Ora News: “Ja cili ka qenë i dashuri më i mirë i Katy Perryt” plus 9 more

Ora News: “Ja cili ka qenë i dashuri më i mirë i Katy Perryt” plus 9 more


Ja cili ka qenë i dashuri më i mirë i Katy Perryt

Posted: 12 Jun 2017 11:58 PM PDT

Këngëtarja Katy Perry bëri të ditur se Josh Groban  me të cilin kishte një lidhje në vitin 2009, i vjen keq që e kishte lënë atë. Katy e cilëson atë si të dashurin e saj më të mirë ndonëse në zemrën e saj kanë qenë edhe yje të tjera të famshme si John Mayer, Orlando Bloom e Russell Brand.

Këngëtarja e ka treguar këtë fakt ndërkohë që ka postuar  në youtube filmin Witness World Widde. Në vitin 2010 ajo shkruajti këngën “The One That Got Away”, por kurrë nuk zbuloi identitetin e shokut.

"Po që dua ta them, njerëzit pyesnin se për kë është kënga "The One That Got Away". Është për Groban. Ai është një nga miqtë e mi më të mirë", tha ajo.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

May takohet sot me kryetaren e unionistëve irlandezë për qeverinë

Posted: 12 Jun 2017 11:53 PM PDT

Theresa May është e vendosur të takohet me udhëheqësen e Partisë Demokrate për Bashkimin në Downing Street, ku kërkon një marrëveshje për të lejuar konservatorët të qeverisin.

Kryeministri do të presë Arlene Foster për të përcaktuar kushtet mbi të cilat unionistët irlandezë do të garantojnë mbështetjen e qeverisë.

May thotë se ata nuk do të kenë veto për politikat kyçe. Nga ana tjetër Foster thotë se partia e saj ka interesin kombëtar në zemër.

Deputetët do të mblidhen sot në Westminster për herë të parë pas zgjedhjeve.

Commons do të zgjedhë një folës të ri dhe Lordët do të fillojnë të betohen gjatë pasdites.

Më vonë, Kryeministrja do të zhvillojë bisedime me Presidentin francez Emmanuel Macron, rreth masave për radikalizimin në internet dhe terrorizmin.

Konservatorët duhet të mbështeten në 10 deputetët e DUP pasi ranë 8 vende, duke mos fituar shumicën e përgjithshme në zgjedhjet e përgjithshme.

Partia Konservatore e Theresa May arriti të merrte 319 nga 326 ndenjëset e kërkuara në Parlament për të patur shumicën.

Me këtë rezultat surprizues, vendi tashmë do të ketë një Parlament të varur ku në opozitë do të jenë laburistët me 261 ndenjëse.

Maj u kërkoi falje deputetëve të saj të hënën, duke pranuar përgjegjësinë personale për mos arritjen e një fitore të plotë dhe sakrifikimin e shumicës parlamentare që ajo trashëgoi nga David Cameron gjatë vitit të kaluar kur u bë udhëheqëse.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vajza shkruante peshën në dorë për ti kujtuar vetes sa e shëndoshë ishte, ja si duket tani

Posted: 12 Jun 2017 11:40 PM PDT

Një vajzë e cila peshonte 118 kg shkrunte çdo ditë peshën e saj në dorë për ti kujtuar vetes se sa e shëndoshë që ishte dhe tani ajo duket e mrekulleshme.

Jennifer Edwards nga New Jorku fitoi shumë peshë kur ishte në gjimnz dhe dëshironte që ta hiqte.

"Kur u peshova dhe pashë që isha 118 kg u shokova,"-tha 26 vjeçarja."Fillova ta shkruaj peshën në dorë për ti kujtuar vetes së duhet të dobësohesha.”

Jennifer, e cila për pak sa nuk kaloi në depresion, punësoi një trajner personal dhe filloi një dietë ushqimore të rreptë me protein.

Vetëm për 7 muaj arriti të humbasë 22 kg. Dhe për dy vite ajo pësoi një ndryshim drastik.

Trupi i saj tani ka marrë një formë të mrekullueshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Panamaja “braktis” Tajvanin, vendos marrëdhënie diplomatike me Kinën

Posted: 12 Jun 2017 11:31 PM PDT

Panama ka ndërprerë marrëdhëniet e gjata diplomatike me Tajvanin dhe në vend të saj ka vendosur marrëdhënie me Kinën.

Qeveria tha se më në fund u bind se ka “vetëm një Kinë” dhe Tajvanin e konsideron si pjesë të saj.

Nga ana e tij Tajvani, shprehu “zemërimin dhe keqardhjen” dhe akuzoi Panamanë për provokim.

Kina e konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur. Një numër i konsiderueshëm shtetesh mbanin lidhje me Taipei në vend të Pekinit, dhe Panamaja është e fundit që ka ndërruar anë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kombi afrikan i ishullit Sao Tome dhe Principe bëri një lëvizje të ngjashme. Tani, vetëm 20 vende kanë marrëdhënie diplomatike me Tajvanin.

Gjatë viteve të fundit, Kina ka intensifikuar investimet e saj ekonomike në vendet e Amerikës Qendrore, qendra ekonomike jetike e Kanalit të Panamasë.

Ministria e jashtme e Tajvanit tha në një deklaratë për mediat se “shpreh zemërimin dhe keqardhjen” për atë që ai e quajti një kthesë diplomatike “shumë miqësore” nga Panamaja që “iu dha interesave ekonomike nga autoritetet e Pekinit”.

Ajo akuzoi Panamana për “ngacmim” të Tajvanit, e cila “injoron shumë vite miqësie” midis dy vendeve dhe shtoi se “nuk do të konkurojë me autoritetet e Pekinit për diplomacinë e parave”.

Në qershor të vitit të kaluar kreu i Tajvanit Tsai Ing-wen vizitoi Panamanë, në udhëtimin e saj të parë jashtë shtetit si Presidente.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zaev-Stoltenberg: Dyert e NATO-s të hapura, nevojitet zgjidhje për emrin

Posted: 12 Jun 2017 11:14 PM PDT

Maqedonia do të përpiqet të marrë ftesë për anëtarësim në NATO me referencë të përkohshme, ndërsa pastaj në periudhë prej dy viteve zgjat ratifikimi tek 29-të vendet anëtare të Aleancës që t'i zgjidh dallimet për emrin me Greqinë.

Ky është mesazhi që në selinë e NATO-s sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg ia dërgoi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, të cilin ai e tha edhe në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit të tyre.

Stoltenberg e ka porositur Zaevin se sipas konkluzionit të Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, përsëritur në të gjitha samitet e ardhshme të Aleancës, se "ftesa do të dërgohet pasi që do të zgjidhet kontesti me Greqinë".

I pyetur nëse do të kërkojë ftesë për anëtarësim në NATO nën akronimin "IRJM" ose me ndonjë emër "Maqedonia e Epërme" kryeministri Zoran Zaev u përgjigj se vitet e kaluara të procesit të bllokuar të integrimeve të Maqedonisë në NATO i ka mësuar të gjithë dhe dërgoi mesazh nga rajoni, se mes tjerash qëndrimi në vend shkakton kriza.

"Në çdo rast do të përpiqemi ta lëvizim Maqedoninë drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në NATO dhe për këtë pres mbështetje nga qytetarët e Greqisë, nga pushteti dhe opozita për zgjidhjen e këtij problemi. ka alternativa. Shpresojmë se me referencën e përkohshme do të marrim ftesë të bëhemi anëtare e NATO-s dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë me bisedimet me Greqinë për procesin e BE-së", porositi Zaev.

Në këtë pikëpamje, Stoltenberg porositi se NATO mbetet në kërkesë "zgjidhje e përbashkët e pranueshme për emrin, me ftesë për anëtarësim".

Ndërsa në raport me spekulimet për implikim të Rusisë në situatën e brendshme politiken të Maqedonisë, ai theksoi se "çdo ndikim i jashtëm në proceset vendore është i papranueshëm" dhe theksoi se "përgjigje më të mirë dhe mënyrë për përforcim të rezistencës ndaj ndikimit të jashtëm është që të ndërtohen institucione të fuqishme demokratike, modernizim i Qeverisë dhe implementim i reformave".

Jens Stoltenberg tha se zgjidhja e përbashkët e pranueshme për emrin në kuadër të Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë e thënë në mënyrë eksplicite si zgjidhje, por se "është me rëndësi të jetë e pranueshme nga dy palët dhe nëse pranohet, si nga Greqia ashtu edhe IRJM, atëherë mund të fillojmë të lëvizim. /Alsat.M/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pikëpyetjet pas zgjedhjeve në Kosovë, kush do e formojë qeverinë?

Posted: 12 Jun 2017 11:11 PM PDT

Në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës, të tretat me radhë që kur Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, është e qartë se as subjekti që kryeson nuk e ka mundësinë që të formojë qeverinë pa një koalicion me subjektet tjera politike.

Kur janë numëruar 99.8 për qind të votave, koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, ka fituar 33.98 për qind. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 27.12 për qind dhe koalicioni Lidhjes Demokratike, Aleancës Kosova e re dhe Alternativës, ka fituar 25.74 për qind të votave.

Dhe kjo ka shtuar pikëpyetjet se si mund të duket qeveria e re.

Diplomatët euro perëndimore po presin një proces të shpejtë të formimit të qeverisë për t’u përballur me sfidat që e presin vendin.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara duke përgëzuar qytetarët e Kosovës për zgjedhjet demokratike, theksoi se “votuesit e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre dhe tani procesi i formimit të qeverisë së re duhet filluar. Shpresojmë në bashkëpunim të ngushtë me këdo që formon qeverinë e re. Shpresojmë që të gjithë zyrtarët e sapozgjedhur të Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake, do të përkushtohen për të ndërmarrë hapa për të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës. Kosova gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik“, thuhet në një komunikatë të kësaj ambasade.

Komisionari Evropian, Johanes Hahn, tha të hënën në Bruksel se është me rëndësi që të ngrihen shpejt institucionet pas zgjedhjeve në Kosovë.

Mendoj se njerëzit ishin të qartë sa u përket zgjedhjeve të tyre dhe ne duhet të pranojmë partnerët, por është thelbësore që vendi dhe përfaqësuesit e tij të jenë të përkushtuar ndaj ardhmërisë evropiane dhe është përgjegjësi e udhëheqësve politikë që të formojnë sa më shpejtë qeverinë", tha zoti Hahn.

Por, ky proces nuk duket as i lehtë e as i shpejtë. Analisti, Ilir Ibrahimi, thotë së është e qartë që koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, do të marrë fillimisht mandatin për formimin e qeverisë.

Duke u nisur nga rezultati që e kemi deri tani ky koalicion së bashku me minoritetet nuk do të arrijë t’i siguroj 61 vota. Ndërkohë që kemi lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës që pa minoritetet tani për tani, me aq sa janë numëruar deri tani votat i kanë 61 deputetë. Nëse nuk arrin që koalicioni i arritur nga Partia Demokratike të sigurojë numrat që të formojë qeverinë atëherë duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese duhet t’i jepet një alternative tjetër, në këtë rast e kemi lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës që nëse këta mund ta dëshmojnë se i kanë 61 vota atëherë presidenti duhet t’i mandatoj ata për të formuar qeverinë“, tha zoti Ibrahimi.

Ai thotë se në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës, vështirë se Lidhja Demokratike dhe lëvizja Vetëvendosje të bashkohen me këtë koalicion, ndërsa situatën mund ta rëndojnë edhe debatet e brendshme në koalicionin e madh.

Ai nuk e përjashton një krizë politike, mbase jo të ngjashme me atë të vitit 2014, kur kaluan gjashtë muaj deri në formimi e qeverisë.

Një lloj krize do ta kemi gjithsesi sepse ky rezultat nuk e ka një fitues të qartë dhe sigurimi i votave nuk do të jetë shumë i lehtë. Tani kemi edhe zoti Thaçin në pozitën e presidentit i cili është ish kryetar i Partisë Demokratike dhe nuk po mund ta besoj që zoti Thaçi me shumë zemër do t’ia jepte mandatin zotit Kurti duke pasur parasysh edhe marrëdhëniet që i kanë këta dy politikanë, por megjithatë kemi një vendim të gjykatës Kushtetuese i cili është shumë i qartë, kemi një situatë politike e cila është ndryshe nga 2014, vonesë do të ketë dhe nuk pres ndonjë qeveri para muajit gusht apo shtator, mirëpo nuk e pres një vonesë të tillë të cilën e kemi pasur në vitin 2014“, tha zoti Ibrahimi.

Sido që të duket një qeveri e re, ajo do të përballet me zotimet për zhvillim ekonomik si dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por, sfidat më të rënda mbeten problemet e trashëguara siç janë çështja e kufirit me Malin e Zi, që çoi edhe në rrëzimin e qeverisë, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës si dhe përballjen me fillimin e funksionimit të Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Evropës Juglindore që ka mbetur jashtë regjimit të udhëtimit pa viza në vendet e zonës Shëngen dhe e fundit në proceset integruese.

Që nga shpallja e pavarësisë, asnjë qeveri nuk e ka përmbyllur mandatin e saj të plotë./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në Kosovë sot protestohet kundër importit të vezëve nga Shqipëria

Posted: 12 Jun 2017 11:04 PM PDT

Shoqata e Shpërndarësve të Kosovës do të protestojë sot para Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me dyshimin e cilësisë së vezëve që vinë nga Shqipëria në Kosovë.

Anëtari i bordit të shoqatës dhe fermeri, Sabit Rama, ka thënë për KosovaPress, se protesta do të fillojë në ora 09:00.

Ai ka thënë se dyshojnë në cilësinë e vezëve të Shqipërisë.

"Si ka mundësi 30 kokrra vezë në Shqipëri të shiten 3 euro, ndërsa vezët që vinë nga ky vend në Kosovë, shiten 1 euro e 49 cent".

Sipas tij, Dogana dhe AUVK-u nuk kanë bërë kontrolle të këtyre vezëve. Ky çmim sipas Ramës, po dëmton edhe prodhuesit vendor.

" Dëmi i prodhuesve vendor është diku 15 mijë euro në ditë", tha Rama./KosovaPress/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

A ka regjistrime të bisedave Trump-Comey?

Posted: 12 Jun 2017 10:58 PM PDT

Ligjvënës republikanë po i kërkojnë Shtëpisë së Bardhë të publikojë regjistrimet e bisedave kryesore që kanë patur Presidenti Donald Trump me drejtorin e shkarkuar të FBI-së James Comey, nëse ato eksiztojnë.

Në qoftë se ekzistojnë, kasetat me bisedat e regjistruara mund të sqarojnë çështjen nëse gjatë darkës në Shtëpinë e Bardhë në muajin shkurt, zoti Trump i ka kërkuar zotit Comey, i cili në atë kohë drejtonte hetimin e FBI-së për mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale, të hiqte dorë nga hetimi ndaj Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Flynn.

Presidenti Trump e kishte shkarkuar zotin Flynn pasi doli se ai kishte gënjyer nënpresidentin Pence lidhur me kontaktet e tij me ambasadorin rus në Uashington.

Në një dëshmi dramatike para ligjvënësve javën e kaluar, zoti Comey tha se kishte ndjerë se Presidenti Trump i kishte sugjeruar të mos e vazhdonte hetimin ndaj zotit Flynn.

Zoti Comey po ashtu dëshmoi se presidenti Trump i kishte kërkuar të tregonte bensikëri ndaj tij, gjë që ish drejtori i FBI-së nuk pranoi ta bënte, si dhe të "largonte renë" e krijuar lidhur me hetimin ndaj ndërhyrjes ruse.

Ekspertët ligjorë thanë se rrjedhja e informacionit prej zotit Comey lidhur me bisedën që ai kishte patur më 14 shkurt me Presidentin, tek një mik i tij, i cili ia dha atë gazetës "The New York Times", mund të mos ketë qenë diçka e paligjshme, pasi informacioni nuk ishte sekret. /VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lulzim Basha: Po pres arrestimet para zgjedhjeve!

Posted: 12 Jun 2017 01:49 PM PDT

Kreu i PD, Lulzim Lulzim Basha u shpreh se ndonëse objektivi i tij ishte largimi i Kryeministrit Rama, ai i shërbeu interesit të vendit duke bërë një marrëveshje, që rrëzoi gjysmën e kabinetit

Në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës Basha tha po pret arrestime pasi sipas tij disa kanë masë sigurie. 

Basha: "Larguam një tufë ministrash që ishin bërë gati të suleshin me lukuninë e administratës mbi votën e shqiptarëve, krijuam një klimë të re në raport me qytetarët. Ata kanë më shumë besim te procesi, zyrtarët që kishin ndërmend të abuzonin po struken e do të struken dita-ditës. Nja 30 drejtorë të mëdhenj e të mesëm janë shkarkuar, disa janë proceduar penalisht. Do të doja të shihja më shumë të arrestuar. Ministri i Brendshëm po bën maksimumin dhe shpresoj  që Drejtori i Policisë t'i përgjigjet sipas ligjit , e jo sipas urdhrave nga politika.

Po pres arrestimet, sepse disa e kanë vendin me masa sigurie, sepse Kodi Penal e parashikon që ata shkojnë minimalisht 1 vit prapa hekurave për abuzimin me detyrën në funksion të votës. I bëj thirrje Shtetit të zbatojë Kodin Penal që i çon prapa hekurave ata që sjellin apo marrin kartat e identitetit, ata që cenojnë votën, ata që premtojnë e mashtrojnë për votën.”

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Luan Rama: Çfarë është ky lloj shteti me kakofoni qëndrimesh?!

Posted: 12 Jun 2017 01:43 PM PDT

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i ftuar në Tonight Ilva Tare" në Ora News e konsideron absurdi debatin midis ministrit të Drejtësisë dhe sekretares së Përgjithshme të këtij institucioni.

Pjesë nga deklarata:

Luan Rama: Është absurde që ministri është në konflikt me Sekretaren e Përgjithshme, në Ministrinë e Arsimit apo të Drejtësisë. Kur drejtoria e Administratës Publike e jep të ligjshëm rastin e sekretarit të Përgjithshëm, ministri e thotë jo. Çfarë është ky lloj shteti me këtë kakofoni absurd qëndrimesh. Ne jemi kundër këtij fenomeni. Ne u kemi bërë maunale që gjithë njerëzit tanë të jenë korrekt me ligjin. Nëse bëjnë shkelje të trajtohen sipas ligjit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter