“Qysh me përgaditë mushkëri pule me patate?” plus 3 more Qysh me

“Qysh me përgaditë mushkëri pule me patate?” plus 3 more Qysh me


Qysh me përgaditë mushkëri pule me patate?

Posted: 05 Jun 2017 09:17 AM PDT

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 500 gram mushkëri
  • 200 gram miell misri
  • 100 gram miell gruri
  • kripë.

Mushkëritë e pulës i premë në copa të vogla, përmbi ia hedhim miell misrin, miellin, kripen dhe i përziejmë.

I fërgojmë në tigan, ndërsa në anën tjetër patatet e prera i fërgojmë.
Pas pjekjes i vendosim në enën për shërbim.

The post Qysh me përgaditë mushkëri pule me patate? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë arsyet e djersitjes gjatë natës?

Posted: 05 Jun 2017 09:09 AM PDT

Nëse moti nuk është i nxehtë, dhe në dhomën tuaj mbretërojnë temperatura konstante, dhe ju zgjoheni me rroba të bëra qull nga djersitja, kjo do të thotë se nuk keni gjendje të mirë shëndetësore.

Nëse djersini gjatë natës, këto mund të jenë disa nga arsyet:

 

  1.            Temperaturë e lartë trupore
  2.            Rënia e temperaturës trupore
  3.            Çrregullime të gjumit
  4.            Apnea e gjumit
  5.            Skuqje e ngrohtë
  6.            Ndikimi i alkoolit:
  7.            Çrregullimi i gjumit i shkaktuar nga ankthi

Nëse  djersiteni në mënyrë jonormale gjatë natës, sidomos nëse dhoma juaj nuk është fare e ngrohtë,  konsultohuni me mjekun tuaj për të zbuluar shkaqet.

Young woman sleeping

The post Qysh me i ditë arsyet e djersitjes gjatë natës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me forcu sistemin imunitar?

Posted: 05 Jun 2017 09:07 AM PDT

Ndoshta keni dëgjuar për përfitimet e të ngrënit mjaltë, por a e dini se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini ujë me mjaltë? 

Kjo mënyrë ju forcon sistemin imunitar dhe është i shkëlqyer në luftën kundër bronkitit.

Po ashtu, pastron traktin e tretjes nga parazitët. Ajo liron trupin nga toksinat. Ka veti antibakteriale dhe antivirale. Përmirëson zorrën e trashë dhe shkatërron mikroorganizmat.

Për qëllime parandaluese pini këtë përzierje në mëngjes me stomakun bosh. Pijeni shpejt. Barku hapet si një valvul dhe uji shpejt hyn në traktin e tretjes.

Mund të konsumohet edhe para gjumit, sepse lehtëson punën e veshkave. Nga ana tjetër, kjo pije do ta bëjë lëkurën të ndritshme dhe të butë.

Si duhet përgatitur:

Vendosni një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të vakët dhe përziejeni mirë. Mjalti do të shkrihet me ujin, gjë e cila sjell shumë përfitime shëndetësore nëse konsumohet me stomak bosh.

The post Qysh me forcu sistemin imunitar? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë përfitimet nga farat e kungullit?

Posted: 05 Jun 2017 09:03 AM PDT

Farat e kungullit janë të pasura me vitamina dhe minerale si magnez, mangan, bakër, zink, fibra dhe proteina. 

Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit.

Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka arritur në përfundimin se konsumimi për çdo ditë të farave të kungullit, ul me 23 për qind rrezikun ndaj kancerit të gjirit.

Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i farave të kungullit janë ulja e nivelit të kolesterolit në gjak, të glukozës në gjak, parandalim dhe trajtim i diabetit, rënie në peshë, lehtëson simptomat e stresit si dhe redukton dhimbjet nga artriti.

The post Qysh me i ditë përfitimet nga farat e kungullit? appeared first on Qysh Me.