“Qysh me rritë mjekrën në kohë të shkurtë?” plus 9 more Qysh me

“Qysh me rritë mjekrën në kohë të shkurtë?” plus 9 more Qysh me


Qysh me rritë mjekrën në kohë të shkurtë?

Posted: 31 May 2017 09:44 AM PDT

Meshkujt më burra ndjehen kur kanë mjekër, sidomos kur kanë një të tillë që lakmohet nga të tjerët dhe është e bukur.

Mirëpo, jo çdo herë meshkujt parapëlqejnë që të kenë një mjekër, prandaj nëse e keni larguar mjekrën dhe dëshironi ta ktheni atë prapë, duhet që t`i ndiqni këta hapa:

Përdorni produkte që janë për këtë gjë.

Bëni masazh fytyrës

Kujdesuni për të duke e rruar herë pas here

Mbushni hapësirat me produkte që janë për mjekër.

The post Qysh me rritë mjekrën në kohë të shkurtë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë veprimet që dëmtojnë sytë tuaj?

Posted: 31 May 2017 09:38 AM PDT

Sytë janë të rëndësishëm për të gjithë dhe është e nevojshme t'i kushtohet rëndësi. Për disa veprime, të cilat janë bërë të përditshme, ndoshta ende nuk e dimë që ndikojnë keq tek sytë tanë e është mirë t'i shmangni sa më shumë.

Ja cilat janë ato:

Përqendrimi i tepruar në celularin tuaj

Përqendrimi dhe përdorimi i tepruar i celularit tuaj dëmton sytë dhe i bën ata më të dobët dhe delikat ndaj dëmtimeve.

Shikoni televizor gjatë natës

Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterët, e-reader-at, është e dëmshme për ju. Niveli i dritës ndryshon dhe sytë tuaj duhet të sforcohen për tu përqendruar. Përqendrimi i tepërt bën që ato të dëmtohen.

Flini me lentet vënë

Sado i lodhur të jeni kur bini për të fjetur, mos flini me lentet vënë. Jo vetëm që rrezikoni të infektoni sytë tuaj, por edhe i dëmtoni ato në mënyrë të vazhdueshme.

Fërkoni sytë

Nëse ju fërkoni sytë tuaj mund t'i dëmtoni ato pa e ditur. Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre.

Nuk ushqeheni shëndetshëm

Dieta dhe ushqimi i shëndetshëm i bën mirë edhe syve tuaj. Mundohuni të konsumoni ushqime që i bëjnë mirë syve dhe forcojnë shikimin tuaj.

Teproni me grim

Grimi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm.

Nuk flini mjaftueshëm

Mungesën e orëve të gjumit të parët që e vuajnë janë sytë tuaj. Nëse nuk flini mjaftueshëm do të ndiheni më të lodhur e sytë tuaj do të sforcohen për veprimtarinë e tyre.

Nuk i mbani syzet tuaja (apo syzet e diellit)

Ju neglizhoni të mbani syzet e shikimit apo edhe t'i mbroni sytë tuaj nga dielli. Mos e lini pas dore, sepse do të ndjeni problem ne vitet pasardhëse.

Close up of woman’s eyes

The post Qysh me i ditë veprimet që dëmtojnë sytë tuaj? appeared first on Qysh Me.

Qysh me pastru fytyrën para gjumit?

Posted: 31 May 2017 09:30 AM PDT

Janë disa këshilla që duhet t'i ndjekësh çdo mbrëmje për të pasur një fytyrë të patër dhe të shkëlqyeshme çdo mëngjes. Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme dhe është e rëndësishme për të respektuar disa rregulla çdo natë:

Pastro duart në fillim

Nëse duart nuk janë të pastra, një numër bakteresh bëhen shkak për të qarkulluar edhe në fytyrë. Këshillohet sapun antibakterial.

Pastro grimin me pambuk

Pastro grimin me pambuk që të kesh fytyrë të patër.

Laje fytyrën me ujë të ngrohtë

Nëse e lan fytyrën me ujë të ftohtë, atëherë poret mbyllen duke bërë kështu që pastrimi të mos jetë i thellë. Por edhe uji shumë i ngrohtë e than shumë lëkurën. Ndaj këshilla është pak i vakët.

Përdor produktin për pastrim

Mjafton vetëm një pikë nga produkti dhe me lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave bëj edhe një masazh duke ndihmuar qarkullimin e gjakut në fytyrë.

Përdor një peshqir të pastër

Një peshqir i lagur i butë është ideal për të fshirë lehtësisht fytyrën. Fillo nga balli, hunda, mjekra dhe faqet. Mos përdor forcë, qëllimi është vetëm të heq ësh qelizat e vdekura.

Shpërlaje fytyrën

Këtë herë shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë, pastaj fshije sërish lehtë me peshqir për ta tharë lagështirën nga fytyra.

Pastro grimin e syve Pastro sytë me produktin për pastrimin e fytyrës, nëse ka mbetur lapsi apo rimeli që mund të shkaktojnë irritime.

Face wash. Woman washing face in bath with foam. Young Asian / Caucasian woman cleaning her face in bathtub smiling happy.

The post Qysh me pastru fytyrën para gjumit? appeared first on Qysh Me.

Qysh me u fokusu në punë?

Posted: 31 May 2017 09:27 AM PDT

Pa marrë parasysh se sa iu pëlqen puna juaj, nganjëherë do ta keni të vështirë të fokusoheni në të duke menduar për gjëra tjera.

Ja disa gjëra të cilat mund t'i bëni për të qëndruar i fokusuar në punë dhe të mos ndiheni i mërzitur:

Ushtroni herët në mëngjes

Lini alarmin dhe dilni vraponi apo bëni ushtrime tjera herët në mëngjes. Kjo do të ndihmojë që të ngrihen nivelet tuaja të energjisë.

Rrini larg nga rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë armiku juaj në këso raste. Kur jeni duke punuar dhe shihni fotot e miqve tuaj në plazh apo duke bërë gjëra tjera argëtuese ju vetëm do të demoralizoheni dhe nuk do të jeni në gjendje të punoni më.

Hani gjëra të shëndetshme

Hani fruta, perime, arra dhe gjëra tjera të rëndësishme gjatë ditës sepse ato do të ndihmojnë që të qëndroni të kthjellët dhe aktiv. Gjithashtu, pini shumë ujë.

Dekorojeni tavolinën e zyrës

Ta dekoroni tavolinën e zyrës jo vetëm që do ta bënte të dukej bukur por edhe do të rriste nivelin e kreativitetit tuaj duke iu bërë gjithashtu më të lumtur.

Dëgjoni muzikë

Dëgjoni muzikë pozitive me ritëm të bukur sepse ajo do t'iu motivonte.

Pusho dhe merr ajër të pastër

Kur ndiheni tepër i lodhur, dilni shëtituni dhe ashtu pushoni dhe merrni ajër të pastër. Kjo do ta shtonte inspirimin tuaj.

Dilni për drekë

Dilni dhe hani drekë jashtë sepse kjo do t'iu ndihmonte.

Bisedoni me një koleg tuajin

Të bisedoni me kolegët do të ndikonte pozitivisht në ju. Ata ndoshta do t'iu motivonin gjatë punës tuaj dhe kështu do të ndiheshit më mirë.

Young man have job interview.

The post Qysh me u fokusu në punë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë cilësitë që ju bëjnë tërheqës?

Posted: 31 May 2017 09:18 AM PDT

Disa nga ne mund të besojnë që vetëm njerëzit e bukur janë tërheqës. 

Por, në të vërtetë, neve na duken njerëzit tërheqës duke u bazuar edhe në faktorë të tjerë përveç pamjes së jashtme.

Në fakt, sharmi dhe tërheqja ndaj një personi nuk janë gjithmonë të përcaktuar nga pamja e tyre fizike.

Gjëja kryesore është magjia e tërheqjes. Më poshtë gjeni listën e 10 cilësive "magjike":

  1. Ndjeshmëria

Shumë njerëz besojnë se nëse keni një pamje që pranohet në shoqërinë moderne si "e bukur" është e vetmja mënyrë. Në fakt është një mendim i gabuar. Kjo cilësi absolutisht nuk varet nga pamja e jashtme. Kjo varet nga vetëkontrolli, karizma dhe vetëbesimi.

  1. Të pasurit qëllime

Personi që lufton për atë që do, dhe përmes veprimeve të tij apo saj, dëshmon se gjithçka është e mundur në këtë botë, nuk mund të mos jetë tërheqëse.

  1. Sensi i mirë i humorit

Është njëra ndër tiparet që vërehet më së shumti. Sensi i mirë i humorit është një cilësi e një personi interesant dhe është çelësi i suksesit në çdo bisedë. Është sikur shigjeta e "perëndisë së dashurisë" që do të të godasë gjithsesi.

  1. Eleganca

S'ka rëndësi se sa e përkryer dukesh, mungesa e mirësisë në lëvizjet tua do ta shkatërrojë pamjen tuaj. Nëse mund të lëvizësh butësisht derisa jeni duke vallëzuar, ose kur ecni në një mënyrë më tëreqëse apo nëse keni një gjuhë trupi mahnitëse, përfundimisht do të ju bëj të dukeni tepër tërheqëse.

  1. Vetëbesimi

Një zë i heshtur, supe të rrumbullakosura, dhe mungesa e mendimit të tij apo saj janë shenjat e një personi krejtësisht jo tërheqës.
6. Vendosmëria

Të kesh dyshime nuk është një tipar tërheqës, dhe kjo nuk do t'ju çojë në një marrëdhënie të shëndetshme. Një person duhet të jetë i vendosur për çdo gjë, duke filluar me vendimet se cilën akullore të blejmë dhe duke përfunduar me zgjedhjen e vendit në të cilin doni të jetoni.

7. Intelekti

Intelekti nuk është të bëheni ekspert në një çështje në universitet. Është aftësia për të treguar gjykim të drejtë. Një person i cili mund të kuptojë të gjithë, pa dyshim, tërheqje dhe magjepsje.

  1. Detajet

Edhe detajet më të padukshme dhe më qesharake në pamjen tuaj mund të jenë aq tërheqëse sa që imazhi juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e personit të duhur. Kushtoni vëmendje detajeve.

  1. Aftësia për të qenë një person interesant për ti folur

Nuk është vetëm të kesh një mendim të gjerë dhe të kesh mendimet e tua. Është gjithashtu në lidhje me aftësinë për të dëgjuar. Duhet të jetë një bisedë e barabartë, jo një ku dikush flet vetëm për vetën.

  1. Origjinaliteti

Të qenit unike ka vlerën e arit në botën moderne të kopjeve. Në të vërtetë, të gjithë janë të veçantë. Disa thjesht nuk kanë dalë nga guaska e tyre ende, dhe të tjerët mendojnë se të gjitha gjërat e veçanta rreth tyre janë " të pa përsosura". Por, në fakt , të gjitha këto gjëra të vogla, të cilat ju mund të mos i pëlqeni në lidhje me veten, të bëjnë ajo që jeni. Kështu që qëndro e veçantë, qëndro unike!

The post Qysh me i ditë cilësitë që ju bëjnë tërheqës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë brownie të shëndetshme?

Posted: 31 May 2017 09:14 AM PDT

Përbërësit:

  • 1 gotë bajame
  • 4 lugë kakao pluhur
  • 1 gotë hurma.

Vendosen bajamet në blinder së bashku me kakaon.

Përzihen derisa të bëhet masë zalli.

Shtohen hurmat e pastruara nga farat, dhe përzihet derisa të bëhet masë e njëllojtë.

Rrafshohet në një enë të rrafshët dhe dekorohet me disa bajame të copëtuara.

The post Qysh me përgaditë brownie të shëndetshme? appeared first on Qysh Me.

Qysh me mbajtë djersën nën kontroll?

Posted: 31 May 2017 09:09 AM PDT

Gjëja që mund të na bezdis më së shumti në stinën e verës është djersitja. 

Edhe pse disa njerëzve u duket e pashmangshme djersa gjate ditëve me vapë, ekzistojnë pesë mënyra të cilat duhet t'i ndiqni në mënyrë që ta keni nën kontroll djersitjen.

Por ka 5 mënyra që ju ndihmojnë që të përballoni më shumë vapën dhe që të mbani nën kontroll djersitjen:

Kujdes ushqimi

Jeni i varur nga kafeina dhe nuk mund të bëni pa të, zgjidhni një filxhan kafeje të dekafeinuar dhe të ftohtë, në vend të një ekspresi të nxehtë.

Evitoni alkoolin. Kur pini pije alkoolike temperatura e trupit rritet dhe truri aktivizon sërish gjëndrat e djersës.

Evitoni stresin

Nëse jeni nën tension dhe stres, ju kaloni në një gjendje të ndryshme të djersitjes nga ajo normalja.

Vëmendje tek veshja

Për periudha të nxehta, duhet që të hiqni dorë nga materialet sintetike dhe të zgjidhni vetëm pambukun.

Kujdesuni për higjienën

Në temperaturat e larta, duhet të me patjetër të bëni kujdes me higjienën, mos hiqni dore nga dushi i trupi çdo ditë.

Kujdes me zgjedhjen e deodorantit

Me këtë produkt duhet të keni kujdes, mirë është që të përdorni lloje që nuk përmbajnë alkool, veçanërisht kur lëkura është e irrituar.

The post Qysh me mbajtë djersën nën kontroll? appeared first on Qysh Me.

Qysh me shtu shkëlqimin e flokëve?

Posted: 31 May 2017 09:07 AM PDT

Ky është një nga rastet e shumta kur natyra përbën faktorin kryesor të sekreteve të bukurisë. Në këtë rast bëhet fjalë për kujdesin ndaj flokëve me përbërës natyralë mjaft të dobishëm.

 

Të frymëzuar nga recetat tradicionale të aplikuara nga nënat dhe gjyshet, siç është vaji i ullirit dhe kamomili, por edhe nga produktet kozmetike që përmbajnë ektrakte ekzotike që i bëjnë flokët të mos e humbasin kurrë shkëlqimin.

Cilat pra janë produktet natyrale që duhet të përdorni herë pas here dhe çfarë efekt kanë ato në flokët tuaja?

Mjaltë: Për hidratim intensiv dhe ushqim.

Vaji i ullirit: Ushqen në thellësi dhe i bën flokët më të butë.

Kamomili: Për shkëlqim në flokët e verdhë.

Luledielli: I pasur me antioksidantë.

Aloe Vera: Hidraton dhe mbron.

Rrushi i kuq: I njohur për vetitë e tij antioxidante.

The post Qysh me shtu shkëlqimin e flokëve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me u qetësu gjatë kohës që jeni nervoz?

Posted: 31 May 2017 09:01 AM PDT

Ju ndiheni në siklet, djersiteni, keni rrahje të forta zemre dhe kjo gjendje ju bën të ndiheni mjaft nervoz.Sipas një psikologu, duhet të qetësoheni dhe mos i shkaktoni aspak stres vetes tuaj, por si mund ta bëni këtë?

Fillimisht, në qoftë se jeni të shqetësuar do të thotë se ka një arsye të mirë.Mos e fshihni shqetësimin tuaj, por pranojeni se ndiheni nervoz. Stresi është një ngjarje natyrore që prek këdo.

Më poshtë do të gjeni disa prej mënyrave për të zvogëluar stresin.

Pranojini vetes se jeni të lodhur

Kjo duket mjaft e vështirë, por ju qetëson shumë sepse duke mos pranuar shqetësimin ju ndiheni të pambrojtur dhe nervozoheni duke u përpjekur për të fshehur emocionet tuaja.

Deklarojini audiencës se jeni të shqetësuar

Audienca e kupton kur jeni në ankth, kështu që tregojini asaj shqetësimet që ju keni, për shembull duke përdorur frazat: "Se ju e kuptoni kur diskutoni në një grup të madh…"

Përshtatuni me sjelljen tuaj nervore, për shembull në qoftë se bëni disa veprime të sikletshme, provoni vetëm të ngadalësoni ritmin e sjelljes tuaj.

Gjithashtu nuk duhet të bëni veprime të përsëritura dhe kështu nervozizmi juaj nuk do të jetë aq i dukshëm.

The post Qysh me u qetësu gjatë kohës që jeni nervoz? appeared first on Qysh Me.

Qysh me pastru melçinë me pije natyrale?

Posted: 31 May 2017 08:52 AM PDT

Mëlçia është organi që ka shumë rëndësi për organizmin e njeriut, pasi kryen disa funskione në organizëm, si djegia e yndyrërave, largimin e toksinave dhe shumë të tjera.

Por ushqimi jo i duhur dhe një stil jete jo i shëndetshëm bën që mëlçia juaj të mos funksionojë ashtu si duhet, madje edhe të dëmtohet.

Përpos që duhet të hani ushqime të shëndetshme, ne ju sjellim edhe një lëng që ju ndihmon që ta pastroni mëlçinë.

Përbërësit:

  • 2 limonë
  • 1 trangull
  • 1 grusht majdanoz
  • 200 ml ujë

Si ta përgatisni këtë lëng dhe si ta përdorni atë?

  1. Vendosni të gjithë përbërësit në një mikser (blender) derisa të formoni një pije. Këtë pije konsumoni 1 ose 2 herë në ditë, për një muaj rresht.
  2. Më pas pushoni dy javë, dhe mund ta përsërisni këtë tretman sërish.

The post Qysh me pastru melçinë me pije natyrale? appeared first on Qysh Me.