Ora News: ““One Love Manchester”, mblidhen 2 milionë paund për familjet e viktimave” plus 9 more |
- “One Love Manchester”, mblidhen 2 milionë paund për familjet e viktimave
- Po shëtiste shokët, përplas audin 170 mijë euro
- Policia ndalon Aleksandar Jabllanoviç
- Putin mohon: Nuk kam folur me Michael Flyn
- Kapet i dënuari me 8 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve
- Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore
- Aksident në Shkup, lëndohen 8 pjestarë të njësisë speciale
- Akuza për terrorizëm, 4 shtete ndërpresin marrëdheniet me Katarin
- Sulm me mjete shpërthyese në tubimin e Vetëvendosjes
- Sulmi në Londër nga ISIS, policia i njeh terroristët
| “One Love Manchester”, mblidhen 2 milionë paund për familjet e viktimave Posted: 05 Jun 2017 12:08 AM PDT Koncerti i bamirësisë "One Love Manchester", i organizuar pas sulmit të 22 majit, u kthye në një natë të bashkimit, shërimit dhe gëzimit për 50.000 adhurues të muzikës. Shfaqja u organizua për të kujtuar 22 viktimat e shpërthimeve kamikaze në një koncert të këngëtares Ariana Grande në 22 maj, ngjarje që tronditi jo vetëm Britaninë, por mbarë botën. Pavarësisht rrethanave, një atmosferë festive mbizotëroi në këtë event ku vetë Grande u rikthye në skenë. Nën masa të larta sigurie, këngëtares 23-vjeçare ju bashkuan në skenë artistë të mirënjohur si Robbie Williams, Coldplay, Liam Gallagher, Justin Bieber, Miley Cyrus, Katy Perry e the Black Eyed Peas. Organizatorët thanë se ky event grumbulloi 2 milionë paundë për familjet e viktimave, përmes dhurimeve online dhe teksteve, duke e çuar fondin total të emergjencave We Love Manchester në më shumë se 10 milionë paundë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Po shëtiste shokët, përplas audin 170 mijë euro Posted: 05 Jun 2017 12:06 AM PDT Ja cfarë nuk duhet të bëni me një audi R8. Një i ri donte ti tregonte shokëve se si ishte të udhëtonin me një Audi me vlerë 170 mijë euro. Por xhiro e tij nuk shkoi siç duhej pasi fatkeqësisht, teksa mer kthesën humb kontrollin e mjetit dhe përlaset duke shkatërruar plotësisht makinën. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Policia ndalon Aleksandar Jabllanoviç Posted: 05 Jun 2017 12:03 AM PDT Policia e Kosovës, ka konfirmuar se ka ndaluar dhe shoqëruar për në stacionin e Leposaviçit, Aleksandar Jabllanoviçin, aktualisht kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, parti kjo që garon në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Arrestimi i Jabllanoviçit ka pasuar përfshirjen e tij në një zënkë, me ç'rast është thirrur policia, e cila pas kontrollit ka gjetur një armë zjarri te Jabllanoviçi, si dhe është konfirmuar se ai ishte edhe nën ndikimin e alkoolit. Jabllanoviç është shoqëruar në polici bashkë me bashkëshorten e tij, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë,zëvendëskomandanti i policisë për veriun e Kosovës, Besim Hoti. Aleksandar Jabllanoviç ka qenë për disa muaj ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë në largim të Kosovës, por më pas ishte shkarkuar. Ai ishte edhe njëri prej themeluesve të Listës Serbe, por e cila nuk e njeh më atë si kryetar, andaj në zgjedhjet e 11 qershorit, kishte vendosur të garoj me një subjekt të ri politik, me emrin Partia e Serbëve të Kosovës./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Putin mohon: Nuk kam folur me Michael Flyn Posted: 05 Jun 2017 12:02 AM PDT Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mohuar edhe njëherë spekulimet se ai ka patur kontakte me ish-këshilltarin e Presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael Flyn, duke u shprehur se ndonëse kishin qënë të ulur në një tavolinë gjatë një eventi të zhvilluar dy vite më parë, nuk shkëmbyen asnjë fjalë me njëri tjetrin. Lideri i Kremlinit ka sqaruar se fotografia që ka qarkulluar masivisht në mediat ndërkombëtare është shkrepur në vitin 2015, gjatë një eventi të organizuar nga Russia Today, një media kjo e sponsorizuar nga Moska. Megjithatë, në një intervistë të dhënë së fundmi për NBC Nevvs, Putin thekson se e kishte marrë vesh se kush ishte personi me të cilin ishte ulur pranë, vetëm kur u largua nga salla. “Kur erdha për të marrë pjesë në eventin e kompanisë Russia today, u ula në tavolinë dhe kisha afër një xhentëllmen. Unë u ngrita të mbaja fjalimin, fola për disa gjëra të tjera, pastaj u ngrita nga tavolina dhe u largova. Më pas, më komunikuan se xhentëllmeni në fjalë ishte nga Shtetet e Bashkuara dhe se ishte i përfshirë në disa gjëra. Më thanë se kishte qënë pjesë e shërbimeve të sigurisë. Kaq ishte. Unë nuk fola mëm e të. Kjo është gjithcka sa i përket kontaktit tim me Michael Flynn.” Në këtë mënyrë Putin ka hedhur edhe njëherë poshtë akuzat e shumta që kanë ardhur nga mediat amerikane për lidhje të dyshuara mes adminsitratës Trump dhe Moskës. Megjithatë, autoritetet amerikane kanë arritur të provojnë se Michael Flynn ka patur më herët kontakte me ambasadorin e Rusisë në ShBA, Sergei Kislyak. Për këtë arsye, ish-këshilltari i Presidentit për Sigurinë Kombëtare, u tërhoq nga detyra e tij disa muaj më parë. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kapet i dënuari me 8 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve Posted: 04 Jun 2017 11:50 PM PDT Një 39-vjeçar i dënuar me 8 vite burg është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Policia sqaron se "në pranga u vu shtetasi Florjan Qafa 39 vjeç i dënuar më parë për penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhërin e datës 14.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal." Arrestimi i Florjan Qafës u bë në kuadër të operacionit të koduar "Star" nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 1, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore Posted: 04 Jun 2017 11:40 PM PDT Maturantët do t’i nënshtrohen sot provimit të parë me detyrim, atij të gjuhës së huaj. Janë mbi 40 mijë maturantë që sot nisin sfidën e tyre të parë duke iu nënshtruar provimeve më të rëndësishme të mbylljes së sistemit arsimor parauniversitar. Testi për provimin e Anglishtes do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet me 50 pikë. MAS u ka bërë apel kandidatëve që të mos kopjojnë pasi në të kundër rrezikojnë pezullimin. Një ditë më parë ministrja e Arsimit Mirela Karabina ka garantuar mësuesit dhe nxënësit se procesi do të monitorohet rreptësisht. Ajo bëri me dije se çdo tendencë apo përpjekje për të shkelur rregullat e maturës do të ndëshkohet. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Aksident në Shkup, lëndohen 8 pjestarë të njësisë speciale Posted: 04 Jun 2017 11:26 PM PDT Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Partizania” në Shkup, kur një makinë e tipit “Audi” me targa të Shkupit me shpejtësi të madhe i ka prerë rrugën një karvani të policisë. Si pasojë kanë ngelur të lënduar 8 pjesëtarë të njësisë për ndërhyrje të shpejtë, të cilët me ndihmën e shpejtë janë dërguar në klinikat e Shkupit. Karvani i policisë po kthehej për në stacion policor pas festimeve që ishin në sheshin e Shkupit, për fitoren e Vardarit si Kampion evropian në hendboll. (INA) Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Akuza për terrorizëm, 4 shtete ndërpresin marrëdheniet me Katarin Posted: 04 Jun 2017 11:03 PM PDT Mbi akuzat se Katari po mbështet organizatat terroriste dhe se po nxit destabilitetin në rajon, Arabaia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Dohan zyrtare, duke krijuar kështu një situatë kaotike. Kater shtetet fqinje të Katarit, i kanë dhënë afat 48 orë diplomatëve të largohen nga vendet respektive, ndërsa janë rritur ndjeshëm kontrollet në kufijtë tokësore dhe detarë. Sipas ekspertëve, kjo është një lëvizje e paprecerentë që mund të prodhojë një ndarje serioze për shtetet e Gjirit Persik. Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shkëputur lidhjet dipliomatike me Katarin, teksa e akuzojnë këtë të fundit se po shtyn drejt destabilitetit në rajon. Sipas katër shteteve të lartpërmendura, qeveria e Dohas po mbështet grupe të shumta terroriste, përfshirë këtu Vëllazërinë Myslimane. Kështu, katër vendet i kanë dhënë kohë trupës diplomatike të Katarit, 48 orë për t’u larguar drejt shtetit të tyre. Arabia Saudite ka forcuar kontrrollet në kufijtë tokësore dhe detare. Gjithashtu, nga dita e sotme janë ndërprerë të gjitha fluturimet që lidhin vendet në fjalë. Palët mësohet se kanë prishur edhe aleancat ushtarake, por nuk dihet ende nëse po mbahet kontakti minimal për shmangien e përplasjeve. Kjo lëvizje e paprecendentë është parë si një ndarje serioze mes vendeve të fuqishme të Gjirit Persik, të cilat janë gjitahshtu aleatë të Shteteve të Bashkuara. Duke parë këtë situatë, i menjëhershëm ka qënë reagimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Shefi i diplomacisë së ShBA kërkoi që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut. Megjithatë, ende nuk dihet nëse thirrja e tij do të merret parasysh nga palët. Ndarja e menjëhershme pritet të shkaktojë një situatë kaotike për vendet në fjalë, në sektorë të ndryshëm përfshirë ekonominë, transportin, etj. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sulm me mjete shpërthyese në tubimin e Vetëvendosjes Posted: 04 Jun 2017 10:48 PM PDT Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot, në mbrëmjen e datës 4 qershor, disa persona janë përpjekur të prishin tubimin e Vetëvendosje-s në fshatin Studençan të Therandës. Pasi nuk kanë mundur ta pengojnë tubimin ata janë larguar, e më vonë salla ku mbahej tubimi është sulmuar nga jashtë me një përzierje lëndësh shpërthyese. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim njerëzor. Ndër të tjerash është theksuar se sulmi ndaj shkollës është akt qyqar në vetvete, sidomos kur kjo është bërë me synim prishjen e tubimit të Lëvizjes, në të cilin merrnin pjesë kandidatët Donika Kadaj dhe Dugagjin Palushi. "Nga policia presim zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.Ky gjest mjeran tregon parehatinë e ish-pushtetit përballë përparimit të pandalshëm të Lëvizjes.Ata po i tuten debateve, po i tuten ballafaqimeve politike, e tuta e tyre po shndërrohet në panik.Por ndryshimi po vjen, drejtësia po vjen, e me fitoren e Lëvizjes krimi do të marrë goditjen më të madhe.Asgjë nuk e ndal fitoren me zemër!", përfundohet në komunikatën për media nga Lëvizja Vetëvendosje./Indeksonline/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sulmi në Londër nga ISIS, policia i njeh terroristët Posted: 04 Jun 2017 10:23 PM PDT Policia Britanike po heton sulmin terrorist të së shtunës në Londër duke thënë se ata e dine identietin e tre sulmuesve që vranë 7 persona dhe plagosën 48 të tjerë. Policia Metropolitane tha se emrat e tyre do të bëhen publik shumë shpejt. Ndërkohë përgjegjësinë e sulmit në Urën e Londrës (London Bridge) e ka marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik. Policia tha të hënën në mëngjes se zyrtarët po kërkonin dy adresa në lindje të Londrës – një në Newham dhe një tjetër në Barking. Dymbëdhjetë persona janë arrestuar në Barking pas bastisjeve në një banesë që besohet të jetë shtëpia e një prej sulmuesve. Deri më tani shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe të paktën 48 të tjerë janë lënduar pasi një furgon doli jashtë rrugës dhe goditi disa këmbësorë. Më pas tre sulmuesit dolën nga furgoni dhe sulmuan disa njerëz me thika në një restorant, afër Borough Market. Që të tre janë vararë nga Policia pak minuta pas sulmit. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





