Ora News: “Ariana Grande viziton fansat e lënduar në spital” plus 9 more

Ora News: “Ariana Grande viziton fansat e lënduar në spital” plus 9 more


Ariana Grande viziton fansat e lënduar në spital

Posted: 03 Jun 2017 12:04 AM PDT

Këngëtarja amerikane Ariana Grande ka vizituar në spital fansat e lënduar nga sulmi terrorist në koncertin e saj në Mançester.

Ylli u shfaq në mënyrë krejt të papritur duke surprizuar të gjithë fansat e saj. Ajo kaloi disa kohë me të rinjtë në spitalin Royal Manchester Children pas mbajtjes së një koncerti bamirës.

Pas vizites së Arianës, babai një të lënduare tha se nuk e kishte parë kurrë vajzën e tij aq të lumtur, raporton BBC.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Motorët e avionit marrin flakë gjatë fluturimit

Posted: 02 Jun 2017 11:47 PM PDT

Motorët e një avioni në SHBA kanë marrë flakë gjatë fluturimit ndërsa pasagjerët e United Airlines janë tmerruar.

Avioni, i cili kishte destinacion Miamin, u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e O’hare të Çikagos të premten.

Kjo mendohet se është shkaktuar nga një zog i egër i cili ka ngecur në motorët e avionit.

Një pasagjer, i cili ka filmuar atë që mund të kishte qenë një katastrofë, me qetësi bën një shaka:

"Çfarë duhet të bëni kur motori i avionit merr flakë? Faleminderit pilotit për këtë ulje dhe do ta qeras me një birrë."

Pasi u ul në Çikago në mënyrë të sigurtë rreth orës 08:30 në orën lokale, udhëtarët u nisën në një fluturim tjetër 2 orë më vonë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA paralajmëron Kinën, Mattis: Nuk do të lejojmë militarizim në Detin Jugor

Posted: 02 Jun 2017 11:38 PM PDT

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë militarizimin e Kinës në ishujt në Detin e Kinës Jugore, pasi lëvizje të tilla vendosin në rrezik stabilitetin rajonal. Por me tone më pozitive, Gjenerali Mattis përgëzoi Pekinin për përpjekjen në frenimin e aktivitetit bërthamor të Koresë së Veriut.

Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranojnë militarizimin e Kinës në ishujt në Detin e Kinës Jugore. Paralajmërimi ka ardhur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis. Duke folur në një konferencë për sigurinë në Singapor, Mattis u shpreh se të tilla lëvizje dëmtojnë stabilitetin rajonal.
Pretendimet territoriale të Kinës në Detin plot burime të Kinës Jugore kundërshtohen nga kombe si Taivani, Vietnami, Filipinet, Malajzia, Brunei dhe vetë Kina.

Tensionet mbi Detin e Kinës Jugore janë shtuar që prej korrikut 2016, kur një gjykatë vendosi kundër pretendimeve territoriale kineze, vendim të cilin Pekini nuk e respektoi.

Presidenti Donald Trump dhe të tjerë zyrtarë të lartë amerikanë kanë deklaruar vazhdimisht se ata do të mbrojnë interesat e tyre në Detin e Kinës Jugore, një rrugë kryesore detare.

Sidoqoftë, nga forumi në Singapor, Gjenerali Mattis prezantoi një marrëdhënie të mirë mes SHBA-së dhe Kinës, duke thënë se teksa gara mes dy vendeve “është e destinuar të ndodhë, konflikti mes tyre nuk është i pashmangshëm”.

Megjithatë, pyetja më e madhe për delegatët aziatikë që ndoqën forumin lidhet me rolin që Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të luajnë në rajon.

Përtej toneve paralajmëruese, Gjenerali Mattis ka përgëzuar përpjekjet e Pekinit për të frenuar aktivitetin bërthamor të Koresë së Veriut.

Komentet e tij erdhën vetëm pak pasi Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara zgjeroi sanksionet ndaj Koresë së Veriut, në përgjigje të një serie testesh me raketa të kryera gjatë këtij viti.

Këshilli votoi unanimisht mbështetjen e sanksioneve pas javësh negociata mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nëse e adhuroni verës ju duhet patjetër një çantë si kjo

Posted: 02 Jun 2017 11:20 PM PDT

Të gjithë njerëzit që e adhurojnë verën do të gëzohen tani pasi është prodhuar një çantë e cila ka një "kuletë" të fshehur për të mbajtur verë.

"PortoVino" e firmës Bella Vita ka një shtresë të izoluar dhe të padukshme për syrin e njeriut e cila e mban të freskët 1.5 litra verë.

Çanta e dizenjuar ka një rubinet të fshehur me anë të së cilit nxirret vera për të mbushur gotën.

Në këtë mënyrë u jep mundësi njerëzve të pijnë një gotë verë shpejt dhe në momentin që iu duhet.

Ideja ishte e stilistëve Gunnar Hammerbeck dhe Marisa China të cilët janë bashkëpronarë të Bella Vita, raporton The Sun.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pula “humb rrugën”, përfundon në nofullat e krokodilit

Posted: 02 Jun 2017 10:31 PM PDT

Ky është momenti kur një pulë u gëlltit me një kafshim teksa po ecte në një pishinë të mbushur plot me krokodilë.

Por shumë njerëz kanë filluar të pyesin nëse pula kishte humbur, apo zyrtarët e kopshtit zoologjik e kishin vënë si "drekë" për krokodilët.

Ajo u gjend papritur e rrethuar nga zvarranikët e rrezikshëm ku sapo një krokodil e pa, menjëherë iu sul dhe e mbërtheu me nofullat e tij të fuqishme.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Alarm për sulm terrorist, anulohet koncerti në Gjermani

Posted: 02 Jun 2017 01:51 PM PDT

Një alarm për sulm terrorist ka ngritur ne kembe autoritetet gjermane mbrëmjen e të premtes duke evakuuar pjesemarresit në një  koncert Rock që ishte parashikuar te mbahej në Nurenberg.

Siç raportojnë mediat gjermane, zyrtarët e lartë të policisë u kanë kërkuar organizatorëve te anulojne koncertin, me friken e ndonje sulmi te mundshem, pas kercenimeve per akt terrorist.

Policia ka evakuuar 80 mijë spektatorë të cilët ndodheshin të pranishëm në stadium për të ndjekur koncertin.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të vërtetuar informacionin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Shpërthen” kandidati i Sfidës, Hasimja: Një pjesë e popullit është dele

Posted: 02 Jun 2017 01:27 PM PDT

Kandidati i Sfidës për Shqipërinë, Ermal Hasimja tha në emisionin Ekopolitikë me gazetaren Aurora Sulçe gjatë debatit me të ftuarit se një pjesë e popullit është dele.  

Hasimja iu referua votimit që populli bën për tre partitë e mëdha PS, PD dhe LSI.

Pjesë nga debati

Hasimja: Ndodhi ça ndodhi, dolën videot në Televizor dhe nga 5 deputetë u bëtë 18. Përgjigjen njerëzit e kanë dhënë. Kjo tregon se ne kemi në një masë të caktuar një popull dele, i cili përdhunohet dhe i thotë babë atij që e përdhunon. Këtë e dimë, por shpresë është që një pjesë të këtij populli që këto gjëra që bëjnë këto parti që nuk e pranojnë.

Pojana: Unë distancohem nga këto deklarata

Hasimja: Njerëzit e dinë shumë mirë si funksionon PD, PS, LSI etj.

Kulluri: Unë nuk kam qejf të thirret dele populli, nuk është etike

Hasimja: Një pjesë e popullit është dele. Unë them mendimin tim. E thua dhe ti kur je në kafe

Kulluri: Jo nuk e them

Hasimja: Një pjesë e këtij populli është dele dhe mos e diskuto

Kulluri: Nuk mund ti thuash dele

Hasimja: Është dhe çke me të, sepse janë në gjendje ta shesin votën, po heq atë fukarain që ska bukën e gojës që e shesin votën për një budallik. E shikojnë në Televizor dike që po vjedh dhe shkojnë e votojnë prap atë njeri.

Abilekaj: Ermal, unë fjalën dele nuk e përmenda, unë thashë të njëjtën gjë që the ti…

Hasimja: Verja emrin si të duash.

Abilekaj: Situata e elektoratit shqiptar është e turpshme. Ajo që ndodhi në Dibër ishte turp i madh që 5 mijë veta shitën votën, por duhet të kemi parasysh që nuk është faji i tyre. Pas një zhgënjimi 25 vjeçar ata nuk e shohin veten të përfaqësuar dhe e vetmja gjë që mund ti marrin votës është 20 mijë lekëshi.

Hasimja: Dallimi i tre partive është 30 mijë lekë të vjetra. Kjo është llogjika.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Thyen rekord, lëviz në ajër me 400 km/orë

Posted: 02 Jun 2017 01:22 PM PDT

Një aerobat britanik ka thyer një rekord botëror për fluturimin më të shpejtë  me kostumin e tij me krahë mbi qiell. Ai ka lëizur me një shpejtësi prej 400 km/orë mbi Kaliforni.  Guximtari aerobat i quajtur Fraser Corsan, hyri n librin e rekordeve për aventurën e  tij.

Për 42 -vjecarin nuk ishte hera e parë, pasi ai ka humbur  në tre herë të tjera.

Nëse vepra e tij do të hyjë në librin  Guinness, ai do të vendosë një pikë referimi të re fluturimin më të shpejtë  me  një këmishë dhe është bërë personi më i shpejtë në botë për të lëvizur horizontalisht pa përdorimin e makinerisë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hasimja: Shteti është vënë në funksion të partive politike

Posted: 02 Jun 2017 01:14 PM PDT

Kandidati për deputeti i Sfidës për Shqipërinë, Ermal Hasimja tha në studion e "Ekopolitikë" më Aurora Sulçen se shteti është vënë në funksion të partive politike.

Hasimja: Kjo është një pjesë e vogël e vënies së shtetit në funksion të partive politike. I gjithë shteti është i vënë në shpërbim të partive, duke filluar që nga ajo pjesë e mundësive, favoreve, e burimeve që shteti mund  ti vejë në dorë të qytetarëve, deri aty është future ngjyresa e partive. Dhe jo rastësisht kur e panë njerëzit thanë ça dreqin do PD që të marrë ministrin e Arsimit apo drejtorin e OSHEE. Me këtë e kupton qartë se të gjithë u hutuan. Kemi të bëjmë me dy forca politike që e dinë shumë mirë si funksionon sistemi, sepse janë gjëra që i kanë bërë vetë të dyja.

Sulçe: Pra në momentin që vihen këta lloj drejtorë teknikë e bëjnë për të ruajtur njëri-tjetrin?

Hasimja: Sigurisht për të ruajtur njëri-tjetrin …Në Francë nuk i shkon në mendje njeriu të bëjë marrëveshje dhe zëvedësojë drejtorët e agjencive që ofrojnë shërbime publike. Kjo bëhet në Shqipëri sepse të gjithë këto shërbime publike, e gjithë kjo pjesë e shteti që ka lidhje me interesin e qytetarit është në vënë në shërbim të partive politike. PD e di mirë këtë gjë, prandaj i ka kërkuar këto dhe ka një lloj llogjike. Nuk është se po e kritikoj PD për këtë gjë. Për aq sa kjo gjë garanton mos përdorimin e administratës shumë mirë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Veliaj prezanton 1147 administratorët e pallateve

Posted: 02 Jun 2017 12:53 PM PDT

Bashkia e Tiranës ka finalizuar sot ngritjen e 1261 asambleve të pallateve si dhe emërimin e 1147 administratorë që janë gati të fillojnë punën për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantoi nga Amfiteatri i Parkut të Liqenit administratorët e parë të pallateve. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se përmes kësaj strukture të re, Bashkia e Tiranës synon që të shkojë në nivel kapilar pranë qytetarëve për të zgjidhur shqetësimet e tyre.

"Nuk ka sens që bashkia të menaxhojë çdo gjë nga selia te sheshi Skënderbej, kjo është arsyeja pse ne po e çojmë administrimin në nivel kapilar. Kryetari i bashkisë, 24 administratorët, 24 administratorët kanë ndërlidhësit për komunitetin, pra një kryeplak ose ndërlidhës, për 3500 banorë. Niveli kapilar, ashtu sikurse edhe trupi funksion. Kështu edhe gjaku administrativ i Bashkisë së Tiranës në nivelin fundor janë administratorët e pallateve", tha Veliaj.

Duke sjellë shembullin e suksesit të arritur me miradministrimin e Pazarit të Ri, Veliaj deklaroi se zgjedhja e administratorit do të ruajë edhe investimet që bëhen në pallate apo në lagje.  "Unë besoj se sot kemi mjaftueshëm shembull edhe brenda Bashkisë së Tiranës, kur ne kemi mësuar se si administrimi korrekt na çon në një jetëgjatësi të investimeve dhe jo në ato historitë që kemi pasur më përpara prish rregullo, prish rregullo dhe nuk mbaron. Mirënjohja i shkon çdo qytetari që e ka kuptuar që në thelb kjo nuk është një komandë e bashkisë për të krijuar më shumë burokraci, por një mënyrë se si shumë prej këtyre gjërave që na shqetësojnë mund të zgjidhen", u shpreh ai.

Për të lehtësuar punën e administratorëve, Veliaj bëri të ditur se do të bëhen edhe një sërë ndryshimesh ligjore me qëllim mbledhjen e kontributeve që do të shkojnë për miradministrimin e pallatit apo të ambienteve të përbashkëta. "Për t'ia bërë më të lehtë punën administratorëve, ne do të fusim disa risi. Ne sot kemi gjithë fuqinë, edhe me konsensusin që kemi me Qeverinë qëndrore, që t'i bëjmë këto ligje më të mira. Del dikush e thotë unë se paguaj faturën e ashensorit se do iki në këmbë. Sigurisht që gënjen. Për të gjitha detyrimet ne do të kalojmë, ashtu siç kemi bërë me gjithë taksat e baskisë, që çdo gjë do të jetë tek fatura e ujit sipas kontributit që ju keni rënë dakord. Pra administratori do thotë: te pallati ynë asambleja jonë ka rënë dakord për 200 lekë në muaj. Çmimin e caktoni ju si keni rënë dakord si asamble", deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se administratorët do të kenë edhe një sërë kompetencash. "Ne për herë të parë do t'i japim mundësi administratorit që jo vetëm të vjelë tarifën, por edhe të vendosë gjoba për atë "drurin e shtrembër" dhe që nuk zbaton rregullat. Njerëzit janë korrekt. Ne nuk kemi rritur asnjë taksë në Tiranë. Njerëzit shikojnë se po bëhet punë. Njerëzit kanë problem kur paguajnë dhe nuk marrin shërbim dhe problemi tjetër është kur ca paguajnë dhe ca nuk paguajnë", tha ai.

Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që të caktojnë sa më parë administratorët dhe të aplikojnë për të përfituar për "Fondin e Komuniteteve". "Ne mund të financojmë projektet e eficencën energjetike, rregullim tarrace, panele diellore, lyerjes fasadash, lulishte, sistemime të terrenit etj, me një kusht, zgjidh administratorin dhe eja të marrësh 50 për qind të fondit. Ndaj ftesa ime për 3 mijë të tjerët që se kanë filluar këtë proces është nxitoni dhe përdoreni verën për një aktivitet të dobishëm, zgjidhni kryesinë, administratorin e pallatit dhe bashkia jep 50 për qind të fondit për të plotësuar nevojat tuaja", theksoi Veliaj. 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter