“Qysh me pastru lëkurën thellësisht?” plus 4 more Qysh me

“Qysh me pastru lëkurën thellësisht?” plus 4 more Qysh me


Qysh me pastru lëkurën thellësisht?

Posted: 07 Jun 2017 10:19 AM PDT

Në këtë fund sezoni vere dhe fillim vjeshte, pastrimi i make up-it, por në të njëjtën kohë edhe pastrimi i thellë i lëkurës ka nevojë për sheqer.

Larg të gjitha produkteve kozmetike, kjo mënyrë  e thjeshtë me sheqer, do të ndihmojë në mbrëmje për të pasur një fytyrë më të pastër dhe më të freskët në mëngjes.

Kështu, lëre mënjanë sapunin dhe bëj një xhiro në kuzhinë.

Sheqeri është mënyra më e thjeshtë për të pastruar lëkurën, por edhe për t'i dhënë asaj shkëlqim.

Nëse përdor sheqer të imët, atëherë nuk duhet të shqetësohesh se do ta gërryesh shumë lëkurën. Kombinoje sheqerin me pak ujë nëse ke fytyrë të yndyrshme dhe më disa pika vaj ulliri nëse ke fytyrë të thatë. Ose, nëse mundesh, edhe disa pika vaj kokosi.

Ky i fundit ndihmon edhe në hidratimin e lëkurës.

Nëse ke lëkurë të yndyrshme, përdor bashkë me sheqerin ose aloe vera apo çdo lloj vaji tjetër esencial. Bëj një masazh të butë dhe pastaj shpëlaje me ujë të rrjedhshëm.

The post Qysh me pastru lëkurën thellësisht? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë biskota me salcë çokollate?

Posted: 07 Jun 2017 10:03 AM PDT

Përbërësit:

  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë vaj
  • 100 gram gjalpë
  • 1 pecivë
  • 2 lugë kakaon
  • 1 vezë
  • 3 gota miell
  • Sherbeti:
  • 2 gota sheqer
  • 1 gotë e gjysmë ujë.

Fillimisht e përgatitim sherbetin, gurabijat duhet të jenë të ngrohta ndërsa sherbet i ftohtë.

Të gjithë përbërësit i përziejmë dhe përfitojmë një brumë të butë, ia japim formën.

İ vendosim në tepsi për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius, pas pjekjës ia derdhim sherbetin.

Pasi ta marrin sherbetin shtojmë sosin e gatshëm  të çokollatës.

The post Qysh me përgaditë biskota me salcë çokollate? appeared first on Qysh Me.

Qysh me djegë më shumë kalori gjatë ditës?

Posted: 07 Jun 2017 09:58 AM PDT

Mjafton kombinimi i vetëm tri elementeve, që të digjni sa më shumë kalori brenda ditës, për vetëm pak minuta. 

Kombinoni këto elemente, dhe ju do të digjni kalori:

Ndryshoni mënyrën e jetesës – ushqehuni me sa më pak qumësht dhe yndyrë.

Preferoni shkallët në vend të ashensorit. Duket sikur janë gjëra të vogla, por bëjnë ndryshimin.

Rrisni fuqinë tuaj, muskujt e mëdhenj djegin më shumë kalori edhe kur jeni duke pushuar.

Bëni ushtrime të dobishme për tonifikimin dhe forcimin e muskujve të këmbës.

Ushtrim aerobik, përfshini të paktën 30 minuta ushtrime aerobike në rutinën tuaj të përditshme. Sigurisht që do të vështirësoheni për t'ia arritur qëllimit me 30 minuta, por në qoftë se ju nuk filloni, të paktën me 12 minuta në fillim, nuk do e bëni zakon.

The post Qysh me djegë më shumë kalori gjatë ditës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë ushqimet që ndikojnë në rritjen e flokëve?

Posted: 07 Jun 2017 09:51 AM PDT

Dëmtimi i flokëve është një ndër gjërat që i bën kryesisht femrat që të mos ndjehen rehat. Trajtimi me kujdes i tyre nga përbërës të ndryshëm ka dhënë shpesh rezultate, mirëpo mënyra e të ushqyerit ka një ndikim shumë të rëndësishëm për rritjen dhe rigjeremin e flokut. 

Janë disa ushqime të cilat përmbajnë vitmaina të cilat forcojnë dhe stimulojnë rritjen e flokëve.

Shkolla e mjekësisë, "Yale" pas disa studimesh ka propozuar një listë të produkteve, që nëse i bëni pjesë të menysë tuaj, do t'ju ndihmojnë të keni flokë më të gjatë.

  1. Salmoni
  2. Speca të verdha
  3. Midhjet
  4. Patatet e ëmbla
  5. Vezët
  6. Fara e lulediellit
  7. Avokado
  8. Bajamet

The post Qysh me i ditë ushqimet që ndikojnë në rritjen e flokëve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë përfitimet nga shalqiri?

Posted: 07 Jun 2017 09:47 AM PDT

Shalqiri është një frut, për të cilin mendojmë se duhet konsumuar vetëm verës, për shkak të freskisë që na jep kur e konsumojmë. 

Ekspertët e ushqimit kanë radhitur pesë arsye, për të cilat duhet ta konsumojmë shalqirin, dhe jo vetëm në verë.

Ja 5 arsyet për të cilat, shalqiri nuk duhet të mungojë në dietën e askujt

1.Sepse përmban likopenë aq sa konkurron për kurorën me domatet

2.Likopenët janë një faktor i rëndësishëm në botën e ushqimit. Janë super antioksidantë që kundërshtojnë radikalet e lira dhe ndihmojnë për të mbrojtur organizmin nga tumoret dhe sëmundjet kardiovaskulare, sipas specialistëve.

3.Sepse lehtëson dhembjen e muskujve

4.Sepse i bën mirë zemrës dhe enëve të gjakut dhe ndoshta kundërshton grumbullimin e yndyrës.

5.Sepse shalqiri është një produkt i fuqishëm dhe efikas në heqjen e etjes

6.Sepse është një burim i shkëlqyer vitaminash.

The post Qysh me i ditë përfitimet nga shalqiri? appeared first on Qysh Me.