“Poroshenko: Ukraina i thotë “lamtumirë Perandorisë Ruse”” plus 18 more Radio Evropa e Lirë |
- Poroshenko: Ukraina i thotë “lamtumirë Perandorisë Ruse”
- Ambasadori Delawie fton qytetarët të dalin nesër në votime
- Në Pakistan dënim me vdekje për një postim në Facebook
- Hetuesit amerikanë kërkojnë prova nga biseda Trump – Comey
- Publikohen rezultatet e regjistrimit të Diasporës
- Vëzhguesit: Subjektet politike mos të bëjnë presion mbi votuesit
- Forcat afgane rimarrin një lagje në Kunduz
- Arrestohen shtatë persona rreth sulmeve në Teheran
- Zyrtarë amerikanë dhe rusë po diskutojnë për Sirinë
- Anëtarët e OKB-së bëjnë thirrje për ruajtje të oqeaneve
- BE-ja e gatshme për Brexit-in; Britania e pasigurt
- Policia britanike me fakte të reja për sulmin në Urën e Londrës
- Në Kosovë heshtje zgjedhore
- A do të rrënohet projekti kundërthënës “Shkupi 2014”?
- Presidenti Donald Trump do të vizitojë Poloninë
- Ditë zie në Afganistan
- Afër 3 miliardë euro prodhime të importuara
- Gruaja vetëvrasëse vret mbi 30 njerëz në Irak
- Zaev paralajmëron qëndrim neutral në raport me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO
| Poroshenko: Ukraina i thotë “lamtumirë Perandorisë Ruse” Posted: 10 Jun 2017 09:22 AM PDT Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, udhëtimin pa viza nga qytetarët e tij, e ka konsideruar si "një lamtumirë përfundimare ndaj Perandorisë Ruse". Poroshenko ka thënë se beson që, Ukraina do të anëtarësohet në NATO dhe BE dhe se "nuk mund t'i ndalojë më asgjë dhe askush". "Fjalët 'përsëri në BRSS' do të mund t'i dëgjojmë vetëm në këngët e grupit Beatles", ka thënë Poroshenko. "Ne kurrë nuk do të kthehemi në BRSS, sepse ne jemi komb i lirë dhe demokratik, në rrugën drejt familjes evropiane". Poroshenko i ka bërë këto deklarata në një ceremoni gjatë së cilës ka prezantuar një orë, e cila do të numërojë mbrapa 12 orët e fundit para se të zyrtarizohet udhëtimi pa viza, me 11 qershor. Ai po ashtu ka deklaruar se "tingulli i fundit i numërimit mbrapa" do të shënojë "rënien e jo konkretisht Murit të Berlinit, por të një perdeje prej letre që ka ndarë ukrainasit nga familja evropiane për vite të tëra". Kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, Hugues Mingarelli, ka thënë se ukrainasit do të kenë mundësi të "udhëtojnë pa viza në 33 vende të Evropës Perëndimore". Mingarelli po ashtu ka thënë se liria e lëvizjes pa viza, ka qenë "vetëm hapi i parë" drejt "intensifikimit të marrëdhënieve" midis BE-së dhe Ukrainës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ambasadori Delawie fton qytetarët të dalin nesër në votime Posted: 10 Jun 2017 08:39 AM PDT Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në Twitter ka ftuar qytetarët e Kosovës të dalin nesër në votime. "Dilni dhe votoni! Varet nga qytetarët që ta bëjnë të nesërmen një ditë të madhe për të ardhmen e Kosovës. SHBA-ja është krenare që është partner i juaji", ka shkruar Delawie. Nesër në Kosovën do të votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat pasuan mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Në Pakistan dënim me vdekje për një postim në Facebook Posted: 10 Jun 2017 07:58 AM PDT Një gjykatë në Pakistan, ka dënuar me vdekje një shiit me arsyetimin se ai ka postuar në Facebook, informacion që gjykata e ka konsideruar si blasfemi. Dënimin ndaj 30-vjeçarit Taimoor Raza, e ka bërë të ditur gjyqtari Shabbir Ahmed në një provincë lindore në Punjab. Sipas gjykatës, Raza ka postuar më 2016, në Facebook përmbajtje poshtëruese për udhëheqësit fetarë sunitë si dhe për gratë e Profetit Muhamed. Sipas ligjeve të ashpra për blasfeminë në Pakistan, dënimi me vdekje mund të aplikohet kundër të gjithë atyre që akuzohen për fyerje të Zotit, Islamit ose personaliteteve fetare. Human Rights Watch ka thënë se në Pakistan gjatë vitit 2016, janë arrestuar 15 persona për akuza rreth blasfemisë. Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se në Pakistan shpesh abuzohet me ligjet e blasfemisë duke i përdorur si zgjidhje të hakmarrjeve personale. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hetuesit amerikanë kërkojnë prova nga biseda Trump – Comey Posted: 10 Jun 2017 07:32 AM PDT Hetuesit e Kongresit amerikan janë duke kërkuar dokumentimin e bisedave në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe ish drejtorit të FBI-së, James Comey. Të dy palët akuzojnë njëri - tjetrin për gënjeshtra rreth bisedave që kanë pasur me herët. Komisioni i Inteligjencës i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të rikthejë çdo material që dokumenton bisedën Trump – Comey gjatë një darke, në shkurt të këtij viti. Gjatë kësaj bisede dyshohet se Trump ka kërkuar besnikërinë e Comey-it dhe e ka shtyer atë t'i jap fund hetimeve të FBI-së për lidhjet e ish-ndihmësit Michael Flynn me Rusinë. Komiteti i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se ka kërkuar nga Comey të paraqesë të dhënat e tij nga biseda me Trumpin. Në anën tjetër Comey ka deklaruar se ai i pati treguar të dhënat e tij një shoku, që është profesor i juridikut në Universitetin e Kolumbias, Daniel Richman. Comey ka shtuar se nuk ka kopje të atyre të dhënave, por ai do ta lejonte Richman-in t'i publikonte ato. Kjo deklaratë bëri që Komiteti Gjyqësor i Senatit të kërkojë nga Richman të dhënat e përmendura nga Comey. Trump ndërkaq ka këmbëngulur, se ai është i sinqertë dhe se ai është "100 për qind" i gatshëm të dëshmojë nën betim. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Publikohen rezultatet e regjistrimit të Diasporës Posted: 10 Jun 2017 06:56 AM PDT Rreth 350 mijë është numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Këto janë rezultat preliminare të regjistrimit të Diasporës, në kuadër të projektit " Ti je pjesë e atdheut", publikuar të shtunën nga Ministria e Diasporës. Sipas këtyre rezultateve, numri më i madh i qytetarëve të Kosovës, jetojnë në Gjermani, Zvicër, pastaj në Itali, Suedi dhe Kanada. Kurse, sipas gjinisë, në Diasporë jetojnë rreth 56 për qind meshkuj, kurse 44 për qind femra. Ministri i Diasporës në Qeverinë në largim të Kosovës, Valon Murati, ka treguar se procesi i regjistrimit i diasporës, ka filluar në janar të vitit 2014 në formën elektronike dhe në formën me pyetësor, ndërkaq ka përfunduar në fund të vitit të kaluar. Ndërkohë, Murati, ka thënë se, " Diaspora edhe sot vazhdon të jetë burim i rëndësishëm i jetës socio- ekonomike të vendit, qoftë përmes remitencave, përmes shpenzimeve për udhëtim dhe investimeve në Kosovë" . Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, thotë Murati, për çdo vit nga këto tri kategori, në Kosovë hyjnë rreth një miliard e 500 mijë euro. Ministria e Diasporës, të shtunën ka hapurfushatën sensibilizuese për regjistrimin elektronik, që do jetë aktive deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultat përfundimtare të regjistrimit të Diasporës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vëzhguesit: Subjektet politike mos të bëjnë presion mbi votuesit Posted: 10 Jun 2017 05:56 AM PDT Koalicioni i organizatave joqeveritare në Kosovë"Demokracia në Veprim" ka bërë të gjitha përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 qershorit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Forcat afgane rimarrin një lagje në Kunduz Posted: 10 Jun 2017 04:58 AM PDT Forcat afgane të sigurisë kanë rimarrë një lagje kyçe në krahinën veriore të Kunduzit, pas një jave luftimesh të ashpra me militantët talebanë, kanë thënë zyrtarët lokalë. Shefi i policisë krahinore, Abdul Hamid Hamidi ka thënë se kanë larguar militanët nga hapësira e distriktit Imam Saheb në Kunduz. Hamidi ka thënë se "militantët e huaj, përfshirë shtetasit pakistanezë, çeçenë, dhe uzbekë po luftojnë së bashku me talibanët në Kunduz". Hamidi ka shtuar se ka ende kontroll të sigurisë në distrikt. Ndërkohë, banorët vendas në Imam Saheb kanë thënë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar rëndë gjatë luftimeve dhe kërkojnë, që qeveria të ndihmojë ata të rindërtojnë shtëpitë e tyre. Shumë fshatarë kanë ikur në zonat të afërta gjatë përleshjeve intensive. Provinca e Kunduz-it ka qenë fusha kryesore e betejës për talebanët në veri të Afganistanit, që nga përfundimi i misionit luftarak të NATO-s në vitin 2014. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Arrestohen shtatë persona rreth sulmeve në Teheran Posted: 10 Jun 2017 04:32 AM PDT Autoritetet iraniane kanë arrestuar të paktën shtatë të dyshuar pas supozimeve se ata kanë ndihmuar militantët në dy sulmet terroriste të kësaj jave në Teheran. Agjencia e lajmeve IRNA, ka cituar drejtuesin kryesor të provincës Alborz, Ahmad Fazelian të ketë thënë se shtatë persona janë arrestuar pasi dyshohen për "dhënien e ndihmës ndaj grupit terrorist". Grupi ekstremist Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e 7 qershorit në parlament dhe tempulline Ajatollahut Ruhollah Khomeini, ku u vranë 17 persona dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë. Më 9 qershor, autoritetet iraniane kanë njoftuar se kishin ndaluar 41 të dyshuar në lidhje me sulmet. Ministria e Inteligjencës ka thënë se pesë personat e përfshirë në sulme ishin iranianë që u janë bashkuar grupit ekstremist në Irak dhe Siri. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zyrtarë amerikanë dhe rusë po diskutojnë për Sirinë Posted: 10 Jun 2017 04:15 AM PDT Diplomatë perëndimorë dhe zyrtarë rajonalë kanë thënë se zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë duke biseduar për krijimin e një "zone të sigurtë" në Siri. Të dërguarit e posaçëm amerikanë dhe rusë në Siri, Michael Ratney dhe Aleksandër Lavrentiev si dhe zyrtarë të tjerë janë takuar të paktën dy herë gjatë dy javëve të fundit dhe do të takohen përsëri, ka njoftuar agjencia e lajmeve Reuters duke cituar zyrtarë dhe diplomatë të paidentifikuar. Sipas The Wall Street Journal, takimi i fundit është zhvilluar në kryeqytetin e Jordanisë, Amman, duke përfshirë në takim edhe zyrtarë jordanezë. Ani pse bisedimet janë në faza fillestare, në takim është propozuar për caktimin e zonave të sigurta dhe njëra nga këto vende ka qenë edhe provinca jugperëndimore në Deraa të Sirisë, që gjendet në kufi me Jordaninë. Rusia, Irani dhe Turqia patën ndërmjetësuar një marrëveshje në Astana, kryeqytet i Kazakistanit në maj për të krijuar katër "zona të sigurta" në pjesë të ndryshme të Sirisë, pasi forcat e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad po luftojnë kundër rebelëve. Irani dhe Rusia kanë mbështetur qeverinë siriane gjatë gjithë luftës, ndërsa Turqia ka mbështetur kundërshtarët e saj. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 400,000 njerëz janë vrarë në luftën siriane që nga viti 2011. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Anëtarët e OKB-së bëjnë thirrje për ruajtje të oqeaneve Posted: 10 Jun 2017 03:30 AM PDT Anëtarët e 193 vendeve të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për masa të reja për të ndryshuar gjendjen e keqe të oqeaneve në botë. Në fund të konferencës së parë të OKB-së për oqeanet, udhëheqësit qeveritarë nga vende të ndryshme përmendën kërcënimet nga mbeturinat plastike, peshkimi i paligjshëm, si dhe rritja e aciditetit nëpër oqeane, që sipas tyre po vrasin jetën në ujëra. Vendet pjesëmarrëse edhe një herë kanë përmendur rëndësinë e oqeaneve, të cilët mbulojnë tre të katërtat e Tokës. Kjo thirrje për veprim ndonëse nuk është ligjërisht e detyrueshme, kërkon masa në të mirë të oqeaneve, duke përfshirë zvogëlimin e përdorimit të plastikës që hidhet pas një përdorimi të vetëm si dhe dhënien fund të praktikave shkatërruese të peshkimit. Aktualisht oqeanet përmbajnë rreth 150 milionë tonë mbeturina plastike, dhe nëse nuk merren masa, deri më 2050 do të ketë më shumë peshë plastike se sa peshq. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| BE-ja e gatshme për Brexit-in; Britania e pasigurt Posted: 10 Jun 2017 03:28 AM PDT Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se nuk sheh asnjë pengesë për fillimin e bisedimeve për nxjerrjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, edhe pse kryeministrja britanike, Theresa May, nuk ka arritur të sigurojë shumicën në zgjedhjet e së enjtes. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policia britanike me fakte të reja për sulmin në Urën e Londrës Posted: 10 Jun 2017 03:19 AM PDT Policia britanike ka bërë të ditur se sulmuesit të cilët vranë tetë persona në Urën e Londrës javën e kaluar kishin përgatitur një sasi me koktej molotovi dhe kanë bërë përpjekje të marrin me qira një kamion edhe më të madh për të goditur këmbësorët. Policia ka shtuar se sulmi ka mundur të jetë shumë më i madh, pasi kanë gjetur edhe 13 shishe të mbushura me lëngje të ndezëshme të mbështjellura me lecka. Të tre sulmuesit goditën këmbësorët me kamion dhe pastaj sulmuan qytetarët me thika, para se ti vriste policia. Policia ka thënë se sulmuesi Khuram Butt u përpoq të merrte me qira një kamion 7.5 tonë, përpara se të kryente sulmin, mirëpo nuk i kishte konfirmuar pagesa. Edhe pse grupi ekstremist Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, shefi i komandës kundër terrorizmit Dean Haydon ka thënë se ende nuk ka prova se sulmuesit janë dakordur për sulmin nga bashkëpunëtorë jashtë vendit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 10 Jun 2017 02:16 AM PDT Në Kosovë ka nisur heshtja zgjedhore, pas një fushate dhjetëditëshe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për zgjedhjen e parlamentit të ri, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 872 mijë qytetarë. Nesër, nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë për 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se më 11 qershor, do të hapë 889 qendra votimi. Procesi zgjedhor në Kosovë do të monitorohet nga rreth 30 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| A do të rrënohet projekti kundërthënës “Shkupi 2014”? Posted: 10 Jun 2017 01:39 AM PDT Projekti kundërthënës "Shkupi 2014", bazuar në deklaratat e zyrtarëve, nuk do të rrënohet, madje nuk do të preken as përmendoret që gjatë katër viteve të kaluara kanë qenë objekt i tensioneve të shumta. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Presidenti Donald Trump do të vizitojë Poloninë Posted: 10 Jun 2017 01:10 AM PDT Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkura Donald Trump, do të vizitojë Poloninë, muajin e ardhshëm. Presidenti Trump do ta vizitojë këtë vend para se të arrijë në Gjermani ku do të jetë pjesë e samitit të grupit të G-20. "Kjo vizitë do të ripohojë angazhimin e palëkundur të Amerikës ndaj një prej aleatëve tanë më të afërt evropianë si dhe thekson prioritetin e administratës për forcimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s", ka shtuar Shtëpia e Bardhë përmes njoftimit. Trump do të mbajë një fjalim gjatë vizitës në Poloni dhe do të marrë pjesë në samitin Iniciativa e Tre Detrave, si një simbol i "lidhjeve të forta të Uashingtonit me Evropën Qendrore", është shtuar më tutje në njotim. Udhëheqësit nga disa vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Jugore do të takohen në qytetin Wroclaw në pjesën perëndimore të Polonisë në samitin e njohur si Iniciativa e Tre Detrave më 6-7 korrik. Samiti i grupi, G-20 do të zhvillohet në Hamburg më 7-8 korrik. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 10 Jun 2017 12:27 AM PDT Afganistani sot mban ditë zie kombëtare, pasi tri sulmet e fundit terroriste në këtë vend vranë të paktën 200 persona dhe plagosën më shumë se 600 të tjerë. Presidenti Ashraf Ghani, ka thënë dje gjatë ditës, se flamujt kombëtarë do të qëndrojnë në gjysmë-shtizë "për të nderuar kujtimin e atyre që kanë vdekur në sulmet e fundit terroriste". Dita e zisë vjen pas sulmeve të fundit terroriste në Kabul, Khost dhe qytetin perëndimor të Heratit. Zyrtarët afganë kanë thënë se më shumë se 150 persona janë vrarë dhe 460 të tjerë janë plagosur në shpërthimin masiv të kamionit në Kabul. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës, që nga viti 2001 . Grupet militante, duke përfshirë talebanët dhe Shtetin Islamik (IS) shpesh kanë pretenduar se kanë kryer sulme vdekjeprurëse duke synuar civilët apo grupet ushtarake. Ndërkohë, talebanët kanë zgjeruar shtrirjen e tyre gjatë dy viteve të fundit, duke marrë kontrollin e pjesëve të ndryshme të Afganistanit. Qeveria e Afganistanit është duke luftuar Shtetin Islamik, i cili është prezent në lindje të këtij vendi. Presidenti Ghani ka thënë se në dy vitet e kaluara rreth 11.000 luftëtarë të huaj i janë bashkuar grupit ekstremist. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Afër 3 miliardë euro prodhime të importuara Posted: 10 Jun 2017 12:03 AM PDT Produktet, të cilat prodhohen në Kosovë, nuk po arrijnë t'i zëvendësojnë produktet e importuara. Kosova, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, po vazhdon të përballet me deficit të lartë tregtar. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gruaja vetëvrasëse vret mbi 30 njerëz në Irak Posted: 09 Jun 2017 10:30 AM PDT Një grua vetëvrasëse vrau së paku 31 njerëz dhe plagosi 35 të tjerë në qytetin Musajab të Irakut. Gruaja hodhi veten në erë në një treg në qendër të qytetit, i cili ndodhet rreth 80 kilometra në jug të Bagdadit. Grupi militant Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin. Shteti Islamik, i cili po humb territor edhe në Irak, edhe në Siri, ka intensifikuar sulmet vetëvrasëse në muajt e fundit. Dhjetë ditë më parë, grupi ka sulmuar një dyqan akulloresh në Bagdad, duke vrarë së paku 20 veta, kryesisht të rinj dhe fëmijë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zaev paralajmëron qëndrim neutral në raport me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO Posted: 09 Jun 2017 10:16 AM PDT Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Maqedonia në asnjë mënyrë nuk guxon të mbaj qëndrim neutral në raport me Kosovën, ashtu siç ka theksuar kryeministri Zoran Zaev. Përkundrazi, ata thonë se Maqedonia ka dy arsye të fuqishme se pse duhet të mbështes anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Së pari, në këtë vijë është politika e qendrave vendimmarrëse dhe së dyti, kjo do të ketë ndikim në raportet ndëretnike. Ndryshe në një ballafaqim me gazetarët në transmetuesin publik, Zoran Zaev në cilësinë e kryeministrit ka ripërsëritur qëndrimin dhënë kohë më parë për mediat serbe se Maqedonia ka gabuar vitin e kaluar që votoi "pro" anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha se kësaj radhe Maqedonia si shtet do të mbaj qëndrim neutral. "Kur bëhet fjalë për marrëdhënie të këtilla, si kjo për hyrje në UNESCO, për mbrojtje të objekteve në Kosovë, Maqedonia nuk guxon të marrë njërën anë. Sidomos kur bëhet fjalë për dy vende fqinje. Sepse, kjo punë nuk varet nga Maqedonia". "Me këtë rast, Maqedonia do të qëndrojë neutrale dhe për këtë pata kritikuar Qeverinë tonë, sepse ajo kishte marrë anë e që nuk do të duhej të ndodhte në këto procese. Unë shpresoj në mirëkuptimin e Kosovës dhe të Serbisë", ka theksuar Zaev. Pas kësaj deklarate ka pasuar reagimi i gazetarit shqiptar se Zaev votat i ka marrë nga votuesit shqiptarë të cilat i kanë mundësuar atij të marrë pushtetin. Por, Zaev kishte deklaruar tutje se nuk besonte që shqiptarët e kanë votuar partinë e tij për çështje të karakterit ndërkombëtar. "Qytetarët shqiptarë i kanë dhënë LSDM-së vota për jetë më të mirë, shkollim më të mirë, infrastrukturë të mirë, siguri, të ardhme më të mirë, drejtësi dhe për reformat që duhet të ndodhin", ka thënë Zaev. Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik, tha për Radion Evropa e Lirë se qëndrimi i Zaevit është i nxituar duke shprehur bindjen se ai do ta ndryshojë këtë qëndrim pas konsultimeve me faktorin ndërkombëtar. "Mendoj se qëndrimi që do të mbaj Maqedonia karshi anëtarësimit të Kosovës në UNESKO do të merret pas konsultimeve me ndërkombëtarët, për të gjetur kuptohet dhe alibi para udhëheqësve të Serbisë, sepse megjithatë një gjë është e qartë se Maqedonia si shtet është përcaktuar për një diskurs që nuk është i ngjashëm me atë të Serbisë". "Përfundimisht mendoj se pozicioni I Maqedonisë nuk do të jetë neutral, por do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO", vlerëson Ramadani. Ndërkaq, ish-ambasadori Nanu Ruzhin, thotë se pavarësisht që Maqedonia si shtet gjendet në një pozitë shumë delikate që duhet të zgjedh mes dy fqinjëve. Megjithatë, nënvizon ai, Shkupi nuk guxon në asnjë mënyrë të provokojë me qëndrimet e saj interesat që përfaqësohen nga Uashingtoni dhe Brukseli, madje edhe nëse duhet të paguaj çmimin që Serbia të tërheq vendimin për të njohur Maqedoninë me emrin e saj Kushtetues. "Deri në momentin e fundit, ekipi i Zoan Zaevit si kryeministër por edhe ai ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov të analizojnë se cili vendim do t'i sillte më pak dëme Maqedonisë si shtet, por edhe në raport të marrëdhënieve ndërkombëtare, përkatësisht nëse nëse Maqedonia vendos të mbaj anën e Kosovës apo të mbaj qëndrim neutral". "Megjithatë e theksoj se duhet pasur parasysh që forcat më të mëdha botërore në krye me SHBA-të dhe BE-në kanë një pozitë të caktuar kundrejt anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, është shumë e logjikshme se duhet t'i ndjek hapat e tyre aq më tepër se ruajtja e raporteve ndëretnike është shumë më e rëndësishme se raportet e mira me fqinjët", nënvizon Ruzhin. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Maqedonia e ka shumë më të rëndësime kultivimin e raporteve të mira me fqinjët, por më të rëndësishëm e ka kultivimin e raporteve me shqiptarët, që përbëjnë të paktën një të katërtën e popullsisë në këtë shtet. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





