Ora News: “Maskat hyjnë në banesën e të moshuarit, i marrin 10 mijë euro dhe çiften” plus 9 more |
- Maskat hyjnë në banesën e të moshuarit, i marrin 10 mijë euro dhe çiften
- Punonjësit e restorantit në Borough Market rrëfejnë sulmin e tmerrshëm
- Sulmi i xhihadistëve, mes të plagosurve dhe një gazetar, u godit me thikë
- Një nga terroristët e Londrës kishte veshur jelek eksplozivi të rremë
- Londra tronditet nga terrorizmi, 6 të vdekur dhe dhjetra të plagosur
- Kamioni përplas këmbësorët në urën e Londrës. Tre, thika kalimtarëve
- Finalja e Champions, panik në sheshin San Carlo, Torino, 200 të plagosur
- Real Madrid mbron trofeun e Champions, shkatërron Juventus
- Basha: Rama nuk përgjigjet për premtimet e mbajtura
- Beteja në distancë e ministrit të Drejtësisë (PD) me Sekretaren e Përgjithshme (PS)
| Maskat hyjnë në banesën e të moshuarit, i marrin 10 mijë euro dhe çiften Posted: 03 Jun 2017 11:52 PM PDT Rikthehen maskat në Fier. Rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit A.L, 63 vjeç në fshatin Zhupan dhe i kanë vjedhur rreth 10 mijë euro dhe një armë gjahu. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Punonjësit e restorantit në Borough Market rrëfejnë sulmin e tmerrshëm Posted: 03 Jun 2017 11:41 PM PDT Disa punonjës të restorantit në Borough Market kanë qenë dëshmitarë të sulmit terrorist të njerëzve me thika. "Ata ishin njerëz të çmendur dhe vetëm me një thikë në dorë filluan të qëllonin njerëzit,"-është shprehur një nga dëshmitarët gjatë një interviste për BBC. "Unë isha përballë tyre dhe pashë 3 njerëz me thika, por ata ishin më shumë se 3 persona. Ne dëgjuam zhurma dhe dolëm menjëherë jashtë për të parë se çfarë po ndodhte." /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sulmi i xhihadistëve, mes të plagosurve dhe një gazetar, u godit me thikë Posted: 03 Jun 2017 11:40 PM PDT Në mesin e plagosurve nga sulmi terrorist në zemër të Londrës është filmuar edhe një gazetar. Miqtë e tij e denoncuan zhdukjen e gazetarit në twitter. Geoff Ho u godit me thikë në lokalin Southwark Tavern mbrëmjen e së shtunës. Videoja dramatike tregon gazetarin duke kapur qafën e tij, ndërsa largohet nga vendi i ngjarjes vetëm pak çaste pas sulmit terrorist, i shoqëruar nga një polic. Përdoruesit e Twitter kanë qarkulluar një imazh të z. Ho duke thënë se ai është zhdukur pasi është therur në lokal. Tre sulme të njëpasnjëshme në hakun kohor të 8 minutave shkaktuan tmerr dhe panik mbrëmjen e së shtunës në Londër. Një furgon i bardhë me tre terroristë mori përpara turmën në urën e Londrës, më pas sulmuesit u drejtuan drejt lokaleve dhe dyqaneve të zonës duke sulmuar njerëzit me thikë. Dëshmitarë në venndin e ngjarjes tregojnë se kanë të dëgjuar të paktën 12 të shtëna me armë në zonë. Tre xhihadistët thuhet se janë dëgjuar duke thirrur "Kjo është për Allahun”.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Një nga terroristët e Londrës kishte veshur jelek eksplozivi të rremë Posted: 03 Jun 2017 11:09 PM PDT Terroristët e Londrës kishin veshur xhaketa me eksploziv për të zbrapsur policët. Në fotot e trupave të pajetë të dy atentatorëve të publikuar nga mediat ndërkombëtare pas ekzekutimit të tyre nga policia, shihet njëri prej tyre me xhaketë me pako eksplozivi rreth trupit, por që sipas policisë ishin të rreme. Nga tre sulmet e njëpasnjëshme mbetën të vrarë 6 persona dhe dhjetra të tjerë u plagosën. Shërbimi i Ambulancës në Londër konfirmoi se 48 persona u plagosën në sulm.
/Oranews.tv./ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Londra tronditet nga terrorizmi, 6 të vdekur dhe dhjetra të plagosur Posted: 03 Jun 2017 10:51 PM PDT Gjashtë persona mbetën të vrarë në një sulm terrorist në qendër të Londrës mbrëmjen e së shtunës (3 qershor 2017), ku tre sulmues u vranë nga policia. Një furgon duke ecur me shpejtësi godet këmbësorët në Urën e Londrës të shtunën në mbrëmje dhe sipas dëshmitarëve, më pas personat në makinë kryen sulme me thika në lokalet aty pranë, në lagjen “Borough Market”. Autoritetet britanike thonë se sulmi ishte një akt terrorist. Dëshmitarët përshkruajnë një skenë të rëndë në Urën e Londrës, ku furgoni me shpejtësi doli nga rruga dhe hyn në trotuaret e këmbësorëve, duke lënë pas skena gjaku. Më pas, personat në furgon kryen sulme me thika në lokalet në lagjen “Borough Market”. Sipas autoriteteve 6 vetë humbën jetën dhe rreth 48 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim në pesë spitale. Policia njofton se ka vrarë tre të dyshuarit për sulmet.Më shumë se 80 mjekë u dërguan në vendngjarje për t’i ndihmuar të lënduarit. Një nga të plagosurit është një oficer i Policisë Britanike të Transportit, i cili u godit me thikë pas reagimit ndaj incidentit. Gjendja e tij është serioze, por jo e rrezikshme për jetën. Sulmet shkaktuan panik në zemër të Londrës në një mbrëmje të bukur qershori. Në lokalet në lagjen “Borough Market” dëshmitarët tregojnë se klientët i qëllua me karrige dhe shishe personat që hynë brenda duke tundur thika gjuetie 25 cm të gjata. Policia njoftoi se autorët e sulmit mbanin të veshur jelekë-bombë por që rezultuan të ishin fallco. Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan, i dënoi sulmet duke thënë se “ndonëse nuk dihen të gjitha hollësitë, ky ishte një akt i qëllimshëm dhe prej frikacakësh ndaj banorëve të pafajshëm dhe turistëve në Londër”. “Unë i dënoj me fjalët më të rënda të mundshme. Nuk mund të ketë asnjë lloj justifikimi për akte të tilla barbare”, tha zoti Khan. Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët thanë se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet britanike për ndjekjen e situatës. Presidenti Donald Trump, është njoftuar për incidentet nga ekipi i këshilltarëve të sigurisë. “Çfarëdo që Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë për të ndihmuar në Londër dhe Mbretërinë e Bashkuara, do të jemi aty. Ne jemi me ju. Zoti ju bekoftë” shkroi ai në rrjetin twitter. Incidenti i të shtunës ndodh në më pak se një javë pas sulmit vetë-vrasës terrorist në Mançester, ku humbën 23 persona gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kamioni përplas këmbësorët në urën e Londrës. Tre, thika kalimtarëve Posted: 03 Jun 2017 03:13 PM PDT Londra është në alarm për shkak të disa ngjarjeve që po ndodhin. BBC raporton se kemi te bejme me me shume se nje ngjarje, Fillimisht u raportua se një kamion ka goditur një numër këmbësorësh në urën e Londrës në qendër të kryeqytetit britanik. Dëshmitarët raportuan se nga kamioni kanë dalë tre persona me thika të gjata dhe kanë goditur njerëzit që ecnin në rrugën “Borough High”, pranë një restoranti. Policia flet dhe për një tjetër incident të ndodhur në Vauxhall Dëshmitarët thanë se oficerë të armatosur, helikopterë dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje pasi një kamion i bardhë tranzit hipi në trotuar dhe goditi njerëzit. Ura është mbyllur në të dy kahet dhe linjat e autobusëve janë devijuar. Në urën Southëark janë dëgjuar dhe të shtëna raporton BBC Reporterja e BBC Holly Jones, i cili ndodhej në urë në momentin kur ndodhi ngjarja tha se kamioni po drejtohej nga një burrë dhe po ecte me të paktën 50 milje në orë Deri tani 5 persona janë plagosur dhe se një person është arrestuar. BBC informon se policia eshte ne kerkim te tre personave. Kryeministrja britanike po vihet në dijeni për ngjarjen moment pas momenti, ndërkohë dhe Shtëpia e Bardhë informoi se presidenti Trump po vihet në dijeni të asaj çfarë po ndodh ne Londër.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Finalja e Champions, panik në sheshin San Carlo, Torino, 200 të plagosur Posted: 03 Jun 2017 02:51 PM PDT Në fillim zhgënjimi i tifozëve, më pas paniku dhe frika deri në palc. Një natë kaosi, dhe me shumë të plagosur kjo e sotmja, në sheshin San Carlo në qendër të Torinës, Itali. Një natë për tu harruar kjo e sotmja në sheshin e veshur bardh e zi për të ndjekur finale e Champions përmes ekranit gjigant të vendosur pikërisht për këtë eveniment. ANSA dhe mediat e tjera italiane flasin për 200 të plagosur, por asnjëri në gjëndje të rëndë Në momentin kur ishte shënuar goli i tretë i Realit shpërthen kaosi. "Njerëzit bërtisnin, shtynin dhe nisën të largoheshin të alarmuar" thonë dëshmitarët, të cilët menduan fillimisht mos ishte një atentat Shumë persona kanë mbetur të plagosur nga shkelmat e njerëzve të cilët vraponin të tmerruar. Fillimisht është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe më pas u mësua se ishte shembur një pjesë kangjellave të pjesës që të çonte tek parkimt nëntokësor. Shembja ka shkaktuar panik.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Real Madrid mbron trofeun e Champions, shkatërron Juventus Posted: 03 Jun 2017 01:59 PM PDT Real Madridi ka shpartalluar në finale Juventusin me rezultat 4-1, duke fituar Ligën e Kampionëve për të dytin vit radhazi dhe duke hyrë në histori . Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka shkatërruar 4-1 skuadrën e Juventusit duke u bërë në këtë mënyrë skuadra e parë që e fiton dy herë radhazi trofeun e Champions Leagues. Ishte Cristiano Ronaldo ai që udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit duke shënuar dy gola (20' dhe 64'), ndërsa dy golat tjerë i shënuan Casemiro (61') dhe Marco Asensio (90'). Reali tani ka shënuar 503 gola në Champions, më shumë se çdo skuadër tjetër, ndërsa Ronaldo theu rekord historik duke u bërë lojtari i parë që shënon në tre finale të Champions League. Ky është titulli i 12-të në të gjithë historinë e :Los Blancos". Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Basha: Rama nuk përgjigjet për premtimet e mbajtura Posted: 03 Jun 2017 01:55 PM PDT Lideri i Partisë Demokratikë Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve durrsakë të bëhen gati për vendimin e madh për ekonominë, për vendet e punës për taksat e ulura. Në fokus të fjalimit të tij, Basha ka vënë kryeministrin Rama i cili sipas tij nuk ka mbajtur pretimet e dhëna durrsakëve dhe ora e tij për të dhënë llogari ka ardhur. Basha: A ka ardhur momenti i gjykimit apo jo? A jeni gati të vendosni me votën tuaj? Po Durrësi e ka marrë vendimin? Për Republikën e vjetër apo të re? Për Republikën e re! Ka një javë që bën ekstradë dhe koncert variete. Me çitjane dhe me tuta, barcaleta dhe karikatura. Nuk jep llogari dhe nuk bën bilanc. Koka ka ardhur që një grusht politikanësh që e sollën vërdallë këtë Shqipëri për 25 vite me radhë, dhe ishin të vetmit që përfituan nga frutet e pemës së demokracisë të lëshojnë vendin dhe politika t'i japë rrugë forcës së pakthyeshme të qytetarëve. Unë do të jem kryeministri juaj, kryeministri i punës dhe jo kryeministri i fasadës. Më herët Basha ishte në Kavajë, ku kërkoi votën për kandidatin për kryetar bashkie Isak Sakjen. Basha u tha banorëve se ndërsa dy partitë e mazhorancës janë në sherr për tepsinë e pushtetit, qytetarët e kavajas duhet të marrin në dorë fatin e familjeve të tyre. Basha: Mbete duke udhëtuar nga një ndjekje futbolli në një ndeshje basketbolli. Nga një ekspozitë në Stamboll në një në Nju Jork. Kjo është Shqipëria virtuale, ndërsa kjo ku jam unë është Kavaja reale. Më 25 qershor do votoni numrin 3 për kryetar bashkie. Ndryshimi i sistemit politik është thirrja e ëndrrës tuaj 27 vjeçare për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Marshoni me mua drejt 25 qershorit. Bëjeni natën ditë për fitoren vendimtare të Kavajës. Kryetari i PD u kujtoi qytetarëve qëndresën dhe fitoren e çadrës iu kërkoi atyre ta ndjekin në marshimin e nisur drejt 25 qershorit. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Beteja në distancë e ministrit të Drejtësisë (PD) me Sekretaren e Përgjithshme (PS) Posted: 03 Jun 2017 01:30 PM PDT Një përplasje është shënuar sot në Ministrinë e Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, i zgjedhur nga PD si ministër teknik, i kërkoi sot kryeministrit pezullimin e Sekretares së Përgjithshme të kësaj Ministrie Juliana Hoxha. Zonja është kandidate e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Prej mesditës Mes dy zyrtarëve të lartë nisi dhe beteja në distancë. Dokumenti qe nxjerr zbuluar Hoxhen- Reagimi i fundit erdhi mbrëmjen e sotme. Ishte i ministrit të Drejtësisë i cili vë në dispozicion të medias një dokument që mban datën 8 maj 2017 ku Hoxha i kërkonte KQZ tërheqjen e saj nga kandidatura. E renditur në vendin e 24-t në listë, Hoxha thotë se i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shfuqizimin e saj nga gara për të vijuar detyrën si nëpunëse civile e nivelit më të lartë në Ministrisë së Drejtësisë. Shkresë e dyte mban datën 23 maj 2017 kthim përgjigje nga KQZ e cila e informonte se emri i saj nuk mund të çregjistrohet nga lista. “Emrat në listat shumëemërore dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshohet pas miratimit nga KQZ”. Letra mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj. Eshte terhequr apo jo? – Dokumentet e KQZ (Shikoni ne foto poshte) u vunë në dispozicion pak orë pasi Sekretarja e Përgjithshme Juliana Hoxha përmes një reagimi thoshte se ishte në ushtim të detyrës së saj në përputhje me ligjin "Për nëpunësin civil" njëherazi nëpunësi më i lartë civil në administratën e kësaj ministrie. Ajo bën me dije se ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, “në cilësinë e organit publik të ngarkuar nga ligji për organizimin e zgjedhjeve, Ministrin e Drejtësisë (Miratuar) dhe Departamentin e Administratës Publike , se kam hequr dorë nga kandidimi politik dhe nga çdo e drejtë apo detyrim që rrjedh pas saj duke vijuar me profesionalizm detyrën time në shërbimin civil” Hoxha paralajmeron ministrin- Më tej Hoxha e konsideron ndikim të paligjshëm kërkesën e ministrit të Drejtësisë të ndërhyjë tek kryeministri dhe e paralajmëron se do të ndërmarrë veprimet ligjore. Si qytetare dhe drejtuese e institucionit, i kërkoj Ministrit të jetë në dijeni të kuadrit ligjor në fuqi që rregullon marrëdhëniet ligjore në shërbimin civil të nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, pasi kërkesa e tij për nderhyrje të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë e konsideroj ndikim të paligjshëm në vendimarrjen e Komisionin Kombetar te Perzgjedhjes të ngarkuar me ligj për dhenien e vendimeve të drejta, në mënyrë të pavaruar, të panashme dhe objektive. Për veprime të tilla të kundraligjeshme të cilat ushtrojnë presine dhe ndikojnë drejtëperdrejtë në vendimarrje e tij do të ndermarr veprimet e nevojshme ligjore per mbrojtjen e integritetit profesional. Ministri sipas kerkesës së paraqitur per pezullimin duhet të presi me durim vendimarrjen e organit të ngarkuar me ligj, pasi cdo veprim tjeter e ngarkon me pergjegjesi.” thuhet në njoftimin e zonjës Hoxha. Sekretarja e Pergjithshme e Ministrise se Drejtesise, e zgjedhur nga PS e mbyll deklaraten duke thene se nuk tërhiqej por se do vijonte punën duke “ ndaluar zbatimin e çdo akti të paligjshëm të dhënë qoftë nga ministër politik/teknik apo nëpunës i administratës” Ministri kerkoi pezullimin e Sekretares se Pergjithshme- Deklarata e zonjës Hoxha erdhi si reagim ndaj ministrit të Drejtësisë, Gazment Bardhi. Ky i fundit sot në mesditë i kërkonte kryeministrit Rama ta pezullonte Hoxhën nga posti i Sekretares se Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë sepse nga data 29 Prill ajo po ushtronte funksionin në kundërshtim flagrant me ligjin "Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar zyrtarisht Departamentit të Administratës Publike që të zbatojë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjin për nëpunësin civil, dhe të pezullojë nga detyra, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha, e cila ushtron funksionin në kundërshtim flagrant me ligjin, që nga data 29 Prill 2017, për shkak se është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, me subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë. Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi ka informuar zyrtarisht Kryeministrin dhe është në pritje të ndërhyrjes së tij për zbatimin e plotë të ligjit", thuhet në reagimin e Bardhit.
Hoxha e 24 te listen e PS-se – Juliana Hoxha aktualisht është në garë e renditura e 24-ta për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Megjithëse e renditur në listën e kandidatëve jo fitues bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, ku ne Tiranë u fituan 15 deputete. Kërkesa e Hoxhës drejtuar KQZ-së
Përgjigja e KQZ-së
/sg. Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |











