Ora News: “Vlorë, sekuestrohen 65 kg kanabis në një pallat në zonën e Skelës” plus 9 more |
- Vlorë, sekuestrohen 65 kg kanabis në një pallat në zonën e Skelës
- Pranga 46-vjeçarit, theu xhamat e Postës në Lushnje
- Hyri në ashensor, por shikoni si vdes mjeku 45-vjeçar
- Incidentet në mes serbëve në veri kanë motive politike
- Arrestohet kryetari i Amnesty International në Turqi
- Premtimi i LSI për 170 mijë vende pune, Lazimi: Sektorët ku synohen
- Prindërit i japin mësim vajzës duke i ‘vjedhur’ bicikletën
- Qeveri PS-PD? Meta: Bashkë, nuk i marrin dot 71 mandate
- Meta: Rama ka anashkaluar Ministrat e LSI, jo Kryeministër i koalicionit
- Modelja e njohur, skena të nxehta me të dashurin
Vlorë, sekuestrohen 65 kg kanabis në një pallat në zonën e Skelës Posted: 06 Jun 2017 11:45 PM PDT Një sasi prej 65 kilogramë kanabis është sekuestruar gjatë natës në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas policisë lënda narkotike u zbulua në ambientet e një pallati në zonës e Skelës. Në lidhje me drogën e sekuestruar policia ka shoqëruar edhe dy persona. Blutë e qyteti të Vlorës thonë se lënda narkotike u gjet në thasë plastmasi. Aksionet e policisë për zbulimin e rasteve të kultivimit apo trafikimit të lëndëvë narkotike kanë nisur prej disa ditësh. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Pranga 46-vjeçarit, theu xhamat e Postës në Lushnje Posted: 06 Jun 2017 11:37 PM PDT Një 46-vjeçar nga qyteti i Lushnjës është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka thyer xhamat e filialit të postës në këtë qytet. "Specialsitët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Ilir Rançi, 46 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo" Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen "Çlirim", për motive të dobëta, ka thyer xhamat e sportelit të Postës Shqiptare Lushnje, dega Nr.1", sqaron policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Hyri në ashensor, por shikoni si vdes mjeku 45-vjeçar Posted: 06 Jun 2017 11:30 PM PDT Ky është momenti i tmerrshëm kur një person bllokohet pas dyerve të një ashensori. Njeriu, i cili raportohet të jetë doktor në Universitetin Ilan në Tajvan, hyri në ashensor normalisht por, para se të futej brenda ashensori filloi të lëviste. Në pamjet e tronditëse të publikuar nga Daily Mail mjeku duket i pafuqishëm, ndërkohë që është mbërthyer nga dyert e ashensorit, i cili vazhdon të lëvizë. Me duart e tij ngjitur në dysheme ndërsa këmbët e tij janë bllokuar jashtë ashensorit lëvizës, njeriu befasues merr telefonin e tij për të kërkuar ndihmë. Por sipas The Star Online, mjeku 45-vjeçar fatkeqësisht vdiq pasi zjarrfikësit luftuan për rreth një orë për ta shpëtuar atë. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Incidentet në mes serbëve në veri kanë motive politike Posted: 06 Jun 2017 11:05 PM PDT Retorika e ashpër dhe me akuza të ndërsjella ndërmjet subjekteve politike serbe që garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 11 qershor, e veçanërisht ndërmjet Listës Serbe dhe Partisë së Serbëve të Kosovës, kanë kulmuar me incidente në komunën veriore të vendit, në Leposaviq. Me 30 maj, persona ende të paidentifikuar nga organet e rendit, kanë sulmuar me armë zjarri objektin në të cilin gjenden zyrat e kryetarit të Komunës së Leposaviqit dhe Partisë së Serbëve të Kosovës, të cilën e drejton Aleksandar Jabllanoviq. Ky i fundit pati theksuar se sulmi ka ardhur nga njerëz të Listës Serbe, duke thënë se prapa tyre qëndron Beogradi zyrtar. Jabllanoviq, gjatë ditës së djeshme është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe më pas është liruar, pas një incidenti në Leposaviq, ndërmjet tij dhe simpatizantëve të Listës Serbe. Këta të fundit e kanë akuzuar Jabllanoviqin se i ka kërcënuar me armë zjarri. Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për veriun e vendit, thotë për Radion Evropa e Lirë se motivet e incidenteve të fundit në Leposaviq, janë krejtësisht politike. "Kur flasim për këto incidente, po flasim për një natyrë të incidenteve, problemeve, përkatësisht, në komunën e Leposaviqit, aty ku bashkësitë e ndryshme politike kanë përçarjet e tyre, në mes vete. Kryesisht, incidentet kanë krejtësisht karakterin politik. Sigurisht që Policia e Kosovës qe disa ditë me radhë, e kam fjalën edhe për këto incidentet e fundit, është fokusuar kryesisht në Komunën e Leposaviqit, aty ku edhe është ky burim i incidenteve të njëpasnjëshme", thotë Hoti. Njohësi serb i zhvillimeve politike në vend, Petar Miletiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se arsyeja e incidenteve në veri të Kosovës janë zgjedhjet e 11 qershorit. Sipas tij, Beogradi zyrtar, i cili ruan autoritetin tek serbët e Kosovës, ka mbështetur vetëm Listën Serbe për garën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, madje edhe duke kundërshtuar subjektet tjera serbe pjesëmarrëse në këto zgjedhje. "Unë këtë e shpjegoj si papjekuri politike të atyre që marrin pjesë në fushatë. Së pari u thanë fjalë të rënda, e pastaj pas tyre vijën edhe incidente të tilla, çfarë edhe kanë ndodhur. Prandaj, duhet bërë apel te pjesëmarrësit në procesin politik, jo vetëm për zgjedhjet, por edhe pas tyre, që t'iu ikin kualifikimeve të rënda si 'tradhtar', 'mercenar', 'shpirt i shitur', etj. Nëse nuk do të ketë sanksione nga ana e institucioneve lidhur me këto fjalë, atëherë më vonë vjen edhe deri të konflikti fizik", tha Miletiq. Lidhur me incidentet në veri të vendit, ai e mban përgjegjës edhe Beogradin zyrtar, për faktin se mund të ndikojë tek subjektet politike serbe që t'i ulin tensionet ndërmjet tyre. Burim Ramadani, drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se incidentet e ditëve të fundit në veri të Kosovës, kanë të bëjnë me qëllime të përfitimit të grupeve apo organizatave të caktuara dhe nuk bëhet fjalë për përplasje konceptesh apo politikash përmbajtësore. Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk mund të ndikojnë në këtë situatë, por ato duhet të ofrojnë siguri për qytetarët dhe politikanët në këtë pjesë të vendit. "Beogradi zyrtar, respektivisht Qeveria e Serbisë, është duke ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në tensionimin e situatës edhe midis serbëve, e jo vetëm midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Një ndërhyrje e tillë pritet të jetë edhe më e madhe në ditët në vijim, në mënyrë që ata të sigurohen që njerëzit, të cilët dirigjohen në mënyrë të plotë nga Beogradi, të fitojnë sa më shumë ulëse në Kuvendin e Kosovës", thotë Ramadani. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovës, kanë shprehur "shqetësimin rreth incidenteve, kërcënimeve dhe presionit që po ndodhin në pjesën veriore të Kosovës, në kohën e fushatës zgjedhore". Ata kanë kërkuar nga të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga praktikat që janë në kundërshtim me parimet demokratike dhe në mënyrë të përpiktë ta respektojnë ligjin. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Arrestohet kryetari i Amnesty International në Turqi Posted: 06 Jun 2017 10:15 PM PDT Autoritetet turke kanë arrestuar dje kreun e organizatës Amnesty International në Turqi, për lidhje të dyshuara me klerikun mysliman që Ankaraja fajëson për grusht shtetin e dështuar gjatë vitit të kaluar, ka bërë të ditur grupi i të drejtave. Policia e ka arrestuar, Taner Kiliç dhe 22 avokatë të tjerë në provincën bregdetare të Izmirit, me dyshimin se kanë bashkëpunuar me lëvizjen e klerikut Fethullah Gulen, ka shtuar më tutje grupi i të drejtave. Që nga përpjekja për grusht shtet, autoritetet kanë arrestuar 50,000 njerëz si dhekanë shkarkuar ose pezulluar 150,000 persona, duke përfshirë ushtarë, policë, mësues dhe nëpunës publikë, pas dyshimeve se kanë pasur lidhje me puçin. “Taner Kilic ka një rekord të gjatë dhe të shquar për të mbrojtur pikërisht liritë që autoritetet turke tani kanë për qëllim të shkelin”, ka thënë Salil Shetty, sekretari i përgjithshëm i organizatës Amnesty International. Zyrtarët turq e kanë konsideruar këtë veprim si të nevojshëm, për shkak seriozitetit së përpjekjes për grusht shtet, ku u vranë më shumë se 240 persona. Gulen, i cili jeton në Pensilvani që nga viti 1999, ka mohuar përfshirjen në grusht shtet dhe e ka dënuar atë. Kritikët në Turqi por edhe ata jashtë vendit kanë thënë, se presidenti Rexhep Tajip Erdogan, është duke përdorur grusht shtetin, si një pretekst spastruar kundërshtarët./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Premtimi i LSI për 170 mijë vende pune, Lazimi: Sektorët ku synohen Posted: 06 Jun 2017 01:45 PM PDT Majlind Lazimi, sekretar për çështjet ekonomike në LSI sqaron në studion e "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, se si do të hapen 170 mijë vende pune. Pjesë nga deklaratat: Lazimi: Ekonomia ka dy elementë bazë, punën dhe kapitalin, punësimi sjell ekonomi dhe jo ekonomia sjell punësim. Në momentin që dikush punon sjell të ardhura. Asnjë nuk duhet parë punësimi i kosto. Fatura në këtë rast nuk është se ne synojmë të hapim 170 mijë vende pune në sektorin publik. Ne themi për sektorin privat. Arben Shkodra, Shoqata e Prodhuesve: Ju kërkoni të shtoni 170 mijë vende pune që t'i punësojmë ne? A duhet të kem një klimë tjetër biznesi? Lazimi: Ne kemi bërë një analizë sektoriale. Ka sektorë që sjellin punësime të larta, si fasoneria, por edhe bujqësia. Ne besojmë që bujqësia ka një sektor me gjithë nënsektorët…ajo çfarë do të jetë motori i punësimit do të jetë sektori privat. Në bujqësi synohen 50 mijë vende pune. Në industri agropërpunuese kemi propozuar që në 5 vitet e para të mos ketë asnjë taksë për punësimet mbi 15 punonjës. Në këtë rast jemi të tretët për sa i përket premtimit. Platforma është 4 vjeçare. Esmeralda Ballesha, eksperte për ekonominë: Në 4 vitet e shkuara janë punësuar 90 mijë veta po të shohësh shifrat e INSTAT. Ju jeni realistët në këtë program. Lazimi: Ka edhe një sektor që është turizmi, ku mund të punësohen rreth 50 mijë persona. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Prindërit i japin mësim vajzës duke i ‘vjedhur’ bicikletën Posted: 06 Jun 2017 01:45 PM PDT Lucy-Leigh Redfern është një vajzë, të cilës prindërit i kanë krijuar një kurth për ti dhënë një mësim. Njerku i saj i mori bicikletën në momentin që ajo ishte brenda në dyqan. Kur doli jashtë, kuptoi se dikush ia kishte marrë dhe nisi të kërkonte për të. 10-vjecarja filloi të qante pasi nuk arrinte ta gjente bicikletën që kishte kushtuar rreth 180 dollarë. Prindërit e bënë këtë gjë pasi i kishin kërkuar shpesh që të kujdesej e të mbyllte bicikletën kur ishte në zona publike, por nuk e kishte bërë asnjëherë. Ata treguan për Dailymail se pas asaj dite, Lucy nuk gabon dhe ky mësim pati ndikim të madh. /oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Qeveri PS-PD? Meta: Bashkë, nuk i marrin dot 71 mandate Posted: 06 Jun 2017 01:35 PM PDT E ndërsa përflitet një koalicion u mundshëm post zgjedhor PS-PD, Ilir Meta deklaron se këto dy forca politike nuk kanë asnjë shans të marrin 71 mandate të dyja bashkë. Në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, Meta u shpreh i bindur se demokratë e socialistë do të ndëshkojnë me 25 qershor këtë imoralitet dhe bashkëpunim në krim për të cenuar standardin e zgjedhjeve në Shqipëri. Meta: Nuk ka asnjë shans që Basha dhe Rama të marrin bashkë 71 mandate. Reagimi i socialistëve dhe i demokratëve ka filluar prej kohësh. Jam i bindur që ata do ta ndëshkojnë këtë imoralitet dhe këtë bashkëpunim në krim për të cenuar standardin e zgjedhjeve në Shqipëri, për të hequr dorë nga përgjegjësitë që kanë për të gjitha problemet që i kanë krijuar vendit dhe për t'ia kaluar, gjoja, përgjegjësitë LSI-së. Janë përgjegjësitë e tyre. Ata duhet t'i mbajnë deri në fund dhe ata do të ndëshkohen për këto përgjegjësi që kanë dhe që nuk i pranojnë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Meta: Rama ka anashkaluar Ministrat e LSI, jo Kryeministër i koalicionit Posted: 06 Jun 2017 01:25 PM PDT Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta, ka vlerësuar punën e Ministrave të kësaj force politike në rrugëtimin katërvjeçar qeverisës. I ftuar në "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, ai tha se Ministrat e LSI kanë punuar në një ambjent aspak miqësor dhe se Rama nuk është sjellë si Kryeministër i gjithë koalicionit. Meta, në katër vjet LSI kishte pesë ministri, si pjesë e kabinetit të z. Rama, por ndërroi 8 ministra. Në Ministrinë e Drejtësisë z. Naço, Manjani, z. Vasili; në Ministrinë e Integrimit Klajda Gjosha, Ministër i Bujqësisë, Edmond Panariti, Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto e Sokol Dervishi, dhe Ministër i Mjedisit, Lefter Koka. A ka mundësi të bëni një vlerësim për të gjithë ministrat e LSI-së, në dikasteret që ata kanë drejtuar? Nuk kam ndërmend të bëj ndonjë vlerësim për ministrat, për arsye se, të them të drejtën, ata kanë punuar në një ambient jo miqësor, formalisht miqësor. Ata kanë qenë gjithmonë të paragjykuar. Ne kemi bërë marrëveshje që z. Rama të sillej si Kryeministri i gjithë koalicionit, por është fakt që ai nuk është sjellë në këtë mënyrë. Pse, çfarë ka bërë ai, që s'është sjellë? Janë të shumta veprimet e format me të cilat ai është përpjekur të anashkalojë ministrat e LSI-së, edhe kur ata kanë pasur detyrime kushtetuese, kur kanë pasur detyrime ligjore; se si ka ndërhyrë për të bërë ndryshime në strukturat e këtyre ministrive, për arsye të ngushta partiake, jo për arsye të reformave. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto, unë mendoj se ata kanë qenë ministra tepër të përgjegjshëm, tepër korrekt. Natyrisht, Klajda Gjosha shkëlqen gjithmonë me integritetin e saj, dhe është një tregues se mund t'i besohet një vajze të re, një gruaje të re, jo vetëm një post i tillë, por në këtë mënyrë mund t'u jepen përgjegjësi edhe shumë të rinjve që kanë studiuar jashtë e janë kthyer në vend, që kanë një kulturë evropiane, për të pasur një rol edhe më protagonist në politikë. Respekti është për të gjithë njësoj. Nuk ndaj dot asnjë, por natyrisht, duke qenë se kemi një grua të re, jemi të lumtur që ajo ka realizuar një performancë të shkëlqyer dhe është një kontribut për t'u dhënë shansin edhe shumë grave të tjera në të ardhmen, për të marrë detyra e përgjegjësi më të mëdha. Kam një pyetje të tillë: z. Meta, pse ishte ai shkarkimi i z. Naço? Nuk e kam kuptuar asnjëherë, nuk e kam marrë vesh asnjëherë. Është një dorëheqje, gjë shumë e thjeshtë, një dorëheqje, A dha impuls largimi i tij? Po, mendoj se dha, aq sa dha. Cili është mendimi juaj për punën që ka bërë z. Koka, si ministër i Mjedisit? Mendoj se ka bërë përpjekje maksimale në punën e tij, për atë mbështetje që ka pasur. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Modelja e njohur, skena të nxehta me të dashurin Posted: 06 Jun 2017 01:18 PM PDT Modelja, Zahida Allen është fotografuar në plazhet e Ibizës me të dashurin e saj, Sean Pratt ku dhuroi skena të nxehta për të gjithë. Disa ditë para, ata deklaruan se ishin ndarë pasi Zahida e kishte tradhëtuar me një tjetër. Por duket se romanca e tyre nuk ka përfunduar këtu pasi duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Të dy u njohën në shfaqjen e njohur 'Ex On The Beach' ku u publikuan pamjet e 23-vjecares në taksi duke u puthur me një tjetër.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |