Ora News: “Forcat iraniane vrasin “trurin” e sulmeve vdekjeprurëse” plus 9 more |
- Forcat iraniane vrasin “trurin” e sulmeve vdekjeprurëse
- Katy Perry flet për herë të parë për kohën që ka tentuar të vetëvritet
- Shihni rripat me “eksplozivë” të tre terroristëve në Londër
- 2 mln paund kanabis në kompleksin bërthamor nëntokësor
- Kur Volkswagen të merr me vete mbi xham pas aksidentit
- Kosovë, kryetarja e KQZ apel komisionerëve për zgjedhjet
- Kosova voton sot
- Zbulohet inskenimi serbo-rus për zgjedhjet e nesërme në Kosovë
- Britanikja “çmend” Ibizën me format e saj
- Basha: Edi Rama dhe Ilir Meta 4 vjet kanë luftuar për llokmat e pushtetit
| Forcat iraniane vrasin “trurin” e sulmeve vdekjeprurëse Posted: 10 Jun 2017 11:47 PM PDT Forcat iraniane të Sigurisë, kanë vrarë "trurin" e sulmit të dyshuar të sulmeve terroriste mëngjesin e së mërkurës në ambientet e Parlamentit të vendit. Sulmi i dyfishtë ka marrë 17 jetë, kur katër sulmues të armatosur bastisën Parlamentin, ndërsa një bombardues vetëvrasës goditi Mauzoleun Imam Khomeini. “Organizatori dhe komandanti kryesor i sulmeve terroriste në parlament dhe Mauzoleun e Ayatollah Khomeinit u vra sot nga forcat e sigurisë,” tha ministri i inteligjencës Mahmoud Alavi cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim, raporton Reuters. Duke vepruar në bashkëpunim me “shërbime inteligjente miqësore të huaja”, ekipi iranian vrau të dyshuarin të shtunën, njoftoi PressTV, duke cituar ministrin. Dy roje, dhjetë punonjës të qeverisë dhe pesë civilë u vranë në sulmet e së mërkurës, të cilat synonin parlamentin dhe Mauzoleun e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini. Pesëdhjetë e dy të tjerë u plagosën në sulme, sipas Ministrisë së Brendshme. I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për operacionin vdekjeprurës dhe kërcënoi me më shumë sulme kundër shumicës shiite të Iranit. Autoritetet thanë të shtunën se ata identifikuan dhe arrestuan një qelizë të lidhur me ISIS-n prej rreth 60 anëtarëve në periferi të Teheranit, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Katy Perry flet për herë të parë për kohën që ka tentuar të vetëvritet Posted: 10 Jun 2017 11:36 PM PDT Këngëtarja e njohur, Katy Perry ka rrëfyer për herë për kohën kur kishte probleme mendore dhe kishte tentuar të vetëvritet. Ajo ishte në një transmetim direkt për 72 orë në Youtube pasi po publikonte albumin e saj 'Witness' dhe një psikologe iu bashkua në darkë për një bisedë. Gjatë bisedës në shtëpinë ku ka monitoruar kamera në të gjitha anët, Katy shpërtheu në lot kur po fliste për gjendjen mendore dhe emocionale që kishte kaluar. 'Kam turp që kam patur këto mendime, por isha shumë keq dhe në depresion," – tha ajo. Përpara, 32-vjecarja kishte patur konflikte me familjen, probleme me alkoolin të cilat përfunduan edhe në idenë e vetëvrasjes. Gjithashtu, Katy rrëfeu se prerja e flokëve të saj ishte një mënyrë për të dalë nga natyra monotone dhe të ndihej si një njeri i ri. Por që tashmë gjithcka ka kaluar dhe po shijon suksesin e albumit që u publikua me 9 qershor. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Shihni rripat me “eksplozivë” të tre terroristëve në Londër Posted: 10 Jun 2017 11:34 PM PDT Policia e Londrës ka lëshuar fotot e para të rripave të rremë të vetëvrasjeve të veshur nga sulmuesit e London Bridge. Rripat ishin të bashkëngjitura në trupat e burrave kur u qëlluan për vdekje, ndërsa dukeshin si eksplozivë të vërtetë, tha policia. Të tre të dyshuarit mbanin rripat e lëkurës, tha policia e Metropolitan në Londër në një deklaratë të lëshuar të dielën. Çdo rrip kishte tre shishe të ujit të disponueshëm “të mbuluar me shirit maskimi të bashkangjitur në rrip”, shtoi deklarata. “Unë nuk e kam parë këtë taktikë në Britani të Madhe para se terroristët të krijojnë frikë maksimale duke i dhënë vetes eksplozivë të rreme”, tha komandanti Dean Haydon, i cili po udhëheq hetimin, duke shtuar se “kushdo që i pa ata natën do të kishte menduar se ata ishin eksplozivë të vërtetë”. Ende është e vështirë të spekulohet mbi motivet e terroristëve që mbanin këto rripa të rreme, tha Haydon. Tre të akuzuarit për ngjarjen janë Youssef Zaghba, që besohet se është me kombësi italiane, me prejardhje nga Maroku, Khuram Butt, 27 vjeç, i lindur në Pakistan, dhe Rachid Radouane, 30 vjeç, që të dy nga lagjja Barking, në lindje të Londrës. Para se të qëlloheshin nga policia, tre të dyshuarit e drejtuan një kamion drejt këmbësorëve në London Bridge dhe pastaj i sulmuan me thika disa persona të tjerë në Borough Market, afër urës. Nga ky sulm u vranë shtatë persona dhe 48 të tjerë u plagosën.
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| 2 mln paund kanabis në kompleksin bërthamor nëntokësor Posted: 10 Jun 2017 11:07 PM PDT Në një bunker bërthamor të ngritur gjatë luftës së ftohtë ka shërbyer si bazë për kultivimin e kanabisit, vlera e të cilit arrin në 2 milion paund në vit. Kompleksi nëntokës me 20 dhoma ishte ndërtuar për të shpëtuar personalitetet në rast të ndonjë lufte bërthamore. I pajisur me dyer shpërthimi bërthamor, kompleksi bëhet një vend pothuajse krejtësisht i padepërtueshëm dhe policëve ju desh të prisnin jashtë gjatë një bastisjeje në mesnatë. Tre janë kriminelët që kanë organizuar aktivitetin e pazakontë nëntokësor, e cila kishte filtruar energjinë elektrike brenda ndërtesës duke investuar 250 mijë paund, ndërsa ishin 140 mijë funte për pajisje të tjera. Brenda fabrikës ishin kultivuar 4 mijë bimë kanabis, të cilat janë rritur me ndriçim të sofistikuar. Hyrja në ndërtesë ishte e pamundur për policët dhe e vetmja zgjidhje ishte marrja e çelësave tek kultivuesit. Fabrika e drogës në Bristol të Britanisë ishte aq e madhe sa u deshën 10 ditë për ta pastruar gjatë një bastisjeje në shkurt. Prodhimi bëhej për gjashtë javë ndërsa shitej në jugperëndim të vendit.
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kur Volkswagen të merr me vete mbi xham pas aksidentit Posted: 10 Jun 2017 10:46 PM PDT Një i ri shihet mbi një makinë Volkswagen të bardhë, ndërsa ajo qarkullon me shpejtësi në krah të kundër të rrugës dhe në mënyrë të çrregullt. I riu është xhiruar në i shtrirë në pjesën e përparme të makinës. Pamjet janë marrë më 8 qershor në Krefeld të Gjermanisë. Në video, mjeti fluturon në trotuar duke lënë pas një kamion të prishur për të vijuar sërish udhëtimin në rrugë. Besohet se 34 vjeçari ka përfunduar në xhamin e përparmë të Volkswagenit pas një aksidenti. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kosovë, kryetarja e KQZ apel komisionerëve për zgjedhjet Posted: 10 Jun 2017 10:36 PM PDT Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është zyrtarja e parë që ka hedhur sot votën e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Daka, pasi ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, në një deklaratë për media ka kërkuar nga subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje që të mos e keqpërdorin pozitën e tyre. "I ftoj qytetarët e Kosovës me të drejtë, të votojnë. I ftoj të gjithë komisionerët e subjekteve politike që mos ta keqpërdorin pozitën e tyre, të sillen sipas standardeve ndërkombëtare dhe t'i tregojnë botës se edhe ne jemi pjesë e demokracisë. Deri më tani nuk kemi ndonjë problem të paraqitur", është shprehur Daka
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Posted: 10 Jun 2017 10:23 PM PDT Sot nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit. Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësues të trupave zgjedhore nga vendet e tjera. Në gjithë Kosovën do të hapen 889 qendra votimi me gjithsejtë 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues. Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të kujdesën e Policia dhe Prokuroria e shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja ka nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për 120 vende për deputetë. KQZ ka bërë të ditur se rezultatet preliminare të zgjedhjeve, nuk do të vonohen, meqë është vetëm një fletëvotim dhe se numërimi do të jetë më i shpejt. /Telegrafi/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Zbulohet inskenimi serbo-rus për zgjedhjet e nesërme në Kosovë Posted: 10 Jun 2017 01:51 PM PDT Organet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë dekonspiruar një operacion serbo-rus, i cili ka pasur për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor të 11 qershorit në vendin tonë. Qëllimi i këtij operacioni ka qenë inskenimi i një vrasjeje në veri të vendit, të cilin gjoja do ta bënin shqiptarët. Të dhënat flasin se në të vërtetë, operacioni ka filluar disa ditë pas shpalljes së zgjedhjeve, përkatësisht më 22 maj të këtij viti, kur, së paku një oficer rus i spiunazhit ka humbur jetën në një atentat në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, 4-5 kilometra brenda Serbisë. Besohet se, zyrtari rus ka qenë i ngarkuar me punë në të ashtuquajturën "Qendër Humanitare Ruso-Serbe" në Nish, e cila njihet nga perëndimi si qendër spiunazhi. Për këtë, një portal prorus në veri të vendit ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadën ruse në Beograd, ku siç dëshmon edhe audio-incizimi, diplomati rus i ka ikur përgjigjes. Për çudi, ngjarja është mbyllur shumë shpejt për opinionin, dhe më tej nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga asnjëra palë. Të dhënat flasin se, e tërë ngjarja mund të ketë ndodhur duke marrë parasysh nivelin e lartë të sekretit, dhe së këndejmi zyrtari rus ka qenë cak i sulmit të grupit kriminal serb nga veriu. Këtij grupi kriminal i printe Millan Radojçiq, i cili njëkohësisht është edhe bashkëpunëtor i lartë i shërbimeve serbe të sigurisë për komunat veriore. Pas vrasjes së oficerit rus, shërbimet e të dy vendeve serbe dhe ruse, janë dakorduar që kufomën ta përdorin për vrasjen që do të duhej të ndodhte më 11 qershor në veri. Kështu, për këtë vrasje, të dy shtetet përkatëse, do t'i akuzonin shqiptarët, përkatësisht institucionet e Republikës së Kosovës në mënyrë që procesi zgjedhor të diskreditohej rëndë. Kjo do të ndodhte në rast të të pakënaqësisë me rezultatin e zgjedhjeve për Listës Srpska. Rrjedhimisht, gjendja në veri do të eskalonte dhe se i tërë procesi zgjedhor atje do të dështonte. Organet e sigurisë së Republikës së Kosovës edhe më herët kanë poseduar informacion se Federata Ruse është e interesuar të ndërhyjë në procesin zgjedhor në Kosovë, ashtu siç është bërë edhe në Malin e Zi në tetor të vitit të kaluar, ku cak ka qenë vrasja e ish-kryeministrit malazez Millo Gjukanoviq. Siç dihet, prioritet i shërbimeve të inteligjencës ruse në vitin e fundit, ka qenë përfshirja në zgjedhje në shumicën e vendeve evropiane, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. /Rtk/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Britanikja “çmend” Ibizën me format e saj Posted: 10 Jun 2017 01:50 PM PDT 21-vjeçarja britanike u bë e njohur në një realit show. Kady McDermott zgjodhi Ibiza-n për t'u relaksuar në këto ditë të nxehta. Kady dukej perfekte me bikini të zeza, ku shfaqte linjat e saj të përkryera.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Basha: Edi Rama dhe Ilir Meta 4 vjet kanë luftuar për llokmat e pushtetit Posted: 10 Jun 2017 01:24 PM PDT "Shqiptarët do të jenë të barabartë para ligjit, toskë e gegë, myslimanë e të krishterë". Me këtë premtim kryetari i Partisë Demokratike u ka kërkuar laçianëve vetëm një mundësi, që të marrë fund epoka e vjedhjes në kurriz të popullit, dhe të nisë një periudhë e re, ajo e qytetarëve. Basha: Si kryeministër i ri i Republikës së Re, shqiptarët do të jenë të barabartë para ligjit. Toskë e gegë, myslimanë e të krishterë do të kenë dorën ndihmëse të Republikës së re. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se sdo të ketë asnjë pension nën 25 mijë lekë, ndërsa renditi edhe një sërë vendimesh që do të ndërmarrë nëse zgjidhet kryeministër. Basha: Edi Rama dhe Ilir Meta kanë luftuar 4 vjet për llokmat e pushtetit, kanë luftuar për të rritur taksat, për të kapur pasuritë, për t'i kthyer taksat në tender korruptivë. Nuk kanë luftuar asnjëherë për vende pune. Në fund, basha përsëriti për të disatën herë, ftesën ndaj ramës për debat televiziv. Basha: Eja të na gjykoj populli, premtimet e tua, bilancin tënd, dhe programin tim për Republikën e re, ekonominë e fortë. Mos ki frikë! I them kot mos ki frikë se ai frikë ka. Më herët, kreu demokrat zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e Lezhës, duke premtuar se nëpërmjet punësimit ato do të kenë një jetë më dinjitoze. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







