Ora News: “‘Nuk ka dashni’ për Greta Koçin dhe Genc Prelvukajn” plus 9 more

Ora News: “‘Nuk ka dashni’ për Greta Koçin dhe Genc Prelvukajn” plus 9 more


‘Nuk ka dashni’ për Greta Koçin dhe Genc Prelvukajn

Posted: 16 Jun 2017 12:05 AM PDT

Këngëtarët e njohur shqiptar Genc Prelvukaj dhe Greta Koçi kanë zyrtarizuar se do të vijnë së bashku për të sjellë një projekt të ri. Përmes një fotoje të hedhur në rrjetin e tyre në Instagram, dyshja ka bërë të ditur se projekti i ri do të dalë këtë të shtune në orën 13:00. Titulli i kësaj kënge do të jetë "Nuk ka dashni".

Ajo çfarë nuk dyshojmë është se kjo këngë do të shëndrrohet në super hit.

 

Te shtunen ,17.06.2017 ,ora 13:00 publikohet bashkpunimi yne i pare😍#nukkadashni @gencprelvukaj 🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥

A post shared by GRETA KOCI – Singer 🎤 (@gretakoci1) on

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Seks online” nga shtëpia, pranga tutores që rekrutonte vajza të reja

Posted: 16 Jun 2017 12:03 AM PDT

Policia e Tiranës ka goditur një bazë prostitucioni viral, e cila ushtronte aktivitetin në kryeqytet. Operacioni i koduar  “Chat Line 2” ka çuar në pranga 6 femra, mes tyre dhe tutorja. Ndërkohë janë proçeduar në gjendje të lire dhe tre vajza të tjera.

Sipas policisë, shtetasja L. B prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.

Blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 njësi kompjuteri, 7 ekrane kompjuteri dhe 7 kamera për komunikime video online.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, "Shfrytëzim për  prostitucion", "Punësimi i paligjshëm" dhe “Fshehja e të ardhurave".

Të arrestuarat janë:

-L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)

-J. H., 19 vjeçe (Neni 113)

-E. T., 18 vjeçe (Neni 113)

-K. A., 32 vjeçe (Neni 113)

-I. U., 22 vjeçe (Neni 113)

-E. A., 22 vjeçe (Neni 113)

Janë proceduar në gjendie të lire:

-Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)

-E. L, 24 vjeçe (Neni 113)

-K. M., 23 vjeçe (Neni 113)

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Luksemburg, arrihet marrëveshja ndërmjet Greqisë dhe kreditorëve

Posted: 15 Jun 2017 11:51 PM PDT

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë miratuar çlirimin e këstit të kredisë për Greqinë, çka eviton shqetësimet për një krizë të re në raportet e Athinës me kreditorët.

Madje Greqia ka përfituar rreth 1 miliardë euro më tepër nga ç'parashikonte marrëveshja, dhe kjo ka shkaktuar një ndjenjë kënaqësie në Athinë.

"Sot Greqia po ndryshon faqe. Kemi një marrëveshje që u përgjigjet sakrificave të popullit grek", komentoi kryeministri Tsipras.

Arritja e marrëveshjes për gjithë elementët u njoftua një përfundim të takimit nga Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.

Ministrat vendosën disbursimin e një kësti prej 8,5 miliardë eurosh, nga kredia me vlerë të përgjithshme 86 miliardë që i është akorduar Greqisë që prej dy vjetësh.

Pjesë më e madhe e këtij kësti do të përdoret për shlyerje të kredive më të hershme, ndërsa rreth një miliardë për detyrime të shtetit ndaj sektorit privat vendas.

Por më e rëndësishmja, lidhet me borxhin grek, që përbënte dhe pritshmërinë kryesore të Athinës.

Dijsselbloem deklaroi gatishmërinë e Eurogupit që, nëse është e nevojshme, të zgjasë maturimin e bondeve greke për një afat nga 0 deri në 15 vjet. Gjithashtu, lehtësirat për borxhin do të ndërlidhen edhe me performancën e ekonomisë greke.

Por Dijsselbloem theksoi se është e nevojshme që financat publike të Greqisë të mbeten në një kurs të qëndrueshëm.

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë përshëndetur miratimin e masave të reja nga parlamenti grek, muajin e kaluar, ndërsa janë angazhuar që të vazhdojnë mbështetjen ndaj Greqisë edhe pas përfundimit të programit të shpëtimit, vitin e ardhshëm.

"Eurogrupi ka rënë dakord se disbursimet e ardhshme do të duhet të përfshijnë jo vetëm shlyerjen e detyrimeve, por edhe forcimin e besimit të investitorëve dhe mbëlshtetjen e Greqisë për të patur akses në trregjet financiare", thuhet në deklaratën e  miratuar mbrëmjen e të enjtes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vuçiç nominon për kryeministre Ana Brnabiç, pjesëtare e komunitetit LGBT

Posted: 15 Jun 2017 11:46 PM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nominuar për kryeministre të Serbisë, Ana Brnabiç, pjesëtare të komunitetit LGBT.

Brnabiç po ashtu do të jetë gruaja e parë kryeministre në Serbi.

“Vendosa të propozoj Ana Brnabiç si kryeministre në parlamentin e Serbisë,” u ka thënë gazetarëve presidenti serb Aleksandwr Vuçiç.

Zgjedhja e Brnabiç duhet të kalojë për miratim zyrtar javën e ardhshme në parlamentin e Serbisë.

Vuçiç e quajti këtë vendim si ” vështirë të arritur por në interes të Serbisë dhe qytetarëve të saj”.

Brnabiç është aktualisht Ministre e Administratës publike dhe Pushtetit lokal në Serbi.

Emërimi i saj në postin e Ministres vitin e kaluar u përshëndet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe u konsiderua si historike për Serbinë, pasi sipas tyre komuniteti LGBT është përballur shpesh me diskriminim, ngacmim dhe dhunë në këtë vend. /REL/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kurti: Vetëvendosje është partia më e madhe, i takon formimi i Qeverisë

Posted: 15 Jun 2017 11:31 PM PDT

"Nuk ka kuptim të formohet Qeveria duke u varur nga Lista Serbe dhe ne jemi të bindur që një Qeveri e varur nga Lista Serbe do t'i kishte dy kryeqytete, edhe Prishtinën edhe Beogradin", thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Albin Kurti.

Sipas tij, koalicioni PDK, AAK dhe Nisma do të dështojnë në përpjekjen e parë për formimin e Qeverisë, kështu që Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë në rastin e dytë.

"T'i kemi 61 numra, ne deputetët shqiptarë dhe më pas pakicat jo serbe. Por, kurrsesi të jetë Qeveria e varur prej tyre", tha në këtë intervistë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti, ju jeni kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeministrit dhe ditë më parë u keni bërë ftesë partive të caktuara që të vijnë dhe të bisedojnë për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Megjithatë, ju përfaqësoni subjektin e dytë, të dalë nga zgjedhjet. Si keni menduar të merrni mandatin?

Albin Kurti: Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje shënoi një rezultat të jashtëzakonshëm dhe kësisoj u shndërruam në partinë e parë politike në vend. Ne jemi partia më e madhe në Kosovë dhe besojmë se kjo shpresë e madhe e qytetarëve, pas kthimit të guximit tek ata që të votojnë për ndryshime që i duam të gjithë, duhet të rezultojë jo vetëm me një Kuvend të ri, por edhe me një Qeveri të re.

Nuk mund të ketë Qeveri të re nga regjimi i vjetër. Prandaj, ne jemi të bindur që i takon Lëvizjes Vetëvendosje që ta formojë Qeverinë e re dhe këtë do ta bëjmë duke u takuar dhe duke biseduar, në radhë të parë me partitë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, por edhe deputetë individualë, të cilët janë nga koalicioni PAN.

Politika dhe pushteti, kanë shkaktuar shumë ndarje dhe përçarje të popullsisë në Kosovë, prandaj ne jemi të interesuar që pas këtyre zgjedhjeve, t'i shërojmë dhe t'i mbyllim këto plagë të hapura të qytetarëve, të cilat vazhdimisht ngacmohen edhe gjatë fushatës zgjedhore. Dhe, ky bashkim duhet të jetë bashkim për ndryshime, bashkim për të mirën e vendit tonë dhe jemi të bindur se duhet të jetë bartëse dhe prijëse Lëvizja Vetëvendosje.

Nuk ka kuptim të formohet Qeveria duke u varur nga Lista Serbe dhe ne jemi të bindur që një Qeveri e varur nga Lista Serbe do t'i kishte dy kryeqytete, edhe Prishtinën edhe Beogradin. Ne e kuptojmë që duhet të kemi ministra serbë në Qeveri, jo veç se kjo të behët duke pranuar kushtet e Beogradit, përkatësisht Listës Serbe e cila funksionon shumë e më tepër si përfaqësi politike e diplomatike e Beogradit në Kosovë, sesa si parti politike e serbëve të Kosovës. T'i kemi 61 numra, ne deputetët shqiptarë dhe më pas pakicat jo serbe. Por, kurrsesi të jetë Qeveria e varur prej tyre.

Radio Evropa e Lirë: Në bazë të rezultateve të deritanishme nga KQZ-ja, koalicioni PAN ka dalë fitues i zgjedhjeve. Në këtë kuadër, kandidati për kryeministër i koalicionit, PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai do ta formojë Qeverinë e re? A do të prisni ju që fillimisht Haradinaj të provojë të marrë mbështetjen në Kuvend dhe pastaj të merrni iniciativën?

Albin Kurti: Ne tashmë e kemi ndërmarrë iniciativën dhe kontaktet, takimet dhe bisedimet do t’i fillojmë sapo të dihet se kush sa ka fituar dhe cilët deputetë saktësisht kanë fituar. Brenda kësaj jave një gjë e tillë do të bëhet e mundshme dhe natyrisht që nuk do të presim që njëherë të dështoj koalicioni PAN dhe më pas ne të fillojmë.

Ne do të fillojmë qysh tash, koalicioni PAN është një koalicion me heterogjenitet partishë, me heterogjenitet edhe brenda partive që e përbëjnë atë. Ta zëmë, brenda PDK-së ka shumë deputetë të cilët janë edhe atdhetarë e kombëtarë, pra e duan edhe bashkimin kombëtar. Ka edhe të atillë që janë social-demokratë e të majtë, por e kemi edhe partinë Nisma e cila është përcaktuar si social-demokrate dhe unë besoj se jo çdo deputet aty do të jetë i gatshëm që ta braktis atë orientim për shkak të një pushteti të premtuar më herët.

PRESIDENTI THAÇI DHE MANDATI I KRYEMINISTRIT

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë kontaktet e juaja konkrete të deritashme me subjektet e tjera? E përmendët Nismën, por sidomos me LDK-në, keni kontakte?

Albin Kurti: Para së gjithash këto i shohim si kontakte që tashmë janë vënë dhe janë në funksion të takimeve dhe bisedimeve të cilat do të nisin porsa të dihen emrat e deputetëve të ardhëm të Kuvendit të Republikës.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë kontakte keni?

Albin Kurti: Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur kontakte edhe me LDK-në, unë kam pasur edhe me AKR-në dhe posa të marrim vesh se cilët deputetë do të jenë në Kuvendin e ardhshëm, në legjislaturën e gjashtë, ne do t’i fillojmë takimet dhe bisedimet për Qeverinë e re.

Nuk ka Qeveri të re me regjim të vjetër dhe unë besoj se edhe AAK dhe Nisma duhet ta kuptojnë këtë gjë, por qe besa edhe deputetët e PDK-së.

Radio Evropa e Lirë: Por, çka në qoftë se PAN e formon Qeverinë?

Albin Kurti: Ata nuk do të mund ta formojnë Qeverinë për shkak se nuk i kanë numrat dhe së dyti, nëse duan ta formojnë Qeverinë bashkë me Listën Serbe paraprakisht me Vuçiqin, atëherë kjo do ta fus Kosovën në një krizë të jashtëzakonshme politike, e të paparë në Kosovën e pasluftës.

Radio Evropa e Lirë: Në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, Qeverinë e formon subjekti, koalicioni apo partia fituese e zgjedhjeve. Ju si Vetëvendosje dolët e dyta nga zgjedhjet 2017. Do t'i kërkoni mandatin për formimin e Qeverisë, presidentit Hashim Thaçi?

Albin Kurti: Teknikisht ai do t'ia ofrojë këtë gjë koalicionit PAN dhe është i detyruar, është i obliguar që këtë të na e bëjë neve, porsa të dështojë formimi i Qeverisë nga ana e koalicionit PAN, që duket shumë e gjasshme tashmë. Në anën tjetër, ne do të mbledhim nënshkrimet, pasi që t’i fillojmë takimet duke dëshmuar se shumica parlamentare e cila duhet ta formojë Qeverinë e re ndodhet jashtë udhëheqjes së PAN-it.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju do të kërkoni nga Presidenti që t’ju jepet ju mandati?

Albin Kurti: Ai e ka obligim një gjë të tillë.

TAKIM EDHE ME AMBASADORIN DELAWIE

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti, ju tashmë keni zhvilluar takime me ambasadorë të shteteve të ndryshme të akredituar në Kosovë. Keni takuar edhe ambasadorin amerikan, Greg Delawie, për çka keni diskutuar konkretisht?

Albin Kurti: Ne kemi zhvilluar takime më të gjithë ambasadorët e Kuintit, pra me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Delawie, kemi zhvilluar takime më ambasadorët e Francës, Italisë, Britanisë se Madhe, të Gjermanisë, me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Apostolova, kemi zhvilluar gjithashtu takim edhe më ambasadorin e Republikës se Shqipërisë, zotin Minxhozi.

Dje patëm një takim me ambasadorin amerikan në të cilin ne kemi shprehur mirënjohjen dhe falënderimin tonë për kontributin dhe rolin e SHBA-ve, jo vetëm për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e pavarësisë se Kosovës, por edhe për çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s do të ishte e pamundur në vitin 1999 kundër Jugosllavisë, Serbisë së Millosheviqit, sikurse të mos ishte roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA-të kanë investuar shumë në Kosovë, në luftë dhe paqe. Dhe nga ky takim që u zhvillua në një atmosferë shumë të mirë, ishte e qartë se pajtohemi sa i përket vlerave dhe sa i përket interesave.

Ne insistojmë në sundimin e ligjit, shtetin e së drejtës, në zhvillimin ekonomik, pra në rritjen ekonomike që sjell punësim dhe në politikat sociale, ato që zvogëlojnë pabarazinë. Dhe kishte një pajtueshmëri që t’i vazhdojmë takimet edhe më tutje.

Kritikat, ndonjë mospajtim, unë besoj që gjithnjë e më shumë po zgjidhen me dialog i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Dhe në anën tjetër ka edhe gjëra nga e kaluara të cilat i takojnë së kaluarës, pra, periudhës para 11 qershorit, datë kjo e cila nuk shënon vetëm një kapitull të ri në shtetin tonë, por qe besa edhe një epokë të re për popullin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Sa i takon çështjes së formimit të Qeverisë, cili është mesazhi sipas jush i ambasadorit Delawie?

Albin Kurti: Qëndrimi i ambasadorit Delawie ishte shumë i qartë se ata do të bashkëpunojnë me çdo Qeveri e cila arrin ta ketë numrin prej së paku 61 deputetëve, siç e kërkon Kushtetuta dhe ligji, dhe ishim dakord që gjithçka duhet të shkoj sipas vullnetit të qytetareve duke respektuar procedurat demokratike. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthimi i Metës: Rilindja shfarosi vlerat, Basha lider pa karakter

Posted: 15 Jun 2017 11:23 PM PDT

Ish-Kryetari i  LSI-së, Ilir Meta, shpërtheu në akuza kundër Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në mitinguin masiv në sheshin 'Nënë Tereza', Meta tha se Rilindja është sëmundje që ka shfarosur të gjitha vlerat në Shqipëri, ndërsa për Bashën tha se demokratët janë mësuar me lider me karakter dhe jo vetëm me stomak. Në politikë Ilir Meta, vlerësoi vetëm figurën e Sali Berishës.

Kur kemi mbërritur në javën e fundit të fushatës elektorale, tonet e liderve politikë janë gjithnjë e më të larta.

Në mitingun e Tiranës, ish-kryetari i LSI-së Ilir Meta, ka akuzuar Ramën se ka promovuar njerëz me rekorde kriminale. Rilindja, tha ai, është sëmundja që ka shfarosur të gjitha vlerat në Shqipëri.

Meta: Ne nuk promovojmë deputet me rekorde kriminale, kryetar bashkisë me rekorde kriminale, ata i promovoi Rilindja, ne promovojmë të rinjtë dhe të rejat, fëmijët e talentuar, atdhetar të familjeve të thjeshta të Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë.LSI do të jetë forcë e parë, sepse ne nuk mund të jemi rrotë më rrotë me Sierra Leonen në gjithë botën përsa i takon fenomenit dhe të braktisjes së vendit.Mirë në Sierra Leone ka patur luftë civile, mirë në Siera Leone ka një sëmundje shfarosëse që quhet Ebola, po këtu çfarë ka?E kemi dhe ne një sëmundje të tmerrshme shfarosëse të vlerave më të mira kombëtare, njerëzore, shoqërore dhe demokratike: Ebola jonë quhet Rilindje!

Meta ka vlerësuar bashkëpunimin me Sali Berishën, duke e cilësuar si të vetmin politikan serioz dhe me vlera.

Meta: Për fatin tim të keq, nga të gjithë politikanët që unë kam qenë i detyruar, ose i dëshiruar të bashkëpunojë, për fatin e keq të Rilindësve, më seriozi ka qenë Sali Berisha. Dhe kjo është një fatkeqësi e madhe sepse mbas 27 vjetësh duhet të kishim shumë politikan të tjerë, shumë më të mirë, shumë më me karakter, shumë më me vlera se Ilir Meta, se Sali Berisha, se Edi Rama e kushdo tjetër.

Edhe për Lulzim Bashën kishte një mesazh.

Meta: Unë i njoh mirë demokratët, kam luftuar ashpër me ata dhe kam bashkëpunuar si burrat me ata dhe jo me errësirë.I mirë i keq Sali Berisha secili ka mendimin e tij por demokratët ishin mësuar të kishin një lider me karakter dhe jo një lider me stomak. Dy herë në një vit e kam shpëtuar jo thjesht Partinë Demokratike nga shkatërrimi nga poshtërimi dhe nga degradimi i saj. Pa vendosmërinë parimore të Ilir Metës vetëm për hir të stabilitetit të vendit dhe të integrimit evropian PD-ja do të ishte përçarë do të ishte poshtëruar e do të ishte tharë në çadër që përpara një viti.

Edhe Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër.

Vasili: T'u themi "Jashtë!" politikave të vjetra. T'i themi "Jashtë!" tepsisë dhe timonit. Le t'u mbeten atyre kullat e shëmtuara nëpër sheshe, si dëshmia e një kohe të çmendur ku qeveris një i çmendur. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga çmenduria.

Drejtuesit e LSI-së theksuan kontributin e dhënë për realizimin e reformave,  ndërsa u bënë thirrje qytetarëve që më 25 qershor të shembin atë që e quajtën oligarki.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA, a ka penguar Presidenti Trump drejtësinë?

Posted: 15 Jun 2017 10:58 PM PDT

Në SHBA, Prokurori i Posaçëm që po heton rreth ndikimit të Moskës në zgjedhjet presidenciale dhe lidhjeve të mundshme të ekipit të fushatës së zotit Trump me Rusinë është zgjeruar, duke përfshirë një pistë të re: hetimin për të parë nëse presidenti ka penguar drejtësinë.

Njoftimi u bë mbrëmë me anë të shkrimeve të botuara në gazetat Washington Post, New York Times dhe Wall Street Journal, bazuar në pohimet e personave që kanë dijeni rreth çështjes.

Sipas gazetave, Prokurori i Posaçëm Robert Mueller ka në plan të marrë në pyetje Drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, Dan Coats, Drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Michael Rogers dhe ish-zëvendësdrejtorin e kësaj agjencie, Richard Ledgett.

Sipas njoftimeve të gazetave Washington Post dhe Wall Street Journal, zoti Ledgett ka hartuar një dokument zyrtar, në të cilin përshkruan një telefonatë të Presidentit Trump për zotin Coats, ku presidenti i kërkon të pohojë publikisht se ekipi i tij nuk ka bashkëpunuar me Rusinë.

Gjithnjë sipas gazetës, Presidenti Trump ka bërë një kërkesë të ngjashme në një telefonatë për zotin Rogers.

Mark Corallo, zëdhënës i avokatit personal të zotit Trump, reagoi, duke thënë se “rrjedhja e informacionit nga FBI-ja lidhur me presidentin është skandaloze, e pafalshme dhe e paligjshme”.

Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna McDaniel, e kritikoi shkrimin e gazetës Washington Post si një “akuzë të pabazuar”.

Ajo tha në një deklaratë se “ende nuk ka ndonjë provë për pengim (të drejtësisë) dhe drejtuesit e tanishëm e të mëparshëm në komunitetin e inteligjencës kanë thënë vazhdimisht se nuk ka pasur asnjë përpjekje për të penguar hetimin në një mënyrë apo një tjetër”.

Vetë zoti Trump përdori sot në mëngjes Twitterin për t’iu përgjigjur gazetave:

“Ata sajuan një histori për gjoja bashkëpunim me Rusinë, nuk gjetën as edhe një provë dhe tani ngrejnë akuza për pengim të drejtësisë në këtë histori të rreme”, komentonte Presidenti Trump.

Në muajin maj, zoti Trump shkarkoi drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve James Comey, duke thënë më vonë se kishte në mendje "punën e Rusisë" kur vendosi ta heqë atë. Në kohën e shkarkimit, James Comey ishte duke drejtuar hetimin e FBI-së rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhje.

Rreth një javë më vonë, Robert Mueller u emërua si këshilltar i posaçëm për të drejtuar këto hetime.

Javën e kaluar, zoti Comey dëshmoi para një komisioni të Senatit, duke thënë se Presidenti kishte folur privatisht me të disa herë, duke përfshirë biseda telefonike dhe një takim në Zyrën Ovale.

Zoti Comey tha se Presidenti ishte përpjekur ta bindë të hiqte dorë nga hetimi i ish-këshilltarit të sigurimit kombëtar Michael Flynn dhe se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë përhapën “gënjeshtra të pastra", për të mbuluar arsyen e shkarkimit të tij.

“Unë u shkarkova për shkak se mënyra me të cilën po kryeja hetimet rreth Rusisë po i bënte presion” zotit Trump, dëshmoi ish kreu i FBI-së.

Menjëherë pas dëshmisë së zotit Comey, avokati personal i presidentit, Marc Kasowitz, u tha gazetarëve se Presidenti Trump “asnjëherë, në formë apo substancë, nuk udhëzoi apo sugjeroi që kreu i FBI-së të ndalte hetimin e ndokujt”./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shehi: Ja çfarë synon Republika e re

Posted: 15 Jun 2017 01:51 PM PDT

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, sqaron se çfarë është Republika e re.

Shehi: Do të ulet TVSH nga 20 në 15%, të gjitha taksat e tjera në 9%. Do të ulim taksën mbi korporatën, do ulim rreth 20% energjinë elektrike. Nga krahu tjetër do ngremë pensionet minimale. Do marrim dy masa. Një që e ngre biznesin e vogël dhe të mesëm dhe e dyta, shtresat më të varfra i ngremë në nivel konsumatorësh. Një njeri që ka 100 mijë lekë pension çfarë do të konsumojë.

Këto dy gjëra do të bëjmë për të çliruar ekonominë shqiptare, qoftë edhe me rriskun e rritjes së inflacionit. Ku do gjenden paratë? Ne po ngremë sistemin e taksave më të ulëta në Evropë. Që nga kjo ditë na lind e drejta morale që t'ia mbledhim qytetarëve dhe biznesit. Nuk kemi për t'i lënë për të evadu. Sot taksat në Shqipëri mblidhen 54%, në qoftë se me këtë sistem të ri do t'ua mbledhim të gjithëve, në nivelin 70-75 për qind.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjinushi: Meta de fakto ka dhënë dorëheqje si President

Posted: 15 Jun 2017 01:41 PM PDT

Kreu i Partisë Social Demokratike, Skënder Gjinushi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tha se Ilir Meta praktikisht mund të japë dorëheqjen nga posti i Presidenti dhe de fakto e ka bërë këtë.

Pjesë nga deklaratat:  

Hila: Ka zëra që ditën e betimit nuk do të jetë kuorumi prej 71 deputetësh dhe kjo do të shkaktojë rënien e Ilir Metës?

Shehi: De fakto ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga Presidenti. Në fillim tha se do të rrijë derisa të bëhet betimi dhe pastaj e kapi situatën dhe tha që nesër unë largohem. Presidenti i Republikës është në konflikt të plotë të interesit që të dalë në krye të një partie politike në fushatë zgjedhore. Dhe për më tepër të kërcënojë me mandatin e Presidenti. Ky është shpërdorimi më i madh që mund t'i bësh Presidentit të Republikës. Unë mendoj që Ilir e ka në mend të japë dorëheqjen. Ka zgjedhur t'i rikthehet LSI-së.

Arjon Sulo: Për mua është një precedent negativ. I doli situata nga duart. LSI është në fushatë pa një strategji të mirëmenduar përpara.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meta: Ebola e Shqipërisë quhet Rilindje, viktima e parë PS

Posted: 15 Jun 2017 01:39 PM PDT

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke krahasuar Shqipërinë me Siera Lenon tha se vendi ynë vuan nga një sëmundje Ebola, që quhet Rilindje!

Nga mitingu në sheshin "Nënë Tereza", Meta tha se viktima e parë e kësaj sëmundje në Shqipëri është Partia Socialiste.

Meta: Mirë në Sierra Leone ka patur luftë civile, mirë në Siera Leone ka një sëmundje shfarosëse që quhet Ebola, po këtu çfarë ka?

E kemi dhe ne një sëmundje të tmerrshme shfarosëse të vlerave më të mira kombëtare, njerëzore, shoqërore dhe demokratike: Ebola jonë quhet Rilindje!

Ebola jonë është mashtrimi dhe pabesia më e madhe që ka njohur kjo tokë mijëra e mijëra vjet!

Viktima e parë e kësaj Ebole ka qenë vetë Partia Socialiste, një parti me vlera të shkëlqyera e cila nuk ekziston më si e tillë sepse është Partia e Rilindjes që e ka zëvendësuar atë për fat të keq.

Dhe këto nuk jua thotë një socialist që udhëheqësi i Ebolës që erdhi në Shqipëri me lugë në brez për tu ulur në karrigen e Ministrit, këto ua thotë një eurosocialist, një student i dhjetorit që vajti në Partinë Socialiste ku të gjithë shkonin mbas PD dhe mbas Berishës, kur ishte në ditët e saj më të zeza për të krijuar një alternativë të re si rinia eurosocialiste.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter