“Rafael Nadal thyen rekord në French Open” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Rafael Nadal thyen rekord në French Open
- Në Marok protestohet kundër korrupsionit
- Proces i qetë zgjedhor në komunat me shumicë serbe
- Proces i qetë zgjedhor në komunat me shumicë serbe
- Forcat kurde avancojnë në Raka të Sirisë
- Ukraina del përfundimisht nga “Perandoria Ruse”
- Johnson mohon se ka bërë komplot për të rrëzuar kryeministren May
- Vriten dy policë pakistanezë në Baluçistan
- Bllokimi i Katarit: Irani dërgon pesë avionë me ushqime
- Easyjet devijon fluturimin pas “bisedës terroriste” në bord
- Edhe Sessions do të dëshmojë për “ndërhyrjen ruse” në SHBA
- Qytetarët shprehen optimistë për ndryshime
- Ukrainasit udhëtojnë pa viza në BE
- Lirohet nga burgu djali i Qaddafit
- Daka: Të mos keqpërdoret vota
- Hapja e vendvotimeve në zgjedhjet parlamentare
- Merkel: Muret nuk e zgjidhin problemin e migrmit
- Franca voton në zgjedhjet parlamentare
- Vriten tre ushtarë amerikanë në Afganistan
- Kosova voton
| Rafael Nadal thyen rekord në French Open Posted: 11 Jun 2017 09:05 AM PDT Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka fituar titullin e kampionit për të dhjetën herë në French Open, pasi ishte në garë me zviceranin, Stan Wawrinka në finalen e ditës së sotme. Nadal, 31 vjeçar është bërë personi i parë në histori në garën e meshkujve që ka fituar 10 tituj të tillë në French Open. Loja ka zgjatur dy orë dhe ka përfunduar me rezultat 6-2, 6-3, 6-1, në të mirë të tenistit Nadal. Ky është titulli i 15-të, Grand Slam për Nadal, i cili ka qenë shumë i emocionuar pasi ka fituar në finale. "Jam shumë i emocionuar. E kam të pamundshme të shpreh atë që po ndjej", ka thënë ai. Momentalisht Nadal ka vetëm tre trofe më pak Grand Slam, në krahasim me rivalin e tij Roger Federer. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Në Marok protestohet kundër korrupsionit Posted: 11 Jun 2017 08:29 AM PDT Mijëra protestues kanë dalur në rrugët e kryeqytetit të Marokut, në Rabat për të protestuar kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit. Protestat e së dielës në Rabat kanë qenë ndër më të mëdhatë e këtij lloji gjatë viteve të fundit. Marshi protestues ishte mbledhur edhe për të mbështetur protestat e kohëve të fundit në veri të Refit, në Marok. Aty ndër të tjera ishte protestuar edhe për vdekjen e një shitësi të peshqve. Ai vdiq pasi u shtyp nga një kompaktor mbeturinash, derisa ishte përpjekur të shpëtonte peshq që kishin konfiskuar më parë zyrtarët marokenë. Protestuesi Fatna Afid ka thënë gjatë protestës: "Ne jemi këtu për dinjitet, barazi dhe drejtësi sociale". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Proces i qetë zgjedhor në komunat me shumicë serbe Posted: 11 Jun 2017 07:32 AM PDT Në Komunën e Graçanicës, pas hapjes së qendrës së votimit në shkollën "Mbreti Milutin", qytetarët serbë me të drejtë vote ia kanë mësyrë vendvotimeve për të realizuar të drejtën e tyre të votimit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Proces i qetë zgjedhor në komunat me shumicë serbe Posted: 11 Jun 2017 07:03 AM PDT Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës janë duke u zhvilluar edhe në komunat me shumicë serbe në vend. Në Komunën e Graçanicës, pas hapjes së qendrës së votimit në shkollën "Mbreti Milutin", qytetarët serbë me të drejtë vote ia kanë mësyrë vendvotimeve për të realizuar të drejtën e tyre të votimit. Një numër qytetarësh të cilët tashmë kishin realizuar këtë të drejtë, thanë për Radion Evropa e Lirë se presin që pas zgjedhjeve të ketë më shumë paqe dhe liri të lëvizjes, si dhe punësim për të rinjtë. Nevena Steviq, tha se pas zgjedhjeve pret një jetë më të mirë për qytetarët e komunitetit serb. "Po, kam votuar. Po pres një jetë më të mirë dhe mbijetesë në vendit tim, punësim për të rinjtë dhe paqe në shtet", tha Steviq. Zhika Mirkoviq, tha se për serbët e Kosovës ështe e rëndësishme paqja, lëvizja e lirë dhe bashkëjetesa me komunitetet tjera, të cilat pret që pas zgjedhjeve të përmirësohen edhe më tej. "Pres që të ketë paqe dhe liri, të lëvizim lirshëm dhe të jemi ashtu siç kemi qenë, e jo që ta kërcënojmë njëri tjetrin se do t'i përzëmë serbët ose që serbët do të sundojnë. Jo kështu, por të jemi ashtu siç kanë qenë minatorët dikur, të gjithë për një dhe një për të gjithë. Nuk kemi pasur problem asnjëherë", tha Mirkoviq.. Pritje të ngjashme, për periudhën pas zgjedhjeve, ka edhe Slava Filipoviq. "Kemi votuar për njeriun në të cilin kemi besim se duhet ta udhëheqë këtë popull në Kosovë. Presim diçka me të mirë. Deri më tash asnjëherë nuk ka qenë mirë. Por tash ta shohim se a do të jetë më mirë apo do të jetë më keq", tha Filipoviq. Procesi zgjedhor në Graçanicë, deri më tash, është zhvilluar i qetë. Të qetë e ka vlerësuar zhvillimin e procesit zgjedhor edhe në komunat veriore të Kosovës, Jan Braathu, shef i misionit në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE). "Po shpresoj që procesi do të vazhdojë kështu gjatë gjithë ditës në të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore. Po ashtu, unë shpresoj që procesi i zgjedhjeve të shkojë i qetë në mbarë Kosovën", theksoi Braathu. Misioni i OSBE-së ka rreth 200 vëzhgues në katër komunat veriore të vendit, në të cilat janë hapur 44 vendvotime. Disa qytetarë serbë të Komunës së Mitrovicës së veriut, të cilët nuk deshën të prezantohen, pasi që kishin votuar thanë se pritjet e tyre pas zgjedhjeve nuk janë të mëdha. "Nuk pres diçka konkrete, përveç që ta kemi më mirë", tha qytetari serb i Mitrovicës veriore. Ngjashëm tha edhe një bashkëqytetare e tij. "Presim të jetë më mirë, asgjë më shumë. Të paktën që fëmijët të jenë të qetë", tha qytetarja serbe. Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se procesi i votimit në katër komunat veriore të Kosovës deri më tash po zhvillohet i qetë. Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për veriun e vendit, ka thënë se nuk është raportuar asnjë incident. "Policia e Kosovës është në krye të detyrës në të katër komunat më veriore të Kosovës, në të gjitha qendrat e votimeve. Sa i përket informacioneve, që vijnë nga të gjitha qendrat e votimeve, nuk kemi asnjë telashe deri më tani. Sigurisht që do t'i përcjellim për së afërmi të gjitha ngjarjet dhe do të kemi bashkëpunim të ngushtë me të gjitha autoritetet tjera të përfshira në këtë proces zgjedhor". Sidoqoftë, në veri të Mitrovicës, sot është parë të jetë i pranishëm edhe Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të cilit kohëve të fundit, Qeveria e Kosovës në disa raste ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë për shkak të disa deklaratave të bëra. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Forcat kurde avancojnë në Raka të Sirisë Posted: 11 Jun 2017 06:24 AM PDT Koalicioni sirian arabo-kurd i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se ka marrë kontrollin e një lagjeje në qytetin Raka. Kjo zonë njihet si bastioni i grupit ekstremist Shteti Islamik . Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) të udhëhequr nga kurdët kanë thënë se luftëtarët e tyre "çliruan" lagjen veriperëndimore të Al-Romania pas dy ditë luftimesh, në të cilat kanë vdekur 12 militantë të Shtetit Islamik. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka konfirmuar se luftëtarët e Forcave Demokratike të Sirisë tani po kontrollojnë lagjet Al-Romania dhe Al-Meshleb. Luftëtarët e SDF-së kanë filluar sulmet e tyre në Raka më 6 qershor me përkrahjen e forcave ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga Siria. Koalicioni ka vlerësuar se qyteti Raka, të cilin e marrë në kontroll Shteti Islamik në vitin 2014, mbrohet nga rreth 4,000 militantë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ukraina del përfundimisht nga “Perandoria Ruse” Posted: 11 Jun 2017 06:18 AM PDT Ukrainasit festuan ditën e parë të udhëtimit pa viza në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. "Vendi ynë ka dalë përfundimisht nga Perandoria Ruse", tha presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko. Ukrainasit, që kanë pasaporta biometrike, do të mund të hyjnë pa viza në të gjitha shtetet e BE-së, përveç Irlandës dhe Britanisë, dhe do të mund të qëndrojnë deri në 90 ditë në një periudhë 180 ditëshe. Regjimi pa viza iu vlen edhe për Norvegjinë, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën. Poroshenko takoi homologun sllovak, Andrej Kiska, në kufirin Ukrainë-Sllovaki, për të hapur "derën simbolike të BE-së". "E kemi pritur kohë të gjatë këtë ditë", tha Poroshenko në vendkalimin kufitar Uzhgorod. Mijëra njerëz nga Ukraina kanë kaluar kufirin me vendet e BE-së deri në mesditën e së dielës, tha Ministria e Jashtme në Kiev. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke urar Ukrainën për liberalizimin e vizave, tha se kjo është "një ditë për t'u mbajtur në mend". "Udhëtimi pa viza për ukrainasit tani është realitet", shkroi Tusk në Twitter. Në një video-adresim, komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, tha se udhëtimi pa viza është arritur pas një procesi të gjatë të reformave. "Të nderuar qytetarë të Ukrainës, ju përgëzoj ju dhe vendin tuaj për liberalizimin e vizave. Ka qenë një proces i gjatë, por reformat janë shpaguar. Ky është një moment historik që tregon se Bashkimi Evropian i mban premtimet", tha Hahn. Paraardhësi i Poroshenkos, Viktor Yanukovych, është përmbysur nga pushteti në vitin 2014, si pasojë e protestave masive pro-evropiane. Protestuesit janë ngritur pasi Yanukovych ka hequr dorë nga një marrëveshje për forcimin e marrëdhënieve me BE-në, në favor të përafrimit me Rusinë. Rusia, pas përmbysjes së Yanukovychit, ka aneksuar rajonin e Krimesë nga Ukraina dhe ka nxitur një luftë separatiste në lindje të Ukrainës. Pjesa më e madhe e Ukrainës së sotme ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse duke filluar nga shekulli 17. Ukraina po ashtu ka qenë nën kontrollin e Moskës si republikë sovjetike, gjatë pjesës më të madhe të shekullit 20. Ukraina është pavarësuar pas shpërbërjes sovjetike në vitin 1991. Ukraina ka kërkuar udhëtimin pa viza në BE për rreth një dekadë, por vetëm në dhjetor të vitit 2015, Komisioni Evropian ka raportuar se ky vend i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme, si menaxhimi i kufirit dhe siguria e pasaportave. Dokumenti për liberalizim vizash është nënshkruar më 17 maj në Strasburg nga përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian. Përgatiti: Valona Tela This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Johnson mohon se ka bërë komplot për të rrëzuar kryeministren May Posted: 11 Jun 2017 05:30 AM PDT Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, mohoi se ka bërë komplot për të rrënzuar kryeministren britanike, Theresa May, pozicioni i së cilës është dobësuar në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Partia e saj Konservatore ka humbur shumicën parlamentare, por May po përpiqet të formojë qeverinë e pakicës me një parti të vogël të Irladnës së Veriut. Ish-sekretari britanik i Thesarit, George Osborne, i cili është shkarkuar nga May vitin e kaluar, e cilësoi sot kryeministren si "grua të vdekur që ec". Johnson, njëri nga politikanët më popullorë të Partisë Konservatore, tha se artikulli në gazetën "Mail on Sunday" me titull "Borisi në rrugë për kryeministër, derisa May kacavirret", është "marrëzi". "Unë e mbështes Theresa May", shkroi Johnson në Twitter. May, në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit, ka humbur 13 ulëse në Parlamentin britanik, ndonëse zgjedhjet i ka thirrur për të forcuar pozicionin e saj dhe të partisë së saj në negociatat për nxjerrjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Fati i këtyre negociatave, që duhet të nisin më 19 qershor, mbetet i paqartë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vriten dy policë pakistanezë në Baluçistan Posted: 11 Jun 2017 04:35 AM PDT Zyrtarët pakistanezë ka thënë se persona të armatosur kanë vrarë dy policë dhe kanë plagosur një tjetër në një sulm në provincën jugperëndimore të Baluçistanit. Policia bëri të ditur, se sulmuesit hapën zjarr në një pikë kontrolli të policisë në kryeqytetin provincial, Kueta, duke vrarë njërin nga oficerët dhe duke plagosur dy të tjerë para se të iknin. Oficeri tjetër i plagosur ka vdekur rrugës për në spital. Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Baloçistani që gjendet në kufi me Afganistanin dhe Iranin, është përballur me sulme të ndryshme në të cilat kanë vdekur mijëra njerëz nga viti 2004. Më 8 qershor, grupi ekstremist Shtetit Islamik ka deklaruar se ka vrarë dy shtetas kinezë të cilët ishin rrëmbyer në Baluçistan gjatë muajit maj. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bllokimi i Katarit: Irani dërgon pesë avionë me ushqime Posted: 11 Jun 2017 03:44 AM PDT Irani dërgoi pesë aeroplanë me ushqime në Katar, shtetin arab që po vuan nga mungesat për shkak të një bllokade rajonale. Një numër vendesh, përfshirë rivalen e Iranit, Arabinë Saudite, kanë ndërprerë lidhjet me Katarin javën e kaluar, duke e akuzuar për financim të terrorizmit. Doha i ka hedhur poshtë këto akuza. Kufiri tokësor me Arabinë Saudite, përmes të cilit Katari furnizohet me 40% të ushqimeve, është mbyllur po ashtu. "Deri më tash, pesë aeroplanë me artikuj ushqimorë janë dërguar në Katar", tha për agjencinë France-Presse Shahrokh Noushabadi, zëdhënës i kompanisë Iran Air. Nuk është e qartë nëse ushqimi është shpërndarje e ndihmës ose transaksion tregtar. Noushabadi tha se dërgesat do të vazhdojnë "për aq kohë sa ka kërkesa". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Easyjet devijon fluturimin pas “bisedës terroriste” në bord Posted: 11 Jun 2017 02:31 AM PDT Një aeroplan që udhëtonte nga Sllovenia në Mbretërinë e Bashkuar, bëri ulje të paplanifikuar, pasi piloti u alarmua për një "bisedë të dyshimtë" me "përmbajtje terroriste". Tre burra u arrestuan pasi fluturimi i kompanisë Easyjet, nga Lubjana në Stansted, ka devijuar në aeroportin e Këlnit në Gjermani, të shtunën pasdite. Të 151 pasagjerët në bord janë evakuuar dhe fluturimet janë pezulluar për tri orë. Një çantë që u përkiste tre të dyshuarve u hodh në erë nga policia. Policia e Këlnit tha se pasagjerët e tjerë e kanë njoftuar ekuipazhin për bisedën midis tre burrave. Policia tha se biseda ka pasur "përmbajtje terroriste" por nuk dha më shumë detaje. Easyjet tha se kapiteni ka marrë vendimin për të ateruar në aeroportin e Këlnit si masë paraprake për sigurinë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Edhe Sessions do të dëshmojë për “ndërhyrjen ruse” në SHBA Posted: 11 Jun 2017 02:03 AM PDT Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, do të dëshmojë para një komiteti të Senatit që po heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Në një letër të parë nga agjencitë e lajmeve, thuhet se Sessions ka vendosur të dalë para Komitetit të Senatt për Inteligjencë pas dëshmisë që ka dhënë ish-drejtori i FBI-së, James Comey, para të njëjtit panel. FBI po kryen po ashtu hetime të ndara të ndërhyrjes ruse. Sessions është detyruar të tërhiqet nga hetimet e FBI-së për shkak të kontakteve të tij me ambasadorin rus në SHBA, gjatë fushatës presidenciale. Sessions do të japë dëshminë e tij të martën. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Qytetarët shprehen optimistë për ndryshime Posted: 11 Jun 2017 01:28 AM PDT Radio Evropa e Lirë ka anketuar qytetarët të cilët po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Shumica nga ta shprehen optimistë se fituesi do të angazhohet në përmirësim të gjendjes aktuale. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ukrainasit udhëtojnë pa viza në BE Posted: 11 Jun 2017 01:06 AM PDT Qytetarët e Ukrainës, nga sot, udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian. Ata, që kanë pasaporta biometrike, do të mund të hyjnë pa viza në të gjitha shtetet e BE-së, përveç Irlandës dhe Britanisë, dhe do të mund të qëndrojnë deri në 90 ditë në një periudhë 180 ditëshe. Regjimi pa viza iu vlen edhe për Norvegjinë, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën. Autoritetet kufitare të Ukrainës thanë se presin një rritje prej 30% në trafikun e pasagjerëve. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha të shtunën se udhëtimi pa viza do të thotë "lamtumirë Perandorisë Ruse". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Lirohet nga burgu djali i Qaddafit Posted: 10 Jun 2017 11:32 PM PDT Saif al-Islam Qaddafi, djali i dytë i diktatorit të ndjerë të Libisë, Muammar Qaddafi, është liruar pas më shumë se pesë vjetësh në burg, thanë rrëmbyesit e tij. Batalioni Abu Bakr al-Siddiq, një milici në qytetin Zintan, tha se Saif al-Islam është liruar më 9 qershor, por nuk dha detaje për vendndodhjen e tij. Milicia tha se lirimi është bërë me kërkesë të "qeverisë së përkohshme". Qeveria, me bazë në lindje të Libisë, ka lëshuar amnisti për Saif al-Islamin. Por, në vitin 2015, ai është dënuar me vdekje në mungesë nga një gjykatë në Tripoli, ku kontrollin e ka një qeveri rivale, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Saif al-Islami kërkohet po ashtu nga Gjykata e Hagës për Krime. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 10 Jun 2017 11:15 PM PDT Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka hedhur e para votën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me këtë rast ajo ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hapja e vendvotimeve në zgjedhjet parlamentare Posted: 10 Jun 2017 11:09 PM PDT Nga ora 07:00 e mëngjesit, ka filluar hapja e vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Merkel: Muret nuk e zgjidhin problemin e migrmit Posted: 10 Jun 2017 10:54 PM PDT Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një vizite në Meksiko Siti, tha se ndërtimi i mureve nuk i zgjidh problemet që shkakton migrimi. Merkel nuk e përmendi presidentin amerikan, Donlad Trump, i cili është zotuar se do të ngrejë një barrierë përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Merkel tha se historia ka treguar se presionet e migrimit zgjidhen kur perandoritë kanë marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre. Merkel është rritur në Gjermaninë Lindore komuniste, prapa Perdes së Hekurt. Duke iu adresuar një paneli me presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto, Merkel tha se migrimi menaxhohet me përmirësimin e standardeve të jetesës në zonat e prekura. Merkel është kritikuar shpesh edhe në Gjermani pasi u ka hapur dyert mbi një milion refugjatëve qysh në vitin 2015. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Franca voton në zgjedhjet parlamentare Posted: 10 Jun 2017 10:40 PM PDT Qytetarët francezë votojnë sot në rrethin e parë të zgjedhjeve parlamentare. Në garë, për herë të parë, është partia e re e presidentit Emmanuel Macron "Republika përpara". Macron, i cili fitoi lehtësisht zgjedhjet presidenciale më 7 maj, pritet të dalë mirë edhe në votimet e sotme. Sondazhet tregojnë se partia e tij e qendrës do të fitojë së paku 30 përqind të votave dhe do të pasohet nga Republikanët e krahut të djathtë me 20 përqind dhe Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë me 17 përqind. Rreth 7,882 kandidatë garojnë për Dhomën e Ulët të Parlamentit, e cila ka 577 ulëse. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vriten tre ushtarë amerikanë në Afganistan Posted: 10 Jun 2017 10:25 PM PDT Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në Afganistan pasi një ushtar afgan hapi zjarr kundër tyre. Attahullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, tha se sulmi ka ndodhur në qarkun Açin. Ai tha se trupat amerikane, së bashku me ato afgane, kanë qenë duke luftuar militantët e Shtetit Islamik kur ushtari afgan ka kthyer armët kundër tyre. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ai është kryer nga një pjesëtar i tyre, i cili ka depërtuar në ushtrinë afgane. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha se presidenti Donald Trump është informuar për ngjarjen në Afganistan. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 10 Jun 2017 09:50 PM PDT Radio Evropa e Lirë do të mbulojë gjithë procesin e zgjedhjeve në kohë reale me lajmet më të reja. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





