Ora News: “Ata që do të qeverisin me Edi Ramën” plus 9 more |
- Ata që do të qeverisin me Edi Ramën
- Trump takohet me Putinin muajin e ardhshëm në Gjermani
- Gruevski akuzon: Prokuroria Speciale është nën urdhrat e LSDM
- Zgjidhet “Miss Universe Albania 2017”
- Tiranë, kanabis i mbjellë në mes të një kopshti me misër
- Shkup, prokuroria kërkon paraburgim për Nikolla Gruevskin
- Tre firmëtarët e PD-së së re: Më 22 korrik Shqipëria pa opozitë
- Cristiano Ronaldo bëhet baba për herë të dytë, publikon fotografi me binjakët
- Parlamenti serb votoi kryeministren e parë nga komuniteti LGBT
- Abilekaj: Rama angazhoi sot shokët e vet në FB për programin qeverisës
| Ata që do të qeverisin me Edi Ramën Posted: 30 Jun 2017 12:16 AM PDT Me fundin e zgjedhjeve, populizmi nuk është më i domosdoshëm për Edi Ramën, por mesa duket ai nuk ishte mjeti për të arritur qëllimin, nuk ishte një shmangie e përkohshme nga përgjegjësia e Kryeministrit, nuk ishte një koalicion paraelektoral pasi mbeti vetëm. Në 18 maj, ndërsa fillonte fushatën pas marrëveshjes me Lulzim Bashën, Edi Rama ishte pa aleatë. Meta dhe Idrizi e kishin lënë në gjysmën e rrugës pa krye, të zgjedhjeve pa opozitën. Ish miku dhe bashkëpunëtori i tij i afërt, Ben Blushi, i larguar, denonconte qeverisjen e keqe. Shoqëria civile, intelektualët, mediat e huaja dhe "kazani" shqiptar shikonin tek ai njeriun që, jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por ishte nisur të zhbënte cfarë kishte mbetur. E vetmja mundësi për Ramën, ishte populizmi, një strategji e menduar mirë kohë më parë. I largoi mediat nga komunikimi me publikun. Komunikimin javor me qytetarët vendosi ta bëjë direkt, duke përdorur rrjetet sociale. Facebook ishte zgjedhja e parë e tij për t'iu përgjigjur kundërshtarëve, për të shpjeguar vendimet e qeverisë, për të komunikuar me qytetarët. Gazetarët me kamera dhe mikrofonë, vërtet dështonin në tentativat për të pyetur Kryeministrin, por frekuentuesit e rregullt të Facebook-ut nuk dështonin kurrë. Ndonjë koment mund të fshihej, por kishte edhe debate të zjarrta nga ato që nuk bëheshin dot në studiot televizive. Atyre iu shmang Kryeministri për 4 vjet dhe e enjtja e 22 qershorit në Opinion i dha të drejtë. Aty përballë gazetarëve, nuk mundi të bindte askënd përballë shifrave dhe fakteve të shkruara. Gjithçka ishte ndryshe në Facebook, ku siguronte komunikimin direkt me njerëzit e zakonshëm dhe të painformuar. Aty mund të nxirrte fakte nga xhepi, mund të shkruante shifrën që i duhej për të bindur të painformuarit. ERTV ishte një tjetër shpikje në funksion të strategjisë së komunikimit direkt. Demokratizimi i mjeteve të komunikimit, vërtetë nuk funksionoi nga poshtë lart, por shkëlqeu në efektin që dha nga lart poshtë. Ky demokratizim nuk po kërcënonte vetëm mediat, por edhe të vërtetën, edhe institucionet demokratike, pushtetet që kontrollojnë dhe balancojnë njëri-tjetrin. Më levën e populizmit ai mundi akuzat për kanabizimin e vendit, për korrupsionin e pakontrolluar të prokurimeve pa tender, për koncesionet e diskretituara, për mungesën totale të investimeve të huaja, për shpenzimin e parave për tekat dhe shijet personale, për favorizimin e një grupi biznesmenësh të preferuar në dëm të të varfërve. Mundi frikën për blerjen masive të votave për të fituar një pushtet të pakontrolluar, frikën nga importi i plehrave që fshihet në sirtarët e projekteve të dyshimta, frikën nga projekti 1 miliard që mund ta zhysë vendin në një borxh të papërballueshëm për të ndërtuar vepra pa vlerë, pa projekt dhe pa vizion qeverisës. Të gjitha këto kauza dhe akuza, humbën përballë zgjedhjes së thjeshtë të Edi Ramës. Me himnin kombëtar dhe flamujt kuqezi, një imitim i përpiktë i mikut Erdogan, me përdorimin mjeshtëror të nacionalizmit dhe folklorizmit dhe me lumin e parave që u derdh fshatrave natën shtëpi më shtëpi, ai nuk mundi vetëm Lulzim Bashën, ai mundi një përpjekje të madhe të shoqërisë së lirë për t'i dhënë fund një qeverisjeje të keqe. Megjithëse ishte vendimtare, dhurata e Bashës nuk ishte e vetmja arsye që Rama i mundi të gjithë. Populizmi fitoi gjithashtu. 25 qershori mund të ishte dita më e madhe, por e fundit për populizmin, por nuk është e thënë. Kryeministri që bëri fushatë pa program dhe pa premtime, ka vendosur të qeverisë me po ato mjete. Në vend të paraqesë prioritetet, fton qytetarët t'I bëjnë programin e qeverisë, në vend të qetësojë 2 milion e 400 mijë shqiptarët e regjistruar në votime që nuk ia dhanë votën, e rrit shqetësimin, duke premtuar se do të qeverisë me propozime nga Facebook, në vend të tentojë të bëhet Kryeministër i të gjithëve, duke adresuar kauzat dhe akuzat e kundërshtarëve politikë e civilë, konfirmon që do të jetë kryeministër i injorantëve dhe do të qeverisë nëpër dritare rrjetesh sociale. Fitoi me ata dhe do të qeverisë me ata që i shkruajnë më shqipen e rreckosur në Facebook dhe e bëjnë të ndihet mirë. Ndërsa kanë filluar të qarkullojnë emra ministrash, chatistët e Facebook-ut janë të emëruarit e parë në Kabinetin e ri. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Trump takohet me Putinin muajin e ardhshëm në Gjermani Posted: 30 Jun 2017 12:03 AM PDT Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohen për herë të parë në margjinat e takimit të Grupit 20-të në Hamburg të Gjermanisë, muajin e ardhshëm. Këshilltari për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, u tha gazetarëve se “nuk ka një agjendë specifike” për takimin me Putinin. McMaster tha se Trump do të bisedojë për “çfarëdo që presidentët duan të flasin”. Shtëpia e Bardhë, nuk komentoi nëse të dy udhëheqësit do të diskutojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Takimi i G20-tës do të mbahet më 7 dhe 8 korrik dhe do të mbledhë presidentët e shteteve dhe kryeministrat e fuqive ekonomike botërore për të diskutuar luftën kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike, tregtinë e lirë dhe çështje të tjera. /REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Gruevski akuzon: Prokuroria Speciale është nën urdhrat e LSDM Posted: 29 Jun 2017 11:55 PM PDT Vetëm pak pasi prokuroria speciale e Maqedonisë kërkoi paraburgim për ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, ky i fundit ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat me pretendimin se institucioni i ngritur për të hetuar krimet në rradhët e zyrtarëve të nivelit të lartë, tashmë është kthyer në një vegël të social-demokratëve dhe se si synim të vetëm ka dobësimin e partisë konservatore VMRO-DPMNE. Në një dalje për mediat, kryeopozitari nënvizoi se ndjekjet e fundit penale nuk janë gjë tjetër vecse sulme politike të orkestruara nga LSDM. "Ajo që po ndodh tani është një proces politik dhe jo të drejtësisë. Prokuroria speciale ka kohë që e ka humbur paanshmërinë dhe besimin në punën e saj dhe është bërë instrument për qëllime politike. PSP – ja nuk është Prokurori por është zyrë e LSDM-së. Dua të njoftoj se konstruktiviteti ynë, që për disa u konsiderua si dobësi, përfundon sot." Prokuroria akuzon Nikolla Gruevskin dhe anëtarë të tjerë të VMRO-së, por edhe ish-zyrtarë të lartë të qeverisë së shkuar për një sërë veprash penale ku përfshihen nxitja e dhunës, korrupsioni, dhunim dhe manipulim prone, përgjime të jashtëligjshme, dhe shumë të tjera. Këto çështje kanë qënë për një kohë të gjatë pjesë e debatit të zhvilluar në Maqedoni në vitet e fundit si dhe shkaktarët kryesore të krizës politike që kishte pllakosur vendin.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Zgjidhet “Miss Universe Albania 2017” Posted: 29 Jun 2017 11:45 PM PDT Mbrëmjen e djeshme u zhvillua spektakli i përvitshëm në Shqipëri "Miss Universe 2017". Eventi u mbajt në Pallatin e Kongreseve ku morën pjesë të gjitha pretendentet për kurorën e "Miss Universe 2017". Nuk ishte vetëm një konkurs bukurie, por edhe një skenë që bëri bashkë vajzat më të bukura shqiptare. Një ndër to u përzgjodh bukuroshja Blerta Leka. 18 -vjeçarja është shpallur fituesja e kurorës së "Miss Universe Albania 2017". Ajo do të jetë kështu edhe përfaqësuesja e Shqipërisë në "Miss Universe 2017", që do të organizohet në Amerikë.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Tiranë, kanabis i mbjellë në mes të një kopshti me misër Posted: 29 Jun 2017 11:44 PM PDT Një sasi prej 21 kg lëndë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar në një banesë në Tiranë si dhe janë gjetur bimë kanabisi të mbjellura në mes të një kopshti me misër. Policia thotë se bimët u gjetën në oborrin e banesës së shtetases Bukurije Fejza. Ndërkohë në pranga nga efektivët e komisariatit nr 4 kanë rënë dhe Ndriçim Kuka, 39 vjeç burri i motrës së Bukurijes. Është sekuestruar dhe një armë zjarri tip pushkë dhe një pistoletë shenjëdhënëse me një fishek. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike", "Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve" dhe "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284,287,283-25 te Kodit Penal. Operacioni u kodua “Kunati”
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Shkup, prokuroria kërkon paraburgim për Nikolla Gruevskin Posted: 29 Jun 2017 11:22 PM PDT Prokuroria e posaçme e Maqedonisë ka bërë të ditur të enjten se do të ngrejë akuza kundër 94 personave fizikë dhe shtatë juridikë. Lëndët burojnë nga skandali i bisedave të pëgjuara telefonike, për çka prokuroria tashmë ka proceduar një numër rastesh në gjykatë. Në lidhje me akuzën e re Prokuroria e Posaçme do të kërkojë masa paraburgimi për tetëmbëdhjetë vetë, në mesin e të cilëve janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-drejtori i Shërbimit të Sigurimit, Sasho Mijallkov, ish-sekretarët e përgjithshëm të qeverisë Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski, ish-ministrat e Transportit, Punëve të Brendshme dhe Kulturës, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska dhe Elizabeta Kançevska Milevska. Kjo masë është kërkuar edhe për ish-zëvendës kryeminisrtit Vlladimir Peshevski dhe disa figura të tjera të njohura për opinionin publik maqedonas. Rastet kanë të bëjnë me financimin e paligjshëm të partive, për manipulime të pronave, dëmtime të pronave të tjerëve, për shkatërrimin e paligjshëm të pajisjeve të përgjimit, për nxitje dhune dhe një sërë akuzash të tjera. Por, ish-kryeminstri Gruevski, i cili është kryetar i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, tha menjëherë më pas në një konferencë për gazetarët se Prokuroria e Posaçme është bërë një zyrë e Lidhjes Social Demokrate në pushtet dhe se akuzat paraqesin përndjekje të kundërshtarëve politikë. Zoti Gruevski theksoi se synimi është "që të thyhet VMRO-DPMNE-ja me qëllim të dobësimit të Maqedonisë, por se kjo nuk do të kalojë", u shpreh ai, duke shtuar se "konstruktiviteti i shfaqur deri më tash, përfundon sot". Prokurorja e posaçme, Katica Janeva u tha gazetarëve se edhe për tre vjetë të ardhshme kjo prokurori do të punojë në hapjen e lëndëve të reja parahetimore dhe gjyqsore, ndërsa ajo shpreson se institucionet shtetërore do ta zgjasin mandatin e Prokurorisë së posaçme. Kjo prokurori u themelua si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës të arritur verën e vitit 2015 ndërmjet katër partive më të mëdha politike dhe të ndihmuar nga SHBA dhe BE. Qëllimi i themelimit të saj ishte dhënia fund e krizës dy vjeçare që kishte përfshirë vendin pas skandalit të përgjimeve. Dhe përqendrimi i veprimtarisë së prokurorisë është bërë pikërisht mbi mijëra bisedat e përgjuara telefonike që asaj ia ka dorëzuar Lidhja Social Demokrate, atëherë në opozitë. Zonja Janeva ka bërë të ditur se vetëm pak mbi gjysma e këtyre bisedave janë analizuar dhe përpunuar. /Zeri i Amerikes/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Tre firmëtarët e PD-së së re: Më 22 korrik Shqipëria pa opozitë Posted: 29 Jun 2017 10:58 PM PDT Tre firmëtarë të kërkesës për largimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike për herë të parë sqarojnë publikisht arsyet përse firmosën peticionin. Të ftuar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, ata cilësojnë si rrezik kryesor që pas 22 korrikut Shqipëria mund të mbetet pa opozitë. Sipas tyre jo vetëm me marrëveshjen që bëri fshehtas me Edi Ramën, jo vetëm me humbjen skandaloze në zgjedhje por edhe më ngrirjen dhe garën për kryetar duke shkelur statutin e partisë Luzlim Basha po e çon vendin pa opozitë. Arben Skënderi, anëtar i kryesisë së PD: "Kemi 4 vjet që shkelet statuti i PD. Kemi tre vjet që nuk është mbledhur asnjherë Këshilli Kombëtar dhe tani duke u shkelur të gjitha, madje edhe gara për kryetar dhe po shkelet sërish statuti. Çfarë është ky nxitim që të bëhen zgjedhje më 22 korrik? Kjo do të tiotë se nuk do ketë garë dhe më e keqja vendi nuk do ketë opozitë". Endira Bushati, anëtarë e kryesisë së PD: "Ne të PD-së gjatë fushatës nuk kemi bërë fare opozitë kundër qeverisë. Ne kemi bërë opozitë vetëm kundër LSI-së. Më 22 korrik Lulzim Basha mund të jetë sërish kryetar, por nuk do ketë Partinë Demokratike me vete". Leonard Olli, kordinator, kryetar i këshilltarve të PD, Bashkia e Tiranës: "Të gjithë ata që më njohin e dinë mirë që nuk kemi kërkuar largimin e Lulzim Bashës për shkak të hatërmbetjeve pse nuk ishim pjesë e listave të kandidatëve për deputet. Ne kërkojmë që PD të reformohet dhe nuk ka lidhje as me amra të përveçëm e as me mua. Nëse vazhdojmë kështu rrezikojmë që vendi të mbetet pa opozitë" /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Cristiano Ronaldo bëhet baba për herë të dytë, publikon fotografi me binjakët Posted: 29 Jun 2017 01:40 PM PDT Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo është bërë baba për herë të dytë dhe këtë e ka treguar vetë nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Instagram. "Shumë i lumtur që po mbajë dashuritë më të reja të jetës time në duar," – kishte shkruajtur 33-vjecari. Në fotografinë ku i mban në krahë duke qeshur, duket se familjes së tij i është bashkuar një djalë dhe një vajzë, ndërsa nëna e fëmijëve nuk njihet. Kishte disa kohë që flitej se ai ka paguar një surrogatë, e cila merr një shumë parash për të lindur fëmijët, të cilët më pas i merr futbollisti dhe ajo nuk i kërkon më. Ronaldo është tashmë baba i tre fëmijëve dhe arsyeja pse zgjodhi të bëhet baba përsëri ishte që ti sillte vëllezër e motra, djalit të tij 5-vjecar. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Parlamenti serb votoi kryeministren e parë nga komuniteti LGBT Posted: 29 Jun 2017 01:39 PM PDT Parlamenti i Serbisë miratoi me shumicë dërmuese të votave qeverinë e re dhe kryeministren Ana Bërnabiç, e cila hapur ka pranuar orientimin e saj seksual. Nga 250 deputetë,157 votuan në favor ndërsa 55 ishin kundër. Zgjedhja e Ana Bërnabiqit në postin e kryeministres shënon një moment të veçantë për Serbinë dhe rajonin konservator të Ballkanit. Ajo u propozua nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili mori postin e presidentit të Serbisë në zgjedhjet e muajit prill. Shumë vëzhgues e panë këtë vendim si një shenjë e largimit të Serbisë nga Rusia. Kryeministrja Bërnabiq tha se anëtarësimi I Serbisë në Bashkimin Evropian do të jetë përparësi e qeverisë së saj, por duke ruajtur njëkohësisht edhe marrëdhëniet më të mira të mundshme me Rusinë./Rel Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Abilekaj: Rama angazhoi sot shokët e vet në FB për programin qeverisës Posted: 29 Jun 2017 01:37 PM PDT Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tha se projekti i Rilindjes Urbane shkatërron përfundimisht ekonominë. Ai shprehet se Rama nuk qeveris me program dhe sot nisi hartimin e tij. Pjesë nga deklarata: Abilekaj: Rilindja Urbane dhe mirëmbajtje e trashëgimisë historike janë dy gjëra komplet të ndryshme me njëra-tjetrën. Zt.Rama e tregoi sot se si qeveris. Sot nis përgatitjen e programit të qeverisë se nuk kishte. Angazhoi gjithë shokët e vet në Fb që të bënte programin e qeverisjes. Kjo është shenja e parë se si qeveris kryeministri. Ajo që më shqetëson mua është projekti 1 miliard që shkatërron plotësisht ekonominë. Në qoftë se miraton ligje që miraton ekonomikisht vendin, politikisht nuk ka asnjë vlerë. Imazh politik është Rilindja Urbane. Ajo mund të krijojë një imazh që në tetor të hapen negociatat dhe kjo është e pakthyeshme. Mendoj se reforma në drejtësi do të ndikojë edhe në Shqipëri siç ka ndodhur në Kroaci, i cili dy vjet më pas është integruar në BE. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







❤