“Qysh me rikthy shkëlqimin e mobileve?” plus 4 more Qysh me

“Qysh me rikthy shkëlqimin e mobileve?” plus 4 more Qysh me


Qysh me rikthy shkëlqimin e mobileve?

Posted: 09 Jun 2017 11:14 AM PDT

Pastrimi i mobiljeve të drurit është një proces i bezdisshëm, sidomos nëse jeni maniakë të pastërtisë. Ata gjenden në çdo hapësirë të shtëpisë si në kuzhinë, dhomën e ndenjies, dhomën e gjumit, etj. Ndonjëherë, pavarësisht detergjentëve të shtrenjtë, nuk keni marrë rezultatin e dëshiruar.

Kështu, në këto kushte zgjidhja më e mirë është ta përgatisni vetë në shtëpi. Mjafton të kombinoni disa përbërës të thjeshtë për të përgatitur një përzierje që përveçse pastron mobiljet thellësisht, i bën ato të mbajnë aromë të mirë.

Përbërësit:

1 filxhan çaji ujë të distiluar
1/2 filxhan çaji vaj bajame
1/2 filxhan çaji uthull bardhë
20 pika vaj esencial
Shishe sprai

Përgatitja:

Hidhni ujin në shishen e sprait.

Më pas shtoni vajin e bajames dhe uthullën e bardhë.

Hidhni edhe vajin e limonit për aromë më të mirë. Shkundeni mirë atë para çdo përdorimi.
Përdoreni në të gjitha sipërfaqet e drunjta duke i spërkatur dhe më pas pastrojini me një copë të pastër.

The post Qysh me rikthy shkëlqimin e mobileve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me rrit fëmiun më aktiv?

Posted: 09 Jun 2017 11:11 AM PDT

Në bregun e çdo pishine, i shohim gjithnjë disa fëmijë të cilët vazhdimisht i shikojnë të tjerët duke lozur.

Disa prej tyre janë vetëm duke pushuar por shumica nga ta bëjnë pjesë në grupin e fëmijëve të cilët janë më të tërhequr. Ky fenomen mund të shihet jo vetëm në pishinë por edhe çdo kund tjetër. Disa fëmijë nuk përfshihen me të tjerët, jo sepse nuk duan por sepse iu mungon vetëbesimi për ta bërë këtë. Kështu, ata qëndrojnë të tërhequr dhe jo aktiv për jetën që i rrethon. Por, cili prind nuk do të donte që fëmija i tyre të ishte më "i gjallë", komunikues dhe të kishte vetëbesim.

Më poshtë gjeni disa nga mënyrat se si ta rrisni një fëmijë të gatshëm për të bërë jetë aktive.

  • Jini model i jetës aktive për ta

Siç janë prindërit, bëhen dhe fëmijët. Kjo shprehje e vjetër është më se e vërtetë. Ju si prind shërbeni si model se si fëmija juaj duhet të sillet kur përballet me jetën. Prandaj, është e rëndësishme që ju të organizoni aktivite te sportive dhe të lozni bashkë me fëmijët tuaj. Të jeni komunikues dhe t'i përfshini ata në aktivitetet ditore të jetës tuaj. Kështu, ata do të duan ta ndjekin shembullin tuaj dhe nuk do të kenë probleme në jetën e tyre të përditshme kur bëhet fjalë për t'u afruar me të tjerët.

  • Përballni me ndryshimet

Mendoni për ata fëmijë të cilët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë duan. Mësoni ata që të mos frikësohen nga ndryshimet në jetën e tyre dhe të ngecin duke bërë një jetë rutine. Mësoni fëmijët tuaj që të eksperimentojnë gjëra të ndryshme për të zbuluar se çfarë iu pëlqen e çfarë jo.

  • Bëhuni avokat

Mos u frikësoni që ta ngrini zërin ndaj padrejtësive. Mbroni veten dhe fëmijët tuaj në mënyrë që edhe ata ta mësojnë këtë gjë nga ju dhe mos ta ulin kokën më vonë në jetën e tyre.

The post Qysh me rrit fëmiun më aktiv? appeared first on Qysh Me.

Qysh me largu irritimin e lëkurës tek foshnjet?

Posted: 09 Jun 2017 11:06 AM PDT

Ekzema është një gjendje mjekësore me të cilën kryesisht përballen foshnjat.

Atyre iu irritohet lëkura duke shkaktuar kështu shpeshherë infeksione, dhimbje dhe gjakderdhje.

Nëse foshnja juaj është duke u përballur me këto lloj problemesh të lëkurës atëherë është mirë që ta pastroni atë çdo ditë.

Sipas BBC, mjekët e alergjive në Maine të SHBA-ve, kanë rekomanduar që foshnjat të pastrohen çdo ditë por të mos përdoret shumë sapun.

Pastrimi do të largonte irritimet, alergjitë dhe papastërtitë tjera.

Në fund aplikoni një krem kundër tharjes së lëkurës.

The post Qysh me largu irritimin e lëkurës tek foshnjet? appeared first on Qysh Me.

Qysh me parandalu shfaqjen e rrudhave?

Posted: 09 Jun 2017 11:00 AM PDT

Vaji i arganit është një produkt organik që nxirret nga bërthamat e pemës së arganit, e cila gjendet në Marok. Është një lloj vaji mjaft i pasur me lëndë ushqyese dhe i dobishëm duke përfshirë acidet yndyrore dhe vitaminën E. Vetitë e tij janë të jashtëzakonshme për lëkurën dhe flokun, por sidomos për sytë.

Vaji i arganit është një prej produkteve më të rekomanduara të kozmetikës vitet e fundit, por sidomos për reduktimin e rrudhave të surit.

Janë të panumërta të mirat që vijnë prej tij për ushqimin dhe shkëlqimin e lëkurës.

Ky krem gjatë ditës, përdoret si krem hidratant dhe si bazë make up-i para çdo lloj kremi tjetër që mund të përdorësh në lëkurë.

Vaji i arganit jo vetëm që vepron si një hidratues efektiv, por gjithashtu i dhuron lëkurës një shkëlqim rinor dhe pakëson dukjen e rrudhave. Efekti i tij antioksidant e bën produktin ideal kundra plakjes.

Ai rikthen elasticitetin e lëkurës dhe e lë atë më të shëndetshme dhe të butë.

Gjatë natës, para se të flesh përdore si serum poshtë rrathëve të syve.

Masazhoje me kujdes me mollëza duke bërë lëvizje rrethore edhe në qepalla për disa sekonda dhe mbaje ashtu gjatë gjithë natës.

 

The post Qysh me parandalu shfaqjen e rrudhave? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë disa fakte interesante rreth Facebook?

Posted: 09 Jun 2017 10:57 AM PDT

Pothuajse nuk mund ta takosh njeri, i cili nuk ka një llogari në rrjetin social Facebook. Qoftë për të komunikuar me shoqëri, për të shikuar foto e video, apo thjeshtë për ta humbur kohën, dhe kështu ai është bërë pjesë e përditshmërisë së secilit nga ne.

Ja disa fakte interesante në lidhje me këtë rrjet social:

Rreth 350 foto ngarkohen në Facebook çdo ditë, me një total prej 250 bilionë imazhesh deri në shtatorin e vitit të kaluar. Kjo nënkupton katër mijë foto të ngarkuara.

Logo e Facebook është e kaltër sepse themeluesi i saj Mark Zuckerberg është i verbër ndaj ngjyrës së kaltër dhe të kuqe. Ai kishte thënë se ngjyra e kaltër ishte më e mira për të, ai shihte gjithçka në atë ngjyrë.

Në qershor të vitit 2006, Zuckerberg kishte refuzuar një ofertë prej një bilion dollarë për ta blerë Yahoo. Në atë kohë ai ishte 22 vjeç dhe posedonte 25 % të kompanisë. Arsyeja e tij ishte se nuk do të dinte se çfarë të bënte me paratë dhe se i pëlqente faqja që tanimë e kishte. Pa dyshim që kishte bërë zgjidhjen e duhur sepse Facebook tani vlen 135 bilionë dollarë.

Facebook operon një program për hulumtuesit e sigurisë. Ashtu si shumë kompani të tjera të teknologjisë ai iu ofron shpërblimehulumtuesve të sigurisë për gjetjen e gabimeve në ëebfaqe. Paga minimale është 500 dollarë dhe paga maksimale deri më tani ishte 33 mijë dollarë.

Më shumë se një e treta e aplikimeve për shkurorëzim në vitin 2011 ishte për shkak të Facebook, tregon një studim nga firma e shkurorëzimeve në SHBA.

Zuckerberg nuk e përdor shumë Tëitter. Pavarësisht faktit se ka rreth treqind mijë ndjekës ai ka postuar vetëm nëntëmbëdhjetë herë aty.

Pas krizës financiare të vitit 2008 dhe 2009 Islanda vendosi të rishkruajë kushtetutën e tyre duke përdorur Facebook për të kërkuar sugjerime nga qytetarët. Për fat të keq, pavarësisht kësaj qasje të menduarit, dokumenti u bë i pavlefshëm nga politikanët në mesin e vitit 2013 për shkak të gabimeve kryesisht teknike.

Facebook mund ta përdorni në më shumë se 70 gjuhë të ndryshme. Kontrolloni pjesën e poshtme të kolonës në të djathtë të kryefaqes tuaj dhe zgjidhni gjuhën që dëshironi.

The post Qysh me i ditë disa fakte interesante rreth Facebook? appeared first on Qysh Me.