKT: Shqipëria vend shumë i mirë për të kaluar pushimet!” plus 9 more

RTSH: “AKT: Shqipëria vend shumë i mirë për të kaluar pushimet!” plus 9 more


AKT: Shqipëria vend shumë i mirë për të kaluar pushimet!

Posted: 13 Jun 2017 12:21 PM PDT

Viti 2017 do të jetë viti i lobimit për Shqipërinë te shqiptarët, që ata ti kalojnë pushimet në vendin e tyre. Ky është fokusi më i ri i Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Ajo parashikon të zhvillojë aktivitete të shumta në qytete apo zona turistike nga Veriu në Jug gjatë gjithë sezonit që sapo ka nisur. Synimi i agjensisë është që shqiptarët ta njohin më mirë vendin e tyre dhe të preferojnë pikat e shumta turistike për të kaluar pushimet. Fushata do të vlejë njëkohësisht edhe si një promovim për Shqipërinë tek pushuesit e huaj që vizitojnë vendin.

Rama premton rritje ekonomike e punësim

Posted: 13 Jun 2017 12:17 PM PDT

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka premtuar se në katër vitet që vijnë qeveria e PS do të bëjë përpjekje maskimale për të rritur ekonominë dhe punësimin. Zoti Rama ka qenë në Vaun e Dejës dhe Kukës ku ka deklaruar se “Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë”. Ai përmendi ritmin e rritjes ekonomike 5 përqind, shifër mjaftë ambicioze kur dihet që aktualisht rritja është 3.5 përqind. "Në 4 vitet e ardhshme do të financojmë 100 milionë dollarë për rrugët që lidhin tregun me prodhimin. I kemi të sigurta financat e shtetit, nuk kemi më borxhe. Jemi gati që rrogën minimale ta çojmë në 30 mijë lekë. Jemi gati që rrogat në administratë t’i rrisim me 40 përqind” u premtoi zoti Rama zgjedhësve.
Lideri dhe kryeministri socialist ka përsëritur deklaratën e tij të njohur se “Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”. “Dua ta them qartë, kjo nuk është për ne çështje për lufte politike, nuk kemi luftë politike me asnjë ne. Kjo është një luftë për Shqipërinë që ne duam, për shtetin që ne duam të ndërtojmë” tha zoti Rama.

Idrizi: Votoni PDIU për më shumë atdhedashuri dhe dinjitet!

Posted: 13 Jun 2017 05:50 AM PDT

PDIU ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e njësisë nr.3 në Tiranë, ku ka diskutuar mbi problemet ekonomike me të cilat përballet vendit. Kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi, u ndal veçanërisht tek sistemi fiskal i cili sipas tij vazhdon të jetë i deformuar dhe etatist në dëm të biznesit. “Sistemi fiskal nuk është gjobë për biznesin, nuk është që të marrin taksidarët aq sa i duhen shtetit! JO!. Sistemi fiskal është një instrument ekonomik në duart e shtetit shqiptar në rradhë të parë për të mbështetur biznesin dhe për të bërë politika ekonomike”tha zoti Idrizi.
Kryetari i PDIU-së iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë nr.13, PDIU-në, partinë që sipas zotit Idrizi ka mbrojtur kauza të mëdha. “PDIU i duhet skenës politike shqiptare për t’i dhënë më shumë atdhedashuri, kombëtaritet, për tu dhënë shqiptarëve më shumë dinjitet” tha ai.

Gjermani: Të shtëna me armë, plagosen 6 persona

Posted: 13 Jun 2017 05:57 AM PDT

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e kësaj të marte në Mynih të Gjermanisë. Policia gjermane ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli rutinë në stacionin Unterfoering, i ndodhur në landin e Bavarisë. E gjithë zona u evakua menjëherë. Autori tashmë është ndaluar ndërsa rezulton se janë plagosur 5 persona ndërsa 1 polic është plagosur rëndë. Policia përjashton mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me terrorizmin. Situata tashmë është nën kontroll.

Vëzhguesit e BE paraqisin raportin paraprak të zgjedhjeve në Kosovë

Posted: 13 Jun 2017 05:45 AM PDT

Misioni i vëzhguesve të Bashkimit Evropian ka paraqitur raportin paraprak te monitorimit te zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas raportit zgjedhjet janë mbajtur në mënyrë të qetë, pa incidente, por vëzhguesit kanë vërejtur edhe disa parregullsi, siç janë votimi familjar, rastet e ndihmës abuzive të votuesve dhe prani e tepërt e vëzhguesve nga  partitë politike. Shefi i  vëzhguesve të BE-së Alojz Peterle theksoi se ky proces u ndikua negativisht nga dobësitë e vjetra, veçanërisht nga listat e pasakta të votuesve që janë të cenueshme ndaj mashtrimeve, një sistem që lë mundësi për abuzim dhe sistem me shumë të meta për votim jashtë Kosovës. Megjithëse, sipas tij, procesi i votimit të dielën ishte i qetë dhe pa incidente, nuk munguan edhe votimet familjare, pranisë së tepër të vëzhguesve e raste tjera. Ai shtoi se edhe mbajtja e zgjedhjeve në periudhën me të shkurtër të mundshme, ka ndikuar negativisht në tërë procesin zgjedhor. Listat e votuesve, tha Peterle vazhdojnë të jenë shqetësuese, sidomos prania e personave të vdekur. Sipas raportit të vëzhguesve të BE-së, edhe në komunat veriore shkoi mirë, por kishte udhëzime të paqarta nga KQZ-ja nëse duhet të pranohen dokumentet e identifikimit të Serbisë si dokumente të vlefshme për votim në katër komunat veriore. Vëzhguesit evropian theksuan se edhe numri i madh i fletvotimeve të pavlefshme është pikë shqetësuese.Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian kishte 100 vëzhgues në Kosovë për monitorimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në 3 muajt e parë të 2017 , 8 % investime të huaja më shumë

Posted: 13 Jun 2017 05:38 AM PDT

Investimet e huaja në Shqipëri për tremujorin e parë të vitit 2017 arritën në 168 milionë euro , duke u rritur me 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat janë zyrtare nga banka e Shqipërisë prurjet valutore në formën e investimeve direkte janë të përqendruara në sektorin e energjetikës me rreth 41%, hidrokarbureve 37%, e ndërmjetësimit financiar 6%. Ndërkohë që rritja më e madhe e fluksit vërehet në sektorin e energjetikës. Në terma vjetorë, injektimi me kapital u zgjerua ndjeshëm në masën 50%. Dy vitet e fundit investimet e huaja janë ndikuar ndjeshëm nga punimet për gazsjellësin TAP dhe ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Devoll. Por, shqetësimi lidhet me faktin që këto dy projekte janë afatshkurtra në kohë dhe kërkohet diversifikimin në afatin e mesëm. Nga ana tjetër edhe investimet në sektorin e hidrokarbureve janë të varura nga bursat ndërkombëtare. Rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri e konfirmon dhe Raporti Botëror për Investimet. Sipas Raportit Shqipëria një thithëse e investimeve të huaja, sidomos vërehet se është rritur interesi nga investitorë kineze. Janë 12 kompani kineze që kanë treguar interes në projektet e ndërtimit të rrugëve, në kërkimin e burimeve natyrore vetëm një kompani kineze bleu të drejtat për kontrollin e dy fushave naftëmbajtëse shqiptare me vlerë 422 milionë dollarë, si dhe kanë fituar konçesionin e Aeroportit Nënë Tereza.

Tiranë: Libri i Xhepit – Kujtesë detyrat e policisë së Shtetit në proçeset Zgjedhore”

Posted: 13 Jun 2017 05:25 AM PDT

Është prezantuar në qendrën e koordinimit dhe mbikqyrjes, paraditen e së martes, grupi i drejtimit për menaxhimin e masave të sigurisë për proçesin zgjedhor Qershor 2017. si dhe libri i xhepit – Kujtesë detyrat e policisë së shtetit në proçeset zgjedhore. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili ka shprehur angazhimin e ploëe të task forcës në zbatim të ligjit e urdhërit të kryeministrit mbi përfshirjen e administrates dhe mbrojtjen e votes, ka prezantuar sistemin e menaxhimit të masave të sigurisë përgjegjësi e policisë së shtetit: “Qëllimi i ndërtimit të një grupi të tillë është që të vlerësohet çdo informacion nga të gjithë burimet, të verifikohet dhe analizohet në kohë reale, të gjenden zgjidhjet ligjore, si dhe të jepen sqarimet përkatëse kur këto informacione nuk janë të vërteta. Janë përcaktuar koordinatorët e Policisë së Shtetit me institucionet ndërkombëtare dhe nëpunësi ndërlidhës i saj me KQZ dhe me Task Forcën në Kryeministri për zgjedhjet, duke bashkëpunuar ngushtë me këto institucione" tha Çako. Zj. Voda Zv/Ministre e Punëve të brendshme ka vlerësuar mbështetetjen e Osce në vendosjen e standarteve si dhe ka vlerësuar punën e mirë të policisë: “Policia e Shtetit këto 4 vite është renditur në institucionet e para më të besueshme për qytetarët e këtij vendi, dhe vazhdon me përkushtim t'i shërbejë mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, uroj që ky dokument në formë kujtese për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit të shërbejë maksimalisht në kryerjen e detyrave të tyre gjatë proceseve zgjedhore” theksoi zonja Voda. I pranishëm ishte gjithashtu Zv/amb i OSCE–së në Shqipëri Robert Wilton i cili ka garantuar vijimin e bashkëpunimit mes institucioneve në mirëmbajtjen e arritjes së standarteve demokratike.

KQZ: Qeveria dhe pushteti lokal të ndihmojnë komisionerët

Posted: 13 Jun 2017 05:24 AM PDT

Përmes një letre që mban firmën e kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri, ky komision i ka kërkuar sot  kryeministrisë, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe prefektëve të qarqeve, të mos bëhen pengesë për komisionerët zgjedhorë që janë në marrëdhënie pune. Pengesë për ushtrimin e funksioneve të këtyre komisionerëve, të cilët janë emëruar si të tillë nga KQZ, është bërë mosdhënia e lejeve apo vonesa e përgjigjes këtë nga ana e punëdhënësve të tyre. Si pasojë, 720 komisionerë nuk po respektojnë orarin e punës pranë komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve, dhe si rrjedhojë KZAZ-të po pengohen në veprimtarinë e tyre për administrimin e procesit zgjedhor. Sipas KQZ-së, morespektimi qoftë i një afati ligjor sjell vonesa për respektimin e  afateve në viiëmësi, duke cënuar organizimin e procesit zgjedhor. Komisioni qendor i zgjedhjeve u kujton drejtuesve të administratës publike se nëse një situatë e ngjashme ndodh edhe për 37 mijë komisioneret e KQV-ve dhe GNV-ve, ateherë rrezikohet organizimi dhe administrimi i zgjedhjeve të 25 qershorit.

Blushi: Krimet e politikanëve të gjykohen nga populli!

Posted: 13 Jun 2017 05:19 AM PDT

Kryetari i LIBRA Ben Blushi, partia e të cilit po garon për herë të parë në zgjedhje të përgjithshme me numrin 18, ka deklaruar se nëse do të jetë në parlament do të propozojë që krimet e politikanëve, krimet kundër ambientit, krimet kundër fëmijëve, te gjykohen nga populli. Zoti Blushi i cili po e zhvillon fushatën brenda Tiranës, gjatë një takimi me banorët e Babrrusë, tha se
populli të ketë mundësi të shpallë fajësinë për politikanët e korruptuar.

De Biasi largohet nga kombëtarja kuq e zi

Posted: 13 Jun 2017 05:05 AM PDT

Giani de Biazi nuk do të jetë më trajner i kombëtares shqiptare të futbollit. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri italian në konferencën për shtyp të dhënë të martën në ambjentet e FSHF. "Nuk është një dorëheqje por thjesht përfundimi i një cikli prej më shumë se 5 vitesh."- ka nënvizuar ai. Kontrata e tij përfundon në Nëntor dhe De Biazi ka theksuar se nuk dëshiron ta rinovojë më. Por italiani nuk ka munguar të thumbojë edhe FSHF si shkak për këtë largim të tijin. Giani de Biazi vërtet do të largohet nga drejtimi i kombëtares kuqezi, por nuk do të heqë dorë nga nënshtetësia shqiptare. Madje ai ka thënë se është krenar që mban edhe pasaportën shqiptare.