“Qysh me parandalu shfaqjen e alergjisë?” plus 1 more Qysh me |
| Qysh me parandalu shfaqjen e alergjisë? Posted: 05 Jun 2017 03:34 AM PDT Meqenëse sezona e alergjive është afër, pasi në stinën e pranverës dhe në fillimin kur fillon lulëzimi i luleve, fillon edhe alergjia të jetë më e pranishme. Mirëpo, ekzistojnë mënyra që të parandalohen alergjitë para se të fillojë. Sipas këshillave mjekësore, këto janë pesë mënyrat se si ta parandaloni alergjinë :
The post Qysh me parandalu shfaqjen e alergjisë? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me parandalu thyerjen e thonjëve? Posted: 05 Jun 2017 03:30 AM PDT Ndoshta nuk e dini por nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë thonjtë janë pasqyra e shëndetit. Ngjyra e zbehtë ose shumë e bardhë, forma e çrregullt e kutikulave, thonj të brishtë që thyhen shpejt mund të jenë shenjë e sëmundjeve të ndryshme si probleme në mëlçi, mushkëri, anemi, probleme me keq ushqim dhe infeksione. Thonjtë që thyhen shpejt lidhen me regjimin e varfër ushqimor, çrregullimet hormonale ose mbi përdorimin e produkteve me përmbajtje toksike. Kjo gjendje është shumë e njohur për femrat, madje disa prej tyre e kanë tashmë kronike, por me recetën e mëposhtme gjërat do të jenë akoma më të thjeshta. Përbërësit: 8 thelpinj hudhër, dy lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh. Qëroni fillimisht hudhrat dhe kalojini në frulator derisa të formohet një masë në trajtë pureje. Era nuk është aspak e këndshme, por nuk duhet të harroni që hudhrat janë të pasura me veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Më pas shtoni në frulator vajin e ullirit dhe atë bajameve. Vazhdoni me përzierjen derisa masa të bëhet më e lëngshme. Në fund shtoni masën në një vazo qelqi ose shishe manikyri që nuk e përdorni më. Lyeni thonjtë çdo natë për një periudhë 3-javore dhe do të ngelni të habitur me rezultatin. Ky losion mbrojtës është një produkt 100% natyral që kanë në përbërjen e tij përmbajtje të lartë të acideve yndyrore esenciale, antioksidantë dhe minerale, të cilët forcojnë thonjtë dhe u sigurojnë një barrierë mbrojtëse kundër agjentëve të dëmshme të mjedisit.
The post Qysh me parandalu thyerjen e thonjëve? appeared first on Qysh Me. |
| You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







