Ora News: “Një mësuese matematike si Rihanna” plus 9 more |
- Një mësuese matematike si Rihanna
- Ekstradohet nga Gjermania trafikanti i heroinës
- Tiranë, persona të paidentifikuar thyejnë xhamat e Kishës Katolike
- Burri ndihmon pitonin gjigand të kalojë në autostradë
- Analisti amerikan: Shpejtoni me liberalizimin se dera mund të mbyllet!
- Ndikimi rus dhe planet e BE për Ballkanin
- Forcat amerikane vrasin në Siri Lavdrim Muhaxherin
- Britania mban zgjedhjet e përgjithshme
- Koalicionet paszgjedhore? 50.8% e shqiptarëve s’japin asnjë kombinacion
- Shqiptarët rrëzojnë “mitin e partive” për të marrë 70+1 mandate
| Një mësuese matematike si Rihanna Posted: 07 Jun 2017 11:57 PM PDT Rihanna ndan udhëtimin e saj në Malavi duke postuar dhe një foto në rrjetin e saj social Instagram. Ajo ka publikuar foton e uljes së saj me disa nga fëmijët me titullin: "Koha ime në Malavi ishte aq frymëzuese! Duke punuar me "Clara Lionel", fondacionin tim për të përmirësuar jetën e studentëve globalisht, së bashku me 'GP forEducation". Këngëtarja vizitoi vendin e Afrikës Juglindore të varfër në janar për të mësuar rreth vështirësive me të cilat përballen studentët me përpjekjen për të marrë shkollimin e duhur. Fondacioni i saj u bashkua me Partneritetin Global për Arsimin për të vendosur sisteme të forta arsimore për këta fëmijë. “Është për të ardhur keq që ata duhet të braktisin shkollën, pasi janë aq të zgjuar”, thotë Rihanna në video. Dhe të gjithë po mësojnë së bashku dhe mësojnë me të njëjtin ritëm që duket. Është e trishtueshme që duhet të përfundojë për disa prej tyre, sepse ata ndoshta do të bënin shumë nëse do të kishin burime për të vazhduar dhe përfunduar atë”. Rihanna, përveçse ndihmoi me fonde, ajo mori guximin duke hyrë në një klasë në një nga shkollat fillore dhe ti mësonte ata si një mësuese e vërtetë matematike .
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ekstradohet nga Gjermania trafikanti i heroinës Posted: 07 Jun 2017 11:37 PM PDT Një 58-vjeçar nga Tirana është ekstraduar nga Mynihu i Gjermanisë drejt vendit tonë i akuzuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve. "Më datë 07.06.2017, u krye ekstradimi nga Mynihu / Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Klisman NANO, 58 vjeç, lindur në Tiranë.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin Penal nr. 58 datë 25.02.2015 e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 8 muaj burg për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal", njofton policia. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në datë 01.09.2010, rreth orës 21:00 shtetasi Klisman NANO, është kapur nga punonjësit e policisë në bulevardin "Zhan Dark" në Tiranë me një qese të mbushur me 63 gramë lëndë narkotike të llojit Heroinë të cilën e mbante me qëllim për tia shitur personave të tjerë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Tiranë, persona të paidentifikuar thyejnë xhamat e Kishës Katolike Posted: 07 Jun 2017 11:30 PM PDT Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e Kishës Katolike në rrugën e "Kavajës". Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Policia sqaron se: Më datë 08.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, gjatë natës kanë thyer disa nga xhamat e Kishës Katolike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të kësaj vepre. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Burri ndihmon pitonin gjigand të kalojë në autostradë Posted: 07 Jun 2017 11:25 PM PDT Një burrë ka ndihmuar në piton gjigand të kalojë autostradën në mënyrë të sigurtë. Matthew Bager u shtri në asfalt deri sa gjarpri kaloi rrugën. Pitoni 2.5 metra është zbuluar në autostradën Dampier Port Authority në Australinë Perëndiore. Bager tha për Daily Mail Australia se ai e vuri re atë në rrugë ndërkohë që i jepte makinës. Ai ka ndaluar makinën dhe ka vendosur që ta ndihmonte përpara së ta shtypinin. /Oranews.tv\ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Analisti amerikan: Shpejtoni me liberalizimin se dera mund të mbyllet! Posted: 07 Jun 2017 11:20 PM PDT Analisti amerikan, Daniel Serwer, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën "Zëri" ka deklaruar se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta bindur publikun evropian të vazhdojë me gjëra të tilla si liberalizimi i vizave. Ai thotë se nëse do të ishte kosovar do të dëshironte që politikanët të vazhdonin sa më shpejt që të jetë e mundur me këtë proces para se, siç thotë ai, dera të mbyllet me forcë Dera e Kosovës drejt integrimit evropian mund të mbyllet me forcë nëse politikanët kosovarë nuk reagojnë shumë shpejt për t'i përmbushur obligimet e tyre, të cilat tashmë janë caktuar. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës "Zëri" profesori amerikan dhe eksperti i politikave ballkanike, Daniel Serwer.
Serwer ka mbështetur konstatimin e tij mbi atë se po bëhet gjithnjë e më vështirë për të bindur publikun evropian të vazhdojë me gjëra të tilla si liberalizimi i vizave. Më tutje, në intervistën e tij eksperti amerikan ka folur edhe për marrëdhëniet ndërfqinjësore në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë rrafsh ai ka thënë se pret që edhe nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër dialogu të vazhdojë. "Ju bëni paqe me armiqtë tuaj, jo me miqtë tuaj. Në sytë e Beogradit Ramushi është një kriminel. Në sytë e Prishtinës politikanët më të fuqishëm në Beograd janë kriminelë gjithashtu. Të gjithë do të duhej të tejkalojnë këtë", ka thënë Serwer. Kurse sa i përket efektit që Gjykata Speciale mund të ketë në skenën politike kosovare ai ka thënë se vendimet e saj do të duhen të respektohen, nga kushdo që është në pushtet në Kosovë. Megjithatë, ka shtuar se në shumë raste do të jetë e vështirë që Gjykata të gjejë llojin e provave të kërkuara për aktakuzat, thjesht për shkak të kohës së kaluar. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ndikimi rus dhe planet e BE për Ballkanin Posted: 07 Jun 2017 11:12 PM PDT Mediet gjermane flasin për koalicionet parazgjedhore në Kosovë. Ato flasin edhe për ndikimin e Rusisë në Malin e Zi dhe në Maqedoni, për të penguar anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian dhe NATO. Në gazetën “TAZ" të Gjermanisë koalicioni midis tre ish-komandatëve të UÇK-së shihet me shumë skepticizëm. Kjo sepse dyshohet që fuksionarët e lartë të këtyre partive janë të përfshirë në krime lufte. “Ende askush nuk e di se kush do të akuzohet nga Gjykata Speciale. Vetëm se një fitore në zgjedhje mund t’u jepte atyre mbështetje," thuhet në gazetën gjermane. LDK dhe koalicioni me partitë liberale, sipas gazetës, nuk shihet si alternativë nga populli i Kosovës. Kurse Albin Kurtin, autori i artikullit e sheh si një kundërshtar të fortë dhe si një alternativë të koalicionit të tri partive të mëdha “Si alternativë e vërtetë shihet partia Vetëvendosja e Albin Kurtit". Në fund TAZ paralajmëron se nëse Vetëvendosja fiton, kjo do të ishte një goditje për instucionet ndërkombëtare në Kosovë. Procesi i Berlinit Agjencia gjermane e lajmeve, “DPA" diskuton nën titullin “Plani Marshall"shkrimet e gazetës serbe “Novosti” për planet e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. “Nga një fond i caktuar do të mundësohet hapja e kompanive të reja dhe do të financohen projekte të mëdha infrastrukturore, si autostrada Serbi – Kosovë – Shqipëri” shkruhet në Novosti. “Gjermania ka dhënë shtysën e parë për procesin e Berlinit, në bazë të cilit janë mbajtur disa takime me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor… takimi i radhës do të jetë në korrik në Trieste të Italisë" shkruan DPA. Më tej numërohen objektivat e këtij procesi. Ato janë bashkëpunimi ekonomik, nga i cili pritet të krijohen vende pune dhe të ndalohet rryma e largimit të të rinjve nga këto vende, si dhe zgjidhja e konflikteve etnike. Mali i Zi në NATO Në një nga gazetat më të njohura gjermane “Süddeutsche Zeitung", flitet për zhvillimet e fundit politike në Ballkan, pasi Mali i Zi ra dakord të anëtarësohet në NATO. “Për integrimin e Malit të Zi në NATO u votua në katër qershor”, shkruan SZ. Në të përditshmen zvicerane “Neue Zürcher Zeitung" dhe gazetën konservative të Gjermanisë “Frankfurter Allgemeine” diskutohen problemet ekonomike që i kanosen Malit të Zi nga Rusia pas anëtarësimit të tij në NATO. Në gazetën zvicerane përmendet bashkëpunimi ekonomik midis Rusisë dhe Malit të Zi. “Vitin e kaluar Rusia ka qenë investuesi më i madh në Malin e Zi". Kurse në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung theksohet akuza e Prokurorit të Përgjithshëm të Malit të Zi se “dy agjentë rusë kanë përgatitur grusht shteti më 16 tetor të vitit të kaluar, gjatë zgjedhjeve parlamentare. Maqedonia kundër Rusisë, drejt NATO-së dhe BE-së Maqedonia është një nga shtetet ku ka pasur fakte konkrete për ndërhyrjen e Rusisë për të penguar integrimin e vendit në NATO dhe në BE. “Sipas dokumenteve të publikuara në rrjetin investigativ Krik mund të vërehet fushata dezinformuese si strategji e Rusisë. Ajo kordinohet me ndihmën e Beogradit dhe në Shkup nga përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të Serbisë BIA ". Por sipas të përditshmes gjermane, kryeministri i ri Zoran Zaev, i cili ka orientim të qartë drejt Perëndimit, shpreson si shumë qytetarë të Maqedonisë që Maqedonia të anëtarësohet sa më parë në Aleancën Euroatlantike, dhe që të arrihet sa më shpejt një marrveshje me Greqinë për emrin./DW/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Forcat amerikane vrasin në Siri Lavdrim Muhaxherin Posted: 07 Jun 2017 10:49 PM PDT Pjesëtari i organizatës terroriste, ISIS, kosovari Lavdrim Muhaxheri është vrarë gjatë natës në një sulmi kundër Shtetit Islamik në Siri nga amerikanët, shkruan Indeksonline. Fillimisht lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut, Sheukan Koraqi një shok i ngusht i Lavdrimit, i cili kohë më parë ishte arrestuar në dyshimin për terrorizëm. Më pas kjo u konfirmua edhe nga vellai i tij. Bajram Muhaxheri në një njoftim në Facebook, ku ka shkruar se "vëllai i ka rënë shehid", dhe lutet që "Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë" Lavderim Muhaxheri u vra pak pas orës 12 të mesnatës. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Britania mban zgjedhjet e përgjithshme Posted: 07 Jun 2017 10:22 PM PDT Në Britani mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të përcaktojnë se kush do t'i udhëheqë negociatat për daljen e këtij vendi nga Bashkimi Evropian. Analistët politikë thonë se zgjedhjet mund të kenë ndikim edhe në vendimin e Skocisë, për të mbajtur ose jo referendum të ri për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar. Votuesit – rreth 46.9 milionë të regjistruar – do të zgjedhin 650 deputetë. Partia Konservatore e kryeministres Theresa May pritet të zgjerojë shumicën në Parlamentin britanik, por jo sa ka shpresuar. Sondazhet më 4 qershor e kanë nxjerrë atë në epërsi me rreth 43 përqind të votave, përballë Laburistëve me 36 deri në 37 përqind. Theresa May ka thënë se i duhet të rrisë fuqinë e Partisë Konservatore, me qëllim që të forcojë pozicionin e saj në negociatat për Brexit, shkruan Evropa e Lire. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Koalicionet paszgjedhore? 50.8% e shqiptarëve s’japin asnjë kombinacion Posted: 07 Jun 2017 02:37 PM PDT Kur po flitet gjithnjë e më tepër për aleancat paszgjedhore dhe një koalicion i mundshëm PS-PD, në sondazhin e Ora News dhe IPR Marketing 50.8% e votuesve nuk japin asnjë kombinacion të mundshëm. Për vazhdimësinë e koalicionit PS-LSI janë shprehur po 19.3%, PS-PD 15%, PD-LSI 9.2%. Ndërkohë që për një bashkëqeverisje PS-PD-LSI kanë dhënë mbështetje vetëm 5.7%. Pyetja: Nëse asnjë parti nuk do të formojë një qeveri në këtë rast ju do të pëlqenit për të formuar qeverinë? PS-LSI-19.3% PS-PD-15% PD-LSI-9.2% PS-PD-LSI-5.7% Nuk e di-50.8%
Ne foto: Me e detajuar menyra si kane votuar zgjedhesit per pyetjen: Cilen aleance do te pelqenit per te formuar qeverine
Ne fillim te anketuarit i jane pergjigjur pyetjes nese mendojne se ndonje parti fitoi mbi 70 mandate e vetme Ne foto: Me e detajuar menyra si kane votuar zgjedhesit per pyetjen: A eshte e mundshme nje parti te fitoje me shume se 70 mandate Analiza e analisteve per keto shifra Afrim Krasniqi: Interesante jane shifrat 30% e PS mendojnë ndryshe nga kryetari i Partisë. 70% thonë po. Tek PD, 64% nuk mendojnë se kryetari mund të fitojë zgjedhjet kurse tek LSI-ja askush nuk mendon se mund të fitojë zgjedhjet. Tek koalicionet, është interesant koalicionit PD-PS, 23% e PD mendojnë se është pozitive dhe 27% përkrahin PD-LSI. Kishin parasysh që PD-ja sapo doli nga çadra dhe retorika ishte kundër PS dhe LSI. Ndërsa kur thuhet se asnjë parti nuk duhet të bëjë koalicion të gjithë janë kundra. Artur Zheji: Kemi numrin shumë të lartë të të pavendosursve me 50%. Për fat të keq, shqiptarët vazhdojnë të jenë shumë të politizuar. Ka ndodhur një lloj neverie nga politika. Mbas sharjeve të nxehta tek përqafimet e nxehta ka krijuar një shastisje tek njerëzit. Njerëzit kishin frikë se nga çadra do të fillonte lufta civile. Kishte kërcënime nga më të ndryshme, do të fillonte lufta civile urbane dhe befas u kalua në përqafim të nxehtë. Këto dy të nxehta shqiptarët i kanë trullosur. Thjesht mund t'u themi merreni lehtë. Është një lojë. Nga gjithë kjo lojë, antipolitikët bëjnë shumicën. Unë mendoj që fakti që shumica e gjysmës mendon që PS-LSI të jetë ajo që ta prodhojë qeverinë pas 25 qershorit tregon se sa gabim ka bërë kryetari i opozitës. Blendi Çeka: Të tre partitë kryesore duket se kanë një lloj ballafaqimi. Nga njëra anë kemi Partinë Socialiste vetëm që tenton 71 mandate dhe nga ana tjetër kemi një koalicion të madh të pashpallur, PD, LSI, Libra, PDIU që synojnë që PS të mos marrë 71 mandate. Tre partitë kryesore kanë dhënie dhe marrje me njëri-tjetrin. Dritan Hila: Ky është nga sondazhet më flu. Është më tepër në qejfet e personave dhe në fund nuk do të pyeten. Secili do të votojë partinë dhe jo çfarë koalicioni do bëjë. Është një tregues i mungesës së kufijve ideologjik.
Lexoni ketu: Te gjitha rezultatet e sondazhit II te Ora News dhe IPR Marketing: PS fiton 45%, PD 37%, LSI 13%, Libra 2%, PDIU 1.5%, Lexo dhe Shqiptarët të zhgënjyer, 33.7% e tyre deklarojnë se nuk do të votojnë Sondazhi per qarkun Elbasan: PS 7 mandate, PD 4, LSI 2, LIBRA dhe PDIU luftojnë për 1 Sondazhi per qarkun Fier: PS merr deri në 10 mandate, PD 5, LSI 2, lufton LIBRA Sondazhi per qarkun Durres: PS merr 6 mandate, 5 PD, 2 LSI, PDIU dhe LIBRA 1 /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Shqiptarët rrëzojnë “mitin e partive” për të marrë 70+1 mandate Posted: 07 Jun 2017 02:36 PM PDT Të gjitha partitë kanë shpallur ambicien e tyre për të dalë forcë e parë në zgjedhje. Kryeministri Rama ka kërkuar 71 mandate për PS, për të mbajtur e vetme timonin e qeverisë. Por çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë? Sipas sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, 35.5% e votuesve kanë bindjen se asnja nga partitë nuk merr dot më shumë se 70 mandate, 27% mendojnë për PS, 7.8% për PD, asnjë për LSI, ndërsa 29.7 janë shprehur se nuk e dinë. Pyetja: A mundet një parti të fitojë më shumë se 70 mandate në zgjedhje? Anjë parti-35.5% PS-27% PD-7.8% LSI-0% Nuk e di-29.7% Analiza për këtë pyetje: Afrim Krasniqi: 30% e PS mendojnë ndryshe nga kryetari i Partisë. 70% thonë po. Tek PD, 64% nuk mendojnë se kryetari mund të fitojë zgjedhjet kurse tek LSI-ja askush nuk mendon se mund të fitojë zgjedhjet. Tek koalicionet, është interesant koalicionit PD-PS, 23% e PD mendojnë se është pozitive dhe 27% përkrahin PD-LSI. Kishin parasysh që PD-ja sapo doli nga çadra dhe retorika ishte kundër PS dhe LSI. Ndërsa kur thuhet se asnjë parti nuk duhet të bëjë koalicion të gjithë janë kundra. Artur Zheji: Kemi numrin shumë të lartë të të pavendosursve me 50%. Për fat të keq, shqiptarët vazhdojnë të jenë shumë të politizuar. Ka ndodhur një lloj neverie nga politika. Mbas sharjeve të nxehta tek përqafimet e nxehta ka krijuar një shastisje tek njerëzit. Njerëzit kishin frikë se nga çadra do të fillonte lufta civile. K ishte kërcënime nga më të ndryshme, do të fillonte lufta civile urbane dhe befas u kalua në përqafim të nxehtë. Këto dy të nxehta shqiptarët i kanë trullosur. Thjesht mund t'u themi merreni lehtë. Është një lojë. Nga gjithë kjo lojë, antipolitikët bëjnë shumicën. Unë mendoj që fakti që shumica e gjysmës mendon që PS-LSI të jetë ajo që ta prodhojë qeverinë pas 25 qershorit tregon se sa gabim ka bërë kryetari i opozitës. Blendi Çeka: Të tre partitë kryesore duket se kanë një lloj ballafaqimi. Nga njëra anë kemi Partinë Socialiste vetëm që tenton 71 mandate dhe nga ana tjetër kemi një koalicion të madh të pashpallur, PD, LSI, Libra, PDIU që synojnë që PS të mos marrë 71 mandate. Tre partitë kryesore kanë dhënie dhe marrje me njëri-tjetrin. Dritan Hila: Ky është nga sondazhet më flu. Është më tepër në qejfet e personave dhe në fund nuk do të pyeten. Secili do të votojë partinë dhe jo çfarë koalicioni do bëjë. Është një tregues i mungesës së kufijve ideologjik. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






