Ora News: “Selena Gomez impresionohet nga performanca Justin në “One Love Manchester”” plus 9 more

Ora News: “Selena Gomez impresionohet nga performanca Justin në “One Love Manchester”” plus 9 more


Selena Gomez impresionohet nga performanca Justin në “One Love Manchester”

Posted: 05 Jun 2017 11:51 PM PDT

Performanca emocionuese e Justin Bieber në koncertin “One Love Manchester” të Ariana Grande përloti të gjithë audiencën. Por mesa duket jo vetëm fansat janë të impresionuar, por edhe ish e dashura e tij Selena Gomez.

Në një intervistë për “Morning Mash Up” të SiriusXM, ylli i popit foli për të mirat që koncert solli dhë në veçanti ka komplimentur Justin për fjalët dhe që nderoi familjet e viktimave të prekur nga bombardimet e Mançesterit.

"Perfomanca e tij ishte me të vërtetë shumë e bukur,"-ka thënë 24-vjeçarja.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gramsh, arrestohet 34-vjeçari me 80 doza heroinë

Posted: 05 Jun 2017 11:51 PM PDT

Një 34-vjeçar nga Gramshi është arrestuar nga policia pasi u kap më një sasi heroinë.

Policia vuri në pranga shtetasin Aldi Përfundi gjatë operacionit të koduar "start"  në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit.

"Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë,  e ndarë në doza", sqaron policia.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 80 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe  automjetin me targa AA 007 BE.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”  parashikuar nga neni 283/1  i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

55-vjeçarja Meg Ryan shkëlqen në CFDA Awards

Posted: 05 Jun 2017 11:32 PM PDT

Ishte një natë që i përkiste modeleve si Gigi dhe Bella Hadid, po aq sa edhe Lily Aldridge dhe Sara Sampaio.

Por sapo ikona e Hollywood hyri në CFDA Awards mbëmjen e së hënës në NYC të gjithë sytë u drejtuan drejt saj.

 55-vjeçarja Meg Ryan kishte veshur një fustan të bardhë që shkëlqente dhe ia tregonte trupin në mënyrë përfekte.

Çdo femër e ëndërron fytyrën dhe trupin e saj vajzëror.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rrëmbyesi i vrarë nga policia kishte kryer akt terrorist

Posted: 05 Jun 2017 11:25 PM PDT

Policia e Australisë ka njoftuar se rrëmbimin nga ana e një personi të armatosur në qytetin Melburn, po e trajton si "akt terrorist", pasi grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë.

Gjatë të shtënave, policia e vrau një person për të cilin tha se dje e mbante peng një femër brenda një ndërtese banimi në Melburn.

Policia e shpëtoi femrën e cila ishte zënë peng, pas një situate të tensionuar, që zgjati për më tepër se një orë në lagjen Brighton.

Gjatë të shtënave janë plagosur tre policë.

Pos personit që e kishte kryer rrëmbimin, kishte vdekur edhe një njeri tjetër nga plagët e pësuara, ka njoftuar policia.

Agjencia e lajmeve e Shtetit Islamik, Amaq, ka raportuar se sulmi ishte ndërmarrë për shkak të pjesëmarrjes së Australisë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili lufton kundër grupit militant në Irak dhe Siri.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja si duket sot vogëlueshi që përloti botën, simboli i luftës në Siri

Posted: 05 Jun 2017 11:07 PM PDT

Ju kujtohet djali i vogël 5-vjeçar nga Siri?! Imazhet e fytyrës së tij të mbuluar me gjak përlotën gjithë botën. Ai sot duket krejt ndryshe!

Omran Danqeesh tani është 6 vjeç dhe është i lumtur pranë familjes së tij. Në fotot e publikuara së fundimi ai shfaqet bashkë me babain e tij.

Omran Daqneesh, u bë simbol i luftës në Siri.

Në gushtin e vitit të kaluar ai u nxor i gjallë nga rrënojat e banesës së tij të bombarfuar nga regjiimi i Bashar Al Assad.

Ndërsa vëllai i tij më i madh, Ali 10-vjeç humbi jetën pasi nuk mundi t'i mbijetonte  plagëve të marra nga bombardimet.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Momenti kur dy terroristët me thika në duar sulmojnë një lokal në Londër

Posted: 05 Jun 2017 10:25 PM PDT

Ky është momenti kur dy terroristët e sulmi në Londër kanë tentuar të hyjnë me thika në duar brenda një lokali. 

Një kamer sigurie  e regjistruar në një lokal në Londër, ka kapur momentin kur, klientet në që ndodheshin brenda me të parë terroristët alarmohen dhe fillojnë ti mbyllin dyert.

Siç shihet edhe në video dy sulmuesit  provojnë të hyjnë ne nje lokal por fatmirësisht pronari i lokalit arrin që ti mbyll dyert e tij.

Nga sulmi i të shtunës në Londër u vranë 7 persona, ndërsa 48 të tjerë u plagosën.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjylameti: Jemi penduar për ministrat teknikë

Posted: 05 Jun 2017 02:34 PM PDT

Emërimi i ministrave teknikë, ka hapur debat në studion e #Dritaremerudinën në Vizion Plus, mes dy kandidatetve për deputete të Tiranës, Blerina Gjylameti e PS dhe Albana Vokshi e PD.

E pyetur, nëse mazhoranca është penduar për ministrat teknikë, Gjylameti e pohoi diçka të tillë.
"Për çfarë po bëjnë, besoj se po. Këtë e them si Blerinë. Nesër mund ta themi edhe si përfaqësues. Të arrish të shkelësh ligjin dhe të shkarkosh nga zyra e mediave të partisë, për mua është një shkelje që nuk duhet të lejohet, në një vend si ky që presim të ecim përpara", tha Gjylameti.

Por, kandidatja e PS, Albana Vokshi, tha se qeverisë i vjen keq që ministrat po ushtrojnë detyrën.

/Dritare.net/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Britani, Corbyn kërkon dorëheqjen e kryeministres

Posted: 05 Jun 2017 01:49 PM PDT

Lideri opozitar në Britani, Jeremy Corbyn, ka kërkuar nga kryeministrja, Theresa May, që të paraqes dortëheqje për shkak të reduktimeve në numrin e pjesëtarëve të polcisë, gjatë punës së saj gjashtëvjeçare si sekretare e brendshme.

I pyetur sot nga televizioni ITV se a i mbështet thirrjet për dorëheqjen e zonjës May, lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha "se do të kërkoja me të vërtetë…ne kurrë nuk është dashur ta shkurtojmë numrin e policëve".

Më herët gjatë ditës, kryeministrja May është ballafaquar me pyetje nga gazetarët, nëse ka keqardhje për zvogëlimin e numrit të policëve për afro 20 mijë, gjatë kohës sa ishte sekretare e brendshme, në periudhën 2010 – 2016, ndërsa ajo është përgjigjur duke thënë se forca policore e Londrës është "mirë me burime" dhe ka "kapacitete shumë të fuqishme kundërterroriste".

Këto zhvillime u bënë derisa policia i ka vazhduar hetimet lidhur me sulmin terrorist në Londër, para dy ditësh, me ç'rast janë vrarë 7 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Heqja e Kosovës nga Kushtetuta, fazë e re për Serbinë

Posted: 05 Jun 2017 01:47 PM PDT

Serbia po hyn në një fazë të re në procesin drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian dhe ndryshimi i Kushtetutës është një nga kushtet që duhet t'i plotësojë ky vend, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Sipas tyre, kjo është edhe arsyeja pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar hapjen e një debati me të gjitha strukturat e shoqërisë serbe, për ndryshimin e Kushtetutës dhe për Kosovën, e cila aktualisht në preambulën e Kushtetutës serbe figuron si pjesë e territorit të këtij shteti.

"Dua të hap dialogun e brendshëm për çështjen e Kosovës, me të gjitha dallimet tona, pa paragjykime, duke respektuar Kushtetutën e vendit", pati deklaruar Vuçiq, gjatë ceremonisë së marrjes së postit të presidentit të Serbisë.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se debati i paralajmëruar nga presidenti serb Vuçiq, do të synojë krijimin e klimës së favorshme në opinion për caktimin e saktë të çështjes së Kosovës në Kushtetutën e Serbisë.

Ai vlerëson se ky debati i paralajmëruar që të zgjasë tre deri në gjashtë muaj, nuk është ndonjë manovër politike në raport me Bashkimin Evropian.

"Kjo nuk mund të jetë më taktizim, sepse taktizimi ka zgjatur për shumë kohë. Vuçiq paralajmëroi se ky debat do të jetë i dhimbshëm dhe se ai do të akuzohet edhe për tradhti kombëtare. Por, ai mendon se kjo është në interes të popullit serb, të Serbisë dhe të gjendjes në Ballkan. Pra, unë supozoj – dhe ky supozim është me gjasë – që Serbia do ta gjejë formën, që përmes debatit do ta heqë Kosovën nga preambula e saj. Vetëm ky mund të jetë përfundimi. Nuk mund të ketë asnjë përfundim tjetër".

Politologu Tahiri ka shtuar se për heqjen e Kosovës nga preambula kushtetuese, Serbia mund t'i qaset disa modaliteteve.

"Më i miri dhe më i lehti do të ishte që vetëm ta fshijë nga preambula. I ndërmjetëm do të ishte, që të thotë se 'Kosova është nën administrim ndërkombëtar', ndërsa e ardhmja është në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në pranimin e realitetit. Mundet që edhe debati në Serbi të shkoj drejt pranimit të realitetit, që është tash e 17 vjet, mirëpo të kërkojnë garanci për komunitetin serb në Kosovë".

Edhe politologu Behlul Beqaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se Serbia do të jetë e detyruar, që me hapjen e kapitullit 35, t'i qaset ndryshimeve formale të kushtetutës së saj.

Por, megjithatë, sipas tij, kjo do të jetë problem i Vuçiqit me Serbinë. Në këtë pikë, sipas tij, Serbia do të përpiqet të trasoj rrugën drejt një zgjidhjeje të kënaqshme për të.

"Serbia, fillimisht, besoj që do të insistojë në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive. Ndërsa, në fazën e mëtejme, nëse bisedat nuk shkojnë s'duhet, epilogu përfundimtarë do të jetë, sipas mendimit tim, i hapur për shumë alternativa tjera, duke përfshirë edhe marrëveshjen për këmbimin eventual të territoreve".

Politologu Beqaj ka shtuar se Kosova duhet ta ndryshoj qasjen në dialogun me Serbinë, në interes të partneritetit të ndërsjellë dhe n jo ta vazhdojë sikurse deri më tash.

Në variantin e parë, sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të krijohet sipas Kushtetutës së Kosovës, në rast se Serbia në mënyrë implicite dhe eksplicite e njeh shtetin e pavarur të Kosovës.

Ndërkaq, sipas tij, në variantin e dytë, nëse shkohet në këmbime territoriale, atëherë kjo duhet të ndodhë në masë të barabartë, si dhe të normalizohen raportet në interes të partneritetit të ndërsjellë.

Deri më tash, ndryshimi i kufijve është kundërshtuar në mënyrë të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, politologu Beqaj, vlerëson se nëse kjo ndodhë me marrëveshje dhe me njohje të ndërsjellë, pa e cenuar interesin e palës së tretë, kjo duhet kuptuar si alternativë e mundshme, në pamundësi të gjetjes së ndonjë zgjidhjeje tjetër.

"Në kërkim të zgjidhjes, të themi, universale të së drejtave, unë nuk shoh probleme të natyrës serioze. Çështje tjetër është se çfarë do të bëjnë forcat nacionaliste, por pikërisht këtë zgjidhje duhet të jenë për ti pacifikuar forcat nacionaliste, që ato të mos jenë më faktorë që lëvizin dhe shkaktojnë konflikte dhe kriza në rajon".

Sido që të jetë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se në debatin e paralajmëruar duhet diskutuar hapur, për t’u liruar nga qasja mitike, por edhe nga dhënia e lehtë e siç ka thënë ai "të asaj në të cilën kemi çdo të drejtë".

Dialogun e brendshëm në Serbi, ai e ka vlerësuar madje edhe më të rëndësishëm se sa atë Serbia po e zhvillon me Kosovën.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet nëna birësuese e vëllezërve amerikanë: U larguam se na dhunon

Posted: 05 Jun 2017 01:40 PM PDT

Arrestohet e ëma birësuese e dy vëllezërve të mitur amerikanë që u gjetën sot pas gati një javë largimi nga shtëpia.

Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga shtetasen Andrea Grace Bailey-Kay, 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i saj u bë pasi dy fëmijët kanë deklaruar në prani të psikologes se janë larguar nga banesa si pasojë e dhunës që nëna ushtronte ndaj tyre.

"Nga marrja në pyetje në prezencë të psikologes, fëmijët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa si pasojë e dhunës që nëna ushtronte ndaj tyre. Në bazë të kallzimit të marrë nga fëmijët dhe konsultimit me Prokurorin u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje" informon policia.

47-vjeçarja denoncoi në polici me 31 maj 2017 largimin e fëmijëve nga banesa, T. M. B. dhe T. T. B.  Ata ishin larguar nga shtëpia që me 30 maj dhe u gjetën sot duke lëvizur në afërsi të Kopështit Zologjik, shtetasit e mitur të sipër përmendur.

Materialet proceduriale do ti  kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter