Ora News: “Arrestohet nëna e re, braktisi dy fëmijët e mitur” plus 9 more

Ora News: “Arrestohet nëna e re, braktisi dy fëmijët e mitur” plus 9 more


Arrestohet nëna e re, braktisi dy fëmijët e mitur

Posted: 11 Jun 2017 11:51 PM PDT

Policia e Tiranës ka bërë arrestimin e një nëne të re 18-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasen në kërkim Adelina Duka, 18 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse më datë 04.05.2017, është larguar nga banesa duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur.

/Oranwes.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ura e lëvizshme e Bunës kthehet në identitet, një atraksion turistik

Posted: 11 Jun 2017 11:45 PM PDT

Ura e lëvizshme Bunës, Monument Kulture i kategorisë së parë, ka marrë formë. Tashmë punimet janë përmbyllur dhe ura e cila ishte kthyer në një rrezik serioz për kalimtarët, ka marrë pamje të re dhe duket se do të jetë një atraksion për turistët.

 Pamjet madhështore të saj i ka ndarë edhe kryeministri Rama me ndjekësit e tij në fb, ku nuk ka lënë pa thumbuar kryebashkiaken Ademi.

Rama: “MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Urës së Bunës deri 9 javë më parë, siç e donte Voltana, dhe Ura e Bunës mbrëmë për Shkodrën që duam ne”

Financimi i i rikonstruksionit të urës u bë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa punimet u kryen  nga specialistë të forcave xhenio të ushtrisë.

Ura e lëvizshme e Bunës e shpallur Monument Kulture është ndërtuar me fondet e qeverisë osmane në vitin 1889, në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha.

Ajo ka qenë hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, ku si fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nis sot pelegrinazhi në kishën e Laçit, ja kufizimet në qarkullim

Posted: 11 Jun 2017 11:45 PM PDT

Si çdo vit, besimtarë nga e gjithë Shqipëria por edhe jashtë saj do të kryejnë pelegrinazhin në kishën e Shna Ndout në Laç, në datat 12-13 qershor 2017.

Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit, policia e Lezhës ka marrë një sërë masash teknike dhe organizative, për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë , dhe pas pelegrinazhit.

Kështu duke filluar nga ora 08:00 e ditës së sotme (12.06.2017) deri në orën 00:00 të ditës së martë (13.06.2017 ora), do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

” Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout “
” Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
” Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile , zjarrëfiksja, ambulanca dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Policia e Lezhës kërkon mirëkuptimin e banorëve të Laçit, që të kufizojnë lëvizjen me mjetet e tyre në akset e qytetit të Laçit , për të shmangur trafikun dhe ngarkesën e mjeteve që ka në këto 2 ditë nga pelegrinazhi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot dogana greke ndërpret punën për 9 orë, ndërhyrje në rrjet

Posted: 11 Jun 2017 11:40 PM PDT

Prej orës 03:00 e të hënës (12 qershor) dogana greke ka pezulluar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërprerja e plotë e lëvizjeve drejtë shtetit grek, të këmbësorëve dhe automjeteve do të vijojë deri në orën 12:00 të mesditës.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet shqiptare pasi ishin vënë në dijeni nga ato greke.

Sipas doganës greke, bllokimi i qarkullimit vjen si rrjedhojë e ndërhyrjeve (riparim) që do të bëhen në sistemin kompjuterik ku regjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe të automjeteve.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artisti i tatuazheve kap adoleshentin duke vjedhur, shikoni çfarë i bën

Posted: 11 Jun 2017 11:39 PM PDT

Një artist tatuazhesh ka kapur një adoleshent duke vjedhur biçikletën e një burri që kishte vetëm një këmbë  dhe ideja që erdhi në mendje për ta ndëshkuar  ka qenë e tmerrshme.

Maycon Wesley nga Brazili e ka marrë djalin në studion e tij dhe ndërsa e filmonte i bëri tatuazh shprehjen në portugalisht "Eu sou ladrão e vacilão" që përkthehet: "Unë jam hajdut dhe dështak."

Pasi ka mbarur tatuazhin Maycon e pyeti adoleshentin nëse ai e pëlqente atë.

Mediat lokale raportojnë se djali, i cili dukej i tmerruar kur pa tatuazhin, është zhdukur pas incidentit që ndodhi ditën e premte. Ndërsa familja e tij pasi pa videon e ka raportuar Wesley në polici.

Ai dhe shoku i tij Ronildo Moreira de Araujo, zëri i të cilët dëgjohet në video janë arrestuar dhe akuzohen për torturë ndërsa kanë deklaruar se e kanë lëshuar djalin por nuk e dinë vendndodhjen e tij.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gigi Hadid “harron” të veshë reçipetat

Posted: 11 Jun 2017 11:37 PM PDT

Gigio Hadidi  do të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe këtë e ka shfaqur herën e  fundit gjatë daljes së saj në Manhatan. 22 -vjeçarja është fotografuar nga paparacët teksa ka dalë nga makina për të shkuar në apartament , bashkë me nënë e saj Yolanda Hadid.

E veshur e gjitha me të bardha dhe një bluze pa reçipeta duket se modelja ka kërkuar të tërheqi vëmendjen.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Deputetët më aktiv dhe më të “heshtur” gjatë 2017-ës

Posted: 11 Jun 2017 11:25 PM PDT

Standardi shqiptar i vlerësimit: nga deputetët më aktiv pesë prej tyre nuk u përfshinë në listat e ri-kandidimit nga partitë politike (Alhysa, Toci, Topalli, Kopliku, Agalliu), kurse nga lista e të "heshturve" rikandohen në vende të sigurta, 21 deri 27 deputetë. Në vendet me traditë demokratike ndodh e kundërta, në Shqipëri besnikëria dhe pasuria janë tregues më cilësorë sesa aftësia/efektiviteti.

Bazuar në monitorimin e kryer nga Instituti i Studimeve Politike për aktivitetin e deputetëve dhe të Kuvendit gjatë vitit 2017 rezulton se deputeti më aktiv në diskutimet parlamentare ishte Ben Blushi. Një kritik i ashpër i qeverisë dhe themelues i një partie të re politike, Blushi diskutoi në 15 nga 21-23 seancat aktive parlamentare, dhe në total, në 15 nga 17 seancat ku kishte diskutime parlamentare. Pas tij, gjithashtu deputeti më me shumë diskutime është Mimoza Hafizi, bashkëthemeluese e LIBRA bashkë me Blushin.

Nga PS deputeti më me shumë diskutime është Taulant Balla, kryesisht me fjalime politike adresuar opozitës ose me fjalime – replika ndaj Blushit dhe kritikëve të tjerë. Ervin Bushati ka shifër të lartë diskutimesh, por shumica e tyre janë diskutime që vijnë për shkak të funksionit të tij në komision ose me cilësinë e relatorit.

Edi Rama dhe Erjon Brace kanë të njëjtin numër diskutimesh. Fakti që kryeministri ka më pak diskutime sesa kryesuesit e listës së diskutantëve lidhet me mungesën e opozitës në parlament dhe për pasojë, mungesën e vëmendjes dhe të interesit të tij për replika politike. Të gjitha diskutimet e tij lidhen kryesisht me deklarime politike të momentit dhe replika ndaj një prej dy deputetëve të vetëm kritik në parlament, z.Blushi, siç ndodhi edhe në seancën e fundit të Kuvendit më 22 maj.

Gjashtë deputetë kanë nga gjashtë diskutime, – kryesisht përfaqësuese të komisioneve parlamentare ose relatorë të ligjeve të caktuara. Midis tyre përjashtim bën ish kryeministri Berisha, i cili ka diskutuar në çdo seancë të prezencës së tij në Kuvend. Opozita ka numër minimal deputetësh me rekorde pozitive, kryesisht për shkak të bojkotit, por edhe për shkak të dominimit të grupit dhe aktivitetit parlamentar nga vetëm 1-2 emra.

Në listën e deputetëve "të heshtur" për sesionin parlamentar të vitit 2017 kemi numër rekord deputetësh, në krahasim me sesionet parlamentare të viteve 2015-2016. Janë 48 deputetë që nuk janë përfshirë në debate parlamentare, nuk kanë diskutuar për lidhet ose mbi problematika të veçanta, nuk kanë pasur nisma ligjore dhe nuk e kanë shfrytëzuar tribunën parlamentare për deklarime politike.

Në listë bëjnë pjesë emra të njohur të politikës, drejtues të partive politike, disa drejtues aktiv të komisioneve parlamentare, si dhe një listë e gjatë njerëzish të biznesit, të cilët tradicionalisht nuk kanë qenë diskutues në parlament. Interesant është fakti se rreth 21 deri 27 prej tyre janë përfshirë në listat e ri-kandidimit në partitë e tyre politike në zgjedhjet e 25 qershorit, shumica e tyre në vende kryesuese të listës. Nëse i referohemi kontributit parlamentar, karriera e tyre në partitë politike do të kishte njohur rënie, por për shkak se partitë aplikojnë kritere të tjera promovimi, ata janë kualifikuar, pavarësisht gjurmës negative që kanë lënë në memorien e aktivitetit parlamentar.

Në listë janë edhe dy deputetë që kanë pasur probleme shëndetësore, pra kanë pasur mungesa prezence në disa seanca, si dhe gjenden edhe deputetë të rinj, të zgjedhur rishtas, për shkak të ndryshimeve në përbërjen parlamentare, dhe për të cilët mund të ketë një alibi për vlerësimin negativ në renditjen e deputetëve pa diskutime e kontribute publike parlamentare.

Per saktesim: Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) ka bërë monitorimin e pjesshëm të aktivitetit parlamentar gjatë periudhës janar-maj 2017. Monitorimi bazohet në dy elementë thelbësorë: nivelin cilësor të përfaqësimit nga deputetët të zgjedhësve të tyre (angazhimi në debate, problematika, komisione, interpelanca, seanca pyetjesh, etj), si dhe në sistemin e transparencës së institucionit dhe aktivitetit parlamentar me qytetarët (përfshirë nivelin e zbatimit të rregullores dhe akteve të tjera që rregullojnë aktivitetin e Kuvendit). Metodologjia është e njëjtë që aplikohet për një sërë parlamentesh dhe është pjesë e network-ut ndërkombëtar mbi parlamentin e hapur.


/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Modelja rrit temperaturat në Ibiza

Posted: 11 Jun 2017 11:13 PM PDT

Demi Rose po shijonte pushimet në Ibiza dhe u sigurua që e gjithë vemendja të ishte tek ajo.

Modelja britanike dukej super seksi teksa pozonte me bikini të thurura me grep që ia nxirrnin format trupore bombastike në mënyrë perfekte.

22-vjeçarja ka shkëlqyer si gjithmonë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zgjedhja e Metës President, mëkati i fundit i republikës së vjetër!

Posted: 11 Jun 2017 11:07 PM PDT

Zgjedhja e Ilir Metës President i Republikës-mëkati i fundit i republikës së vjetër!

Zgjedhja e Presidentit sipas Kushtetutës kalon në tre faza:
E para, një fushatë paraprake që fillon me shpalljen e kandidatëve në garë, fazë të cilën nuk e patëm fare!

E dyta, vazhdon me raundet për votim në Kuvend, të cilën nuk e patëm si mundësi në disa raunde.

E treta, fokusohet në një periudhë tranzitore maturimi deri më 24 korrik të momentit të betimit në Kuvend; fazë që po vihet në pikëpyetje të madhe, nëse do ta kemi!

Pra, zgjedhja e Presidentit ka kaluar dhe po kalon një periudhe të errët institucionale, morale dhe legjitime. Periudha tranzitore e maturimit është kthyer nga Presidenti i votuar në Kuvend në një hendek të madh, për arsyen e përfshirjes së Presidentit të votuar në fushatën elektorale të ish-partisë së tij dhe akoma më e rëndë përfshirja në debatet politike dhe dekleratat provakotive, që cenojnë rëndë datën 24 korrik; si dita e maturimit të Presidentit të zgjedhur për t’u çertifikuar si President Kushtetues.

A do betohet Meta përballë një Kuvendi me deputetë të republikes së vjeter, apo do presë Kuvendin e ri me shumicë parlamentare të LSI-së?!

Këtë nuk mundem ta them sot, por as mundem të deklaroj nëse mund të jem në Kuvend më 24 korrik! Tranzicioni nga republika e vjeter tek Republika e Re kërkon vemendje dhe përgjegjesi të madhe. Ky proçes bëhet akoma më i komplikuar për faktin se Edi Rama është bërë me gjasa pjesë e këtij tranzicioni!

Unë shpresoj dhe dua të besoj se, Republika e Re do vendosë shumë standarde të reja për të gjithë; standarde ligjore, kushtetuese dhe morale. Gjykoj që standardet morale do të jenë një pengesë e fortë për Ilir Meten dhe shumë të tjerë në këtë periudhë tranzitore të ‘artë’!

‘Gongu’ ka rënë për të gjithë, themeluesi i Republikës se Re, Lulzim Basha, po ngrihet çdo ditë e me tepër në lartësinë ligjore dhe morale të misionit dhe kauzës së tij; Edi Rama ka bërë një hap qe duhet përshëndetur; Ilir Meta ka mbetur në vendnumëro dhe mesa duken gjasat do vazhdojë të bëje hapa mbrapa!

Nëse nuk betohet më 24 korrik, nuk bëhet kurrë President, por parlamenti i ri në shtator zgjedh një tjetër.

Për ne të tjerët ky tranzicion është me i lehtë moralisht dhe psikoligjikisht!

Urime Republikës se Re!

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy festa në sheshet e Prishtinës, këngë e fishekzjarre

Posted: 11 Jun 2017 11:01 PM PDT

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma u mblodh mbrëmjen e së dielës (11 qershor 2017) në sheshin "Skënderbej"në qendër të Prishtinës ku festoi fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Aty është kumtuar se rezultati i premton këtij koalicioni formimin e qeverisë së re me në krye Ramush Haradinajn. Janë hedhur edhe fishekzjarrë.

Pak çaste më herët, ka festuar po në qendër të Prishtinës, në sheshin "Zahir Pajaziti" edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe aty, është thënë se Kosova do ta ketë kryeministrin e ri, dhe ai, sipas Vetëvendosjes do të jetë Albin Kurti.

Ndërkohë Lista Serbe nisi festimet në Mitrovicë të veriut, duke pretenduar që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, ka fituar karshi subjekteve tjera politike serbe.

Në festën e Listës Serbe, përveç përfaqësuesve të këtij subjekti politik, është edhe Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter