“” plus 4 more Gazeta Tribuna

“” plus 4 more Gazeta Tribuna


Posted: 11 Jun 2017 03:56 AM PDT

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më tash në komunën e Podujevës kanë votuar 7.27% e qytetarëve.

Bëhet e ditur se edhe në këtë komunë po zhvillohet proces i qetë zgjedhor.

The post appeared first on Gazeta Tribuna.

Konferenca për media nga subjekti i PDK-së me përfaqesues Shpresa Rama dhe Blerand Stavileci

Posted: 11 Jun 2017 03:32 AM PDT

Blerand Stavileci falenderon mediat që ju pergjigjen kërkesës për pjesmarrje në një konferenc të tillë.
Sipas tij ka një dalje masive të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Në Istog kanë vërejtuar që ka munges të daljes masive të qytetarëve, mirëpo presin që kjo gjë të evitohet.
Në bazë të burimeve të infomacioneve që kanë marr deri më tash nuk ka ndonjë parregullesi të theksuar e cila mund të ndikonte në procesin zgjedhor.
Ai pret qe të ketë sa më shumë raportime për cdo parregullsi që mund të ndikoj në procesin zgjedhor.
Ai po ashtu raporton që ka indikacione për një fitore të bindshme të PDK-së.
 

The post Konferenca për media nga subjekti i PDK-së me përfaqesues Shpresa Rama dhe Blerand Stavileci appeared first on Gazeta Tribuna.

Behgjet Pacolli, sapo ka votuar në Hajvali

Posted: 11 Jun 2017 02:29 AM PDT

Presidenti i Alenacës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sapo ka votuar në shkollën fillore "Shkëndija" në Hajvali.

"Unë sapo përfundova obligimin tim për një Kosovë demokratike dhe të zhvilluar. Ai që sot voton, ai e do Kosovën. Na priftë e mbara", shkruan Pacolli.

The post Behgjet Pacolli, sapo ka votuar në Hajvali appeared first on Gazeta Tribuna.

Policia heton katër raste, një për kërcënim

Posted: 11 Jun 2017 02:25 AM PDT

Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula, ka thënë se deri para mesditës procesi zgjedhor ka ecur pa probleme të mëdha, duke nënvizuar se dy persona janë ndaluar, nën dyshimin se kanë kërcënuar një të tretë.

"Deri më tani nuk kemi asnjë rast penal, por vetëm informacione që janë në proces të verifikimit. Një rast i tillë ka ndodhur në Shtërpcë, për të cilin jemi duke kryer të gjitha procedurat për verifikim. Prokurori i Shtetit dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha veprimet për hetim të ngjarjeve që kanë ndodhur edhe në ditët e shkuara. Po ashtu jemi duke hetuar dy persona, me dyshimin e bazuar se kanë kërcënuar një të tretë, përgjatë procesit".

Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë në krye të detyrës, që nga orët e hershme të mëngjesit, për të garantuar ambient për votim dhe për ruajtje të integritetit të votimit, njofton Klan Kosova.

"Policia e Kosovës është në krye të detyrës që nga orët e hershme të mëngjesit. Jemi duke bashkëpunuar ngusht me prokurorinë, për të mbuluar të gjitha qendrat e votimit. Deri në këto momente jemi duke i trajtuar katër informacione, që kanë arritur nga qendra të ndryshme të votimeve, të cilat po trajtohen ngusht me prokurorinë. Vlerësojmë se është duke u zhvilluar një aktivitet i qetë zgjedhor"

The post Policia heton katër raste, një për kërcënim appeared first on Gazeta Tribuna.

Voton Pacolli: Çdo qytetarë të kryej obligimin e tij

Posted: 11 Jun 2017 01:46 AM PDT

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka votuar në Shkollën Fillore "Shkëndija" në Hajvali.

Ai i ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë. Sipas Pacollit, se a do të kemi më mirë në të ardhmen varet se kush është në krye të Qeverisë.

"Çdo i ri, qytetarë mund të jetë i madh sa do ai sot. Të rinj e Kosovës sidomos mund të vendosin. Kjo është dita që secili të filloi këtu, të kryej obligimit e tij. Nga këto zgjedhje shpresoj së vetëdija e qytetarëve është më e lartë dhe ata do të shkojnë të votojnë për veten e tyre për familjet e tyre, për Kosovën", tha ai.

Se a do të jetë më mirë pas këtyre zgjedhjeve sipas tij, varet se kush do ta udhëheqë ekzekutivin vendit. "Krejtësisht varet se kënd do të kemi në krye të Qeverisë në të ardhmen", ka thënë presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.

Ai gjatë procesit të votimit është shoqëruar nga tre fëmijët e tij.

 

The post Voton Pacolli: Çdo qytetarë të kryej obligimin e tij appeared first on Gazeta Tribuna.

Related Posts: