Ora News: “Pi duhan gjatë muajit të Ramazanit, futet në burg” plus 9 more

Ora News: “Pi duhan gjatë muajit të Ramazanit, futet në burg” plus 9 more


Pi duhan gjatë muajit të Ramazanit, futet në burg

Posted: 15 Jun 2017 12:00 AM PDT

Një burrë është arrestuar pasi ka pirë cigare në publik gjatë muajit të Ramazanit në Tunizi.

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor Bizerte e ka dënuar atë me 1 muaj burgim.Sipas një grupi të të drejtave të njeriut kjo është një shkelje absurde e lirive personale.

Dhjetra njerëz kanë protestuar të dielën në kryeqytetin e Tunizisë për të drejtën për të ngrënë dhe pirë gjatë Ramazanit, raporton BBC.

Rreth dy javë më parë katër persona janë dënuar me burg pasi hëngrën në publik. Sipas Amnesty International nuk ka ligje në Tunizinë myslymane që detyron njerëzit të agjërojnë ose ti ndalojnë ata që të hanë apo të pijnë duhan në publik gjatë muajit të shenjtë islamik.

Tunizia është konsideruar si një nga shtete myslymane më liberale në botë dhe është e njohur nga pushuesit europianë për shkak të plazheve të tij.

Megjithatë një pjesë e popullsisë është konservatore dhe mbështet ligjin islamik.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në burg dy inspektorë shëndeti, lëshonin çertifikata falso për bizneset

Posted: 14 Jun 2017 11:58 PM PDT

Gjykata e Shkodrës ka vendosur "arrest me burg" " për dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor, të cilët dyshohet se në këmbim të parave pajisnin bizneset e ndryshme me çertifikatën pastërtie të ambjentit. Masa e sigurisë u caktua me kërkesë të Prokurorisë.

Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se inspektorët Dritan Geci dhe Milseva Milla merrnin nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë për t'i pajisur bizneset me çertifikata dizifektim-dezinsektim, të cilat për më tepër rezultojnë që janë të falsifikuara.

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg", masë e cila është zbatuar nga ana e forcave të Policisë Vendore të qytetit.

Sipas organit të akuzës, "nga analiza e akteve dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Dritan Geci  së bashku me shtetasen Milseva Mustafa (Milla) kanë konsumuar elementët e veprës penale "Falsifikim i dokumentave" parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" e kryer në bashkëpunim"

Këta shtetas pas kontrolleve të kryera tek subjekte të ndryshëm tregtarë kanë konstatuar se afati i vlefshmërisë së çertifikatës së shërbimit për dizifektim-dezinsektim-deratizim kishte mbaruar ose subjektet nuk ishin të pajisur fare me një të tillë.

Ndodhur në këto kushte, ata kanë kontaktuar privatisht me subjektet e interesuar dhe iu kanë ofruar atyre një çertifikatë shërbimi dizifektim-dezinsektim-deratizim lëshuar nga shoqëria "Neo-Vita" shpk, e cila rezulton të ketë pezulluar aktivitetin e saj tregëtar  që në datën 7 janar 2015, kundrejt një shume të ndryshme lekësh, të cila më pas i kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fjolla Morina dhe Big Mama me poza të “nxehta” në Turqi

Posted: 14 Jun 2017 11:53 PM PDT

Këngëtarja superseksi Fjolla Morina është duke shijuar rrezet e diellit në plazhet e mrekullueshme të Turqisë. Por ajo nuk është vetëm, në këto pushime e shoqëron kolegia Big Mama, të cilat së bashku po provokojnë përpara aparatit fotografik.

Fjolla së fundi ka publikuar disa fotografi mjaft "të nxehta" në llogarinë personale në Instagram, ku në njërën prej tyre shihet duke drejtuar buzët afër Big Mamës.

 

Love is in the air @savatours @bigitos #savatours #thehappymakers #mamastrip #pink & #blue

A post shared by Fjolla Morina – Official IG (@fjolla.morina) on

 

Flamingo style! #mamastrip #savatours #happymakers @savatours

A post shared by Fjolla Morina – Official IG (@fjolla.morina) on

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çifti shqiptar konfliktoheshin prej kohësh, fqinja: Si e gjeta viktimën në dysheme

Posted: 14 Jun 2017 11:35 PM PDT

Pak orë nga ngjarja e rëndë në një familje emigrantësh shqiptarë në Itali , ku 62 vjeçari Muhamde Vrapi vrau me 15 goditje me thikë bashkëshorten e tij Diana Vrapi Koni 52 vjeç, policia italiane ka zbardhur detajet e para të këtij krimi.

Muhamed e Diana Vrapi jetonin prej shumë vitesh në Itali e kìshin marrë nënshtetësinë italiane. Ata kanë 3 fëmijë në moshë madhore, ku më i vogli është 19 vjeç e që të gjithë jetojnë në shtëpitë e tyre e jo më në banesën e prindërve.

Muhamed Vrapi është puëntor ndërtimi, ndërsa Diana Vrapi punonte si kujdestare shtëpie e asistente të moshuarish.

Dëshmitë e para të fqinjve në pallatin ku jetonte çifti shqiptar në komunën Bustio Arsizo në provincën e Varezes, vërtetojnë se gjatë kohëve të fundit mes çiftit kishte grindje të shumta.

Krimi ka ndodhur rreth orës 16.30 minuta të pasdites së të mërkurës. Ka qenë një fqinj e cila pasi ka dëgjuar ulërimat e Diana Vrapit ka trokitur në banesën e tyre. Derën ja ka hapur Muhamed Vrapi me duart e gjakosura e menjëherë ajo ka dhënë alarmin.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit si dhe ndërhyrja e shpejtë mjekësore.

Shqiptarja Diana Vrapi është gjetur mbi dysheme me thikën ende mbi trup dhe ishte ende gjallë. Ndërhyrja e mjekëve të ndihmës së shpejtë nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

DianaVrapi ka ndërruar jetë pas një ndalimi zemre. Arma e krimit është një thikë kuzhine.

Muhamed Vrapi ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij e aktualisht ndodhet në burgun e Bustio Arsizio me akuzën e krimit në familje.

Ende nuk është i qartë motivi që ka çuar Muhamed Vrapin në vrasjen e bashkëshortes së tij Diana Vrapi.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bob Dylan akuzohet për plagjiaturë

Posted: 14 Jun 2017 11:26 PM PDT

Bob Dylan është akuzuar për plagjiaturë. Ai mendohet se gjatë fjalimit të tij të pranimit të çmimit Nobel për Letrësi ka marrë pjesë të cituara të SparkNotes.

Dylan, i cili është muzikanti i parë i cili ka fituar çmimin për letërsi, ka mbajtur një ligjëratë më 4 qershor në Akademinë Suedeze në Los Anxhelos, një kërkesë për të kërkuar çmimin e tij prej 900.000 dollarë. Legjenda e muzikës rrok e fitoi çmimin në tetor dhe në dhjetor nuk pranoi të merrte pjesë ne ceremoni.

76-vjeçari mbajti një fjalim prej 26 minuta dhe i referohej kryeveprave të letërsisë duke cituar Odiseja e Homerit dhe Moby Dick nga Herman Melville.

Sara Danius, sekretarja e Akademisë, postoi fjalimin e tij në blogun e saj dhe mendohet se pjesë të fjalimit të tij, të cilat ai i citonte si të Moby Dick janë marrë nga SparkNotes.

 /Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zyrtari i lartë amerikan vlerëson përparimin e reformës në drejtësi

Posted: 14 Jun 2017 11:19 PM PDT

Zëvendës/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hot Brian Yee, i sheh me nota pozitive zhvillimet politike në disa vende të Ballkanit, në sajë të mbështetjes amerikane.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit, përmendi disa përparime të rëndësishme, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Hot Brian Yee: Me angazhimin tonë dhe të Evropës, gjatë muajit të kaluar, kemi parë disa suksese reale, me hyrjen e Malit të Zi në NATO, sigurisht me ndihmën e Senatit, udhëheqësit e Maqedonisë bashkëpunuan për të formuar një qeveri të re, opozita e Shqipërisë ra dakord që t’i jape fund bojkotit dhe të marrë pjesë në zgjedhje më 25 qershor dhe Serbia pritet të hapë dy kapituj të ri me Bashkimin Evropian këtë muaj.

Gjatë një seance për rajonin në Senat, Yee ka folur edhe për disa rreziqe që i kanosen Balkanit Perëndimor, ndaj reagimi ndaj tyre duhet të të jetë i menjëhershëm.

Hot Brian Yee: Ballkani Perëndimor përballet me një numër kërcënimesh: Institucione të brishta, mangësi në shtetin ligjor dhe media jo e lirë, i kanë hapur rrugën një korrupsioni të rrënjosur thellë. Ky korrupsion vë në rrezik këto demokraci të reja dhe u hap rrugën aktorëve destabilizues, përfshirë ekstremistë të dhunshëm, grupe të krimit të organizuar dhe vende që duan të ushtrojnë ndikim keqdashës.

Gjatë takimit dedikuar situatës në rajon, senatorët shprehën shqetësimin për rritjen e interesit dhe aktivitetit rus dhe thanë se po punojnë me vendet e Ballkanit për t’u përballur me ndikimin keqdashës të Moskës.

Sipas tyre, dobësitë e brendshme dhe presionet e Rusisë, ekspozohen në mungesë të politikave të qarta të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

‘Roli amerikan, i nevojshëm për zmbrapsjen e ndikimit rus në Ballkan’

Posted: 14 Jun 2017 10:56 PM PDT

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha të mërkurën se Ballkani Perëndimor përballet me sfidat më serioze që nga viti 1990.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee foli në një seancë për rajonin në Senat, ku senatorë dhe ekspertë bënë thirrje për vazhdimin e angazhimit amerikan në Ballkan për të zmbrapsur ndikimin rus dhe për të shmangur përshkallëzimin e krizave, si edhe për të mbështetur reformat dhe stabilitetin. Keida Kostreci e Zërit të Amerikës, ndoqi seancën.

Në një ditë kur një anëtar i Kongresit dhe disa persona të tjerë u plagosën pranë Uashingtonit, zoti Yee e filloi seancën duke shprehur keqardhjen dhe solidaritetin e kolegëve të Departamentit të Shtetit, në seancën e Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin për Siguri Rajonale.

Zoti Yee tha se nëse kërcënimet e jashtme dhe të brendshme, nuk marrin përgjigje, ato mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ballkani Perëndimor përballet me një numër kërcënimesh: Institucione të brishta, mangësi në shtetin ligjor dhe media jo e lirë, i kanë hapur rrugën një korrupsioni të rrënjosur thellë. Ky korrupsion vë në rrezik këto demokraci të reja dhe u hap rrugën aktorëve destabilizues, përfshirë ekstremistë të dhunshëm, grupe të krimit të organizuar dhe vende që duan të ushtrojnë ndikim keqdashës", tha ai.

Zoti Yee tha se problemet e brendshme, u kanë hapur rrugën kërcënimeve të jashtme si Rusia që synon të frenojë përpjekjet e vendeve të rajonit për të ndjekur një rruhë euro-atlantike.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit, përmendi disa përparime të arritura me mbështetjen amerikane, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

"Me angazhimin tonë dhe të Evropës, gjatë muajit të kaluar, kemi parë disa suksese reale, me hyrjen e Malit të Zin ë NATO, sigurisht me ndihmën e Senatit, udhëheqësit e Maqedonisë bashkëpunuan për të formuar një qeveri të re, opozita e Shqipërisë ra dakord që t'i jape fund bojkotit dhe të marrë pjesë në zgjedhje më 25 qershor dhe Serbia pritet të hapë dy kapituj të ri me Bashkimin Evropian këtë muaj".

Ai gjithashtu theksoi nevojën e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari republikan i nënkomisionit Ron Johnson, që sapo ka bërë një vizitë në rajon, tha se mesazhi i atyre vendeve është i qartë:

"Udhëheqja amerikane është e nevojshme në Evropën juglindore. Kur tërhiqen Shtetet e Bashkuara, vakuumi i ndikimit mbushet nga vende me synime të dëmshme", tha ai duke iu referuar ndikimit rus, një nga shqetësimet më të mëdha që u shprehën në seanca.

Senatori Johnson tha se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të ketë stabilitet në Ballkan.

Edhe nënkryetari i nënkomisionit, demokrati Chris Murphy theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet t'i kushtojnë më shumë vëmendje Ballkanit, duke shprehur rëndësinë e rajonit në arenën ndërkombëtare.

"Tre nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet politika e jashtme amerikane, gërshetohen në Ballkan. Së pari, sfida e maskuar dhe e hapur e ndikimit rus që minon mbështetjen e instutucioneve perëndimore dhe gërryen më tej, qeverisjen demokratike; së dyti korrupsioni i rrënjosur që frenon përparimin ekonomik dhe i destabilizon qeveritë në gjithë rajonin dhe së treti radikalizimi në rritje i të rinjve myslimanë dhe numri relativisht i atyre që kanë shkuar në Siri nga ky rajon që të luftojnë me ISIS-in".

… por senatori demokrat shprehu pakënaqësinë për mesazhin që përçon administrata aktuale amerikane e drejtuar nga republikani Donald Trump.

"Ka një mospërputhje totale mes ekspozesë që bëni ju dhe sfidave të shumta që kanë nevojë për shtimin e burimeve dhe buxhetit që është paraqitur", iu drejtua ai zotit Yee.

Zoti Murphy i referohej projekt-buxhetit të Shtëpisë së Bardhë për politikën e jashtme që sapo është prezantuar në Kongres dhe që ai tha se parashikon shkurtime të mëdha për Ballkanin. Ai tha se sipas mendimit të tij, ato shkurtime nuk kanë asnjë shans për t'u miratuar.

Zoti Murphy foli për përshtypjet që merr kur takohet me udhëheqësit e Ballkanit.

"Ata janë të shqetësuar se ne po dërgojmë një mesazh me këto shkurtime, me mungesën e mbështetjes për NATO-n, me kritikat ndaj aleatëve të BE-së, se ne nuk jemi më të interesuar për rajonin".

Si senatorët ashtu edhe zoti Yee dhe ekspertët, në shumë raste theksuan shqetësimin për rritjen e interesit dhe aktivitetit rus në Ballkanin Perëndimor dhe thanë se po punojnë me vendet e Ballkanit për t'u përballur me ndikimin keqdashës të Moskës. Ata thanë se dobësitë e brendhshme dhe presionet e Rusisë, ekspozohen në mungesë të politikave të qarta të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Argumenti i tyre ishte se mungesa e vëmendjes mund t'i kthejë problemet që janë të zgjidhshme, në situata të rrezikshme.

"Mesazhi im qendror është se paqartësia e vazhdueshme e mesazhit amerikan sot, mund të shkaktojë një krizë nesër, që nga ana tjetër do të kërkonte një angazhim shumë më të madh amerikan sesa do të ishte dashur për shmangien e krizës që pa filluar", tha Damon Wilson, zëvendës president ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Provimi i Matematikës, Malaj: Lini celularët në shtëpi

Posted: 14 Jun 2017 10:23 PM PDT

Sot në orën 10:00 maturantët nisin sfidën e tyre të tretë  të maturës shtetërore: atë të provimit të Matematikës.

Zv/ministrja e arsimit Nora Malaj, e ngarkuar në monitorimin e këtij procesi kërkoi nga maturantët zbatim të rregullores dhe të lënë në shtëpi celularët e tyre.

Malaj: Që të kenë kujdes që të mos pajisen me celularë. Ju bëj me dije edhe prindërve që edhe ata të jenë të kujdesshëm që fëmijët e tyre të realizojnë të plotë procesin e Maturës Shtetërore. Garantoj për standardin dhe cilësinë e provimit të Maturës Shtetërore.

Në Qendrën e Shërbimeve arsimore,  institucioni përgjegjës i përgatitjes së tezave janë vendosur valë bllokuese për celularët dhe godina ruhet me polici.

Malaj: Janë vendosur valë bllokuese që nuk lejojnë akses të internetit dhe telefonit. Policia e Shtetit ka kontrolluar personat që punojnë aty. Godina ruhet gjatë 24 orëve.

Duke garantuar për standarde, zv/ministrja e arsimit i kërkon maturantëve të testohen konform rregullave dhe ligjit në të kundër humbet do të përballet me penalitete.

Për provimin paraardhës pati 20 shkelje nga ana e maturantëve dhe u konstatuan shkelje nga dy administratorë. Provimi nis në orën 10 dhe zgjat 2.30 min.

 /Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Krasniqi: Rruga e PD drejt pushtetit nuk kalon nga PS e LSI

Posted: 14 Jun 2017 02:39 PM PDT

Politologu Afrim Krasniqi duke analizuar sondazhin e IPR Marketing dhe Ora News, shprehet se rruga e PD-së drejt pushtetit nuk kalon nga PS dhe LSI, por nga marrëveshja me qytetarët.

Krasniqi: Rruga e PD-së drejt pushtetit nuk kalon as nga PS dhe as nga LSI-ja, kalon tek një marrëveshje me qytetarët dhe t'i bindë qytetarët. Gjithmonë ka kohë të bindë votuesit nëse vërtet je në gjendje të ofrosh diçka.

Është e vërtetë që ekspertët gjermanë kanë ndihmuar për programin ekonomik të PD-së dhe si është e mundur që duhet 4 muaj për t'u printuar. E shoh trend pozitiv rritjen e Libra dhe PDIU. Njerëzit që i kundërvihen sistemit janë njerëzit më kurajoz.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zheji: Opozita të lërë seksin hibrid

Posted: 14 Jun 2017 02:33 PM PDT

Analisti Artur Zhej duke analizuar sondazhin e IPR Marketing dhe Ora News, tha se Basha duhet të gjejë arsyet dhe të shohë gabimet se pse PD-ja ka pësuar rënie.

Zheji: Nuk kemi një deklaratë të qartë të Bashës që të thotë kurrë me PS-në nuk do të qeverisim me Ramën, sepse është Rama i krimit, i drogës. Duke ulur këtë ton, ok ka mbajtur paqen sociale, por ka hutuar elektoratin. Ai thotë ku është armiku? Rama jo është jo s'është, as mish as peshk, as mashkull as femër dhe kjo krijesë amorfe ka krijuar këtë paqartësi. Megjithatë, ka kohë opozita që të lërë seksin hibrid dhe të thotë siç e tha Berisha para ca ditësh që nuk do të ketë koalicion PD-PS pas 25 qershorit.

Nuk u amplikua dhe natyrisht Fuga me shokë që kontrollojnë të gjithë median shqiptare. Basha duhet të kuptojë këtë bilanc dhe të kuptojë se ka gabuar. Kryesorja, trendi kryesor është qartësimi i elektoratit se çfarë do të bëjë pas 25 qershorit. Në qoftë se do të rrijë prapë në opozitë është demoralizim, në qoftë se do të vijë në pushtet kalon nga LSI-ja.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter