“Qysh me përgaditë ëmbëlsirë piramidë?” plus 5 more Qysh me

“Qysh me përgaditë ëmbëlsirë piramidë?” plus 5 more Qysh me


Qysh me përgaditë ëmbëlsirë piramidë?

Posted: 08 Jun 2017 10:54 AM PDT

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 2 filxhanë sheqer
  • 2 filxhane vaj
  • 2 filxhanë qumësht
  • 1 pecivë
  • 8-10 filxhanë miell

Kremi:

  • 1 litër qumësht
  • 125 gram margarinë
  • 2 filxhanë sheqer
  • 3 lugë kakao
  • 1 puding qokollatë
  • 4 lugë miell

+

  • 3 filxhanë qumësht
  • 3 lugë kakao
  • 3 filxhanë
  • sheqer
  • 2 lugë miell.

Perzijme perbersit,shtojme miell gradualsiht derisa te behet nje brum e bute qe punohet me duar.

Brumin e ndajme ne 21 toptha te vegjel te cilet I zgjasim ne forme shkopinjeve deri ne 15 -20 cm secilin.

Ne kallepin per pjekje shtrijme leter per pjekje dhe qesim shkopinjet rradhazi dhe pjekim ne 200 grade per 15-20 minuta.

Nderkohe zijme kremin.

Ne nje ene qesim pak qumesht te ftohet,pluhurin e puinges,kakaon dhe miellin,kurse pjesen tjeter te quemshtit e veme te vloje me sheqerin.

Pasi qumshti vlon shtojme pudingen e tretur dhe perziejme derisa te trashet pudinga.

Ne nje tabak te madhe radhisim 4 shkopinje,lyejme me pudingen e cokollates,pastaj 3 shtkopinje pastaj pudinge dhe keshtu derisa te hargjohet kremi dhe shkopinjet te mbesin ne 1.

Pastaj lyejm me kremin te cilin e kemi bere duke zier qumeshtin,miellin,kakaon, dhe sheqerin derisa te trashet duke perzier vazhdimisht qe most e behet kokerrza nga mielli.

The post Qysh me përgaditë ëmbëlsirë piramidë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ruajtë ngjyrat e rrobave?

Posted: 08 Jun 2017 10:43 AM PDT

Rrobat me ngjyra janë gjithmonë interesante për t'u kombinuar dhe nuk duhet të mungojnë në asnjë gardërobë. Por, ato kanë nevojë për një kujdes special, pasi mund të zbehen dhe ta humbasin ngjyrën shumë më shpejt sesa rrobat e errëta, apo të çelëta.

Për ta ruajtur ngjyrën sa më gjatë, duhet larë me kujdes, duke ndjekur udhëzimet përkatëse.

Grupojini rrobat sipas nuancave që kanë ngjyrat.

Të errëtat lahen bashkë, të bardhat ose të çelëtat bashkë. Në rast se kemi një sasi të madhe rrobash me ngjyra, atëherë i grupojmë brenda llojit.

Kontrolloni me vëmendje nëse ka njolla të forta

Lani në temperatura të ulëta për të ruajtur ngjyrën dhe shkëlqimin e rrobave

Preferohet të lani rrobat në temperatura shumë të larta, për të ruajtur shkëlqimin e tyre.

Hapini rrobat në tel për t'u tharë në mënyrë natyrale.

Evitoni përdorimin e makinës tharëse, pasi kjo mund t'i dëmtojë ngjyrat dhe nëse ka ndonjë njollë që na ka shpëtuar, makina tharëse e fikson më keq atë.

The post Qysh me i ruajtë ngjyrat e rrobave? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë përfitimet nga çokollata?

Posted: 08 Jun 2017 10:38 AM PDT

Çokollata është një prej ushqimeve më të preferuara për shumicën e njerëzve. Tashmë përveç shijes së mirë ka dhe një sërë efektesh siç është rritja e përqendrimit dhe e kujtesës.

Studiuesit panë efektet e saj  tek disa persona dhe nga hulumtimi u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë patën performancë më të mirë  se ata që nuk konsumonin , në testimet e trurit që u bënë.

Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet "flavanols" të cilat gjenden me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë.

"Flavanols" janë antioksidantë , përbërës që zëvendësojnë qelizat e vdekura. Studimi përfshiu rreth 1000 njerëz në 30 vite.

Megjithatë  mjekët këmbëngulin që çokollatë duhet të konsumohet në bazë të një dietë të shëndetshme dhe pa e tepruar, sepse vetëm në këtë mënyrë do sjell përmirësim të kujtesës apo aktiviteteve të tjera të trurit, pa shkaktuar dëme në organizëm.

The post Qysh me i ditë përfitimet nga çokollata? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë sa shpesh duhet ngjyrosur flokët?

Posted: 08 Jun 2017 10:32 AM PDT

Shpesh herë vendosni të lyeni flokët, qoftë për një pamje të re në verë apo një ndjesi pak më dramatike në vjeshtë.

Por rregull i përgjithshëm është që duhet të pritni të paktën tetë javë para se të lyeni flokët. Por, një gjë e tillë jo çdo herë është e nevojshme, andaj varet edhe nga floku juaj. 

Ja disa këshilla:

Mos e tejkaloni – Sado të përpiqeni për të ndryshuar pamjen, mos i lyeni flokët në një periudhë kohe më pak se 4 javë, sepse thjesht do i dëmtoni.

Përdorni më pak ngjyrat e hapura – Nëse përdorni ngjyra më të hapura për flokët, do të dëmtohen më shumë majat dhe do t'iu duhet të përdorni shumë maska për rregullimin e tyre.

Mbajini flokët në gjendje të mirë – Kujdesuni vazhdimisht që të keni flokë të shëndetshëm.

Kini parasysh ngjyrën që flokët tuaj mund të mbajnë – Mos u përpiqni të lyeni flokët me një ngjyrë që nuk ju shkon apo që flokët tuaj nuk e mbajnë, provoni një ngjyrë që përshtatet me lëkurën tuaj.

Lërini flokët të rriten – Përpara se të ndryshoni ngjyrat, jepuni flokëve mundësinë që të rriten. Këshillohet që të dalë njëherë ngjyra e parë dhe pastaj të përdoret një bojë tjetër.

The post Qysh me ditë sa shpesh duhet ngjyrosur flokët? appeared first on Qysh Me.

Qysh me rritë suksesin në punë?

Posted: 08 Jun 2017 10:28 AM PDT

Planifikimi i pushimeve treditore për çdo javë gjatë tërë vitit, mund të rrisë produktivitetin tuaj në punë.

Çelësi i të qenit më të lumtur në punë qëndron tek pushimet e shkurtra por të rregullta që mund të kryeni.

Sipas një studimi të publikuar në gazetën "Stress and Health", nëse shkoni për pushime më shpesh gjatë vitit keni shëndet më të mirë, ndërkohë që të punuarit shumë gjatë, mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Studimi i publikuar nga University College në Londër, tregon se ata që punojnë rreth 55 orë në javë janë më të rrezikuar të kenë sulm në zemër, shkruan Huffington Post.

Katër ditë shkollë në javë, u ndihmojnë fëmijëve të mësojnë më shumë.

Një fundjavë e zgjatur dhe një javë me më pak punë, është fitimprurëse për ata që punojnë.

The post Qysh me rritë suksesin në punë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me shmangë infektimin nga qeni?

Posted: 08 Jun 2017 10:24 AM PDT

Mjekët britanikë kanë paralajmëruar se qentë mund të shkaktojnë infeksion të rëndë dukeju përkëdhelur me gjuhë në fytyrë.

Ky fakt vjen pas rastit të një 70-vjeçareje e cila ka përfunduar në spital për shkak të qenit të saj italian.

Mendohet se bakteret e dhëmbëve të qenit i kanë kaluar gruas, sepse ajo e llastonte duke e lejuar ta lëpinte në fytyrë.

Mjekët britanikë duke realizuar një analizë të detajuar kanë thënë se ajo nuk kishte probleme të tjera por ishte afër vdekjes nga infeksioni i shkaktuar.

The post Qysh me shmangë infektimin nga qeni? appeared first on Qysh Me.