Ora News: “Sekuestrohen 25 kg kanabis në një banesë, arrestohet poseduesi” plus 9 more

Ora News: “Sekuestrohen 25 kg kanabis në një banesë, arrestohet poseduesi” plus 9 more


Sekuestrohen 25 kg kanabis në një banesë, arrestohet poseduesi

Posted: 13 Jun 2017 11:42 PM PDT

Një sasi prej 25 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Mallakastrës në bashkëpunim me atë të Fierit gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Koordinata”.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të një banesë në fshatin Bejar. Policia vuri në pranga poseduesin e drogës Armand Pashaj, 37 vjeç.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

/Oranews.tv /

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Rama, i vetëm kundër të gjithëve dhe një surprizë e mundshme”

Posted: 13 Jun 2017 11:36 PM PDT

E përditshmja greke, "Efimerida ton Syntakton", ka publikuar një analizë për zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri.

Analiza, e titulluar "Rama, i vetëm kundër të gjithëve dhe një surprizë e mundshme", ka për autor korrespondentin e Ora News në Greqi, Robert Goro.

Që në fillim, Goro vëren se këto zgjedhje do të jenë më interesantet e njëzetë viteve të fundit. Dhe shpjegon:

"Në një vend, ku kundërshtimi i rezultatit të zgjedhjeve është sporti i preferuar i humbësit, kësaj here janë thuajse zero gjasat që të ndodhë e njëjta gjë".

Goro i referohet marrëveshjes së 18 majit midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Basha, sipas të cilës kreu i KQZ dhe gjashtë Ministra janë zëvendësuar nga emra të propozuar prej opozitës.

"Pas nënshkrimit të marrëveshjes me opozitën, zgjedhjet, që konsideroheshin si piknik për kryeministrin Rama, u shndërruan në një makth të vërtetë", shkruan Goro.

Tashmë, Rama ka kundër madje edhe aleatët e vet, me të cilët qeverisi që nga shtatori 2013. Mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, po zhvillohet një luftë e egër deklaratash.

Më tej, Robert Goro i referohet sondazhit të Ora News, sipas të cilit PS rezulton fituese e zgjedhjeve.
Autori citon analistin Enton Abilekaj, që mendon se "në rast nevoje, LSI do të jetë pjesë e një qeverie bashkë me socialistët. Por konsiderohet e sigurt se do të vejë si kusht, largimin e Ramës nga posti i kryeministrit.

Sidomos nëse numrat e LSI do të jenë të tillë që e lehtësojnë këtë kushtëzim", vëren Abilekaj.

Prandaj Rama ka vënë si objektiv sipëror të zgjedhjeve, fitimin e 71 deputetëve në parlamentin 140 vendësh.

"Por kjo ngjan si ëndërr e pakapshme, po të marrim parasysh se në zgjedhjet e kaluara, kur kishte një sërë
kushtesh favorizuese, PS mori vetëm 66 deputetë", vëren Goro.

Më tej, autori ndalet në zbutjen e retorikës së liderit të opozitës, që sipas autorit mund t'i dedikohetr frymës së marrëveshjes së 18 majit.

"Ndërsa zoti basha kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve dhe dorëheqjen e kryeministrit dhe gjithë qeverisë, që i akuzonte se kanë kanaboizuar vendin dhe se do të përdorin paratë e drogës për të blerë zgjedhjet, tashmë këto referime janë zhdukur nga fjalori i zotit Basha".

Goro citon sërish analistin Enton Abilekaj, sipas të cilit, "ky ndryshim i retorikës së Bashës, tregon se ai po përgatit terrenin për bashkëpunim me zotin Rama pas zgjedhjeve, pavarësisht se nuk e pranon publikisht".

"Kjo do të ishte surpriza më e madhe e zgjedhjeve të 25 qershorit, në një vend ku shumica e zhvillimeve negative i faturohet polarizimit ekstrem dhe antagoniszmit luftarak ndërmjet dy forcave kryesore politike, partisë socialiste dhe asaj demokratike", vëren Goro.

Sipas tij, një qeveri e përbërë nga socialistët dhe demokratët është lancuar nga eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë.

"Edhe pse kjo mund të ngjajë shumë e bukur për të qenë e vërtetë, madje edhe në Ballkan vlen shprehja

"Kurrë mos thuaj kurrë", përfundon analizën e vet korrespondenti i Ora News Robert Goro.
/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qeveri teknike, zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtë!

Posted: 13 Jun 2017 11:31 PM PDT

Epilogu i zgjedhjeve të 11 qershorit, për të mos thënë të pamundur, e vështirëson tej mase krijimin e qeverisë së re. Ngase lidhja e koalicioneve paszgjedhore është aq e vështirë dhe e mundimshme, sa që edhe për ndërkombëtarët do të jetë sfidë e madhe bindja e liderëve të koalicioneve parazgjedhore për lidhjen e një “kurore të re” qeverisëse, shkaku i humbjes së besimit të liderëve në njëri-tjetrin!

Andaj zgjidhja më e mirë dhe më optimale për rrethanat e krijuara pas zgjedhjeve të 11 qershorit, do të ishte krijimi i një “qeverie teknike” me kryeministër nga partia më e madhe politike në vend e dalur nga zgjedhjet, në këtë rast Albin Kurti, ndërsa posti i kryeparlamentarit t’i lihet koalicionit më të madh fitues të zgjedhjeve, kurse ndarja e posteve tjera ministrore të bëhet në përputhje me fuqinë politike të secilit subjekt parlamentar.

Kosova dhe qytetarët e saj nuk kanë kohë për të humbur, derisa të dakordohen ish pushtetarët e deridjeshëm për ndarjen e “tortës” paszgjedhore.

Vendi në asnjë rrethanë nuk guxon të mbetët edhe më tutje peng i orekseve të sëmuara pushtetore të askujtë, e aq më pak të kapësve dhe uzurpatorëve të shtetit, të kusarëve politikë që ua zunë frymën gjeneratave të reja për ndryshime dhe reforma në subjektet e tyre politike në këto 18 vjetët e fundit.

Kosova me 11 qershor votoi për një shtet ndryshe nga ky i sotmi.

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit janë ndëshkim për të gjitha koalicionet e gjertanishme që ishin në pushtet, e në veqanti për koalicionin e fundit PDK-LDK si dhe të atyre që ju bashkangjiten në koalicionet paszgjedhore, që sollën shtetin e ri të Kosovës buzë greminës.

Për ndëshkimin që i bëri popullata klasës politike që ishte në pushtet, më së miri flasin rreth 50 mijë vota të pavlefshme, të cilat shprehin revoltën qytetare ndaj kapësve dhe uzurpatorëve të shtetit.

Kështu, kësaj radhe në mungesë të një alternative tjetër serioze, populli e zgjodhi VV-në si zgjidhjen më të mirë për ta votuar, duke e shndërruar atë në fituesen më të madhe të këtyre zgjedhjeve, jo vetëm për faktin e nxjerrjes së VV-së, si parti e parë politike në vend, sa për ndëshkimin që iu dha partive të deritanishme në pushtet, duke u shkaktuar humbjen më të madhe dhe më të idhët në historikun e tyre.

Përderisa tashmë dihet fati i partive PDK-LDK, humbesve më të mëdha të këtyre zgjedhjeve, ende mbetet i paqartë fati i dy partive të koalicionit PAN, AAK-së dhe NISMA-s, të cilat ndoshta numerikisht do të ngelen dy subjekte të papërfillshme të skenës politike kosovare shkaku i shkeljes së parimeve dhe deklarimeve të tyre të mëparshme.

Thonë frikacakët dhe qyqarët çdo herë ndëshkohen siq është më së keqi! Kështu i ndodhi kësaj radhe LDK-së, e cila nga frika e hyrjes e vetme në garën zgjedhore, më shumë humbi se sa fitoi nga koalicioni me dy AA!
Kësaj radhe LDK-ja duhet të pajtohet me vendimin e sovranit, për t’iu kthyer vetvetes e jo të bëhet patericë e partive tjera për pak pushtet.

Është momenti i fundit që të lindin alternativa të reja politike, me njerëz të rinjë, nga patriot të devotshëm dhe të pakonsumuar për t’i sjellë vendit një qeverisje të re, të pastër dhe të pakorruptuar.

Ka ardhur çasti i shumpritur për atdhetarët, për njerëzit që e duan me shpirtë e zemër atdheun e tyre, që të formojnë parti të reja, për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e dhimbshme 18 vjeqare, për t’i dhënë kahje tjetër ecjes dhe zhvillimit të vendit. Në mënyrë që Republika e Kosovës të ecë me hapa të shpejtë në drejtim të zhvillimit ekonomik, sundimit të rendit dhe ligjit ashtu siq funksionojnë shtetet e zhvilluara dhe demokratike të kohës moderne.

Rritja 100 % e votës së VV-së në këto zgjdhje, është treguesi më i mirë se Kosova në këto vitet e paspavarësisë nuk është qeverisur ashtu siq e kanë pritur qytetarët, prandaj kalkulimet për koalicione të reja paszgjedhore janë të kota dhe të dëmshme për vendin.
Vetëm një qeveri teknike do të ishte zgjidhja më fatlume për Kosovën e ditëve të sotme, për ta nxjerrë vendin nga kriza politike, për ta evituar ngërçin e gjatë dhe vazhdimin e errësirës politike në vendin tonë.

Me qeverinë teknike të shkohet deri në vjesht, për t’iu kthyer edhe një herë sovranit në zgjedhje të përgjithshme (lokale dhe parlamentare), për të ndarë përfundimisht “shapin nga sheqeri”.

Përfundimisht duhet të ndalet ky realitet i hidhur i krijuar në Kosovën e pasluftës, ku asnjëherë vota e qytetarëve nuk e përcaktoj qeverisjen e vendit, por ishin marrëveshjet (pazaret) e natës mes liderëve partiak, duke kontrabanduar votën e lirë dhe vullnetin e qytetarëve, për të qeverisur kundërligjshëm shtetin në kundërshtim me vullnetin e popullit.
Duhet të ndalet me çdo kusht ky mentalitet qeverisës, me politikanë që njohin vetëm paranë e pistë, hilen, mashtrimin dhe gënjeshtrën, shteti nuk do të ecë përpara asnjëherë me maskarada mashtruese dhe mjegulla artificiale për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit.

Në të kundërtën, çdo përpjekje për lidhje të koalicioneve paszgjedhore për vazhdimin e “Status quos”, përveqse do të marrë kohë të gjatë, nuk do të sjellë zgjidhje të qendrushme politike dhe gjë të mirë për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të varfër të Kosovës. Kur jemi në këtë segment të zgjatjes së afateve kohore, mbetët i pajustifikueshme deklarata e kreut të KQZ-së, zonjës Valdete Daka, se; “Komunikimi i rezultatit përfundimtar i zgjedhjeve të 11 qershorit do të ndodhë pas tre javësh”!

Këtë paradoks të KQZ kosovare do ta ilustroj me një shembull të thjeshtë; “Në Itali, për 42 mililion votues, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve bëhet publik brenda 24 orësh, ndërsa në Kosovë për vetëm 700 mijë votues, KQZ-së i duhen hiq më pak se tre javë”, tendencë kjo për manipulim të procesit zgjedhor, gjegjësisht për mbajtjen në pushtet të klasës së korruptuar politike!
/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sonte sondazhi i tretë i RTV Ora News dhe IPR Marketing

Posted: 13 Jun 2017 11:22 PM PDT

Mbrëmjen e sotme, 14 qershor 2017, Ora News dhe IPR Marketing do të sjellin sondazhin e tretë në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Çfarë ka ndryshuar në mbështetjen ndaj partive politike?

A do të konfirmohet trendi i prirjes së votës së shqiptarëve?

Sa përqind merr secila parti në rang kombëtar?

Pas Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Fierit, sondazh edhe në qarkun e Shkodrës ku ndahen 11 mandate.

Mësoni sesi është e orientuar vota e shqiptarëve nga sondazhi i tretë i Ora News dhe IPR Marketing, sonte në ora 21:00 në Tonight Ilva Tare.

Në studio LIVE Afrim Krasniqi, Artur Zheji, Blendi Ceka, Dritan Hila.

Direkt nga Italia, truri i IPR Marketing, Antoni Noto.

Ora News dhe IPR Marketing ju thonë të vërtetën për 25 qershorin.


/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Panik në Londër, zjarr masiv në kullën 24 katëshe me 120 banesa

Posted: 13 Jun 2017 10:57 PM PDT

Një kullë gjigande 24 katëshe në perëndim të Londrës është përfshorë nga një zjarr masiv gjatë natës. Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes pretendojnë se ka njerëz të bllokuar brenda.

Më shumë se 200 zjarrfikës janë ende duke luftuar me flakët në Grenfell Tower në veri të Kensington, ku mendohet se jetojnë qindra njerëz.

Ambulanca e Londrës tha se 30 persona po marrin trajtim spitalor.

BBC raporton se ndërtesa 24-katëshe ishte në ajër dhe rrezikon të shembet.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan tha se një “incident i madh” ka ndodhur.

Rreth orës 04:00 policia tha se: “Banorët vazhdojnë të evakuohen nga blloku i kullës”.

Dëshmitarët okularë thanë se kishin parë drita, që mendohet të kenë qenë telefona celularë ose pishtarë të ndezur në krye të bllokut të banesave.

Të tjerë thonë se banorët, të cilët mendohet të jenë të bllokuar brenda, kishin dalë në dritaret e tyre.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kapet një administrator i lojës “Balena Blu”

Posted: 13 Jun 2017 01:46 PM PDT

Një administrator i lojës vdekjeprurëse "Balena Blu" është arrestuar nga policia ruse.

Bëhet fjalë për Ilya Sidorov 26 vjeç nga Moska i cili ka pranuar të ketë krijuar lojën e mediave sociale, që supozohet se inkurajojnë të rinjtë të marrin pjesë në një lojë të rrezikshme, duke përfunduar në vetëvrasje.

Policia ruse thotë se Sidorov dyshohet se ka udhëzuar një vajzë 13-vjeçare të hidhet poshtë trenit. Vajza u dërgua në spital me dëmtime nga tentativa e saj për vetëvrasje.

Përpara kësaj, ai i kishte thënë vajzës të gjakoste veten duke vizatuar balenën në krah apo duke dëmtuar trupin e saj në mënyra të ndryshme.

Më tej është pohuar se kur ai është marrë në pyetje nga policia ka pranuar  se administron lojën e mediave sociale.

“I dyshuari sqaroi se ai është administrator i një grupi të ashtuquajtur vetëvrasës që kishte 32 anëtarë, të gjithë të mitur,” tha zëdhënësi.

“Ai u caktonte atyre detyra që synonin të plagosnin veten e tyre për të nxitur vetëvrasje”, vijoi zëdhënësi i policisë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Burrë, burrë dhe burrë të martuar

Posted: 13 Jun 2017 01:33 PM PDT

Tre burra homoseksual janë martuar zyrtarisht midis tyre, duke e konsideruar si familja e parë "polyamorous".

Martesa treshe e pazakontë ka ndodhur në Kolumbi dhe ajo është legalizuar tashmë, ndërsa martesat midis të njëjtit seks janë legalizuar vitin e shkuar.

“Ne donim të vërtetonim familjen tonë … dhe të drejtat tona, sepse nuk kishim bazë të fortë ligjore që na krijonte si familje”, tha një nga burrat, aktori Victor Hugo Prada, në një video të botuar nga mediat kolumbiane të hënën.

Ai tha se ai dhe dy partnerët e tij, instruktori sportiv John Alejandro Rodriguez dhe gazetari Manuel Jose Bermudez, nënshkruan dokumentet ligjore me një avokat në qytetin Medellin, duke i themeluar si një njësi familjare me të drejta trashëgimie.

“Kjo na themelon si një familje, një familje polyamorous. Është hera e parë në Kolumbi", shtoi ai.

Avokati dhe aktivisti i të drejtave të homoseksualëve, Rincon Perfetti tha se në Kolumbi ka shumë lidhje treshe, por ky ishte i pari që u njoh ligjërisht.

“Është një njohje se ekzistojnë lloje të tjera të familjes”, i tha ai AFP-s.

Një vendim i gjykatës kushtetuese në prill të vitit 2016 e bëri Kolumbinë vendin e katërt jugor të Amerikës që ka legalizuar përfundimisht martesën midis gjinisë së njëjtë, pas Argjentinës, Brazilit dhe Uruguait.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ushqimet tuaja të preferuara në koleksionin e ri për meshkuj

Posted: 13 Jun 2017 01:21 PM PDT

Koleksioni i ri për rrobat e meshkujve ka të bëjë me disa veshje në të cilat bëjnë pjesë ushqimet e preferuara të meshkujve.

Të gjitha këto veshje morën vëmendjen e të gjithë botës pasi ishte një stil i vecantë që jo të gjithë mund ta bëjnë pjesë të garderobës.

Ndër to  ka imazhe të picës, të ananasit, të birrës dhe të pulës. Ndërsa të tjerat përfshijnë pamje të përgjithshme rreth kafshëve, kryesisht maceve.

Cmimi për të marrë një nga këto veshje, që janë pantallona të ngjitura me bluzen është rreth 80 dollarë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zaev: Për emrin e Maqedonisë do të vendos populli në referendum

Posted: 13 Jun 2017 01:13 PM PDT

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas daljes nga Zyra e Prokurorisë  Speciale Publike, ku ai ishte i thirrur si dëshmitar dhe i dëmtuar për rastin "Target" për përgjimin e paligjshëm të mbi 5000 qytetarëve, tha se Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov sot ka shkuar në Athinë, por nuk do të diskutojë për emrin, transmeton TetovaSot.

"Qëllimi i vizitës është që të krijojë marrëdhënie më të mira midis fqinjëve, dhe të krijojë teren për takime më të shpeshta të nivelit të lartë", tha Zaev.

Në lidhje me këtë çështje, Zaev tha se do të konsultohet edhe me opozitën, por në fund do të vendos populli me anë të një referndumi.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PDIU: Martesa e lodhur Rama-Basha prodhoi të vetmen gjë të mirë

Posted: 13 Jun 2017 01:12 PM PDT

Sekretari për çështjet ekonomike në PDIU, Ermal Telha thotë në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, u shpreh se e vetmja gjë pozitive që prodhoi marrëveshja Rama-Basha ishte mos përfshirja e administratës në zgjedhje.

Pjesë nga deklaratat:

Telha: Për mua e vetmja gjë që prodhoi "martesa e lodhur" mes Ramës dhe Bashës ishte mos përfshirja e administratës publike në fushatë dhe ndarja një herë e mirë me këtë lloj standardi. Në qoftë se do të vendoset dhe do të qëndrojë dhe është një nga standardet më të mira.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter