“PDK e LDK të befasuara me rezultatin e zgjedhjeve në Ferizaj” plus 6 more Ferizaj Press

“PDK e LDK të befasuara me rezultatin e zgjedhjeve në Ferizaj” plus 6 more Ferizaj Press


PDK e LDK të befasuara me rezultatin e zgjedhjeve në Ferizaj

Posted: 13 Jun 2017 09:02 AM PDT

Duke bërë garë ndër vete, LDK e PDK e Ferizajt as që kishin menduar se ''Vetëvendosje'' do t'u dalë përpara me vota.

Pas humbjes së papritur, këto subjekte politike tashmë kanë bërë edhe analizën e parë pse dolën me këtë rezultat jo të kënaqshëm për ta.

Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, i tha Televizionit Tema, se qytetarët e ndëshkuan LDK-në për shkak të formimit të qeverisë së Kosovës me PDK në zgjedhjet e kaluara.

''LDK-ja me votën e saj e bëri president Hashim Thaçin, ndërkaq kryeministri detyrohet që për shkak të prishjes së koalicionit të shkoj në shtëpi. Nuk ka pasur mundësi që këto mos të reflektohen tek qytetarët dhe në një mënyrë tek zhgënjimi dhe revolta të cilën e kanë shprehur në këtë mënyrë. Unë e vlerësoj rezultartin e votave sepse është një rezultat real, sado që ne kemi pasur ndoshta edhe shkaqe të tjera të cilat kanë ndikuar në këtë rezultat, qoftë edhe ajo që kemi pasur një numër të madh të votave të pavlefshme, por edhe mungesën e kandidatëve konkurent, pasi që LDK-ja ishte duke garuar vetëm me tre sosh, si dhe hendikepin tjetër që Adem Salihaj nuk ka qenë i kandiduar derisa ne kemi pritur që ai do t'i ketë 10 mijë vota. E tërë kjo ka ndikuar në prishjen e ekuilibrit  politik edhe në komunat ku janë qeverisur nga LDK-ja", tha Svarqa.

Në anën tjetër, kryetari i PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu, në një intervistë për Televizionin Tema, thotë se pushtetet kanë bërë gabime për të cilat edhe janë ndëshkuar nga votuesit. Shton se nuk e kanë pritur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj.

 "Unë menoj se në çdo rrethanë është fitues qytetari dhe pikërisht edhe fakti që ne jemi dakorduar që të zbresim tek qytetari ka qenë zgjidhja më e mirë dhe përgjigjia e tij është që ne duhet ta vlerësojmë dhe respektojmë. Por njëkohësisht edhe për t'i nxjerrë përfundimet e duhura për atë se çfarë në të vërtetë ishin platformat e partive politike dhe a ishin ofertat më të mira për qytetarin tonë. Nuk e kemi pritur që VV do të ketë këtë rezultat dhe nuk ka pasur asnjë analizë të mundshme që do të paraqiste një rezultat të tillë të Vetëvendosjes. Po ashtu unë mendoj se të qenit në pushtet është një mundësi  për t'u ndëshkuar e aq më tepër kur i bën gjërat keq dhe në fakt pushtetet kanë bërë gabime'', theksoi Aliu.

Kryetari i LDK-së, njëherit edhe kryetar komune, Muharrem Svarqa, nuk e pranon se humbja e LDK-së në Ferizaj lidhet me qeverisjen e deritanishme të tij.

"Me ndërgjegjie të plotë flas që unë kam dhënë maksimumim, por nëse të tjerët  vlerësojnë se dikush tjetër ka kapacitete për të dhënë më shumë, unë jam këtu për të bashkëpunuar me ta. Por çështje tjetër është se sa ka funksionuar puna ekipore, ne do të punojmë edhe këtë kohën e fundit me përmbylljen e projekteve dhe proceset e nisura dhe të gjitha ato japin më shumë mundësi që qytetarët t'i shohin punët e  mira dhe zhvillimet për ta", u shpreh Svarqa.

Ndërsa, Agim Aliu thotë se PDK-ja në nivelin lokal duhet të punoj me strukturat e veta si dhe me platformat që po i kërkon qytetari i vendit.

"Po besoj që janë përgjigjiet që kanë tregur se është shumë i vlefshëm ndryshimi, që qytetari të jetë në rend të parë dhe jo ajo që shikohet me ngjyrën politike. Prandaj edhe për zgjedhjet lokale duhet të zgjedhen njerëzit, kanidatët që kanë platformë të qartë për qytetarët. Ne jemi në një fazë të re, ku shumë më pak kemi veprimtarë, militantë të partive politike dhe shumë më shumë kemi veprimtarë të ngjyrës qytetare'',pohoi Aliu.

Në bazë të rezultateve nga ana e partive politike në Ferizaj,  gjasat janë zvogëluar që kjo komunë të ketë numër të kënaqshëm të deputetëve. Sipas LDK-së vota deri diku të mjaftueshme kanë marrë Blerim Grainca i LDK-së dhe Labinot Tahiri i AKR-së, ndërsa nga lista e PDK-së e  AAK-së në bazë të numërimit të votave të deritanishme gjasat më të mëdha i ka Agim Aliu, por PDK-ja beson se vend në ulëset e Parlamentit të Kosovës do të zë edhe Elmi Reçica e Mexhide Mjaku-Topalli. / TELEVIZIONI TEMA /

Aktivisti i LDK-së e “qon në pension” Isa Mustafën

Posted: 13 Jun 2017 05:58 AM PDT

Agon Zhinipotoku ,aktivist i LDK-së dhe zyrtar komunal në Ferizaj përmes një postimi ka thënë se është i zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve të fundit. Ai për këtë ka kërkuar nga ky subjekt që të filloj reformimit dhe hapjen e rrugës për kuadrot e reja . Për këtë ai ka përdorur slloganin “Ka ardhë koha për një fillim të ri në LDK edhe pikë”
Postimin e Zhinipotokut të plotë mund ta lexoni në vazhdim:


Kur AAK-ja e kishte moto të fushatës “Ka ardhë koha” dhe PDK-ja e kishte moto të fushatës “Fillimi i Ri”, e unë po bëjë një simbiozë të të dyjave:
“Ka ardhë koha për një fillim të ri në LDK edhe pikë”.
Po e zamë në një veturë që hypin 5 persona në këtë rast kryesia e LDK-së, në karrigen e parë Isa Mustafa, prapa ulen: Sabri Hamiti edhe lexon kritikë letrare rrugës, mandej Haki Rugova që mundet me qenë një pemtar i mirë në Istog, Agim Veliu me mustaqet e tij si në seriale dhe për oda, eh këtë veturë e vozit Ismet Beqiri, është më i ri, drejt në ministrinë e pensioneve, i njeh rrugët e Prishtinës mirë me dal në Veternik!.
Lëshoni rrugë, elektorati ynë foli zëshëm, kush flenë me PDK-në zgjohet i lagur dhe sun kfjellet një kohë të gjatë, merreni shembullin e ri me Ramushin, e morën në koalicion nëpër terr, po e djegin nën rrezet e diellit!.
Me juve në këto zgjedhje e fituam medaljen e bronztë!.

Nesër mbahet pjesa e parë e provimit të maturës

Posted: 13 Jun 2017 05:16 AM PDT

Maturantët kosovarë të mërkurën, më 14 qershor, do t`i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës.

Kryetari i Këshillit shtetëror të maturës, Azem Guri ka thënë se këtë vit në organizimin e këtij testi do të ketë risi pasi për herë të parë janë caktuar koordinatorë të maturës të cilët më pas sipas kritereve caktojnë administratorët e provimit.

Guri kërkoi që të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e përcaktuara me udhëzim administrativ të maturës .

Pjesa e dytë e testit të maturës pritet të mbahet më 24 qershor ndërsa publikimi i rezultateve do të bëhet më 30 qershor.

Kokollari jep dorëheqje nga pozita e kryetarit!

Posted: 13 Jun 2017 04:28 AM PDT

Gezim Kokollari jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të KH Kastrioti.

“E nderuar kryesi dhe staf teknik i KH Kastriotit, të nderuar donator dhe shumë të dashur lojtar duke ju falënderuar për respektin dhe bashkëpunimin që keni treguar për mua si kryetar i KH Kastriotit ju njoftoj juve dhe sportë-dashësit ferizajas për dorëheqjen time nga pozita e kryetarit të KH Kastrioti.
Edhe në këtë moment të dorëheqjes time shfrytëzoj rastin t’i ftoj të gjitha bizneset dhe sportdashesit që të ofrohen rreth KH Kastriotit dhe ta ndihmojnë financiarisht sepse klubi ka nevoj për stabilitet financiar e jo për mjete financiare të grumbulluara ad hoc, sepse në këtë formë nuk mund të planifikosh ndonjë strategji të punës afatgjate!
Arsyet e dorëheqjës janë shumta ndërsa KH Kastriotit i dëshiroj të gjitha të mirat dhe suksese!
Me respekt;
Gëzim Kokollari” ishte fjala e z.Kokollarit.

Zeka: Koha do të tregojë se për çfarë arsye elektorati ia mësyu VV’së

Posted: 12 Jun 2017 11:31 AM PDT

Zeka i ka kërkuar edhe Lëvizjes Vetëvendosje që të mos i bie mësysh vetes duke uruar që kjo parti ta edukojë elektoratin që të mos ofendoj në rrjetet sociale.

 

Postimi i tij:

Ka fitu Kosova

A qe sa une po gjykoje deri me tani, elektorati e ndeshkoi te keqen, qe pa fajin e votuesit te PDK se e LDK se, lideret e ketyre partive, ia bene vendit te tyre.

Koha do ta tregoje se per çfare aresye elektorati ia mesyu VV. I mbyturi kapet per kashte.

Uroje qe VV te mos i bie mesysh vetes. Uroje qe kjo parti ta edukoje elektoratin, qe te shajne me pak ne rrjetet sociale.

Uroje qe Lista 12 t i leje anash

Simiq: Lista Serbe nuk do ta lejojë krijimin e Ushtrisë

Posted: 12 Jun 2017 11:30 AM PDT

Sipas tij, nga të dhënat e fundit Lista Serbe ka fituar 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, transmeton lajmi.net.

Simiq ka thënë se Lista Serbe ka marrë më shumë se 40 mijë vota duke shënuar një numër rekord të votave për partinë serbe në Kosovë.

Ai ka theksuar se tani kanë mjaftueshëm deputetë për të parandaluar një ndryshim të kushtetutës, ndryshimin e kufijve të vendit dhe për të kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

PAI mund PDAK-në në Ferizaj

Posted: 12 Jun 2017 11:27 AM PDT

Ferizaj. 12.06.2017. Në zgjedhjet ë parakohshme  për Parlamentin e Kosovës të cilat janë mbajtu dje PAI ka mundur për herë të parë PDAK-në.

PAI  (Partia e Ashkanlive për Integrim) në zgjedhjet e fundit  ka dalë fituese kundër PDAK-së e cila në kuadër të  subjekteve nga komunitetet ka udhëhequr me vite.

Për këtë edhe kryetari i degës së PAI-së dega në Ferizaj,Asllan Kryeziu, përmes një komunikate ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë .

Deklaratën e plotë  të Asllan Kryeziut mund ta lexoninë vazhdim.

 

Të nderuar bashkëqytetar të Republikës së Kosovës, të nderuar Ferizajas.
Fillimisht më lejoni që në emrin tim personal, dhe të PAI-së Partisë së Ashkanlive për Integrim dega në Ferizaj ,të ju falenderoj për zemërsisht për kontributin dhe besimin e dhënë ,që me ju ne bashkarisht arritem që PAI-në dega në Ferizaj ta faktorizojmë dhe ta bëjmë forcën e parë politike minoritare në Ferizaj.
PAI,kthehen fuqishëm si forcē politike ,duke marrë vlerësimin e drejtë nga qytetarët për punën ,sukseset,dhe të arriturat .
Një vlerësim i tillē ndodh edhe në nivel vendi duke e rikthyer si forcën më të madhe të Ashkanlive PAI-në si shpresë dhe alternativ e vetme për Ashkanlinjët e Kosovës.
PAI,do të angazhohet fuqishëm në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave tuaja duke ofruar një përfaqesim me dinjitet, me suksese të reja dhe progres në tē gjitha poret e jetēs.
Përfundimisht ju falenderoj për mbështetjen tuaj vazhdojmë bashkë ,dhe bashkëvendosim për fitore tjera të reja.
Sinqerisht:Asllan Kryeziu
Kryetar i PAI-së në Ferizaj

Related Posts: