Ora News: “Sot hapet Sheshi “Skënderbej”, Rama: Lali Eri, kryetari fenomenal” plus 9 more

Ora News: “Sot hapet Sheshi “Skënderbej”, Rama: Lali Eri, kryetari fenomenal” plus 9 more


Sot hapet Sheshi “Skënderbej”, Rama: Lali Eri, kryetari fenomenal

Posted: 10 Jun 2017 12:24 AM PDT

Kryeministri Edi Rama u ka uruar "Mirëmëngjes" të gjithë shqiptarëve duke zgjedhur t'i përshëndesë me pamjet e mrekullueshme të sheshit "Skënderbej" i cili hapet sot pasdite. Rama e cilëson sheshin si "xhevahirin më të madh të kurorës së Rilindjes Urbane"

"Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga xhevahiri më i madh i kurorës së Rilindjes Urbane. Sheshi Skënderbej, që do të rrezatojë nga sot e për shumë mote të tjera, dritën e pasionit dhe forcën e ambicies sonë për Shqipërinë që duam🇦🇱🇪🇺
Një rilindje e vështirë, plot 10 vjet nga dita kur nisi rrugëtimin projekti më ambicioz urban i Shqipërisë demokratike, mes pengesash, bllokimesh, shkatërrimesh e arrnimesh dëshpëruese, por një rilindje e denjë për kryeqytetin e shqiptarëve të shekullit XXI⭐⭐⭐⭐⭐", shkruan Rama.

Duke falenderuar stafin e Bashkisë së Tiranës për transformimin e mrekullueshëm që i ka bërë këtij sheshi, Rama e cilëson Kryebashkiakun Veliaj si "kryetarin fenomenal të Tironës që dum". "Pres të shkel sonte qilimin fantastik të thurur me gurë nga të gjitha trevat ku jetojnë prej shekujsh shqiptarët dhe të shijoj realizimin e një ëndrre që për shumë kohë ngjante e dënuar me vdekje😊 . Një faleminderit me mirënjohje të thellë, arkitektëve të jashtëzakonshëm, inxhinierëve të ndërtimit e të mjedisit, botanistëve, sipërmarrësit, punëtorëve, supervizorëve, e padiskutim, ekipit të dikurshëm që e nisi këtë aventurë fantastike dhe ekipit të sotëm të Bashkisë së Re të Tiranës, ku padyshim diferencën e bëri edhe njëherë, Lali Eri, kryetari fenomenal i Tironës që dum👍💪👐", thekson Rama.

Kryeministri garanton se me fitimin e një mandate të dytë qeverisës, ai së bashku me kryebashkiakun Veliaj do të katërfishojnë punët publike që janë bërë në vetëm dy vjet në Tiranë.

"Uroj megjithë zemër që në 25 qershor Tirana të na japë një mandat të fortë, për të bërë në katër vjetët e ardhshëm, së bashku me Lali Erin dhe ekipin e tij të shkëlqyer, katërfishin e punëve që kemi bërë në këta dy vjet të rizgjimit të fuqishëm të kryeqytetit tonë🌹", shprehet kreu i qeverisë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ideja e çmendur e hajdutit për të thyer bankomatin

Posted: 10 Jun 2017 12:13 AM PDT

Një hajdut është përpjekur që të thyejnë një bankomat duke përdorur një eskavator.

Në një video të publikuar nga policia në Maryland tregohen pamjet tronditëse kur i dyshuari shkakton një dëm material me vlerë rreth 10.000 dollarë por nuk arrin dot që të vjedhë paratë brenda në ATM.

Nagjara ka ndodhur javës së kaluar dhe policia thotë se i dyshuari kishte vjedhur eskavatorin me qëllim që ta përdorte për të vjedhur lekët.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Merkel: BE është gati të fillojë bisedimet për Brexit

Posted: 10 Jun 2017 12:12 AM PDT

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se nuk shikon asnjë pengese në rrugën për fillimin e bisedimeve të Brexit, ashtu siç është planifikuar.

Merkel tha se besonte Britania do të përmbushë afatet kohore, duke shtuar se Bashkimi Europian është gati.

Kancelarja Merkel shtoi se shpresonte që Britania të mbetet një partner i mirë edhe pas bisedimeve për daljen nga BE, që pritet të fillojë në 19 qershor.

Deklarata e Merkel u bënë pasi Partia Konservatore e Theresa May hunbi 13 vende në Parlamentin e Britanisë.

Zonja May thirri zgjedhjet e menjëhershme për të siguruar një mandat të qartë për vizionin e saj për Brexit.

Zonja May thotë se ajo do të formojë një qeveri me Partinë e Bashkimit Demokratik nga Irlanda e Veriut, e cila fitoi 10 vende në Parlament.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fluks në Morinë, kosovarët dynden drejt Shqipërisë për fundjavë

Posted: 10 Jun 2017 12:06 AM PDT

Edhe pse jemi në muajin e Ramazanit, qindra  kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë për të pushuar. Për shkak të fluksit të lartë në piken kufitare të Morinës në Kukës, është duke u punuar me  pesë sportele .

Fluksi ka nisur që në orën 3 të mëngjesit dhe  numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri i kaloi 2 mijë vetë. Në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar  600 automjete të vogla dhe 25 autobuzë.

Ngarkesa është e papërballueshme ndaj është ndjekur procedura e përshpejtuar për të shmangur rradhët dhe pritjet.

Edhe te dielen pritet fluks per shkak te ndeshjes Kosove-Turqi ne “Loro Boriçi”.

Ne foto: Rradha e gjate e makinave ne piken kufitare te Morines

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Greqi, protestuesit hedhin arka me sardele përpara Parlamentit

Posted: 09 Jun 2017 11:54 PM PDT

Parlamenti grek ka miratuar te premten ne mbremje paketën e masave të reja shtrënguese, që i kërkohej Greqisë si kusht për marrjen e një kësti të kredisë së akorduar nga partnerët ndërkombëtarë.

Paketa u votua nga 153 deputetët e koalicionit qeveritar, në kohën që dy prej partive të opozitës, ajo komuniste dhe PASOK-u ishin larguar nga salla në shenjë proteste.

Seanca parlamentare ishte e tensionuar. Opozita e akuzoi qeverinë se voton masa të fshehta që do të bien mbi supet e miliona qytetarëve, ndërsa e gjithë procedura u cilësua si antikushtetuese dhe që shkel çdo normë parlamentare.

Duke e marrë fjalën në seancë, ministri i Financave dhe ajo e punës, u përpoqën që të minimizonin efektin e masave të reja.

Paketa e masave përfshin ngrirjen e pensioneve deri në vitin 2022 si dhe kufizimin e të drejtave të punonjësve të sektorit privat.

Ndërsa debati parlamentar kishte kulmuar, protestues hodhën arka me sardele në sheshin e parlamentit. Dhe kjo për arsye se amendamentet për masat e reja shtrënguese ishin përfshirë në një projektligj për peshkimin.

Athina zyrtare shpreson që pas votimit të masave të hapet rruga për marrjen e këstit të kredisë, por edhe për lehtësimin e borxhit publik grek. Vendimet pritet të merren në mesjavë, në takimin e ministrave të financave të eurozonës.

Συγκέντρωση διαμαρτυρίας - προαπαιτούμενα - 2η αξιολόγηση - Βουλή - ΠΑΜΕ - ψάρια

Συγκέντρωση διαμαρτυρίας - προαπαιτούμενα - 2η αξιολόγηση - Βουλή - ΠΑΜΕ - ψάρια

Συγκέντρωση διαμαρτυρίας - προαπαιτούμενα - 2η αξιολόγηση - Βουλή - ΠΑΜΕ - ψάρια

Συγκέντρωση διαμαρτυρίας - προαπαιτούμενα - 2η αξιολόγηση - Βουλή - ΠΑΜΕ - ψάρια

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çifti realizon foton e dasmën gjatë shpërthimit të një mine

Posted: 09 Jun 2017 11:49 PM PDT

Një çift ka vendosur që fotot e dasmës së tyre të jenë pak të veçanta.

Ata dëshironin që fotot e tyre të kishin efekt hollivudian. Dhe çmenduria e rradhës erdhi.

Çifti nga Japonia ka shmangur kopshtet e bukura apo shëpitë madhështore dhe ka shkuar pranë një miniere të braktisur, duke pozuar para një bombe që shpërthente.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot 18 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Posted: 09 Jun 2017 11:32 PM PDT

10 qershori i viti 1999 shënon edhe fundin e luftës së Serbisë nga Kosova, pas 78 ditësh të bombardimeve ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan mbi 37 mijë ushtarë paqeruajtës të KFOR-it nga 36 shtete, transmeton Rtk.

Sot mbushen 18 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë. Më 10 qershor të vitit 1999 tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t'i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.

Sulmet që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, Gjenerali, Uesli Klark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore të aleancës kishin detyruar Millosheviçin të fillonte tërheqjen e plotë të forcave serbe nga Kosova.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, më 10 qershor 1999 urdhëroi ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Pas kësaj rreth 800 mijë refugjatë të dëbuar nga forcat serbe u rikthyen në Kosovë. Ndërkaq, më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa nisi largimi i forcave serbe.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Edi Rama dhe Arian Çani në versionin “Titanik”

Posted: 09 Jun 2017 11:17 PM PDT

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i ftuar mbrëmë në studion e emisionit "Zonë e Lirë. Përball moderatorit Arian Çani, kryeministri dhuroi spektakël të vërtetë.

Një nga momentet më qesharake të emisionit, ishte kur Ariani vë në provë Edi Ramën, për të testuar jelekun e tij anti-plumb.

Në rrjetet sociale shpërthyen gallatat ku skenën mes kryeministrit dhe moderatorit e krahasuan me atë të filmit të famshëm "Titanik".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gruaja hedh veten në erë, të paktë 30 të vdekur

Posted: 09 Jun 2017 10:37 PM PDT

Një grua vetëvrasëse vrau së paku 31 njerëz dhe plagosi 35 të tjerë në qytetin Musajab të Irakut.

Gruaja hodhi veten në erë në një treg në qendër të qytetit, i cili ndodhet rreth 80 kilometra në jug të Bagdadit.

Grupi militant Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin.

Shteti Islamik, i cili po humb territor edhe në Irak, edhe në Siri, ka intensifikuar sulmet vetëvrasëse në muajt e fundit.

Dhjetë ditë më parë, grupi ka sulmuar një dyqan akulloresh në Bagdad, duke vrarë së paku 20 veta, kryesisht të rinj dhe fëmijë./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kosova në heshtje zgjedhore

Posted: 09 Jun 2017 10:22 PM PDT

Në Kosovë ka nisur sot heshtja zgjedhore, ndërsa të dielën pritet të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vend.

Fushata zgjedhore vetëm 10 ditore u zhvillua me ritme të shpejta. Zgjedhjet e parakohshme u dekretuan nga Presidenti Hashim Thaçi, pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa me anë të një mocioni besimi për të cilën votuan pro edhe disa prej deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, pjesë e koalicionit.

Heshtja elektorale ka nisur rreth orës 23:59 minuta të natës së shkuar.

Fushata shkoi përgjithësisht e qetë, ndërsa partitë politike u përqendruan më së shumti tek zhvillimi ekonomik i vendit.

Kosova është një nga vendet me papunësinë më të lartë në rajon. Në listën përfundimtare të votuesve janë 1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë me të drejtë vote.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter