“Putin: Herët të flitet për hakmarrje ndaj sanksioneve të reja të SHBA-ve” plus 12 more Radio Evropa e Lirë |
- Putin: Herët të flitet për hakmarrje ndaj sanksioneve të reja të SHBA-ve
- Nga i ashtuquajturi sulm i brendshëm është vrarë një ushtar afgan
- Londër: Supozohet se numri i të vrarëve nga zjarri mund të rritet
- Kosova pret të pranohet në INTERPOL gjatë shtatorit
- Itali: Janë shpëtuar mijëra migrantë
- Demokratët – Trumpit: Mos e shkarko Muellerin
- Afganistan: Nga sulmi ajror amerikan është vrarë një lider i IS-it
- Maqedoni: Ekonomia - mes reformave dhe mëkëmbjes nga kriza
- Iran: Propozimi amerikan për sanksione – shkelje e marrëveshjes atomike
- Forcat izraelite i vranë tre palestinezë, pasi ata e vranë një police
- Tillerson e anulon vizitën në Meksikë për shkak të krizës në Katar
- Nga ndeshja e luftanijes amerikane – 7 marinarë të zhdukur
- Milionerët e prodhuar nga politika
| Putin: Herët të flitet për hakmarrje ndaj sanksioneve të reja të SHBA-ve Posted: 17 Jun 2017 09:22 AM PDT Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se është shumë herët të flitet për hakmarrje kundër rundit të ri të mundshëm të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat po diskutohen në Shtetet e Bashkuara, ka raportuar sot agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, RIA. "Ne duhet të shohim se çka do të ndodhë. Për këtë arsye është herët të flitet publikisht për aksione hakmarrëse", e ka cituar agjencia RIA zotin Putin në një intervistë, pjesë të së cilës janë transmetuar sot në kanalin shtetëror televiziv, Rossiya-1. Putin, mëtutje, ka theksuar se rundi i ri i sanksioneve "me siguri do t'i ndërlikojë raportet ruso-amerikane". Pardje, Srenati i Shteteve të Bashkuara me shumicë votash, e ka miratuar legjislacionin në të cilin përfshihen sanksione të reja më të ashpra kundër Rusisë, në mënyrë që të vështirësohet mundësia e lehtësimit të sanksioneve ekzistuese nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, pa miratimin e Kongreesit të Shteteve të Bashkuara. Ky legjislacion duhet të miratohet nga Dhoma Përfaqësuese dhe të nënshkruhet nga presidenti Trump. Me këtë masë synohet ndëshkimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për përzierjen e dyshuar të vendit të tij në zgjedhjet amerikane në vitin 2016. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nga i ashtuquajturi sulm i brendshëm është vrarë një ushtar afgan Posted: 17 Jun 2017 08:49 AM PDT Një ushtar afgan është vrarë dhe disa pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë plagosur, gjatë një incidenti të paqartë në Kampin Shaheen, në qytetin Mazar-e-Sharif në pjesën veriore të Afganistanit. Ushtria amerikane sot i ka hedhur poshtë raportet e ushtrisë së Afganistanit se katër ushtarë të Shteteve të Bashkuara janë vrarë, kur një ushtar i rrejshëm afgan ka hapur zjarr kundër ushtarëve të Afganistanit. Në kumtesën amerikane nuk konfirmohet natyra e incidentit ose numri i sakt i viktimave. Në kumtesën e ushtrisë së Afganistanit u tha se ushtari i rrejshëm ishte vrarë. Kampi Shaheen është selia e Brigadës së 209-të të ushtrisë afgane. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Londër: Supozohet se numri i të vrarëve nga zjarri mund të rritet Posted: 17 Jun 2017 08:05 AM PDT Policia në Londër thotë se numri i supozuar i personave të vrarë nga zjarrri më herët këtë javë në një ndërtesë shumëkatëshe, tash është 58 vetë. Deri tash është konfirmuar se në këtë tragjedi janë vrarë 30 vetë, ndërsa 28 të tjerë konsiderohen të zhdukur apo supozohet se janë të vdekur, ka thënë sot komandanti i policisë së Londrës, Stuart Cundy. Ndërtesën 24 katëshe, Grenfell Tower, e ka kapluar zjarri i fuqishëm në mëngjes të 14 qershorit. Komandanti Cundy tha, po ashtu, se mund të ketë pasur më tepër njerëz në ndërtesë se sa konsiderohet tash, kështu që numri i të vrarëve mund të rritet përsëri. Sipas tij, mund të kalojë edhe një javë, derisa përfundimisht të dihet numri i personave të vrarë nga ky zjarr i fuqishëm. Cundy ka premtuar një hetim komplet lidhur me këtë zjarr. Autoritetet e qytetit në Londër sot e kanë mbyllur një pjesë të sistemit të metros së qytetit, për shkak të rrezikut që mbetjet e zjarrit në ndërtesë të bijnë në binarët e afërt hekurudhorë. Departamenti i zjarrfikjes tha se ekipet po punojnë për sigurimin e ndërtesës dhe për hapjen e dy linjave të metros, sa më parë që të jetë e mundur. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosova pret të pranohet në INTERPOL gjatë shtatorit Posted: 17 Jun 2017 07:25 AM PDT Republika e Kosovës është afër pranimit në INTERPOL, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria në largim. "Përmes një letre dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock, e ka informuar se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vënë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017", thuhet në komunikatë. Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, vijon komunikata, do të avanconte shumë kapacitetet e Kosovës në luftë kundër të gjitha krimeve, si dhe do të fuqizonte shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. "Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë dy vjet e gjysmë të mandatit të saj, me përkrahjen substanciale të Kryeministrit Isa Mustafa, ka punuar me përkushtim të madh në avancimin e kapaciteteve të saj si dhe në bashkëpunim me dikasteret e tjera qeveritare kanë lobuar fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, punë e cila pritet të rezultojë me pranimin e Kosovës gjatë muajit shtator", thuhet në komunikatën e Qeverisë. INTERPOLI-i është organizata më e madhe e policisë në botë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Itali: Janë shpëtuar mijëra migrantë Posted: 17 Jun 2017 05:48 AM PDT Afro 2,500 migrantë, që përpiqeshin të kalonin nga Mesdheu në Evropë, janë shpëtuar gjatë ditës së djeshme, ka thënë Roja bredgetare italiane. Shumica e 2,500 migrantëve ishin shpëtuar në 18 operacione të ndara. Organizata Mjekët pa Kufij tha se mbrëmë vonë, "e kanë shpëtuar një barkë gome të mbushur me njerëz të tmerruar". Njëherësh, Roja bregdetare e Libisë dje i ka zënë 906 migrantë në disa barka të drurit dhe të gomës, afër qytetit perëndimor, Sabratha, ka njoftuar sot një zëdhënës. Trafikantët e njerëzve e kanë shfrytëzuar kaosin në Libi, prej përmbysjes dhe vrasjes së diktatorit, Muammar Qaddafi, në vitin 2011, për ta zgjeruar aktivitetin e tyre ilegal, por fitmiprurës. Libia është vendi prej nga nisen më së shumti migrantë për të arritur në Evropë në rrugë detare. Më se 60 mijë migrantë e kanë kaluar rrugën nëpër Mesdheun qendror nga Libia për në Itali, këtë vit. Më se 1,800 njerëz e kanë humbur jetën në përpjekje për ta kaluar Detin Mesdhe, prej fillimit të këtij viti, ka njoftuar Organizata Ndërkombëtare për Migrim. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Demokratët – Trumpit: Mos e shkarko Muellerin Posted: 17 Jun 2017 05:19 AM PDT Demokratët udhëheqës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara mbrëmë vonë, i kanë tërhequr vërejtjen presidentit, Donald Trump, që të mos e shkarkojë këshilltarin special të Departamentit të drejtësisë, Robert Mueller. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Afganistan: Nga sulmi ajror amerikan është vrarë një lider i IS-it Posted: 17 Jun 2017 04:05 AM PDT Nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara në provincën lindore, Nangarhar në Afganistan, është vrarë drejtori i Shtetit Islamik (IS) për media, Jawad Khan, kanë thënë mbrëmë forcat amerikane. Në sulmin e kryer më 3 qershor, cak i të cilit ishte një bazë kryesore e militantëve në rajonin Achin, janë shkatërruar komunikimet dhe lidhjet e grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Siri, thanë forcat e Shteteve të Bashkuara. Vrasja e personit, Jawad Khan, "do ta shkatërroj rrjetin Shteti Islamik, degradoj procesin e tij rekrutues dhe do t'i vështirësoj përpjekjet për ndërmarrjen e operacioneve ndërkombëtare", tha nëpërmjet një kumtese, komandanti i forcave amerikan në Afganistan, John Nicholson. Forcat amerikane dhe ato afgane janë duke luftuar kundër militatnëve të Shtetit Islamik në Nangarhar, prej janarit të vitit 2015. Në muajin prill të këtij viti, Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur një bombë masive në pozicionet e IS-it në Nangarhar, duke i vrarë më tepër se 90 militantë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Maqedoni: Ekonomia - mes reformave dhe mëkëmbjes nga kriza Posted: 17 Jun 2017 03:01 AM PDT Ekonomia e Maqedonia këtë vit do të ketë rritjen më të ulët në rajon, bazuar në parashikimet e Bankës Botërore, por edhe të Bankës Popullore vendase. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Iran: Propozimi amerikan për sanksione – shkelje e marrëveshjes atomike Posted: 17 Jun 2017 02:20 AM PDT Lëvizja e Senatit të Shteteve të Bashkuaa për imponimin e sanksioneve të reja kundër Iranit është një shkelje e "padiskutueshme" e marrëveshjes atomike të vitit 2015, të Iranit me fuqitë borëtorte, kanë thënë mbrëmë zyrtarët iranianë. "Lëvizja e Senatit të Shteteve të Bashkuara padiskutim paraqet shkelje të frymës dhe letrës së marrëveshjes atomike", tha Ali Akbar Velayati, këshilltar i lartë i liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme iraniane, Bahram, Ghassemi, tha se "programi balistik iranian është totalisht legjitim" dhe ka shtuar se "forcat e armatosura të Iranit do të vazhdojnë ta mbrojnë sigurinë dhe interesat e vendit". Këta zyrtarë iranianë thanë se Teherani do të ndërmerrë "masa reciproke" nëse legjislacioni në Senatin amerikan hynë në fuqi. Për tu shndërruar në ligj, ky legjislacion duhet të miratohet në Dhomën Përfaqësuese dhe të nënshkruhet nga presidenti, Donald Trump. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Forcat izraelite i vranë tre palestinezë, pasi ata e vranë një police Posted: 17 Jun 2017 01:59 AM PDT Forcat e sigurisë izraelite thanë se i kanë vrarë tre palestinezë, të cilët mbrëmë e kishin vrarë një police të Izraelit, në atë që duket se ishin sulme të koordinuara me të shtëna dhe therrje në Jerusalem. Përgjegjësinë për dy sulmet simultane e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, në faqen e vet në Internet, Amaq, që është hera e parë që ky grup e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Izrael, sipas Grupit të Inteligjencës SITE, që i monitoron organizatat militante. Shteti islamik ka tërhequr vërejtjen se ky nuk do të jetë "sulmi i fundit" kundër Izraelit. Në incidentin e parë, dy palestinezë janë vrarë pasi kishin hapur zjarr kundër një grupi të policëve izraelitë dhe ishin përpjekur t'i therrnin me thika, ka thënë policia. Në rastin tjetër, një palestinez e kishte therrë me thikë për vdekje një police kufitare izraelite. Ky sulmues palestinez ishte vrarë nga pjesëtarët e policisë. Në këto sulme ishte plagosur edhe një oficer izraelit. Dhuna ndodhi derisa myslimantë e kanë shënuar përfundimin e Xhumasë së tretë të agjërimit të Ramazanit, me ç'rast dhjetëra mijëra palestinezë nga pjesa lindore e Jerusalemit dhe Bregu Perëndimor, morën pjesë në faljet në kompleksin e xhamisë, Al-Aqsa, që është njëri nga vendet më të shenjta myslimane. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Tillerson e anulon vizitën në Meksikë për shkak të krizës në Katar Posted: 17 Jun 2017 01:41 AM PDT Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillersosn, e ka anuluar një vizitë të planifikuar në Meksikë, duke thënë se do të qëndroj në Uashington, për të punuar në zgjidhjen e mospajtimeve ndërmjet Katarit dhe disa shteteve të tjera arabe. Departamenti amerikan i shtetit tha mbrëmë se John Sullivan, zëvendës i zotit Tillerson, do të udhëtoj në Meksikë për të marrë pjesë në mbledhjen e Organizatës së Shteteve Amerikane, javën e ardhshme, ndërsa Tillerson do të përpiqet t'i bindë Katarin, Arabinë Saudite, Bahrejnin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që t'i zgjidhin mospajtimet. Tensionet ndërmjet partnerëve të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik u paraqitën këtë muaj, kur Bahrejni, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me Egjiptin, i shkëpuntën lidhjet diplomatike me Katarin, për shkak të dyshimeve për mbështetje të ekstremizmit. Katari i ka hedhur poshtë këto akuza. Përpjekjet e zotit Tillerson po bëhen në periudhën kur Turqia, Franca, Kuvajti dhe vendet e tjera, po ashtu, i kanë shtuar angazhimet e tyre për ndërmjetësim për gjetjen e zgjidhjes së krizës ndërmjet shteteve arabe. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nga ndeshja e luftanijes amerikane – 7 marinarë të zhdukur Posted: 17 Jun 2017 12:59 AM PDT Shtatë marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa tre të tjerë, përfshirë kapitenin e anijes, janë lënduar, kur një luftanije amerikane është ndeshur me një anije transportuese afër bregdetit të Japonisë, sot herët në mëngjes, ka njoftuar Marina e Shteteve të Bashkuara. Ekipet e shpëtimit po ndërmarrin operacion të kërkimit për shtatë marinarët që konsiderohen të zhdukur. Mendohet se ata ishin hedhur në det ose kanë mundur të jenë bllokuar brenda seksioneve të dëmtuara të luftanijes, ka njoftuar zëdhënësi i Rojës bregdetare të Japonisë, Yoshihito Nakamura. Flota e 7-të e Shteteve të Bashkuara njoftoi se luftanija, USS Fitzerald, është përplasur me një anije transportuese me flamur të Filipineve, 56 milje në jugperëndim të qytetit, Jokosuka në Japoni, ku është e vendosur një bazë detare e Shteteve të Bashkuara. Anija transportuese, ACX Crystal, me kapacitet prej 29 mijë tonelatave, është afro tri herë më e madhe se luftanija amerikane. Marina e Shteteve të Bashkuara tha se nga ndeshja, në tri sektorë të anijes, USS Fitzerald, ka depërtuar uji, por ajo është ende në gjendje të lëvizë në drejtim të bazës në Jokosuka. Flota e Paqësorit e Shteteve të Bashkuara tha se për këtëincident po zhvillohen hetime. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Milionerët e prodhuar nga politika Posted: 16 Jun 2017 11:44 PM PDT Politikanët, vazhdojnë të mbeten ndër njerëzit më të pasur në Kosovë, përderisa, nuk ka një mundësi ligjore për hetimin dhe vërtetimin e pasurisë së tyre. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





