“Qysh me përgaditë amareta ma bajame?” plus 4 more Qysh me |
- Qysh me përgaditë amareta ma bajame?
- Qysh me i trajtu flokët me vaj kokosi?
- Qysh me e mbajtë fytyrën e pastër gjatë javës?
- Qysh me ditë ndikimin e peshkut tek fëmijët?
- Qysh me i ditë bimët më efikase kundër ankthit?
Qysh me përgaditë amareta ma bajame? Posted: 06 Jun 2017 09:41 AM PDT Përbërësit: 300 gram bajame 300 gram sheqer 3 të bardha të vezës. Bluhen arrat ne mikser dhe rrihni mire vezet derisa te krijohet nje mase e qendrueshme. Pasi te bardhat te jene gati i bashkojme me sheqerin dhe arrat e grira. Perzihen mire. Ne tepsine e furres shtrojme nje leter alumini dhe me nje luge ndajme dhe vendosim mbi leter masen e qendrueshme qe pergatitem. Piqen ne temperature te ulet 100 grade per 40 minuta derisa te jene pjekur mire. Largoni nga furra. The post Qysh me përgaditë amareta ma bajame? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i trajtu flokët me vaj kokosi? Posted: 06 Jun 2017 09:38 AM PDT Është folur shumë për efektet pozitive të vajit të kokosit, sidomos për fytyrën dhe flokët tuaja. Më poshtë po ju sjellim 5 arsye, se përse është mirë të përdorni vajin e kokosit për flokë.
The post Qysh me i trajtu flokët me vaj kokosi? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me e mbajtë fytyrën e pastër gjatë javës? Posted: 06 Jun 2017 09:30 AM PDT Askush nuk ka kohë për maska të përditshme, por një herë në javë po, të dielën po. Në kuzhinë i ke përbërësit që të mbajnë fytyrën të pastër për gjithë javën. Kjo është një metodë shumë e thjeshtë dhe natyrale. Për të gjithë ata që vuajnë nga yndyra, sidomos, por edhe për fytyrat me probleme.
Në fund shpëlaje fytyrën me ujë të ngrohtë dhe mos harro të aplikosh kremin hidratant në mënyrë që lëkura të mos thahet. The post Qysh me e mbajtë fytyrën e pastër gjatë javës? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me ditë ndikimin e peshkut tek fëmijët? Posted: 06 Jun 2017 09:26 AM PDT Një hulumtim i ri thotë që fëmijët që hanë më shpesh peshk dhe vaj peshku mund të jenë lexues më të mirë se sa moshatarët e tyre, shkruan DailyMail. Hulumtuesit zbuluan se aftësia e fëmijëve për të lexuar është përmirësuar dukshëm pas konsumimit të Omega 3. Ekspertët thonë se gjetjet ritheksojnë rëndësinë e konsumimit të rregullt të acidit yndyror në dietat e fëmijëve, përmes vajit të peshkut, si peshkut salmon, peshkut tuna dhe sardeleve. The post Qysh me ditë ndikimin e peshkut tek fëmijët? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i ditë bimët më efikase kundër ankthit? Posted: 06 Jun 2017 09:21 AM PDT Në ditët e sotme, shumë njerëz vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe 70 % e tyre marrin qetësues në farmaci me recetë, ndërsa gjysma e tyre përdorin mjekësinë alternative. Kamomili dhe rozmarina janë zgjidhjet ideale që mund t'ju vijnë në ndihmë dhe të parandalojnë ankthin me të cilin mund të jeni duke u përballur! Kamomil-Një filxhan i ngrohtë çaj kamomil bën më të lehtë menaxhimin e ankthit. Studime të shumta kanë treguar se kjo barishte mund të jetë ilaçi më i mirë kundër depresionit, bazuar në përgjigjet e nxjerra nga pyetësorët lidhur me depresionin. Rozmarina-Pavarësisht se mund të shërbejë si ilaç efikas për luftimin e ankthit, rozmarina është në fakt jashtëzakonisht e shijshme, dhe aroma e saj mund t'ju japë përfitime të mëdha. Ajo lehtëson tensionin nervor dhe rrit performancën njohëse dhe të kujtesës. Vaji esencial i rozmarinës gjithashtu mund të përdoret kundër depresionit. Livando-Livando është një pjesë e rëndësishme e aromaterapisë dhe trajton më së miri depresionin apo çrregullimet nervore. Kjo bimë mund të përdoret duke shtuar disa pika në vaskë. Po ashtu, vendosni një qese me lule të thata livando nën jastëk. The post Qysh me i ditë bimët më efikase kundër ankthit? appeared first on Qysh Me. |
You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |