Ora News: “Kinemaja në zi, vdes regjizori i “Rocky” John G. Avildsen” plus 9 more |
- Kinemaja në zi, vdes regjizori i “Rocky” John G. Avildsen
- Hajduti hyn në pulari e vjedh 1.3 milionë lekë
- Barack Obama zbulon gjininë e fëmijëve të Beyonce
- Anija luftarake amerikane përplaset në brigjet japoneze, 7 të zhdukur
- Jennifer Lopez shijon pushimet me të dashurin në Francë
- Marrëdhëniet me Greqinë, Bushati-Metës: Lajkat i takojnë një politike të vjetër
- Ruçi: Meta mos ngatërrojë detyrën, u zgjodh President i Shqipërisë, jo i LSI
- Kandidatja e LIBRA-s: Të gjitha bizneset të futen në skemën e TVSH
- Presion nxënësve dhe mësuesve për fushatë, MAS verifikim 6 drejtuesve arsimore
- Demiraj-Edi Ramës: Policët që bëjnë fushatë dënohen me burg
| Kinemaja në zi, vdes regjizori i “Rocky” John G. Avildsen Posted: 17 Jun 2017 12:09 AM PDT Kinemja botërore ka humbur shumë pas vdekjes së regjizorit të famshëm John G. Avildsen. Avildsen ka vdekur të premten në Los Angeles pas një beteje me kancerin pankreatik në moshën 81-vjeçare. Djali i tij Anthony ka konfirmuar vdekjen e aktorit në Los Angeles Times, duke shtuar se ai vdiq në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai. Avildsen ka fituar çmimin e Akademisë për punën e jashtëzakoshme që ka bërë në filmin "Rocky", me aktorin kryesor Sylvester Stallone në vitin 1976, pavarësisht se kishte një buxhet shumë të vogël. Ai arriti të fitonte 3 çmime Oscar si edhe çmimet Best Picture dhe Best Director. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Hajduti hyn në pulari e vjedh 1.3 milionë lekë Posted: 17 Jun 2017 12:00 AM PDT Një 22 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është autori i grabitjes së një pularie në fshatin Radostinë të Fierit. Sipas policisë janë vjedhur 1. 3 milionë lekë. Vetë pronari i pularisë bëri denoncimin. “Pas kallëzimit të marë nga shtetasi A.D, 52 vjeç, se gjatë natës në biznesin privat (pulari) në fshatin Radostinë, Fier, një person i pa njohur ka hyrë në zyrat e tij dhe i ka vjedhur një shumë prej 13 milion lekë të vjetra, menjëherë u organizua puna dhe falë veprimeve hetimore intensive të policisë, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar” informon policia e Fierit. I arrestuar është Elidjon Baçja, 22 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja” /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Barack Obama zbulon gjininë e fëmijëve të Beyonce Posted: 16 Jun 2017 11:51 PM PDT Barack Obama mund të ketë zbuluar aksidentalisht gjininë e fëmijëve të Beyonce dhe Jay Z mbrëmjen e së enjtes. Ish-presidenti i Amerikës me anë të një videomesazhi ka përgëzuar këngëtarin për punën e tij si kompozitor në 'Songwriter Hall of Fame'. Obama ka filluar që të bëjë edhe disa shaka në video ku tregon ngjashmëritë midis tij dhe Jay Z, duke zbuluar se të dy janë prindër të vajzave. "Jay dhe unë jemi të çmendur pas vajzave tona,"-ka thënë ish-presidenti. "Megjithatë ai do më mundë mua sapo binjaket të vijnë në jetë."
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Anija luftarake amerikane përplaset në brigjet japoneze, 7 të zhdukur Posted: 16 Jun 2017 11:35 PM PDT Shtatë anëtarë të marinës amerikane janë shpallur të humbur në brigjet e Japonisë, pasi anija luftarake USS Fitzgerald u përplas me një anije mallrash. Shkatërruesja amerikane është një nga mjetet ujore më të përparuara në botë dhe ky episod ngre pyetje se përse ekuipazhi nuk mundi të shmangte përplasjen. Shtatë anëtarë të ekuipazhit të marinës amerikane u zhdukën pasi anija e tyre u përplas me një anije tregtare në brigjet e Japonisë. Ndër të plagosurit është komandanti i USS Fitzgerald i cili u transportua në spital me helikopter. Anija shkatërruese u përplas me anijen e mallrave rreth 104 km në jugperëndim të Yokosukës. Pamjet nga ajri treguan dëme të mëdha në anën e djathtë të anijes amerikane pas përplasjes rreth orës 02:30 me orën lokale. Ishte raportuar më herët se shkatërruesi USS Fitzgerald kishte përmbytje në disa pjesë të tij dhe shkallë e plotë e dëmtimeve ishte në vlerësim e sipër. Zona ku ndodhi përplasja është tepër e ngarkuar me anije që shkojnë e vijnë në gjirin e Tokios. Sidoqoftë, USS Fitzgerald është një nga anijet luftarake më të përparuara në botë, me sisteme shumë të sofistikuara të radarëve. Për këtë arsye, ekzistojnë shumë shqetësime se përse ekuipazhi i saj nuk arriti të shmangte përplasjen me një anije mallrash. Kjo e fundit mbante një flamur filipinas dhe peshonte nënë 30.000 ton, rreth 1/3 e peshës së USS Fitzgerald. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Jennifer Lopez shijon pushimet me të dashurin në Francë Posted: 16 Jun 2017 11:20 PM PDT Jennifer Lopez ka shijuar pushimet me të dashurin e saj Alex Rodriguez në Francë. Ata kanë vendosur të ndërrmarin një udhëtim romantik së bashku Çifti është fotografuar në një jaht luksoz dhe dukeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. E veshur me bikini të thurur me grep JLo tregoi fizikun e saj të përsosur.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Marrëdhëniet me Greqinë, Bushati-Metës: Lajkat i takojnë një politike të vjetër Posted: 16 Jun 2017 01:51 PM PDT Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas intervistës së Kreut të Kuvendit Ilir Meta dhënë për një television grek ku ka deklaruar se Edi Rama ka vështirësuar marrëdhëniet me Greqinë. Në një status në FB, numri një i diplomacisë shqiptare shkruan: Kjo fushatë, që është me e qeta dhe me e papolarizuara në historinë e pluralizmit, falë marrëveshjes politike të ofruar nga Partia Socialiste për opozitën, po kthehet dita-ditës në një fushatë të Presidentit të zgjedhur të Republikës, kundër qeverisë dhe opozitës, si të përfaqësonte një lëvizje shtet-shthurëse. Linja jonë ka qenë mospërfshirja në sherrin e stisur. Vetë Kryeministri ka zgjedhur linjën e mosshpërqëndrimit nga mesazhi ynë për drejtesinë, ekonominë, punësimin dhe reformat shtetbërëse. Megjithatë e kam të pamundur të mos shprehem për intervistën surreale të Presidentit të zgjedhur me votat tona, për një media të huaj. Partnerët e sigurtë shihen në sy dhe flasin troç; tregtarët e flamujve e shesin miqësinë e vërtetë për një pjatë thjerrëza. Në fund hesapi është i qartë dhe çdo partner brenda dhe jashtë mund t’i bjerë lapsit: qartësi strategjike për një bashkëpunim jetik mes Shqiperisë dhe vendeve të rajonit. Lajkat dhe përkëdheljet sterile i takojnë një politike të vjetër. Meta: Rama ka marredhenie te veshtira me Greqine Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ruçi: Meta mos ngatërrojë detyrën, u zgjodh President i Shqipërisë, jo i LSI Posted: 16 Jun 2017 01:42 PM PDT Përplasja e radhës mes PS dhe LSI erdhi për deklaratën e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta se nuk do të dekretojë kryeministrin nëse zgjedhjet janë të vjedhura. Nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se nëse ekziston ky skenar do të ketë një reagim më të madh sesa ai i Presidentit Meta. Luan Rama: Nëse ka ndonjë skenar për të nxjerrë kryeministër me zgjedhje të vjedhura apo manipuluara, ky është një problem tjetër ndaj të cilit jam i bindur që nuk do të reagojë vetëm Meta si President, por do të reagojnë të parët të gjithë qytetarët shqiptarë. Nga Fieri, sekretari i përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi iu përgjigj Luan Ramës duke i thanë se nuk është detyra e Presidentit të vlerësojë zgjedhjet. Ruçi: Që të marrë vesh LSI dhe Ilir Meta njëherë e mirë, se në Presidencë duhet të vejë Presidenti i Shqipërisë, jo Presidenti i LSI. E dyta dua të marrë vesh përfaqëusesit e LSI dhe Ilir Meta një gjë: Nuk është Presidenti personi që përcakton zgjedhjet janë të rregullta, apo të parregullta. Ngatërron detyrën! Ruçi tha se nëse organet kompetente i çertifikojnë zgjedhjet atëhere Presidenti dhe çdo deputet duhet ti pranojnë ato. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kandidatja e LIBRA-s: Të gjitha bizneset të futen në skemën e TVSH Posted: 16 Jun 2017 01:27 PM PDT Kandidatja e LIBRA-s, Laureta Alikaj duke prezantuar programin ekonik të kësaj forcë tha se të gjitha bizneset duhet të futen në skemën e TVSH. Në studion e "Ekopolitikës" me gazetaren Aurora Sulçe, Alikaj tha se synimi i LIBRA-s është formalizimi i ekonomisë. Laureta Likaj: Në radhë të parë ne duam të arrijmë formalizimin e ekonomisë dhe nëpërmjet paketës fiskale që ne kemi shpresojmë që të krijojmë çlirimin e ekonomisë nga kjo situatë që është tani. Po filloj me bizneset. Ne duam që të futen në skemën e TVSH të gjitha bizneset. Gazetarja: Pavarësisht nga xhirua? Laureta Likaj: Flasim që të gjitha bizneset të futen në skemën e TVSH do të thotë që edhe biznesi i vogël dhe të krijohet tamam formalizimi dhe kalimi i TVSH nga më i vogli tek më i madhi. Pjesa e këtij formalizimi na krijon mundësinë edhe për ndryshimin e shumë situatave të tjera. Rriten të ardhurat për buxhetin e shtetit, ndryshojnë pagat e punëmarrësve. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Presion nxënësve dhe mësuesve për fushatë, MAS verifikim 6 drejtuesve arsimore Posted: 16 Jun 2017 01:12 PM PDT Ministria e Arsimit dhe Sportit është duke verifikuar pjesëmarrjen në fushatë elektorale të 6 drejtuesve arismore në rrethe. Në një njoftim për mediat, Ministria e Arsimit sqaron se ka informacione se këta drejtues ushtrojnë presion mbi nxënësit dhe mësuesit. Njoftimi i Ministrisë së Arsimit Ministria e Arsimit dhe Sportit në respektim të të drejtave Kushtetuese dhe në vijim të deklaratave zyrtare te Departamentit të Administratës Publike mbetet e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore të përcaktuara për mbarëvajtjen e procesit mësimor si dhe të drejtat e nëpunësve civilë përgjatë fushatës zgjedhore duke respektuar rregullat e sjelljes dhe të veprimtarisë brenda afateve kohorë të përcaktuar për të gjithë nëpunësit dhe drejtuesit. Mbi bazën e informacioneve të raportuara, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka konstatuar përfshirjen e disa drejtuesve e punonjësve arsimorë në fushatën elektorale, duke ushtruar presion në forma të ndryshme tek nxënësit dhe mësuesit dhe është duke bërë verifikimet e duhura mbi bazën e përcaktimeve ligjore, për personat e poshtëshënuar:
Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë monitorimin e të gjithë institucioneve për të garantuar respektimin e të drejtave politike të nëpunësve civilë si dhe zbatimin e përpiktë të përcaktimeve ligjore. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Demiraj-Edi Ramës: Policët që bëjnë fushatë dënohen me burg Posted: 16 Jun 2017 12:53 PM PDT Pas deklaratave të kryeministrit Rama që policët të angazhohen në fushatë pas punës, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj. Ai tha se ligji për policinë e shtetit i ndalon punonjësit e policisë së shtetit që të mbështesin fushatën. Dritan Demiraj: Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë marrë të gjithë trajnimin e nevojshëm ligjor për të kuptuar detyrimet dhe kufizimet që ata kanë në një process zgjedhor. Ligji për Policinë e Shtetit Nr.108, 2014, Kreu i 11-të, detyrimet dhe kufizimet kryesore të punonjësit të Policisë, Neni 90-të i tij, përcakton qartësisht kufizimet në jetën politike të punonjësit të policisë të cilit i ndalohet: Kodi Zgjedhor dhe udhëzimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numër 7, viti 2009 i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave numër 473, datë 01.06.2017, përcaktojnë qartësisht këto kufizime ligjore. Dua t'ju rikujtoj se Kodi Penal, i ndryshuar më 22 Maj 2017, në nenin 332 a parasheh se: "Shpërdorimi i autoritetit policor nga punonjësi i Policisë së Shtetit ose i Policisë së Burgjeve për të influencuar në mbështetjen e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, nëpërmjet mosushtrimit të funksionit me paanësi sipas ligjit, pjesëmarrjes në veprimtari politike të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, me kryerjen e çdo veprimi ose dhënien e urdhrave, këshillave apo çdo lloji tjetër propagande që favorizon një parti politike ose kandidat në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet." Më lejoni tju bëj me dije se Policia e Shtetit është në monitorim të rreptë prandaj i ftoj të gjithë punonjësit e saj që të respektojnë çdo gërmë të ligjit përndryshe masat do të jenë proporcionale me shkeljet e kryera. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |








