Ora News: “Instruktorja e Khloe Kardashian tregon sekretin e linjave të saj” plus 9 more

Ora News: “Instruktorja e Khloe Kardashian tregon sekretin e linjave të saj” plus 9 more


Instruktorja e Khloe Kardashian tregon sekretin e linjave të saj

Posted: 02 Jun 2017 12:03 AM PDT

Tammy Hembrow është instruktorja e yllit të reality show, Khloe Kardashian dhe ka një trup me linja perfekte, sekretin e së cilës e ka rrëfyer për të gjithë.

Në një intervistë për Good American, ajo tha se këshilla më e madhe për dikë që po fillon palestër është të kushtojë rëndësi në atë që bën.

"Të bëni ndryshime të vogla cdo ditë, bën diferencën pas një kohe. Të shkoni në palestër me një shoqë ose të bëni ushtrime e bën më të thjeshtë dhe e shijoni më shumë të gjithën."

Edhe pse është nënë e dy fëmijëve, Tammy arrin të mbajë trupin në formë duke përdorur ushqime si gjoks pule, oriz dhe spinaq, të cilat i japin energji për ditën e saj të mbushur me aktivitete.

23-vjecarja u bë pjesë e stafit të Khloe Kardashian në momentin që ylli i reality show u informua për dietat e saj nëpërmjet faqes që ka në Instagram, ku ka rreth 7 milionë ndjekës.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulmi në resortin e madh turistik, 37 persona vdesin nga asfiksia

Posted: 01 Jun 2017 11:53 PM PDT

Të paktën 37 persona humbën jetën në një resort turistik në Manila të Filipines, pasi ai u sulmua nga një person i armatosur. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, viktima gjetën vdekjen si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Shefi i policisë së Filipineve tha se personi i armatosur kishte hyrë në zonën e lojërave në resort, duke u vënë zjarrin disa tavolinave. Ai shtoi se ishte qëlluar me armë zjarri, por se plumbat nuk u ishin drejtuar të pranishmëve në sallë.

Autoritetet policore filipinase kanë përjashtuar mundësinë për sulm terrorist të lidhur me ISIS, pasi asnjë nga viktimat nuk ka plagë me armë zjarri në trup.

Sulmi u regjistrua pak pas mesnatës, me orën lokale. Nga resorti popullor turistik "World Manila" që ndodhet pranë aeroportit ndërkombëtar, u dëgjuan krisma armësh dhe shpërthime.

Forcat speciale "SWAT", efektivë policie, zjarrfikëse dhe ambulanca, u dërguan menjëherë në zonë. Pamjet e shfaqura në televizion treguan njerëzit teksa largoheshin të frikësuar nga hoteli. 

Kompleksi turistik, më i madhi në Filipine, përfshin katër hotele, kazino, restorante, bare, klube, kinema dhe teatro.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fut dorezë hekuri në trup, rrezikon të humbasë krahun

Posted: 01 Jun 2017 11:46 PM PDT

Mathew Whelan është njeriu me më shumë tatuazhe në Britani, i cili rrezikon të humbasë një krah për një gjë të pazakontë që ka bërë në trupin e tij.

Ai duhet ti nënshtrohet një operacioni pasi lëkura e tij ka filluar të ndahet sepse ka futur një dorezë hekuri brenda trupit.

"Ka nevojë të hiqet menjëherë ose do të bëhet më serioze dhe mund të humbas krahun tim," – tha për Dailymail.

37-vjecari njihet edhe si njeri ekstremist pasi ka bërë më shumë se 300 tatuazhe, duke hequr edhe dhëmbët për ti vendosur në veshë dhe duke e ndarë gjuhën në dy pjesë.

Ai ka shpenzuar më shumë se 50 mijë dollarë në artin e trupit por tani mund të ndodhin dëme serioze prej tyre.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ndalimi i emigrantëve, administrata e Trump kërkon rivendosjen e urdhrit

Posted: 01 Jun 2017 11:29 PM PDT

Administrata e presidentit Trump i ka kërkuar Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara, që menjëherë të rivendosin urdhërin për ndalimin e udhëtimit. Ky urdhër, i cili është pezulluar ndalon përkohësisht udhëtimin e personave nga gjashtë vende me shumicë myslimane, me arsyetimin se kjo do t’i bënte Shtetet e Bashkuara më të sigurta.

Së paku pesë anëtarë nga nëntë të Gjykatës së Lartë duhet të miratojnë kërkesën e administratës.

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë deklaroi se administrata është “e bindur se vendimi i presidentit Trump është brenda autoritetit të tij ligjor, dhe vjen si kërkesë për të mbajtur kombin të sigurtë, por edhe për të mbrojtur komunitetet nga terrorizmi”.

Urdhëri i udhëtimit, ishte nënshkruar më 6 mars, mirëpo u pezullua më vonë nga gjykatat e Shteteve të Bashkura. Ky urdhër do të ndalonte përkohësisht hyrjen në Shtetet e Bashkuara të gjithë refugjatëve, si dhe vizitorëve nga Irani, Libia, Somania, Sudani, Siria dhe Jemeni./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet lushnjari, kishte mbjellë 11 bimë kanabis pranë banesës

Posted: 01 Jun 2017 11:21 PM PDT

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike,

Policia e Divjakës zbulon një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të  pandërprera dhe në bazë të informacioneve që dispononin, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan gjatë një kontrolli në fshatin Grabjan 11 bimë kanabis.

Bimët narkotike u gjetën të kultivuara pranë banesës së shtetasit Miço Qerosi.

Blutë bënë arrestimin e 60 vjeçarit, ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sfilata e Geraldina Spoza, tendencat më të fundit të veshjeve të nusërisë

Posted: 01 Jun 2017 11:16 PM PDT

Geraldina Spoza ka organizuar sfilatën e përvitshme të veshjeve të nusërisë, event që përkon edhe me ditëlindjen e saj. Risi e këtij viti ishte lançimi i koleksionit "Kaltra", ndërsa nuk munguan në pasarelë as nuset e sallonit Geraldina, të cilat përjetuan edhe njëherë emocionet e veshjeve të nusërisë.

Një event i magjishëm, plot sharm dhe emocione, ishte sfilata e veshjeve të nusërisë, organizuar nga Geraldina Spoza.

Tradita vijoi edhe këtë vit, ku në pasarelë u ngjitën nuset të cilat Geraldina Spoza u ka veshur ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

Modelja, Adrola Dushi, e ardhur enkas nga SHBA ishte surpriza e mbrëmjes.

Nën tingujt e muzikës shqiptare, sfiluan 11 modele veshur me fustane nusërie, realizuar me mjeshtëri nga Geraldina Spoza.

Risia e këtij viti, ishte koleksioni "Kaltra", 22 fustane të prezantuara nga modele profesioniste dhe vajza të vogla, të cilat aspirojnë po ashtu modelingun.

Prej më shumë se 20 vitesh, Geraldina Spoza është kujdesur të sjellë në Shqipëri tendencat më të fundit të veshjeve të nusërisë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Preç Zogaj: Nëse PD pëson disfatë, Lulzim Basha jep dorëheqjen

Posted: 01 Jun 2017 10:59 PM PDT

Preç Zogaj, kandidat i PD në qarkun e Lezhës, një nga themeleuesit e kësaj partie e cilëson të paprecedentë kërkesën e Topallit dhe Imamit për shkarkimin e kryedemokratit Basha në nisjen e fushatës elektorale.

I ftuar në emisionin 'Debati në Channel One' të gazetarit Roland Qafoku, ai thotë se lista është bast i Bashës dhe se Berisha nuk ka asnjë rol në të.

"Berishën nëse nuk e pyet, nuk të ndërhyrn, por po e pyete bëj gati vendimin" thotë ai.

 Zogaj shpreh bindjen se nëse PD pëson disfatë në 25 qershor, Lulzim Basha jep dorëheqjen nga drejtimi i kësaj partie.

 Zoti Zogaj, si i komentoni ju kritikuesit dhe akuzatorët brenda PD ndaj kryetarit Basha si Jozefina Topalli, Arben Imami e të tjerë?

Unë dhe Sali Berisha jemi dy nga 10 themeluesit e parë të Partisë Demokratike që vazhdojmë të jemi ende në politikë por edhe që kandidojmë për deputetë. Të tjerët, ose nuk jetojnë më si Gramos Pashko, Azem Hajdari ose janë tërhequr nga politika se Aleksandër Meksi. Në këto 27 vjet kam kuptuar shumë nga politika. Kjo që bënë Topalli dhe Imami ishte një veprim shumë I nxituar dhe një veprim I paprecedentë. Nuk ka një rast në Shqipëri, madje as në Evropë që ditën kur nis fushata elektotrale kërkohet shkarkimi I kryetarit të Partisë. Unë mendoj se ata janë nxituar. Nuk lidhet karriera politike vetëm me të qenit deputet ose jo. Unë jam shembulli I kësaj. Kam qenë deputet tre herë por kam dy lesgjislatura që nuk jam. Madje në zgjedhjet e vitit 2013 bëra dorëheqje si I 9-ti në qarkun e Shkodrës ku isha I sigurtë por u largova për parimet e mia. Njerëzitr e pakulturuar në politikë shfaqen menjëherë delirantë. Ne sistem mazhoritar keta nuk do kishin fituar. Por unë dua të shtoj diçka. Kjo që ndodhi me këta kritikuesit nuk ka reflektuar fare në fushatë. Nuk ka ndikim fare dhe njerëzit nuk e shikojnë këtë si një problem.

A ishte kjo një listë që ju e vlertësoni të duhurën?

Lista e kandidatëve është basti I Bashës. E mendon ai se është e tillë dhe I takon atij. Derisa kemi këtë system, listën e bën kryetari dhe kjo gjë është e sanksionuar. Kreyetari Basha e ka thënë tashmë që një nga pjesët e marrëveshjes është edhe ndryshimi I këtij sistemi. Kjo është hera e fundit që lista e kandidatëve do hartohet nga kryetari. Por lista është e Bashës dhe e thashë edhe më sipër që ajo është basti I tij. Unë as nuk e mohoj e as nuk e pohoj listën. Çdokush mund të hartojë njëlistë dhe të thotë ky duhet dhe ky jo. Por kjo listë është basti I fituar i Bashës.

Zoti Zogaj, sa ndikon Berisha në vendimet e Bashës sepse ka një percetim për më tepër edhe akuza që çdo vendim ai e merr nga ndikimi i Berishës?

Kjo nuk është fare e vërtetë. Është inspirim i Partisë Socialiste për të krjuar një perceptim të tillë. Lulzim Basha është produkt I Sali Berishës dhe si I tillë ne nuk mund të presim sjellje të ndryshme dhe koncepte të ndryshme. Basha është një produkt i tij. Nuk mund të pritej që lideri I ri të mos kishte një raport mirënjohje për liderin e mëparshëm.  Në rastin e listës Basha e ka respektuar jo vetëm vedosjen e Berishës në listë por edhe vendosjen e shumë emrave ndaj të cilëve Berisha ka qëndrime pozitive. Është e vërtetë që Basha ka respektuar nje sasi preferencash të tij por ama hartimi I listës është bërë nga Basha dhe nuk ka vend për dyshime. Hartuesi I listës është vetëm Luzlim Basha. Pastaj nga njohja që kam unë me Berishën ai funksion kështu: Nëse nuk e pyet, nuk të ndërhyn, por ama po e pyetje bëj gati vendimin.

Zoti Zogaj, nëse Partia Demoratike humbet zgjedhjet a duhet të largohet nga drejtimi i partisë Demokratike Lulzim Basha?

Së parti Partia Demokratrike do ti fitojë zgejdhjet. Lista është basti I Lulzim Bashës dhe ai e ka menduar këtyë gjë. Por nëse PD pëson disfatë dhe këtu ka parasysh humbje të rëndë, jo kalkulime të tjera, Basha do marrë përgjegjësi për rezultatin. Nuk është fare nevoja ti kujtosh dhe kërkosh dorëheqjen. Ai jep dorëheqjen si kryetar.

Si i shikoni ju zgjedhjet për PD?

Partia Demokratike do ti fitojë zgjedhjet. Ajo është e para opzitë  në historinë e Shqipërisë që futet në zgjedhje me bilanc. A e imagjoni ju që pa realizuar dekrimianlkzimin dhe dekanabizimin se si do ishin këto zgjedhje? Sondazhi I djeshëm i IPR MARKETING e nxori 36 për qind. Pra, Partia Demokratike tregon rritje dhe merr 36 për qind. Jam I bindur se në ditët e tjera të fushatës de ketë rritje dhe do jemi fitues sepse besoj në programin e Bashës.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çupi: Dy faktorët kryesorë që do të ndikojnë në zgjedhje

Posted: 01 Jun 2017 01:54 PM PDT

Gazetari Frrok Çupi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se janë dy faktorët që ndikojnë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pjesë nga deklarata:

Çupi: Gjithë Shqipëria ndodhet nën dy faktorë. Faktori i parë është konsumimi i qeverisë. Ky ekip qeveritar është konsumuar jashtëzakonisht dhe është shumë i papranueshëm për publikun. Faktori i dytë është marrëveshja e dy partive të mëdha për të lënë protestën dhe për të krijuar një qeveri në psikozën e njerëzve ka ndikuar mjaft.

Si ka krijuar? Ato zona që kanë mbjellë kanabis nuk do ta kenë më. E dyta, janë ulur gjakrat, nervi për të votuar sepse është e hapur ideja që do të qeverisim me një koalicion të madh ku do të hyjë në lojë diplomacia. Votuesit e thjeshtë nuk merren me diplomaci. Në zonat e jugut qeveria ka humbur shumë vota.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha e ftoi për debat televiziv, përgjigja e kryeministrit Rama

Posted: 01 Jun 2017 01:53 PM PDT

Kryeministri Rama i është përgjigjur ftesës së kreut të PD, Lulzim Basha për një debat televiziv. Shefi i qeverisë tha në emisionin "Opinion" se nuk nuk ka ndërmend ta ndihmojë Bashën, i cili kapet si i mbyturi pas fijes së barit.

Rama: Si rrotullohet bota, dy muaj e kusur i lutesha Lulit dil të takohemi, tani thotë hajde në debat. Zakonisht politikanët që nuk kanë gjë për të humbur kapen pas fijes së barit dhe kërkojnë debat me ata që kanë gjera shumë më serioze për të bërë sesa një shfaqje që nuk i shërben askujt.

Unë jam me njerëzit çdo ditë dhe pa pushim. Një shfaqje ku të shkëmbehen muhabete që njerëzit i kanë dëgjuar nuk kam ndërmend. Mbi të gjitha nuk jam këtu në këtë fushatë që të ndihmoj Lulin. Debati është një kërkesë e një politikani që s'ka gjë për të humbur dhe që kapet pas debatit për të tentuar të fitojë ndonjë gjë, nuk kam ndërmend ta ndihmoj. Qytetarët vetëm atë nuk kanë nëvojë të dëgjojnë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohen dy persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve

Posted: 01 Jun 2017 01:50 PM PDT

Dy persona të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike janë vënë në prangat e policisë.

"Më datë 01.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim Ramadan Shabani, 28 vjeç, banues në Kavajë Enred Duka, 28 vjeç, banues në Kavajë", sqaron policia.

Blutë e Tiranës thonë se për shtetasit e sipër Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin e datës 01.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter